Skandali i policisë, Arjan Selimi ka qenë në “arrest shtëpie”, por e vranë në rrugë

28 Shtator 2011, 17:07Politika TEMA

Dje dhe sot ka patur një lajm kryesor: egzekutimi i Arjan Selimit. Dhe me të drejtë faqet e para të të përditshmeve kanë patur në fokus këtë ngjarje. Por në mënyrën më të habitshme lihet pa u përmendur një detaj “i vogël”: Arjan Selimi është vrarë, ndërsa ka qenë në arrest shtëpie. Në këtë kuptim, është njësoj si të jetë vrarë në burg. Me fjalë të tjera akoma, është njësoj si t’ia kenë vrarë shtetit në duar.

Viktima është dënuar para ca kohësh me rreth 16 vjet burg, dhe më pas çështja është kthyer për rigjykim nga Gjykata e Lartë. Pas këtij momenti, Selimit i është shuar masa e sigurimit “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve proceduriale, dhe për rrjedhojë është vënë nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Kjo do të thotë se ai ka qenë 24 orë i survejuar në shtëpinë e vet, nga e cila nuk mund të dilte, dhe kjo masë ka kuptimin edhe për t’mos e lejuar atë të jetë i rrezikshëm, edhe për t’mos e lënë të jetë I rrezikuar. Mirëpo marrim vesh se ai paska lëvizur lirisht (këtë e dëshmon në intervistën e vet edhe Sokol Koçiu, që ka qenë me të deri disa sekonda para se ta vrisnin). Policia e Republikës doli për t’na thënë se “po heton në disa pista” (kur policia bën deklarata të tilla, do të thotë se nuk janë duke hetuar në asnjë pistë), por ne do na duhej një polici tjetër që të hetonte policinë në fjalë për faktin që e ka lënë pa mbrojtje viktimën, dhe e ka lënë të lirë në kundërshtim me vendimin për ta mbajtur në arrest shtëpie.

Pyesim dhe njëherë: si ka mundësi që askush nuk është marrë me këtë detal “të vogël”?

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/9/28/arjan-selimi-ka-qene-ne-arrest-shtepie-e-vrane-ne-rruge

15 komente në “Skandali i policisë, Arjan Selimi ka qenë në “arrest shtëpie”, por e vranë në rrugë”

  1. tourkofagos says:

    hahahahaha,kjo eshte polici qe te ruan ne shtepi,se po dole ne rruge nuk mban pergjegjesi,,,!!
    o Zot,cfare do te degjijme akoma,,,!!

    1. Vlora says:

      si ka mundesi qe kudo qe ka krime te tilla na del ne loje edhe gjykata e larte????

    2. Mark Gjoni says:

      Ilir Meta eshte njeshi i DROGAVE i te gjithave, tani e ka radhen Sala, o lexuese e mbani mente ata te rinje qe vune shpallje se Sali Berisha kishte vdekur, prisni kur te dale shpallja e “VERTET”

    3. loni says:

      Kjo polici e mbushur me debila e bandite, ky shtet i vdekur nga mortja e paaftesise dhe injorances, i kalbur e i mbushur me truthare e kriminele duhen shkrire e ribere me njerez te ndershem e punetore, me njerez te ditur e te urte qe zbatojne vetem ligjin qe nuk njohin as sali kriminelim e as bandite e hajdute si ky selimi

  2. +10 says:

    Vrasja ka ndodhur ne rrethana te paqarta. Autoret dhe Policia kane shkuar ne drejtim te paditur….

    1. fule says:

      Sa te jete ushtari i Saliu Agron Kulici ne krye te punve, te tilla gjera do degjome.

      E ka sqaruar dhe Dritan Prifti rrezikshmerine e ketij grupi kriminal ne Polici dhe Pushtet.

  3. Tani says:

    C’na duhen keto detaje ne more, duket sikur nuk eshte zbatuar ligji per arrestin shtepiak, po kush pjerdhe per ligje ketu more ne jemi shtet i procedurave, me kete rast edhe larg qofte nese kapet vrasesi ai nuk mund te denohet sepse nuk e vrau ne shtepi ku viktima duhet te ishte sipas ligjit por ne rruge. Hajde shkerdhatocraci hajde.

  4. Qytetari says:

    PO SI MUND TA LEJE GJYKATA E LARTE TE LIRE NJE NJERI QE ESHTE I DENUAR ME 16 VJET BURG? I LUMTE SHRESES KOKES SE GJYKATES SE LARTE,QE PO I VJEN KEQ PER NJEREZIT,E I LIRON,KUPTOHET KUNDREJT NJE CANTE ME PARA..

  5. fieraku4u says:

    O POPULL, DUKET HAPUR KJO ESHTE NJE VRASJE E ORGANIZUAR NGA SHTETI, DHE KRIMINELET E SAJ. ATA E KAN LENE TE DALI JASHT NE RRUGE, QE TA VRASIN THJESHT FARE.

    1. lenci thote says:

      fieraku te beft zoti hallall qenke shume djale i zgjuar vllai gjithe te mirat…

  6. iliri says:

    me fjalen arest shtepie te ne kuptojme liri ,keshtu bene dhe me turkun qe e kerkonte interpoli,e me te tjere,bashkohem me komentin e fierakut

  7. stapi says:

    jemi plotesisht me fjerakun

  8. tim says:

    ARREST SHTEPIJET NUK ESHTE BURG NJERIU ESHTE I LIR KA VETEM NJI KONTROLL NE 24 ORE NUK ESHTE SKANDAL POLICIS SI SHKRUHET KETU SKA FAJ PULICIA ME KRIMINELA

    1. Ledi says:

      Arrest shtepije more Tim eshte qe te rri ne shtepi edhe mos te dal jashte, eshte burg ne ambientin tend. Policia ka faj se e ka lene te lire.

  9. Devolliu says:

    Policia është në dorë të kriminelëve, kriminelët e Sali Shpellarit bëjnë ligjin aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje