Policia largon nga sheshi protestuesit e ‘Pushtoni Uoll Stritin”

15 Nëntor 2011, 10:38Politika TEMA
Policia largon nga sheshi protestuesit e ‘Pushtoni Uoll Stritin”

Qindra policë kanë zbritur në kampin e protestuesve ‘Pushtoni Uoll Stritin’ në Nju Jork, për t’i larguar prej aty.

Të gjithë aktivistët janë urdhëruar që të largohen nga Sheshi ‘Zuccotti’ dhe të kthehen sërish pasi sheshi të pastrohet. Por disa protestues thonë se tendat e tyre janë grisur ndërsa ata po largoheshin nga aty.

Protestuesve iu tha se parku kishte nevojë për pastrim për shkak se ishte ndotur. Protestuesve iu tha se mund të kthehen sërish, por kësaj here pa çadra, tenda e dyshekë.

Me të marrë lajmin se policia do shkonte aty, njerëzit nisën të mbushin sheshin. Të martën në mëngjes kishte pasur pak njerëz aty.

Në bashkinë e Nju Jorkut ka pasur protesta nga qytetarët, që thonë se pushtimi i parkut ka ndikim negativ në lagje dhe në bizneset e tyre. Ata druhen edhe nga infeksionet.

Lëvizja “Pushtoni Uoll Stritin” ka frymëzuar lëvizje të ngjashme në mbarë globin. Kjo është një lëvizje kundër pasurimit marramendës të një grupi fare të vogël të shoqërisë. Protesta cilësohet nga disa media si antikapitaliste dhe shënon një zhvillim të ri në krizën ekonomike ku është zhytur bota perëndimore.

Një lëvizje e tillë nuk gjeti terren në Tiranë, edhe pse ishin paralajmëruar protesta.

10 komente në “Policia largon nga sheshi protestuesit e ‘Pushtoni Uoll Stritin””

  1. elinor bahiti says:

    Nje tufe merhumesh qe nuk dine se ca kerkojne…duan te kthehen ne socializem-komunizem! Po t’i benin te detyrueshme mesimet baze ekonomike ne shkolla te mesme them se te rinjte do ta kishin pak me shume idene se si funksionon ekonomia!

  2. artur says:

    jo se na beje zhurme ti kur rrinte ky i jonu ne mes te bulevardit dhe askush nuk e ngacmoi deri sa i erdhi uria per nje darke korkodiljane.

    1. elinor says:

      Kush te bente zhurme ty artur dhe per cfare konkretisht??

  3. Agim Anastasi says:

    Policia mundet ti largoi ne nje menyre demostruesit por politika nuk mundet te shpetoje te semurin rende “KAPITALIZEM” as me rikapitalizim te bankave, as me fushata per te kontrolluar bankat e as me gjithfare “andra” propogandistike. Politika po kupton gjithje e me shume realitetin ndaj dhe shume parti te djathta po resqasin nga e majta. Realiteti ekonomik eshte i papare ndonjehere. Po keshtu kriza eshte aspak e ngjashme , ne strukturen e saj me krizat e perseritura me pare. Ne gropen e zeze qe bankat kane hapur po derdhen miliarda, por me kot. Edhe gur e dhe te hidhet,veshtire te mbushen ato humnera, te krijuara nga njeanshmeria e Globalizmit ne ekonomine boterore,ku iformaliteti i bankave ne realizimin ne struktur te te ardhurave dhe pasiviteti i shtetit ne emer te mos nderhyrjes ne ekonomine e tregut ,jane fajtoret kryesore ne katrauren qe po shohim.Kjo ka bere te mundur diferencimin me te madh te pare ndonjehere,ku nje pjese poshte 0,1perqind kontrollojne te ardhurat. Athere cfare do te bleje shoqeria qe numeron qindarkat? Kush do prodhoji ne mungese te bleresit? A nuk e ka ” denuar” vetveten kapitalizmi me njeanshmerine ne Globalizem, ku firmat prodhojne ne vende te treta e kembejne ne vende te industrializuara me kenaqesi, pasi shteti ka harruar vetvetn e per pasoj dhe shoqerine. Ky eshte vetem nje shembull. Ndaj koha po punon per nje social kapitalizem, ku shteti te shkundet , te ndroje metodologjine ne qarkullimin e te ardhurave e ne kontrollin e individit ne permjet monelles.Shteti ti largohet nacionalizmit por tatimoj ata qe spekullojne. Te ardhurat e shoqerise duhet shteti ti kontrolloi e jo privati. Ekonomia Gjermane eshte nje realitet i pa kundershtushem. Sigurisht edhe ketu duhen reforma, te cilat gradualisht po behen. Koha punon per modelin Gjerman si e vetmja artelnative.

    1. olti says:

      Mos shikoni kot enderra me revolucione socialiste; kapitalizmi eshte me se i afte te akomodoje kerkesat e protestuesve ne vendet e zhvilluara. Per cdo demonstrues ne Wall Street ka mijera bleres ne mollet e amerikes. Sa per sa i perket preferences te modelit te nje vendi apo nje tjetri, eshte me shume preference skuadrash futbolli, ato luajne ne te njejten lige e kriza ekonomike nuk kursen njeri. Ne jemi individ dhe nuk gezojme te mirat materiale kolektivisht.

  4. Vlonjati says:

    Ndoshta plas dhe aty protestë e madhe nuk i dihet….

    1. Arjani says:

      Ja plasi edhe pastaj? Mos kujton se Obama eshte si Gadafi dhe Al Asadi qe nuk jep doreheqjen? Obama largohet dhe pastaj? Sistemi amerikan apo evropian i ekonomise nuk ngrihet mbi diktatin e nje personi apo grup personash qe me lrgimin e tyre ekonomia regullohet. Ekonomia kapitaliste ne vendet me demokraci te vertete semuret hera heres nga krizat,por ajo per shkak te sistemit politik si demokraci reale(jo fasade)ka aftesine te rigjenerohet me e forte se me pare. Celesi eshte sistemi real demokratik.

      1. elinor bahiti says:

        i ke ra pikes Arjan! Bravo!

  5. JU kishte ardhur koha qe policia ti largonte keta njerez.Edhe keta vete po te pyeten se dine se ckerkojne.Edhe ne Zyrih policia ju dha 20 min kohe te largoheshin se ndryshe do ti largonte ajo.E u larguan si lepurushet duke premtuar se serish do kthehen.Shkoni o njerez te mire punoni si e vetmja zgjidhje dhe shpetim per ju.

    1. Albana L. says:

      Lum si ti qe i paske gjetur pergjigjet e çeshtjeve me te nderlikuara!
      Se mua me rezulton se ata te rinj kane te drejte, se ai sistem kapitalist ku komandojne 100 maskarenj qe duhet te preheshin ne biruce, eshte i kalbur dhe duhet zevendesuar, se keta te fundit jo vetem qe nuk e kane leshuar postin drejtues, por vazhdojne te komandojne Boten, se miliona njerez te tjere ne mbare Boten, po zgjohen nga gjumi duke kuptuar shkakun e kesaj krize artificiale te lindur jo ne terren, por neper banka e bursa.
      Falenderoj Zotin qe nuk i ka gatuar njerezit kaq superfaqesore si ti, se do te jetonim ne nje palo bote pa kurrefare shprese per ndryshim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje