Del para gjyqit trafikanti i armëve më i përfolur në botë

11 Tetor 2011, 13:20Lifestyle TEMA

Një biznesmen rus, i njohur me emrin ‘Tregtari i Vdekjes’, del sot përpara gjyqit i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh dhe narkotikësh.

Viktor Bout, që thuhet se ka një pasuri prej 6 miliard dollarë, ka inspiruar filmin e famshëm të Nicolas Cage “Zoti i Luftës”, dhe i ka shpëtuar autoriteteve për dy dekada. Ai mendohet si përgjegjës për ndihmë e bashkëfajësi në shumë konflikte të armatosura në mbarë botën.

Por 44 vjeçari tani është në pranga dhe do përballet me një juri në Nju Jork pas një seri akuzash.

Bout thotë se është i pafajshëm, por ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë thonë se ai po akuzohet për një fraksion shumë të vogël të asaj që është realisht përgjegjës.

Bout, një ish oficer ushtarak rus që flet katër gjuhë të huaja, kishte një flotë private me avionë transporti. Rrjeti i tij u krijua fill pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ai mori me qera e më pas bleu avionë transporti të vjetër rus, që durojnë shumë dhe janë të mëdhenj. Armata e tij u rrit deri në 60 avionë në fund të viteve ’90.

Avionët e tij kanë qenë gjithmonë në fluturim nga baza në Europë, Azi e Afrikë. Zyrtarët amerikanë thonë se ai ka fituar 50 milion euro duke furnizuar me armë talibanët. Rusia e ka kundërshtuar arrestimin dhe kjo ka shtuar dyshimet se Bout mund të hapet për lidhjet e tij me shërbimet sekrete ruse dhe ushtrinë e këtij vendi. Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse gjendet fajtor.

8 komente në “Del para gjyqit trafikanti i armëve më i përfolur në botë”

  1. bullshit says:

    ky duhet te jete bere rival i madh per tregtaret amerikane dhe jua ka prishur biznesin, e tani per tu hakmuarrur e fusin ne burg…
    pune “te fortish”…

    1. denkoka says:

      hhahhaha…..ket mendova edhe un….po e paske shkrujt…
      amerikanet jane prodhuesit me te medhenj te armeve ne bote

      dhe me e forta eshte se kur u shesin…u shesin te dyja paleve ne konflikte….

      1. DJ Achmed i kil you says:

        si ne UCK-se i dhame ca kallashe e karabina te ndryshkme (se jane vllavi jone)——sllobos i dhame nafte e benzol

    2. Cakalli7 says:

      si ka mundesi qe nje here te vetme mendojme te njejten gje?

  2. Ekstremisti Majte says:

    Shoku i Shkelzenit….

  3. BARO CORROGJAFI says:

    TRAFIKANTET E CDO LLOJI NUK KANE AS DIN E AS IMAN,NUK DUAN TE DINE SE KUJT JA SHESEIN DHE JANE APO NUK JANE NE KONFLIKT.MJAFTON TE BEJNE PARA ,MILIONAT TE ZENE SYTE,ME TEPER PUSHTETAREVE QE BEHEN TE PANGOPèUR.KY RUSI I MADH BESOJ SE PERVEC KATER GJUHEVE QE ZOTERON ,PATJETER QE E KA MESUAR DHE GJUHEN E BUKUR SHQIPE TE TRAFIKANTEVE SHQIPTARE. DIVEROLI NUK ESHTE I VETEM.

  4. lenci thote says:

    po ajde o cun ne shqiperi te mbron sala direkt te ben dhe te famshem po deshe ne mediat…..

  5. shvejk says:

    Mos e caj kaptinen fare Viktor ,se te liron Ina Rama per procedure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje