BE: Po monitorojmë me kujdes procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës

15 Nëntor 2011, 17:16Politika TEMA
BE: Po monitorojmë me kujdes procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës

Zedhenesi i Komisionerit per Zgjerim Stefan Fyle, Peter Stano, ka deklaruar se BE eshte duke e ndjekur me vemendje procesin gjyqesor ndaj Ilir Metes. Ai ka folur dhe per bashkepunimin PD-PS, duke pershendetur marreveshjet e arritura.

 

 

Dy partitë kryesore politike shqiptare arritën një marrëveshje. Komisioni ishte tepër i përfshirë për të ndihmuar të dy palët në arritjen e kësaj marrëveshje. A është Komisioni i kënaqur me të dhe cilat janë hapat e radhës që prisni tashmë nga Shqipëria?

Sigurisht ne mirëpresim shumë këto propozime për ngritjen e Komitetit Kombëtar dhe grupit të punës për reformën zgjedhore. Ne mendojmë se këto përbëjnë zhvillime pozitive. Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE. Ne e mirëpresim një gjë të tillë.

Ne fakt ne rrugen drejt BE-se qendrojne 12 prioritetet kyce, nje prej te cileve eshte mirefunksionimi i sistemit te drejtesise. Nderkohe qe po vazhdon gjykimi i nje rasti te korrupsionit ne nivel te larte, desha te di a po e ndjek Komisioni kete rast, sic veproi ne rastin “Sanader” dhe cfare prisni nga sistemi shqiptar i drejtesise?

Besoj se po i referoheni rastit te video-pergjimit te ish-zevendeskryeministrit Meta. Kam frike se nuk do t’ju them me shume nga cfare ju deklarova ne intervisten tone dypaleshe. Komisioni Europian e konsideron gjyqsorin, vecanerisht ne rastet e vendeve ne proces anëtaresimi, vendeve partnere, apo vendeve kandidate, si nje fushe teper te rendesishme. Sic e permendet, kjo perben nje prej prioriteteve kyce. Ne mezi presim zbatimin e plote te masave, qe kane te bejne me 12 prioritetet kyce ne rastin e Shqiperise. Une mund te citoj serish raportin e progresit per Shqiperine, ne te cilin ne kemi vene re pak progres ne deshmine e gjurmeve te provave per hetim aktiv, ndjekje dhe denim te rasteve te korrupsionit. Rasti qe ju permendet eshte i vetmi rast i profilit te larte te korrupsionit ne Shqiperi. Kjo do te thote se ne po e ndjekim kete rast nga shume prane dhe ne presim qe sistemi shqiptar i drejtesise, te punoje ne nje menyre krejtesisht te pavarur e te paanshme, e nese eshte e nevojshme duke kerkuar konsultimin e nivelit me te larte te mundshem te ekspertizes teknike, si edhe te shfrytezoje kuadrin nderkombetar te bashkepunimit gjyqesor ne hetimin e rasteve te tilla, nese nje ndihme apo asistence e tille nevojitet.

Ne fakt nje ndihme e tille u kerkua nga Prokuroria shqiptare, por u refuzua nga gjykata. A jeni ne dijeni per kete?

Sigurisht qe ne po e ndjekim kete rast dhe po i kushtojme vemendjen e duhur, por une nuk do te komentoj mbi hapat individualë, ne nje proces ne vazhdim.

Përgatiti: Arta Tozaj/TCH

11 komente në “BE: Po monitorojmë me kujdes procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës”

  1. I duruari says:

    Ashtu siç monitoruat zgjedhjet per Bashkine e Tiranes !!!

  2. Baca says:

    I duruari edhe une ate mendim kam,keta japin ekspertize dhe sala i injoron dhe keta prape i bien fyellit ne nje vrime,jeni ne monitorim…per cfare sa vjedh sala me ilirin dhe pastaj tju blejne edhe ju te …..nderuar europjane….dhe te na tregoni peralla me integrim me kete klase politike tejet te koruptuar dhe antikombtare

  3. viola says:

    Si nuk ju vjen turp, beni eksperimente me nje popull.Turpppppppp

  4. Lulushi says:

    Ashtu monitoruat Gerdecin, 21 Janarin dhe gjyqet ndaj tyre. Ju po kalbeni o europiane!

  5. inf says:

    Nuk kane pune tjeter kane marre kushurinjt e tyre ne BE dhe keta zedhensa,gjithe diten grine sallat te gjthe kshu njiher del ky i fyles pastaj i asaj ashtonit pastaj ai i oli rehnit pastaj i barrosos.
    Rrena me bisht asnji mase per kriminelin berisha asnji llafe vetem broçkulla ne GRUP, jo beni kshu jo beni ashtu.
    E lane deri sa manipuloi TIRANEN dhe ja tani pellasin dhe dalin neper sallat e BE sa me u gjet Kola ne pune .
    Po e monitorojne MET HAJNIN kur e pane te gjithe me bllok ne dore gjygji po maron dhe ka dale ky leshko dhe flet si miza ne qyp.
    Po ku pyt berrish krimineli per ju po ky pyt meta hajduti per ju ,ju zedhensat jeni vetem kakarroçat e ketyre .
    Nuk del BARROSO dhe ti thote STOP O DERRAT E ALBANISE STOP O HORRAT E BALLKANIT STOP O HAJNAT E ALBANISE .
    NUK DEL DHE NUK KA ME DALE ,ktu do jemi saliu +meta +xhozepina nuk kane per te hik nga pushteti me VOTA .
    Aty duhet vetem nji Rrevolucion i flakte dhe i shpejte ndryshe
    Tradhtaret hajnat dhe bazhibozuket nuk ikin me VOTA ATA HIKIN VETEM ME NJI SOLUCION AI ESHTE DAJAKU pik…………………

  6. Shefqet Cela says:

    Perveç ngaterresave, nuk presim ndonje ndihme te madhe nga BE apo SHBA. Te keqen e kemi vete neve, brenda. Te mos ankohemi dhe aqe shume.
    Vertete nuk na ndihmojne por te keqen mund ta bejne. Mjafton ky proces mafjoz i gjykates per Ilir Meten dhe ata do te thone “nuk plotesoni kushtet”. Kjo ka shume te ngjare.
    Atehere do te plotesohet enderra e Ilirit per integrimin e vendit, me gjithse ne sens te kundert. Po te mos ishte kjo pjelle e dreqit, Shqiperija do te kishte tjeter pamje sot. Do te ishim ne Evrope.

  7. aol says:

    Fajin e kemi ne,shqiptaret qe degjojme perrallat e ketyre nderkombetareve.Qe te vrasin diten e te qajne naten.Ashtu na garantuan dhe per zgjedhjet e Tiranes qe nuk do vidheshin dhe qe po i monitoronin dhe ja ku jemi.Nuk duhet protestuar perpara kryeministrise jooo, duhet protestuar perballe ambasades Amerikane,perpara OSBE, dhe te gjithe institucioneve te tjera nderkombetare qe na i bejne iso qeverise se DR.Mortjes.

  8. luis says:

    Pse kujtoni ju se u plas bytha atyre kur ne i shohim dhe i vuajme ne kurriz e kush se hap gojen.
    Ne hale ka per te shkuar ky vend po nuk i dolem zot vete e mos prisni nga te huajt.
    Le te me thote dikush kur ngaterrohen dy vellezer me njeri tjetrin kujt i plasi bytha.

  9. koli says:

    po monitoroni shfaqjen e shemtuar shqiptare apra-kadabra, ktu na kenaqet dhe liruhat.
    Ceshtja eshte shume e thjeshte, a jeni te pergatitur te thoni te verteten ne sy se bushtra e vicidolit eshte nje diktator oriental…apo do vashdoni me keto kinezerira?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje