Fitojnë 101 milion sterlina në llotari, bëjnë milionerë 20 shokë

11 Tetor 2011, 19:33Lifestyle TEMA
Fitojnë 101 milion sterlina në llotari, bëjnë milionerë

Një çift nga Britania e Madhe, që fitoi 101 milion sterlina në llotari, kanë thënë se do bëjnë 20 nga shokët e tyre milionerë brenda natës, pasi do u dhurojnë atyre një pjesë të fitimit.

Dave dhe Angela, që jetonin një apartament me një dhomë gjumi, kishin luajtur vetëm dy herë kur të premten u plotësuan të gjithë numrat në llotari.

Ata po e shihnin shortin live kur u erdhën të gjithë numrat. Çifti gjithashtu bëri të ditur se do të dhurojë një pjesë të parave për bamirësi. Ata kanë në plan të bëjnë një martesë në Portugali vitin që vjen, pasi kanë katër vjet që bashkëjetojnë. Po ashtu do blejnë një apartament në Chelsea. Dave punonte me turne 12-orëshe për Premier Foods deri më tani.

13 komente në “Fitojnë 101 milion sterlina në llotari, bëjnë milionerë 20 shokë”

  1. Vasilika says:

    E gezooooofshi fitoren dhe ju pergezoj per zemren e madhe qe keni.

    1. raimondi says:

      Qenkan njerez te mire, qe kane respekt per shoqerine.Bravo !

      Te jene te lumtur ,se keto dite do e fitoj dhe une lloton , nja 200 milione dollare , se e kam fixim

      –Dhe kur te fitoj loton do krijoj Partine e Punes perseri looool

  2. eli-Tiv says:

    ..e bukur !!…nje ender..

  3. i drejti says:

    ka dhe njeres -si une bota-.

  4. G.Kosta says:

    Dave dhe Anxhela jane vertet shoke,jo ata qe te shoqerojne per te te vjedhur.Me siguri kane edukaten e ZOTIT jo te djallit.

  5. bullshit says:

    101 milion pound nuk ti jep askush sikur te te plasi pika ne lule te ballit.

    kjo eshte vetem se nj loje trik per tu dhene te tjerev zemer dhe frymezim per te luajtur dhe per tu jua marrur parate dhe per tu bere milionere elita e lojrave te fatit.

    keta dy persona dhe te tere te tjeret jan aktore te lojes ose paguhen me nje shum te caktuar qe te luajn gjoja kan fitua, e tera eshte si hollivud,

    investohen me te vertet miliona qe te behet sikur gjoja eshte e vertet pasi jan miliona ne prapaskene…

    1. altini007 says:

      bullshit bullshit
      eshte llotaria evropiane qe quhet euromillions
      kam luajtur shume here dhe kam fituar disa here shuma te vogla
      loja eshte fat
      kujt i qendron fati i qendron ske çi ben

    2. Shqiptar says:

      Merru me imagjinata komplotesh gjithe ditën ti. Kjo eshte nje prej llotarive me te famshme europiane. Cifti jo vetem qe do t’i shijoje parate, por do te ndihmoje edhe njerez te tjere. Ti vazhdo inatin tend injorant kunder botes perendimore.

    3. bullshit says:

      e mir, me falni, ti shijoni parat e leshit atehere se edhe paske luajtur shpesh duke lene shum dhe duke fituar pak…

      1. Argita_B says:

        Shqiptari e ka pasion teorine e kompllotit, ndaj dhe shef kompllote gjithandej.
        30 milion euro kam njohur une nje person qe i ka fituar, punonte ne te njeten kompani me mua, kishte rrogen me te vogel te ndermarjes, jetim, 55 vjeç, pa patente makine..
        Kur mori parate, u dha nga 5 milion euro nje burri dhe nje gruaje qe kishte 30 vjet qe punonte me ta e i ishin bere si familja e tij.
        3 muaj pasi fitoi lloton la punen e se di se ku shkoi, askush se pa me..

  6. Genti says:

    Bravo ju qofte, te pakten ma bete qejfin se burri qenka tifoz me CHELSEA FC , bravo plako dhe shpenzoji per qejf tat !

  7. genc says:

    E para qe duhet te bejne te rregullojn dhembet.

  8. Obergruppenfuhrer says:

    Te pakten kete here leket shkuan aty ku duhet te shkonin, tek nje njeri punetor qe kishte nevoje per pare! Urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje