Rama: Drejtësia ka rënë në prehrin e pushtetit, por një ditë do përgjigjen të gjithë

15 Nëntor 2011, 13:42Politika TEMA

Kreu i PS, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur para grupit parlamentar, ka akuzuar drejtësinë se po përpiqet që t’u mbyllë gojën deputetëve të opozitës me anë të gjobave, vetëm pse këta të fundit po denoncojnë korrupsionin qeveritar. Rama ka thënë se të gjithë këta gjyqtarë, që janë vënë në shërbim të pushtetit, një ditë do të mbajnë përgjegjësi, pasi sipas Ramës, do të vijë ajo ditë kur në Shqipëri të vendoset drejtësia.

“Situata në të cilën ka rënë drejtësia në Shqipëri është e turpshme. Sa ndëshkime janë dhënë nga ana e gjykatave për oborrin e Familjes? Asnjë. E kundërta ka ndodhur me deputetët tanë, të cilët janë gjobitur me shuma të majme, pse kanë bërë detyrën e tyre. Ç’janë këta zotërinj dhe zonja që marrin guximin të dënojnë deputetët tanë, madje pa i dëgjuar fare për argumentet që ata kanë pasur, vetëm pse po ushtrojnë detyrën e tyre? Ku e gjejnë këta tokëzinj guximin që të shkelin Kushtetutën dhe të japin drejtësi me standarte të kundërta? Kjo ka një qëllim të vetëm, që t’i mbyllet goja opozitës për të denoncuar korrupsionin qeveritar. Dua t’i bëj apel edhe presidentit, pasi edhe KLD-ja ka rënë në dorën e pushtetit të Familjes, duke parë që Sashenka Jonuzit ju zgjat mandati edhe dy vite të tjera. Të jeni të sigurtë se drejtësia një ditë do të vihet dhe do të vihet shumë shpejt. Dhe do të vihet me ndarjen e pushteteve dhe me ndëshkimin e gjyqtarëve që kanë bërë që mijëra qytetarë të jenë viktima të tyre. Gjobat e vendosura ndaj deputetëve socialistë janë gjoba ndaj gjithë opozitës. Askush nuk e blen dot heshtjen tonë. Deputetët e gjobitur kanë thënë vetëm të vërtetat për korrupsionin e Familjes. Madje, i kanë thënë me kurajo me emra dhe mbiemra. Këta emra dhe mbiemra që sot kanë mbështetje të fuqishme, nesër nuk do ta kenë. Në emër të të gjithë popullit, ne jemi ndeshur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Ai ka denoncuar gjithashtu edhe ‘maskaradën dhe përpjekjet kriminale të Berishës dhe Metës për të blerë votat e disa socialistëve për krerët e Qarqeve’.

“Dua t’i bëj thirrje Saliut dhe Ilir Metës që të ndalin hordhitë për të blerë votat, për të përmbysur rezultatet e votimit në Qarqe. Në Berat dhe Vlorë morën votat që nuk u takonin, duke gjetur disa fukarenj dhe i blenë me lekë. Në Fier dhe Gjirokastër nuk ja dolën dot. Ne i bëjmë apel ndërkombëtarëve që të ndalojnë këtë barbari që është duke u bërë, pasi në vend nuk ka drejtësi, nuk ka gjykata”, tha kreu i selisë rozë.

Ai përshëndeti edhe marrëveshjen e arritur dje PD-PS, duke thënë se reforma zgjedhore duhet të kryhet deri në mars. Rama tha se PS është e angazhuar që të plotësojë kërkesat e partive të vogla.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe ngritjen e një komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokatin e Popullit, ndërsa ka përsëritur faktin se kriza ekonomike tashmë është një realitet i hidhur për 95% të shqiptarëve.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka uruar për ditëlindjen edhe dy deputetët socialistë, Pandeli Majko dhe Asllan Dogjani.

 

36 komente në “Rama: Drejtësia ka rënë në prehrin e pushtetit, por një ditë do përgjigjen të gjithë”

  1. Ledi says:

    hahahaha ,Ka ngelur shqiperia te na ve drejtesin Rama ,ooobobo po ky eshte me hajdute se Ilir hajduti

    1. iliri_leeds says:

      po te ishte rama hajdut do ishte bashke me meten dhe me saliun po keta dy te fundit skane nga ta kapin se skane cfare ti kapin prandaj e sulmojne o dylbez. pse je plehre ti sdo te thote se jane te gjithe njesoj

      1. Vlora says:

        z. rama shqiperia pret shum nga ty…………..
        premto qe nuk do ti zhgenjesh …ta cosh pas hekurave te gjithe kete bande mafjoze…………

        1. ZQK says:

          O Vlora,
          Nuk mund te coje ne burg asnje Rama po nuk qe gjykates. Po qe se ai i ben presion gjykates per kete pune, me mire te mos vije fare ne pushtet. Rama duhet te beje ligjet dhe te krijoje kushtet e mekanizmat qe sistemi gjyqsor te jete i pavarur, pra te mos ia vershelleje as Rames e as kush e ka bere Ramen.

    2. tironsi says:

      Te kishte qene hajdut do ia kishte nxjerre ne shesh vjedhjet Saliu. Salia plasi te gjej ca fakte per Ramen si hajdut por nuk po i ngjit gjekundi. ndersa ti rregullo gjuhen kur flet pa argumente per te tjeret se tani po me dukesh sikur po shkrun PD-ja dhe jo “Ledi”.

    3. tekniku says:

      Lediana po c’pate moj xhane,nga e njeh kaq mire Ramen sa nuk beson tek ai.Ndonje afere personale ,mosmbajteje premtimi te ben te dyshosh kaq shume per Ramen,hape zemren dhe na trego te verteten .Drejtesia nuk mund te kete lindur ne bjeshket e vicidolit,kurriten vetem dhite dhe Salite,drejtesia eshte pjelle e mendjeve intelektuale dhe e qyteterimit.

  2. Sinani says:

    Nese duhet qe te japi llogari njeri ne kete bote, i pari je ti Ed Rama! Ti qe ke genjyer shqiptaret duke u thene se ke vetem 3 mije euro! Si nuk te vjen turp?

  3. Rani says:

    Kur te denohen deputet behesh i gjalle o Rama ndersa per ata njerez te panumert qe e hane çdo dite nga padrejtesite e Saliut s’ka problem. Eh mor Rama mor Rama mor adoleshent i perjetshem………….nga kush presin shqiptaret e shkrete……….s’ka vlere kjo qe thua ti tani se ata kane bere gati valixhet me leke per te marre arratine sapo te bjere Saliu. Te kapte haku i atyre qe u vrane me 21 janar nqs nuk fut ne burg asnje nga keta shkerdhata kur te vish ne pushtet se vetem ashtu mund te qetesohen pak shqiptaret………Te sillen nga jashte me çdo kusht per “tradhti te larte”, “shkelje te renda te kushtetutes”, “abuzim pushteti”, “bashkepunim me krimin”, “korrupsion”, aktakuzat jane te shumta. Nuk ka shtet qe e fshi per nje tufe langaraqesh si puna e Sashenkes apo e Tomes, mjafton te leshosh urdher arresti nderkombetar dhe te huajt do ti sjellin me kenaqesi……….E kupton edhe ti tani se fjalet i merr era dhe Saliu qendron si shkemb graniti i palekundur pikerisht se jau ka pire lengun dhe e di se sa vlere keni si opozite………se s’mund ti beni asgje per momentin………..

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Per Edi Ramen.
    Shqiptaret te dhane voten per te bere opozite, kurse ti po behesh kurva e Berishes duke tradhtuar te gjith shqiptaret dhe ato 4 shqiptar qe u vranen nga ato qe duan te qendrojne ne pushtet. Nje opozite qe nuk proteston nuk i them opozite, por bakepuntor me regjimin e Berishes.

    1. Epirioti II says:

      Kur protestonte, pse proteston. Kur nuk proteston pse nuk proteston. Kur nuk shkruante, perse nuk shkruan me. Kur shkruan, perse merresh me shkrime. Kur nuk bente pakt politik, perse nuk e ben (antieuropian). Kur e ben paktin , perse e beri (kurva e Berishes).
      Ne shqiptaret e kemi semundje shekullore qe fajet ti gjejme gjithmone tek tjetri dhe mundesisht tek ata te jane me te kulturuar, kurse per veten tone nuk bejme asgje pervecse i puthim kembet atij qe na e fut me thelle.

  5. Ministri says:

    Edi Rama,

    ti nuk mund te flasesh ne emer te popullit sa here te preken ata deputetet lepurushe te opozites.

    Ku ke qene ti kur keto gjykata kane denuar pa te drejte njerez nga shoqeria civile? Jane denuar gazetare, jane marre neper kembe njere te ndershem dhe ju si opozite nuk e keni hapur gojen. As ju dhe as Presidenti qe drejton gjykatat dhe tani na flet per morale.

    Por kur ju u preket rrethi i ngushte atehere ju reagoni. Harroni se votat ja kerkoni popullit.

    Reagoni edhe kur denojne Mero Bazen e gazetaret e tjere, edhe kur marrin neper kembe njerez vetem e vetem se kane folur kunder pushtetit te familjes. Vetem atehere do ta fitoni besimin e popullit se ju jeni ndryshe nga keta langaraqe ne pushtet. Ne kemi nevoje te bindemi se ju qendroni mbi disa parime.

  6. Elsa Pema says:

    Edi Rama drejtesia nuk vjen vete as me fjale neper tavolina ,por duhen vepra qe drejtesia te filloje te zbatohet .Veprat nenkuptojne ketu qe ju te mos kishit marre pjese ne kuvend,ta bojkotonit ate dhe vetem keshtu te arrihej qe te krijohej qeveria teknike dhe ta conit vendin ne Zgjedhje te parakoheshme.Kini qe pas zgjedhjeve te 8 majit qe vetem fjale po beni.Keshtu i zgjatni jeten sali Berishes ,asgje tjeter te mire nuk beni.

  7. landi says:

    Vazhdo me pakte shoku Rama. Ia doli saliu ti futi te dy kembet ne nje kepuce, je duke bere opozite si arben malaj. I fut nga nji fjalim cdo jave kunder qeverise, e nderkohe mbeshtet qeverine me veprimet e tua. Si do vesh drejtesi ti shoku Rama, me ilir meten qe ke nji muaj spo i thua as emrin. As sot spo thua asnji fjale per ekspertet e gjykates per ilirin. Ca kujton se eshte budalla populli e nuk i kupton keto gjera. Kujton se i fut nje tra la la ti dhe te gjithe po te besojne qe lufton per ta. Ti je ulur ne prehrin e saliut e te kesh turp se jane vrare njerez kur i genjeje se me saliun nuk shkohej me ne zgjedhje.
    Ste vjen zor shoku Rama qe dole aty ku paralajmeroi kac islami qe thoshte se i genjeje njerezit kot qe do largojme saliun, se e dije fare mire qe skishe ndermend per ta larguar saliun?? Ti s’paske pas problem me LMN-ne, ti e paske pas problem qe ta kan dekonspiruar planin.
    Shko me kacin e futuni ne PD qe te dy, e boll bete sikur jeni te majte, se po lodhni njerezit kot me rrena.

  8. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Ne zgjedhjet e arrdhshme une dhe familja ime dhe shoqeria qe me rrethon nuk do ti japim voten Edi Rames, sepse Rama po mba Berishen ne pushtet. Edi Rama, ka treguar qe eshte i pabese me elektoratin qe ja dha voten. Nje opozite qe ben gjoja se po ben opozite eshte me keq se ato Berishjanet qe po vjedhin shqiptaret. Lete shpresojme qe te krijohet nje parti e re per te eleminuar Ramen dhe Berishen nga politika.

    1. Arjani says:

      Ore nje pyetje kam per juve qe kerkoni rezimin e Berishes: Akoma nuk e kini marre vesh se Evropa dhe Amerika nuk njohin asnje pushtet qe nuk del nga vota? Po te jete per demostrata dhe dhune Rama e rrezon Berishen per dy dite. Po Berisha e lut kete lloj rrezimi. Sepse keshtu do thote se e rrezuan me dhune dhe cdo hap te drejtesise per vjedhjet dhe shperdorimet pastaj do ti quaje te motivuara politikisht.Do filloje te beje opoziten agresive,do kercenoje duke kerkuar prap pushtetin dhe do ti bejne prap MARSHALLA. Nesoj si pas vitit 97.
      Zgjedhjet normale Berishen e trembin. Manipulimi kesaj here eshte i pa mundur. Nese do tentoje ti vjedhe votat e piu e zeza nga BE dhe Amerika.Berisha ska nga ja mban.
      Prandaj lerin inatet me bojkote dhe demostrata. Ato ja arriten qellimit. Tani te gjithe e dine se zgjedhjet ne 2009 dhe 2011 u vodhen. Durim.

      1. elinor bahiti says:

        @Arjani; e ke kuptu paksa gabim, shoku! Vertete qe evropa nuk njeh regjime te dala jo nga vota, por kush po thote se, mbas rrezimit te berishes, qeveria e re nuk do jete rrjedhoje e zgjedhjeve te lira?? Fillimisht formohet nje qeveri teknike dhe shpallet data e zgjedhjeve. Mbasi te shpallet kjo date, edhe evropa con perfaqesuesit dhe vezhguesit e saj dhe, meqe saliu nuk eshte me rrotull qe te manipuloje zgjedhjet, procesi i votimit dhe i numerimit ecen shume me lirshem dhe perfundon me nje rezultat real, me deputete te vertete te dale nga vota e popullit dhe jo ajo e ristanit! Dhe ne kete rast, evropa eshte e dytyruar ta njohe parlamentin e ri sesben!
        Pra, ne mbyllje, saliu mund te rrezohet me protesta, por parlamenti i ri duhet medoemos te dale nga votime te lira dhe demokratike ne menyre qe te perkrahet nga nderkombetaret.
        Dhe dicka tjeter, per ju qe nuk jeni dakord qe saliu duhet te permbyset me cdo kusht: si mendoni ju se ne 2013n, ai ka per te shku drejt zgjedhjeve i vetedijshem se do te humbe dhe pastaj do t’i thote rames “urime, fitorja eshte e jotja – ja ku i ke duart, me ver prangat dhe me co ne burg mua dhe te gjithe bashkepunetoret e mi”?? Hahaha, sa fakire qe jeni….ju genjen mendja juve dhe kryetarin tuaj qe me vote “te lire” dhe me proze do te mundet saliu!!! Naiviteti ne kulm!

    2. Ramy says:

      B.L je nje cope injoranti i pa riparueshem me mentalitet diktatori. Me qe ka ngelur ky forum per komentet e tua dhe lekcionet tua demokratike , kjo eshte e turpshme. o zot rrote , si do ti detyrosh familjen dhe rrethin qe te rrethon per te mos e votuar ramen, ketu shihet mentaliteti yt prej diktatorit qe fillon nga familja jote. ik ore i mjere ,se le nam

      1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

        Ramy, do ti detyroj ne menyre demokratike dhe me fakte. Ramy, a e more ndonje koc per te ngren para kryeminstrise? Ti je nje zagar jasht oborrit Berishjan, propoganda e Berishes te ka bere budalla!

  9. inf says:

    Z.dhe Zotrinje komentus te Gazetes TemA.
    Keni besim te Zotnija e tij ED RAMA
    Keni per ta pa qe Ed RAMA ketyne horrave kusur nuk ka per ti lone .
    mbajeni mend dhe ktu do jemi .
    E keqja me e madhe eshte te hiki nga drejtimi i shtetit Kry mushku dhe krye Tradhtari Berrisha ,te hiki dhe do hiki pa tjeter.
    Kaq ka ne dore Opozita .eshte i vetmi Zotnija e ti ED RAMA
    Qe ja Nxihu jeten ketyre dallkaukeve,ketyre horrave dhe tradhtareve
    ketyre pis maskarenjve .
    Kini Besim te Opozita te Bamir Topi dhe i gjithe Krahu qe eshte kunderr kesaj qeverie hajnduterrish dhe plehnaxhish.
    Ora po afrohet per nji ALBANI te paster dhe per nji shtet Modern dhe Europian .
    Une kam shume besim se ALBANIA do behet shum shpejt nji Komb dinjitoz dhe i zhvilluar .
    poshte satrapi hajduti kurrizo dhembe haleja tradhtari shkerrdhata egoisti goje muti edepsezi,qenefi dhe horri i ALBANISE dhandrri i SHKAUT dhe miki i Damir Fazlliqit dhe i NIKOLA GEJXHIT .
    Ky plehnaxhiu i BE qe ka nji emer SALI ROMI berrrrrisha ptuuuuuuuu
    Faqezi do mbesi ne jet te jetve ky mizerrabel kjo pjelle e SERBISE PTU.

  10. eltoni USA says:

    Perfundimisht Sistemi Demokratik ka rene.
    Duhet filluar nga e para sepse 21 vjet kaluan kur u tha se do te behemi vend Demokratik dhe asgje e re perveç krimit, vjedhjeve, vrasjeve shteterore, mashtrimit galopant nga nje Kryeminister qe nuk ka me turp te bashkepunoje me regjimin e Basharit qe ka mbetur pa u shembur ne lindje.
    BERISHA DUHET TE DENOHET SI U DENUA kRYEMINISTI I KROACISE.
    Vetem vendosja e drejtesise e shpeton Shqiperine.

  11. durres says:

    Nese Rama qenka kaq i tmerrshem sa thone keta qe komentojne atehere nuk duhet te jete shume e veshtire ta hetosh…..jo per gje por nuk ka as imunitet.dmth eshte thjesht dhe vetem nje qytetar dhe kryetar i nje partie qe nuk gezon imunitet.Prandaj lerini budallalleqet …..eshte keshtu apo eshte ashtu…..po te kishte gje ju sguroj qe Berisha nuk do ta kishte kursyer…

    Ndersa per opoziten qe po ben Rama…..duhet te jesh me te vertet shume “trap” per mos ta kuptuar qe eshte forma me e mire qe ka zgjedhur per te rrezuar Berishen. Madje ky i fundit eshte i deshperuar qe Rama i ka hyre kesaj rruge…

  12. lulikaciicazzo says:

    edi ben lojen e sales vdekje edirames la kauzen e opozites ne mes turp 11miliar her ipabesi edi .para votimeeve8majit tha .kush prek voten le koken pas 8majit tha pse vodhi salasdo djeg shqiperin.pse dhe keshtu shqiperia e djeg esthe o ediiiiiiiiiiiii o sedi
    jevetem konstatues e shume frikacak ste besoj me voten time
    2006 te vodhen 2011 vodhen .pse te tevotoj sje i afte te ruash votat haram besimi i popullit qe te ka votue.je i djatht leri filmat sikur je imajt.ti i sherben sales.ptu ushofsg zagar edi

  13. Tirona says:

    Zoti Rama, si president te ardhshem te shqiptareve vendosni Spartak Ngjelen, se vetem ai mund ta vere drejtesine ne vend .

  14. england says:

    E kujt i plasi se ti dhe disa si ty nuk ja japin voten Edi Rames
    shko e jepja kokederrit dhe vicidolsit voten,jeni mesuar ju
    jau q…e nonen dhe i therrisni babe…

  15. ZagareteBerishes says:

    Të jeni të sigurtë se drejtësia një ditë do të vihet dhe do të vihet shumë shpejt.

    Z.Rama kjo eshte ajo qe duhet te kesh guximin te besh.Pa drejtesi kemi rrumpalli.Berisha,Meta,Basha,Topalli,Sashenka,Toma,”video ekspertet”,”bodigardet e familjes” “shoferet e familjes” te gjithe duhet te goditen pa meshire nga grushti i drejtesise.Shpresoj qe ta mbash kete premtim se eshte me vitali per kombin tone.

  16. koli says:

    uou qekan sul cerrat e bushtres se vicidolit ktu. Edhe thone ka papunesi ne shqiperi, po kta zarat qe i ndersen bisha vicidolit, sjane te papune.

  17. toni says:

    Ca prisni ju qe per cdo here qe denojne njerez te pafajshem gjykatat (perdite) rama te mari kallashin? ku do ishte ndryshe nga mostra pastaj? berisha do ankohej zyrave te mbare botes (sic ka bere gjithmone) qe rama do te me vrasi

  18. xhike says:

    nuk jam dakord zoti rama!
    Kryetarja Bashkise Konispolit nuk eshte fukareshe qe u shit!

  19. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Disa shqiptar ma bejne Ramen me kulture duke mos e kuptuar qe, kultura e Rames ka ra si viktime e Berishes. Kultura e Edi Rames injoroj 4 shqiptaret qe u vranen nga Berisha, por Rama po vazhdon duke bere gjoja se ben opozite duke mbajte kafshen Berishjane ne pushtet. Shum shqiptare do te mendohen 3 here para se te votjne per Edi Ramen ne zgjedhjet e arrdhshme, opozita nuk mund te cuhet opozite kur mban Berishen ne pushtet. Te bashkpunosh per hir te kombit pa popull eshte krim. Kombin e ben populli, opozita e tradhtoj popullin shqiptar qe jeton me diktatorin qe qeverise me ndihmen e opozites.

  20. ffffff says:

    rama duhet ta mbylle gojen derisa te kete gramoz rucin doklen xhelil gjonin ne parti//me ish komunista akoma ky popull.me ish anetar te ppsh.se

  21. Edi says:

    Ky eshte politikani me I varfer sa gjynah fukara I shkreti ti japim ca leke borxh

  22. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ASHTU ESHTE EDI NJE DITE KETA DO TE PERGJIGJEN PRA NJE DITE KUR TE FITONI JU DHE JU DO FITONI NE VITIN 2100

  23. nela says:

    Rani, hallall ta bofte zoti me ato qe the!nuk kam cfare ti shtoj asnje presje.

  24. sali kakabuba says:

    po te vije drejtesia ndonje dite ne kete vend,te gjithe ju te ashtuquajturit politikane,duhet te perfundoni te gjithe ne kamp perqendrimi.Vetem ai eshte zgjidhja per plehra si ju!
    aty mund te besh komandantin,nje vit ti,vitin tjeter DOKTOR MORTJA!

  25. tirons-ny says:

    Kjo eshte ajo qe Rama duhet te theksoje cdo dite dhe me force, qe zullumet e sotme nuk do harrohen neser, qe SB mund te perballet me drejtesine e vertete nje dite etj. POR, nuk bindem dot qe Rama ka force ta beje kete. Kam patur shume shpresa por jam krejt i zhgenjyer. Megjithate le te shpresojme. Kur s’ke pulen do hash sorren dhe ne Rama na ka mbetur si shprese.

  26. tomori beratit says:

    Te gjithe ju qe gjasme shani salen dhe nuk i lini gje pa then rames jeni furbo jeni te gjith bij kurvash,beni gjasme opozit por shani ramen te vjedhurin dhe nuk shani hajdutin.Hajde popull shqiptar popull gomar hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje