Në Meksikë e quajnë “Gruaja e Mrekullisë” dhe mund të kuptohet lehtë se përse është kështu. Ajo çfarë i ka ndodhur Karla Flores është e pabesueshme. Flores e nisi ditën si zakonisht duke shitur prodhime deti. Papritur dëgjoi një zhurmë dhe diçka e goditi. Iu duk sikur i digjej fytyra dhe kur çoi dorën ajo iu bë me gjak. Pastaj humbi ndjenjat. Në spital e pyetën se çfarë kishte. Ajo tha se duhej ta kishte goditur një gurë. Por kur mjekët bënë tomografinë zbuluan se ajo çfarë kishte ngelur në kokën e saj nuk ishte një gur, por një granatë e pashpërthyer. Mesa duket dikush kishte qëlluar me një granatahedhëse, por ajo nuk kishte shpërthyer, por kish ngecur në fytyrën e saj. Spitali u alarmua. Karla, e cila nuk merrte frymë, u izolua dhe stafi u evakuua. Por diçka duhej bërë. Atëherë katër persona të guximshëm dhe dy ekspertë të ushtrisë morën përsipër operacionin në një fushë të hapur. Granata iu hoq nga një mjek që nuk mbante asnjë mburojë. Karla humbi gjysmën e dhëmbëve, fytyra iu deformua, por është gjallë.
hallall ja boft zoti mjekut…
gjynaf kjo goca…nlule te rinise…me gjith kto vujtje…
po ai lloshi me granatahedhes ca ka qen tu bo mer zot….
Te shendetesia e Saliut te ngordhin dhe pa pasur gje.