Ekonomitë e Gjermanisë dhe Francës shënuan rritje në çerekun e tretë të vitit. Sipas BBC, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Gjermani u rrit me 0.5 përqind, kurse në Francë me 0.4 përqind, më mirë nga sa ishte parashikuar.
Instituti i Statistikave në Francë tha se shpenzimet e familjeve janë arsyeja që ka sjellë këtë rritje, kurse të dhënat në Gjermani tregojnë se ishte kërkesa e brendshme që solli këtë rritje.
Javën e shkuar, paneli i këshilltarëve ekonomikë në Gjermani, i njohur me emrin ‘të urtët’, tha se presin rritje ekonomike 3 përqind këtë vit dhe vetëm 0.9 përqind vitin që vjen, pak poshtë parashikimit të qeverisë që pret rritje ekonomike 1 përqind.
Ndërkohë, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se kriza aktuale në Europë është një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar për të riparë marrëdhëniet me Brukselin. Gjatë një fjalimi, Kameron tha se ai synon të marrë pushtetin që i ishte deleguar Brukselit e ta kthejë atë sërish në Britani.
Kameron është nën presion nga deputetë, por edhe nga opinioni publik, që kërkojnë nga qeveria të marrë pushtetin që i është dhënë Brukselit.
Gjermania dhe Franca te mbajne radhen se ne vend te pare qendron Shqiperia me udheheqesin e saj legjendar shokun Sali Rom Sheqere Berisha,ndersa Cameroni te rrije urte,se pushteti i Brukselit do ti kaloje Qeverise se Sal Berishes,a nuk e shikoni se cfar bumi ekonomik ka plas ne Shqiperi? ah ju placin syte qe nuk shikoni si po lulezon Albanistani Saliut.
Besoj se “Nuk eshte fundi i botes europiane po iku ose keputi edhe ato pak fije qe Britania e Madhe ka me Brukselin..Me mire do te jete qe ajo, e vetme te perballoje tigrat e rinj te botes globale: Kina, Rusia, Brazili apo India…Ne fakt, ne histori bukur kane luajtur anglezet…sakrificat per te tjeret jane minimale..Sigurisht eshte ketu karakteri anglez shume konservator..Mendoj se me mire te shoh rreth vetes se sa te perzihet me shume ne kontinent sado qe pesha e saj eshte e rendesishem per Europen..
Tema
Korigjoheni ate shifren 3 perqind me siper, si shume e fryre.
Mooos,na e kaloi edhe Franca me duket!
Te pakten te mbajme mbrapa Angline e keto plehrat e tjera.
sa me shum te vuajn te tjeret nder to bota e trete keto vende pasurohen edhe me shum…