Është një udhëtim në errësirë. Bëhet fjalë për filmin “Borgia”. 10 orë televizive të transmetuara në gjashtë episode në televizionin publik gjerman. Tregohet historia e familjes së fuqishme Borgia, që në shekullin 15 vendosi dy Papë. Pamjet e filmit, me plot seks dhe dhunë janë shqetësuese. Tani Gjermania diskuton a duhej transmetuar ai film, sidomos në atë orar. Që në seritë e para, Papa, që gjendet në shtratin e vdekjes, pi qumësht nga një gjoks i zhveshur. E gjithë skena është reale, aktori thotë se e ka realizuar me shumë siklet dhe akoma nuk e di çfarë shije kishte qumështi. Filmi ka kushtuar plot 25 milion euro dhe tregon një histori të vërtetë. Borgia-t kanë ekzistuar vërtet. Papa Rodrigo Borgia ka drejtuar nga viti 1492 deri në vitin 1503 si Papa Aleksandri VI në Vatikan. Ishte një Papë pa skrupuj, kishte shumë fëmijë të jashtëligjshëm dhe ishte i varur tek prostitutat. Borgia-t ishin një familje shumë e fuqishme, por ekspertë të mëkateve të rënda. Për ata incesti dhe vrasja e vëllait nuk ishte asgjë që i ndalonte për të siguruar pushtetin.
Xhulia Farnese, e dashura e shefave te familjes Borgia
Papa duke pire qumesht
Kardinalet e zhveshur ne Napoli, pasi jane grabitur
Gjera qe ndodhin ne jete. Kur vjen e keqja, hapi deren !
Heeemmm, mos ka ndonje lidhje me shpellarin tone Sali ?
Dhe ai ben cdo gje per te ruajtur pushtetin e familjes.
Do kene qene familje myslymane se nuk ka mundesi tjeter:) Pika mu ne koke atyre qe besojne tek kisha dhe xhamia bashke. Eshte si te besosh Edin dhe Salen se duan me shume popullin se xhepat e tyre. yyyyyyyyyyyyyyyyyyshshsh aty miletit ane e mbane Botes.