Ambasadori francez: Aktivistët e Vetëvendosjes, fashistë

24 Tetor 2011, 19:38Rajoni TEMA

Ambasadori i Francës në Republikën e Kosovës, Zhan Fransua Fitu, e ka quajtur fashizëm një aksion të lëvizjes Vetëvendosje derisa ai dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, po mbanin një ligjëratë në institutin privat ISPE.

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje e kanë ndërprerë sot një ligjeratë për liberalizimin e vizave të ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi dhe ambasadorit të Francës, Zhan Fransua Fitu, para studentëve të Institutit për Studime Evropiane. ISPE.  Pas fjalimeve të ministrit dhe ambasadorit, një aktivist i Vetëvendosjes e ka akuzuar ministrin Rexhepi për mosprani në veri të vendit dhe më pas disa aktivistë të tjerë kanë fishkëlluar dhe hedhur pamflete në sale.

“Ti flet për veriun e vendit si spectator… ti ke thënë se një ditë do t’i vijë fundi i durimit të KFOR-it, d.m.th. t’i flet si zëdhënës i KFOR-it, d.m.th. mungesa e veprimit ty të bën si zëdhënës i KFOR-it e kurrsesi ministër”, i kanë thënë Rexhepit, aktivistë të Vetëvendosjes.

Ka reaguar menjëherë ambasadori i Francës, Zhan Fransua Fitu, duke e quajtur fashizëm veprimin e aktivistëve të Vetëvetendosjes.

“Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos silleni si bandat fashiste. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe mendimet e ndryshme për dialogun, për Evropën etj., pranohen. Por, të vish në një takim, ta fyesh ministrin e të flasësh banalitete, më falni, por kjo është Evropa e vitit 1943. Kjo është fashizëm. Dhe këto veprime vendi im dhe të tjerët do t’i kundërshtojnë”, ka thënë menjëherë ambasadori francez.

Ndërkaq ministri Bajram Rexhepi tha se deklaratat dhe veprimet e tilla bëhen për qëllime politike dhe se ai ka qenë disa herë i pranishëm në veri të vendit.

“Mua nuk më bëjnë shumë nervoz disa fëmijë të lazdruar që sillen rrugëve. Bash janë fëmijë të lazdruar. Se deri ku lëvizë Ministri i Punëve të Brendshme, unë i ftoj në veturën personale e jo në Suhodoll e në Lagje të Boshnjakëve, por shumë më thellë, por ata duhet të përgatiten psiqikisht, sepse mund të kenë frikë”, tha Rexhepi.

Policia e Kosovës arriti menjëherë pas incidentit.

Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se janë 10 aktivistë të saj të arrestuar pas aksionit të sotëm. (LajmeShqip.com)

22 komente në “Ambasadori francez: Aktivistët e Vetëvendosjes, fashistë”

  1. KIMI,Washington says:

    Fashizem ? Por nje grusht serbesh po ben zap gjithe komunitetin nderkombetare. Por ndoshta jemi gabuar ta mendojme me keto terma. Ndoshta vete ju zoti Francez i mbeshtesni keta Serbe. Fundia ju e kishit ne kontroll zonen me Rusine dhe Rumanine dy nga miqte me te medhenj te Shqiperise pasi Amerika qe praktikisht kreu luftun u detyrua te ikte nga Kosova pasi ishte “problem Europian”.

    1. vlora says:

      Po shkijet qe po sillen si bandat fashiste, si nji popull egersire, si bisha te terbuara, nji grusht katunarie pa edukat e pa shkollim, njerz te eger maquphanesh nuk po te pengon Fitu. Kete grusht shkijesh-gabel-boshnjak qe i shfrytzin qeveria e Beogradit per sabotimet e eveta, dhe qe mbas shpine te gjith shkijet e Beogradit i qyajn serbet e Kosoves “Kosovski-cigani”, dhe ata shkije qe iken para lufte ne Serbi u kthuen se e pan se nuk kan ven atje se i trajtojn si magjup-gabel.

  2. xhoni says:

    GABOHESH,ZOTI AMBASADOR I FRANCES!!!ATO,QE KANE THENE DJEMTE E VETVENDOSJES JANE TE VERTETA,NDERSA ATO QE THONI JU DHE ATO QE BENE QEVERITARET DUKE ARRESTUAR 10 ANTARE TE VETVENDOSJES,KY ESHTE FASHIZEM!!!Nuk keni faj:KESHTU BERI EDHE AMBASADORI I SHBA-se NE SHQIPERI,PASI BERISHA VRAU 4 PROTESTUES,E QUAJTI BERISHEN” BURRE SHTETI”!!!!KJO ESHTE FUTJE HUNDESH NE PUNET E BRENDESHME TE KOSOVES!!!

  3. Argita_B says:

    “Ne jetojmë në një vend demokratik dhe mendimet e ndryshme për dialogun, për Evropën etj., pranohen. Por, të vish në një takim, ta fyesh ministrin e të flasësh banalitete, më falni, por kjo është Evropa e vitit 1943. Kjo është fashizëm. Dhe këto veprime vendi im dhe të tjerët do t’i kundërshtojnë”, ka thënë menjëherë ambasadori francez.'”

    Problemi eshte se ambasadori francez, e ka memorien e shkurter dhe harron se Presidenti i vendin qe ai perfaqeson politikisht, i eshte kthyer nje votuesi francez ne sallonin e buqesise ne Paris, me nje gjuhe vullgare, gjuhe qe asnje president francez nuk e ka perdorur ne publik, “casse toi pauvre con” zhduku trap varfanjak, dhe kete vetem se fhstari i shkret refuzoi ti jepte doren
    Keshtu qe kur flet per fashizem dhe vendi i tij nuk pranon, ai duhet te rilexoje aktualitetin e vendit nga vjen
    Problemi eshte se ata qe kane me pak mend, kerkojne te te shesin me teper nga te tjeret
    http://www.youtube.com/watch?v=axDyUNWyuw8

    1. tourkofagos says:

      ….shum keq,me qene fashist!!

    2. dritani says:

      Nje nga arsyet pse Sarkozy ka vetem 30% mbeshtetje ne sondazhe … francezet nuk kane asnjehere kujtese te shkurter dhe fashizmin e njohin me mire se ne!

  4. rexha10 says:

    KETA FRANCEZET DUAN KRYEMINISTRIN E ITALISE BERLUSKONIN SEPSE TEKE AI DUHET QE TE MARRIN LEJE FRANCEZET QE TE MARTOHEN. VETEM PERPARA BERLUSKONIT QAJNE ATO ,SEPSE DUAN TE MARTOHEN E JO TE BEJNE POLITIKE

  5. Patrioti says:

    Nese dikujt nuk i vjen per shtat akuza qe Ambasadori i Frances i ben levizjes vetevendosja,dua te shtoj me saktesisht se levizja vetevendosja nuk eshte as me pak dhe as me shume por nje pjese e jashteqitjes se bandave komunisto-fashiste-enveristo-titisto-milloshevicjane.Germoni,germoni se shume shpejt do ti gjeni rrenjet e kesaj felliqesire te quajtur me porosi”vetevendosja” nga djajt e politikave komunisto-anarshiste-fashiste shqiptaro-serbe.Mos u cudisni germoni se do te zbuloni te vertetat e saj lakuriq ne laboratoret e botes se krim-korrupsionit ne Beograd-Tirane.Per kujtese,germoni ne krijimin dhe origjinen e saj dhe mos harronifillimet e saj dhe dy demostratat nje ne Mitrovice te bere nga serbet qe perfundoje ne menyren me paqesore dhe tjetra e drejtuar nga vetevendoja qe filloje e dhuneshme e perfundoje me viktima dhe pastaj boje te kuqe ne muret e istitucioneve nderkombetare qe i sollen lirine Kosoves.Kjo nje cudi apo padije e rradhes e nje demostrim per nostalgjine nga ngjyra e kuqe e diktatures komuniste?apo nje shperblim per borxhet e paret,apo sherbimet e pista qe vazhdojne ti bejne eproreve te tyre ne Tirane-Beograd?Populli thote se “nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallauzer e tellalle.Koha eshte tregues kokeforte i te vertetave dhe askush nuk ka force qe ta deformoje,sado para e pushtet qe te kete.Besoni dhe binduni,Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje mostrat e botes se krim-korrupsionit politko-ekonomik.

    1. fahyve says:

      Ti mos je gje patrioti i Doli-Viçit niposh Serbie ? Demagogjin e hipokrizine karakteristike franceze e njoh mire si shumica e shqiptareve , po me zbardhen floket ne kete ambient hipokrit , francezet ne qender te Parisit kane krajlin e Serbise jo De Golin , serbet jane zemra e francezeve me gjithe ruset , njeri me lart te treguar historine kur mbaroi lufta ruset me francezet kerkuan konçesion veriun dhe detyruan çarmatosjen e u.ç. k. e lum miku veriun e kemi peshqesh nga Franca qe njohu pamvaresine kjo per te qene aktor ne Ballkaan qe pas kohes se N.Bonapartit .

    2. sorge says:

      Cfare patriot leshi je ti/por vetem nje CETNIK SERB!!!VETVENDOSJA ESHTE I VETMI FORMACION POLITIK NE KOSOVE,QE MBRON IDEALET DHE INTERESAT E POPULLIT TE KOSOVES!!!PALLAVRAT E TUA,DERGOJI NE BEOGRAD,SE ATJE E KANE ADRESEN!!!ZAGARE SI TY NUK MUND T’JA ULIN VLERAT PETRIOTIKE TE KESAT PARTIJE KOMBETARE PLOT DINJITET!!!

  6. bili says:

    skemi nevoj francezet tna ndajn lekcione ketu ne shtepin ton…

  7. Lulekuqja says:

    Me siguri ti patriot duhet ta keshe drejtuar ate demostraten me serbet qe ka perfunduar ne menyre paqesore,po ashtu dhe ato barrikadat ne veri te Kosoves ju me ate francezin mikun e serbeve i vendosni gjithashtu.Franca ka qene dhe eshte armiku i shqiptareve dhe nuk duam qe ajo te na drejtoje ne asnje fushe.Sa per ate ofendimin ekryeministri te Kosove ju zoti frances mos u cuditni shume sepse keto gjera jane te demokracise dhe jo te viteve 1943 sepse ne ate kohe ju nuk guxonit te thonit as dhe nje fjale kunder asnje politikani.Ndersa sot ne vendet moderne ne shohim si i shajne,itallin bile dhe i vrasin politikanet. Dhe nje duhet ta dishe mire ti zotni se shqiptaret asnje here nuk kane qene fashista dhe nuk kane kerkuar te pushtojne apo rrembejne me te pa drejte token e askujt sic duan te bejne serbet.Prandaj do te besh mire ti fusish ato fjale atje nga i ke nxjerre dhe largohu prej andej se e dime se sa na don.

  8. enh says:

    bravo per thenien,edhe ne rast se eshte per protokoll,thuaj dhe kolegut tend ne shqiperi te komentoje edhe ata kuqezinjte,ha.ha,haaaaaaaa.

  9. tg usa says:

    ik mor francez

  10. evgjitngrenesi says:

    i lumte vetvendosjes ,per momentin eshte shpehesja e idealit kombetar .te shpresojme se edhe aleanca kz do te rritet dhe te 2-ja te behen shpresa e shqiptareve,se sot shqiperine e drejtojne bollanot

  11. geno says:

    Ky evgjiti Frances duhet te shpjegoj njehere se perse farnca nuk e njihte Kosoven dhe perse gjate luftes se NATO kunder masakres se Miloshevicit nuk pranoi te dergonte forca per te luftuar kudner Miloshevicit. Francezet jane anti-shqiptare historikisht

  12. Kaçanikasi nga Mynihu says:

    Gjeja me e lehte eshte ti shajme te tjeret dhe ti fajsojme per deshtimet e veshtiresite tona . Levizja VV po harron se tashme eshte parti parlamentare qe duhet te respektoje se paku ne minimum institucionet shteterore . Ata po sillen si banda te pakenaqurish qe nga deshprimi
    sulmojne gjithcka qu u del perpara pa vene gishtin kokes dhe pa i marre parasysh rrethanat . Keshtu nuk sillet nje parti serioze ; keshtu bejne vetm njerezit apo grupe qe veprojn me moton sic thuhet ne Kosove , bene zot lluge , apo deti kos u befte . Ne na duet nje politike qe e terheq perin por nuk e keput apo e pjek mishin pa e djegur hellin . Kur ishte koha ky ministri qe po fyhet ,me nje dore luftonte e me tjetren shpetonte jeten e ushtareve te plagosur e sot bashke me bashkeluftetaret e tij po e bejne politiken duke pasur mbeshtrtjen e me te fuqishmeve te botes . Aty ne Mitrovice nuk jane nje grusht serbesh sic tha dikush , po eshte vetem maja e vogel e ajsbergut e pjesa kolosale qe disa nuke e shohin eshte Serbia me aleatet e saj . Pra kjo nuk eshte ceshtje trimerie individuale e as nuk mund te zgjidhet me armet qe i ka VV- ja : domatet , vezet , ngjyra e kuqe qe u hidhet here rektorit e here ndertesave te qeverise e fyerjet e sharjet rrugaqerie . Kush thote se Franca eshte mike e serbise dhe armike e jona ai sheh bardh e zi per te mos thene se eshte verbuar fare dhe ora e tij eshte ndalur qe nga koha e shokeve Tito , Enver !

  13. Leo says:

    Ketij hundacit francez i djeg ne menyre te veçante per faktin e pakontestueshem se ishte pikerisht bataljoni francez i KFOR-it, ai qe u dorezoi Veriun e Kosoves, krimineleve serbe. Ishin ushtaret franceze qe dje, siç po bejne serbet sot, vune barrikadad ne uren e lumit Iber, per mos te lejuar banoret shqiptare te hynin ne shtepite e tyre. Prandaj edhe i djeg ketij pisit.
    Bravo Kurti, bravo VV, vazhdoni keshtu se fitorja eshe e juaja!
    Qeveria aktuale e Kosoves, eshte e mbushur me njerez te shitur.

  14. refugjati says:

    Perse o zoti ambasador nxiton ti quash djemt shqiptare F-a-sh-i-s-t-a
    Ata jane ne vendin tyre dhe duan te jetojne te lire siç jetoni ju ne France. Sepse kerkojne kene te drejten elementare dhe ju i quani
    Fashista. Si nuk e thate nje here per ata (serbet) qe ju bejne karshillek jo vetem shqiptareve por dhe juve e tere evropes. Ndersa ju doni ti jepni leksione per levizjen e lire ne evrope kure ata nuk jane te lire ne vendin e tyre? Kesaj po munde jepi pergjigje e jo me na kakaris si gjeli ne maje te plehit.
    rrofte VETEVENDOJA
    poshte fashistet e vertete

  15. ardi says:

    Ikni more pir… ju Francezet

  16. Cakalli7 says:

    fashizmi me callme e tumane quhet islamizem zoteri e ka fjalori prej te pakten 10 vitesh kete fjale

  17. lili says:

    Au Kosovo ,nous savons tous que VV géne nos occidentaux qui voudraient des albanais dociles et serviles:l’ambassadeur des Us le montrait hier ,ce qui n’a pas empéché VV de faire plus de 26pcent aux élections,l’ambassadeur de France aujourd’hui,ce qui n’en doutons pas fera faire à VV le pas nécessaire pour devenir majoritaire demain!
    Qualifier de fasciste le troisième mouvement politique du kosovo est non seulement une faute politique mais également une faute de gout et tout le moins dans ce pays ou nous savons mieux que notre jeune ambassadeur pour l’avoir éprouvé dans notre chair ce que fascisme veut dire!Son Excellence Fitou devrait savoir que VV représente la jeunesse du Kosovo,une jeunesse qui s’inspire de la jeunesse européenne et comme elle S’INDIGNE à juste raison quand une bande de criminels serbes,que notre Excellence n’a pas le courage de qualifier de faschistes bien qu’ils aient, eux, tuer et des civils et un représentant de l’ordre…
    Si son Excellence perd ses nerfs pour si peu(la contestation d’un ministre dans une réunion publique avec des étudiants)qu’est ce qu’il en sera lorsque cette jeunesse du kosovo manifestera pour de vrai??
    A moins que ce ne soit précisemment ce que notre ambassadeur souhaitait en insultant la jeunesse du Kosovo,qui se défend face à un gouvernement incriminé par ses employeurs dans bien des malversations…
    Mais c’est vrai ces derniers temps les ambassadeurs français ont du mal avec les peuples qui réclament leur liberté et ont une facheuse tendance à prendre positions pour les dictateurs,dans les pays arabes comme ici,nos ambassadeurs ont un train de retard par rapport à la jeunesse de nos pays….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje