Ministria e Ekonomisë ka kërkuar që kompania ALBtelecom të gjobitet me 1 milion dollarë pasi ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. “METE vëren me shqetësim se, operatori ALBtelecom është përsëritës në praktikat e tij antiligjore në dëm të konsumatorëve shqiptarë, duke shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, i cili në pikën 3 dhe 4 të nenit 40 parashikojnë: “faturat për shërbimet e telekomunikacionit, shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajnë informacion të plotë për listën e numrave të telefonave të thirrur, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulseve dhe çmimin total për periudhën e caktuar”, si dhe “faturat e paraqitura konsumatorit, duhet t’i japin atij mundësinë për të verifikuar me përpikmëri llogaritjen e shitjes ose shërbimit të siguruar në një periudhë të caktuar”. Ndërkohë që, përveç telefonisë fikse, abuzime ka dhe në shërbimin e ofruar për internetin. Ligji parashikon që në rastin e një ftese për blerje, siç është ai i ofrimit të shërbimit të internetit, konsiderohet si element thelbësor çmimi, i cili është çmimi përfundimtar i mallit, përfshirë edhe TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera. ALBtelecom, në kundërshtim me këtë ligj, ka fshehur vlerën e TVSH-së në tarifat e ofruara për shërbimin e internetit. Bazuar në këto të dhëna, METE kërkon nga Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, zbatimin me përpikmëri të ligjit, i cili në këtë rast parashikon një gjobë rreth 1 milionë dollarë për operatorin ALBtelecom,” thuhet në deklaratën e METE.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kompania në fjalë, që thotë se ka bërë investime gjigante.
“ALBtelecom dhe Eagle Mobile, menjëherë pas privatizimit filluan investimet për modernizimin e telefonisë fikse dhe gjithashtu ngritën nga zero një operator celular. Në rrjetin tonë teknologjik janë investuar më shumë se 150 milion Euro, për të sjellë më shumë shërbime cilësore, oferta dhe mundësi për opinionin publik shqiptar. Gjendja në ALBtelecom në kohën e privatizimit ishte shumë problematike për sa i përket teknologjisë, sistemeve të faturimit, shërbimeve dhe ofertave. Kjo ishte mjaft e qartë dhe dëshmohej nga numri i madh i abonentëve të telefonisë celulare, ndersa abonentët e telefonisë fikse ishin të pakënaqur me shërbimet e ALBtelecom-it në atë kohë. Me sistemin e saj të ri që u krijua në ALBtelecom pas privatizimit, çdo ankesë e ardhur nga klientët është hetuar me kujdes nga kompania. Tashmë ne po rrisim çdo ditë e më shumë kënaqësinë e konsumatorit duke marrë masa profesionale. Për këtë arsye, ne e kemi të vështirë të kuptojmë deklaratën e fundit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE),” thuhet në deklaratën e ALBtelecom.
Ketu nuk eshte fjala se Albtelekom nuk ka mbrojtur konsumatorin.Puna eshte se sa me te larta te jene gjobat per subjektet aq me te larta jane dhe aferat korruptive, pra parate qe do marrin te pangopurit e METE-s ne kete rast. Dhe ne fund kush do e paguaj ate gjobe? Popullit do ja faturojne me pagesat qe do ti marrin ne muajt ne vazhdim.
seshte puna te konsumatori po…….kushedi ku fle lepuri.
si eshte pergjigjur metes si duhet.
do ta vleresoja tej mase punen e METE-s ne kete rast. ALBTELEKOMI eshte hajduti me i ndyre ne Shqiperi. Kush ka perdorur kete kompani per internet e kupton se me cfare plehrash ke te besh. E ka pak 1 milion USD. Duhet te denohet me shume. Ne kete kuader ju sugjeroj qe te kontrolloni edhe EAGLE dhe BANKEN KOMBETARE se duhet te jete e njejta gje. Lus ta coni deri ne fund, se mos u dhiten mustaqet rruges.
Eshte e vertete qe korrupsioni ne institucionet shqiptare eshte galopant, me i madhi ne Evrope, dhe ky eshte nje fakt.
Megjithate, perpara s te kritikoni diçka, mundohuni te lexoni per se behet fjale, ndryshe behen qesharake dhe pa interes komentet.
METE ka te drejte, faturat e Albtelekomit jane me te vertete te pamundura te verifikohen pasi mungojne te dhenat mbi telefonatat marrese, numrin, kohezgjatjen, oren kur eshte zhvilluar biseda..pra e thene ndryshe, Albtelekom nuk ofron fature te detajuar dhe kjo eshte shkelje ligji.
Albtelekom duhet denuar, dhe 1 milion euro eshte nje gjobe e cila do ti bejne te mendojne disa here perpara se ta rishkelin ligjin.
* Kjo gjobe vlen gjithashte dhe per kompanite e tjere qe kane tendence te denigrojne konsumatorin pasi gjenden ne pozicione monopolesh.
Meqe u permend si problem, largohuni sa me pare nga sherbimi i Internetit e kesaj kompanie. Kane dhene kontrata per perdorim me limit ne Upload dhe Download duke ua cuar faturat njerezve te thjeshte te cilet nuk dine sa duhet te harxhojne ne shuma te paperballueshme per xhepin e tyre. Ne krahasim me ate qe reklamon dhe asaj qe te ofron eshte nje mashtrim i madh i konsumatorit. Shpejtesia e asaj qe reklamon nuk eshte as sa gjysma e asaj qe te vjen ne rrjet. Shto fryrjen e fatures dhe plotesohet vjedhja.
Sherbimi i internetit te Albtelecom eshte shume i shtrenjte. Kjo kompani ka abuzuar tej mase me faturimet. Duke qene se eshte kompania me e madhe qe ofron internet gjithashtu ka numrin me te madh te klienteve duhet qe per tarifat dhe cilesine e sherbimit te kishte avantazh ndaj konkurenteve gje e cila nuk eshte e vertete pasi ka shume kompani qe megjithese jane te vogla dhe me pak shtrirje ofrojne cilesi dhe cmim me te mire.
c’vlere ka gjoba kur kjo kompani ka disa muaj qe na zhvat me lejen e shtetit ?apo bejne sikur i gjobitin dhe ata bejne sikur paguajne …ryshfeti lulezon..
sic duket sja ka shpene zarfin me lek albtelekomi ministrit…….
he mo te pifsha dolline po me cez in si do tia besh apo atje shte pune muti
Albtelecom shkarkon me programet e saj, impulse deri ne 4 GB ne muaji, te cilat i faturohen abonentit si shkarkime nga internei plus shkarkimeve qe ka kryer vet abonenti.Keto programe nuk kontrollohen nga askush dhe per te lare borxhin albtelecom do shkarkoi impulse tek te gjithe abonentet familjar.
ne lidhje me sherbimin e internetit vlen te theksohet se ka disa opsione tarifimi nga ku me e ulta ne page eshte ajo qe me gjithe tvsh shkon 1200 leke ne muaj kjo duke qene shpejtesi 2M dhe me 2G limit ,pas kalimit te ketij limite ne cdo meg duhet abonenti ,te paguante 0,25 leke per mege. abonentet qe kane mare kete sherbim, kane qene koshjent qe e kane te limituar dhe se nuk ishte vene ne eficense matesi dhe kam pershtypjen dhe kjo jo e gabuar qe asnjerit nuk i beri pershtypje qe po e kalonte limitin.kur u istalua matesi dhe pagesa erdhi sipas konsumit te bere filluan te bejne zhurme dhe me pa te drejte juridikisht, panvarsisht ekonomise te dobet familjare qe kemi.sa per firmat e tjera sherbimi tyre kam pershtypjen se nuk mund te krahasohet me telecomin,si nga shpejtesia dhe funksioni,por lepuri duhet te fleje diku tjeter, se firmat private nuk e kane me te lire se telecomi sherbimin 2M.
Nuk e marr vesh Albtelekom ne justifikimin qe nxjerr!! Akuzohet qe ka bere faturat jo siç parashtrohet nga ligji. ta marrim vesh, behen sipas qefit, apo sipas ligjit…