Qeveria: Kemi qenë më realist se FMN për parashikimet

14 Nëntor 2011, 21:57Politika TEMA

Qeveria pranon se ka diferenca ne qëndrime ne hartimin e projektbuxhetit me FMN. Përfaqësuesja e Ministrisë se Financave, Mimoza Dhembi, gjate raportimit ne Komisionin e Ligjeve, tha se ekzekutivi shqiptar ka rezultuar më realist se ndërkombëtaret ne parashikime. FMN parashikon një rritje sivjet më pak se dy përqind, kurse vitin tjetër rritja do jetë vetëm 1 përqind. I tillë është parashikimi që ka bërë edhe BERZH. Kurse qeveria pretendon një rritje prej 4.3 përqind. Duke iu përgjigjur interesit te deputetit te Partisë Socialiste, Pandeli Majko, drejtoresha e buxhetit sqaroi ne shifra masën aktuale te borxhit publik. Socialisti Bashkim Fino u shpreh se pavarësisht rritjes se te ardhurave për njësitë vendore, ky parashikim është i dështuar. Fino tha se pjesa e parave qe vijnë nga lejet e ndërtimit nuk do te mblidhen ne vitin 2012, për shkak se ndryshoi ligji. Mazhoranca e miratoi e vetme ne parim projektbuxhetin, ndërsa opozita votoi kundër. Ne ditët e ardhshme, Komisioni i Ligjeve ka parashikuar seanca te veçanta me institucionet e pavarura, për te dëgjuar pretendimet e tyre ne lidhje me buxhetin e vitit 2012.

2 komente në “Qeveria: Kemi qenë më realist se FMN për parashikimet”

  1. Argita_B says:

    Eshte mese normale se qeveria eshte me realiste se FMN ne parashikimet e saja, kjo nuk eshte per tu çuditur.
    Mund te me thone vetem nje rast kur Sali Sallomi ka thene se mund te jete gabuar ne ndonje vend, vetem nje rast te vetem he?

  2. Bedriu says:

    Z.Bode sa e pate privatizuar leshpunuesen e Fierit se e kam harruar fare çmimin më duket se e more për një cop bukë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje