Presidenti Bamir Topi ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje mes PD e PS për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore e rënies dakord për reformën parlamentare dhe axhendën e ligjeve me 3 të pestat.
“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës. Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e presidentit.
kjo puna e Topit po behet qesharake..ky se kupton qe ata se perfillin hic, bejne cte duan e si duan, as qe ia marrin doren! Topi ngjan si ai plaku, i cili ne sherrin mes nuses dhe djalit rri e ben sehir, pafuqi,nderkohe ata zihen, rrihen, bejne dashuri..dhe babait as qe i flasin hic..Ah po, djali i thote ndonjehere, si u gdhive baba, pa qesene e shtepise e ka tjeterkush! Ne kete rol po me duket Topi, i cili mezi pret te iki nga ajo shtepi..
Ka lezet të meren vesh se të një partie janë të dyja, të partisë PPSH ish komunistë që shëmbën kishat dhe xhamit.
ik o bamir ne stadium shiko futboll