Raimondaaah!

15 Nëntor 2011, 21:16Politika TEMA

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

1./Ti s’je as Berluscon as Papandre

Eh të shikoje çfarë gallate plasi javën e shkuar nëpër Shqipëri. U mpreh kot gjindja e gëzonte para kohe. Kujtuan se vala e dorëheqjeve mesdhetare që fryu nga Athina në Romë do të tranzitonte edhe mbi Tiranë. Ngaqë vendi po lundron mbi llumin e krimit, korrupsionit, maskarallëkut, varfërisë, fudullëkut opozitarëve të vjetër e rishtas të rinj iu duk sikur kapërcyen ngërçin 6 vjeçar të qeverisjes tënde që u ishte bërë komb në fyt e klithën si të pataksuar: Iku S.B-ja e Italisë e bashkë me të edhe S.B-ja e Shqipërisë!!!

Festë e madhe anembanë vendit, lumturi e pllakosur forcërisht në fytyrat e plakura para kohe ngase çdokush besonte në fisnikërinë tënde e edhe për arsye moshe fjetën mendjen. Përfundimisht po ikje duke i hapur rrugën një qeverisjeje teknike deri në hartimin e kodit të ri, të ri, të ri zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Eh sa gabojnë njerëzia në këtë vend, gabojnë se nuk ta njohin mirë lëkurën.

Donin të krahasonin me ish kryeministrin Jorgo Papandreu, djalin e legjendarit majtist grek Andrea Papandreu (idhullin e Fatos Nano Nanos). Hoqën shenjë barazie mes tij dhe teje e harruan se ai greku i lindur në Minesota të Amerikës ishte vite larg kasolleve pa drita e me pleshta të Viçidolit. Kur ishte fëmijë e adoleshent atë e priste school bus te dera e shtëpisë, ndërsa ti pasi pije qumësht të freskët direkt nga cica e dhisë së vetme që kishit, vrapoje 3 orë mal më mal e kodër më kodër për të shkuar në shkollën më të afërt. Ai argëtohej me lodra, filma, kinema, dhurata ndërsa ti garoje me ujkun dhe arushat e pyllit të fshatit se kush do të kapte lepurin më shpejt. Ti flije mbi dyshekët me kashtë bashkë me kunupin, miun, urithin dhe lopën, ndërsa ai greku u rrit e u edukua me shërbëtore te koka. Ti mësove intrigat, vjedhjet, poshtërsitë se duhej të mbijetoje në atë humbëtirë ku linde e u rrite, ndërsa ai greku përballë u arsimua në Toronto, Boston, Stokholm e Londër e mësoi çfarë janë klasikët, filozofia, toleranca, ekonomia, dashuria…

Ai grek laj- thaj vetëm në një parti politike u anëtarësua, ndërsa ti e nise me Parti Komuniste, Pune e dole te PD.

Ai e mbrojti vendin e tij edhe kur po zgripohej drejt humnerës së falimentit, e pasi siguroi këstet e shpëtimit u tregua burrë e dha dorëheqje si babaxhan duke ia lënë vendin personalitetit botëror të financave Lukas Papadhimos. Ti as nuk e rruan e as nuk e qeth kur shikon se këtu jetohet buzë zgripit çdo ditë dhe mizerja është legalizuar si të jetë barakë Kamze.

Numëroja pak sesa protesta janë bërë vetëm në Athinë gjatë qeverisjes së Papandreut, sa dëme të pronës publike e private, por ai nuk shtiu e vrau asnjë protestues.

Një njeri i lindur e i rritur mes njerëzve e me njerzillëk padyshim do të reagonte e sillej kështu me situatën apo kundërshtarët ndërsa ti…

Ti vjedh vota e para publike, vret hallexhinj e shan të vdekur e të gjallë, monarkon me dorë të hekurt e ndërkohë unë dyshoj te e kaluara jote. I katandisur në këtë lloj derexheje ti patjetër do të kesh pasur fëmijëri e jetë të vështirë. Ti vjedh votat e kundërshtarit sepse të kanë vjedhur bukën e misrit familjarët e tu, ty të pëlqen të dhunosh sepse të kanë rrahur e masakruar çunat e fshatit, të pëlqen të vrasësh tinzarisht se nuk ke pasur kurrë bythë të ndeshesh ballas me më të zotin se ti, ti shan e mallkon sepse do tu kenë sharë para e mbrapa dhe ende ato sharje të gumëzhijnë në veshët e tu plot lesh. Ti biologjikisht, organikisht, shkencërisht, folklorikisht, shqiptarisht je dhe mbetesh produkt i një familjeje fshati dhe rrethi social tepër ordiner e të varfër në xhepa e në shpirt ndaj edhe Shqipërinë mundohesh ta viçidolizosh sipas gustos tënde.

Donin të krahasonin edhe me Silvio Berlusconin (idhullin e Fatos Nano Nanos), perversin italian që la pa frymë Evropë e Amerikë, por përsëri edhe me të je vite larg. Jo sepse ti nuk lyen flokët në ngjyrë karote apo tërheq lëkurën si ai, por pavarësisht se mund të kesh bërë para pa fund edhe ti prapë stonon nëse u krahason të dyve. Berlusconi është dorëhequr qysh nga 1994 të paktën 2-3 herë e ka formuar edhe dy parti të reja ndërsa ti edhe në 1997 u dorëhoqe me 2 mijë të vdekur mbi vete. Kavalieri më plak se ty, por i qante orgjitë “bunga-bunga” e i vinin dashnoret tufa-tufa zerdeli, ndërsa ti ke vite i tredhur e nuk të shkon më mendja për qejfe e sevdaja, por poshtërsitë dhe diktati janë kthyer në orgazmën e andropauzës tënde. Njerëzit qejflinj janë babaxhanë të pa rrezikshëm e nëse ti do të ishe i tillë, e meritoje edhe një mandat tjetër. Të krahasojnë me Berlusconin e kujtojnë se edhe ti si ai e more Erla Mëhillin të vogël porsi marokenia Ruby, por ndryshe nga Silvio ti nuk e argëton e as e relakson me qejfe dhe para, por e ke bërë si veten e nuk i ke lenë poshtërsi pa mësuar.

 

2./Rajmondaaah!

Kemi rreth dy vjet që këto gratë- burra dhe këta burrat- gra të PD-së nuk lanë njeri pa sharë e pa ua marrë erzin. E nisën me gratë e kundërshtarëve, me prindërit e vdekur, me lojërat e fëmijërisë, me biografi komshinjsh dhe përfunduan te dashnorët e gocave të tezeve të opozitarëve. Një nga zërat më melodiozë e më të spikatur të korit blu ishte edhe cërriksja aktore Rajmonda Bulku, e cila u kthye si pa kuptuar në personazhin e muajit. Si bumerang i ranë mbi vete sharjet dhe klithmat histerike që nxirrte nga goja partia e saj, kryetari i saj, dhe ajo vetë. Si një prej aktoreve modele të realizmit socialist që prodhoi Kinostudio ndër vite, edhe kësaj here besoj se roli që i ka veshur vetes do t’i dalë prej duarve.

Rajmonda! Ke dhe ti fatin tënd dhe ke betejën tënde për tu  mbrojtur. Si nuk tu dhimb motra e Taulantit, gruaja e tij, koleget e tua aktore që u përfolën nga kryetari yt… Si nuk tu dhimbsen kur i dëgjoje si fyheshin dhe heshtje dukë “merituar” të qenit në ushtrinë e kryesharësit. Tani fati të solli ty në pozitën e atyre. A e shikon sa të njerëzishëm janë pala tjetër. Askush nuk të ka thënë kurvë, askush nuk të ka thëne e përdalë… Kanë heshtur gjithë fisnikëri.

Por ajo që më tremb në këtë histori nuk është fati yt, por falsiteti i brezit të ri “të emancipuar”. Më trendy ngjan Helena, Ismaili, bile dhe personazhet e tyre se sa fëmijët e tyre (jo vetëm biologjik), që nxitojnë të lexojnë libra jo se u duhet kulturë, por se u duhen të dinë dashnorët e prindërve. Raimondaaah ç’na bëre! Na nxore gjithë të palarat.

 

100 komente në “Raimondaaah!”

  1. zana-prishtine says:

    i madh je mane!

    1. Dean says:

      Ndersa Ti Zana je akoma me e madhe qe je nga Prishtina dhe e paske kuptu se cfare ka shkrujt Bledi.
      Nuk ma ha menja se je nga Prishtina,por nese je me rafte pika mua mu ne koke qe qekeni zhvillu edhe ju Shqipet e perendimit.
      ”i madh je mane!”
      JO nuk je nga Prishtina.Shprehja jote trego shum ”familjaritet”.
      Ata kane frike me fol shqip se mos po i tradhto gjuha,lene mo me u tregu kaq familjar me ”Manen”.JO,nuk je prej andej.

      1. l.kapllani says:

        po mire or mister dean kaq shume te beri pershtypje kjo komentuese nga prishtina..nuk e di por me vjen keq se po reagon per nje rob zoti duke e ofenduar..marrim rastin se nuk eshte nga prishtina..pothuaj te gjithe komentuesit perdorin “nickname” qe supozon se ata jane te lire “te genjejne” per emrin apo vendin..
        Te thuash qe prishtinalit apo kosovaret kane frike me fol shqip une them
        se kjo quhet percarje dhe veteurrejtje kombetare..prandj zoti dean
        mundohu te korigjohesh se nuk eshte koha per lufte midis nesh por per bashkim..thanks

        1. Dean says:

          Jane 2000 votat e atyre BARBAREVE nga Kosova qe e kthyen rroten e historise ne Tirane.Nuk ja harroje KURRE,atyre 2000 e ca shkerdhatave qe 1 dite Maji, i hypen makines dhe perfunduan ne Tirane per te vendosur per fatin tim.
          Perrallat me Shqiperi nga JUGU ne veri jemi 1,tregoja vetes tate ti dhe njerezve perreth,se une jam i ngopur tashme.
          ”Uniteti” dhe Krahinizmi i BARBAREVE nga veriu-kosova per mua eshte KERCENIM dhe per rrjedhoje eshte e drejta ime Instiktive dhe Llogjike te marre masat per te mbrojt vetveten.
          Ata s’e kane thene akoma fjalen e fundit.Ata jane shume te Eger dhe te Keqij.Do t’ua degjosh krismen Atyre ne vitet qe vijne.
          Deri atehere shijoje te qenit ”vlla” me ata.

          1. Latif Dreqi says:

            nga je me origjine? por ama, nqs pergjigjesh, mundohu te jesh i sinqerte..njatjeta!

            1. Dean says:

              Lab me gjysem opinge dhe skrapalli.
              Dakord???

              1. all you zombies out there says:

                ke absolutisht te drejte Dean ..po eshte e kote te harxhosh kohe duke kthyer pergjigje kokrreckave qe hiqen patriot ketu me komente qesharake dhe nuk jane ne gjendje te ballafaqohen me realitetin

              2. Iliri says:

                E kam degjuar nga nje shok imi nga Tirana se labet jane njerezit me te poshter te Shqiperise.

            2. raimondi says:

              Shume keq ka bere ky Blendi qe e permend Raimonden –Pastaj nuk ka faj Raimonda pse shan Saliu

              — Te shash femrat eshte gje e shemtuar —

            3. Vlora says:

              hallall e pac gjirin e nenes o blendi mane……..

              po na zhgenjeve na the se do te na dilje kete te premte te cani po se bere……………
              jo per gje po do ti kishe ritur audiencen edhe atij kanali……

          2. olti says:

            Sna e kishin fajin ata 2000 kosovare o Dean. Sala e Iliri e kishin bo mendjen top qe do i vidhnin zgjedhjet edhe para nderkombetare se sic thote Marku, jena ven sovran. Saliu e Iliri sollen mijera votuese me kontrata te perkohshme ne institucionet shteterore, e ndryshuan perberjen e Tiranes. Per mua kosovaret edhe mund te votonin per Lul Bashen se i rrejten u thane do luftojne kunder Grekut, por si mund te votonin edhe 1000 Tirons per ish ministrin e mbrendshem qe shtiu 3000 plumba ne bulevard. Ore ata kosovare mua dhe ty Grek do na quajne por ne skemi pse te fokusohemi tek ta. Sa veta nga fisi im e fisi jot votuan per Lulin? Jo pak besoj. Duhet te qerrohet tirani nje ore e me pare se po hane njerezit njoni tjetrin.

            1. Korca says:

              Te drejte ke Olti. Nese erdhen 2000 kosovare kjo nuk e justifikon numurin e votave qe mori lulka. Por kur u pyeten disa ne dogane qe perse po hynin ne Shqiperi, u pergjigjen se do benin plazh.

              Bledi, urime per shkrimin. Je fantastik!!

          3. Landi- Sverige says:

            Dean, komentuesja, me sa kuptoj, ka shprehur admirimin e saj per kete shkrim te Bledit, ku tregon me se miri figuren fshatareske te kesaj specje, qe eshte ne krye te qeverise, virtyte te tilla, aq sa dhe vet Djalli do i kishte zili.
            Eshte e vertet se shumica ne Kosove e kan si hero kete bajge dhe per mbajtjen e tij ne pushtet mund te bejne gjithshka deri edhe ne lufte civile. Ai e di kete gje dhe i shfrytezon per qellimet e tij te ndyra. Por, mos harrojme se ka dhe shume te tjere qe jan kundra tij dhe qe nuk jan perzier ne maskaralleqet e qeverive te te dy vendeve. Nje nga ata eshte dhe Rexhep Qosja si nje nga figurat me brilante te Kosoves.
            Per ne Dean, strumbullari i gjith fatkeqesive te keti vendi dhe ketij populli eshte ky mizerje qe kemi mbi 20 vjet mbi kokat tona dhe nuk mund ta rrezojme dot. Ndoshta ketu eshte dhe faj jone qe skemi patur forcen dhe guximin qytetar per ta rrezuar per se dyti. Mos harrojme se ai nuk eshte i vetem, por ka dhe banden e tij mafjoze, ku me korupsion, vjedhje, force dhe cdo gje tjeter te ndyre, kontrollon gjithshka. Ne kemi nje rruge te veshtire perpara, ku duhet filluar me largimin e Djallit dhe me pas te vazhdoje me demokratizimin i vendit, per tu kthyher qytetare te respektushem, me ligje dhe shtet europian. Kjo nuk eshte utopi, por nje realitet sepse fatet tona i kemi ne ne duart tona dhe nuk i ka ai plak sharlatan feudal me banden e tij.

            1. plaku says:

              Landi-Sverige,
              Une mendoj se Sala do te jete edhe per kohe te gjate si kryeminister.
              Kjo sepse ky horr e njef mire psikologjine e pjeses me te madhe te elektoratit shqiptar dhe di si ti sherbej asaj. Ja njeri prej tyre :

              http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

              Landi, para disa javesh Sala ishte ne Lapardha dhe atje populli qe, i jep voten, pati “fatin e madh” te mesoje nje sekret personal te Sales. Konkretisht qe, Sala i pelqen shume pjeshket dhe sidomos ato te Lapardhase. Populli brohoriste ne delir dhe Sala yne qeshte si nje idiot i lumtur. Ja linku :
              http://www.youtube.com/watch?v=XkJuMJl2BdM&NR=1

              Pastaj kur mendoj se Ilir Meta merr me 8maj mbi 70mije vota eshte e qarte se ne si popull kemi probleme te medha.

            2. anonim says:

              Rexhep Qosja nuk eshte figur e shquar kosovare por mbar Shqiptare

            3. studentja says:

              Shpresoj te jemi akoma gjalle kur te vije dita e madhe! ..po ama kur i varferi nuk ka me c’te haje, do kthehet te haje te pasurin. Sala me veprimet e tij po e afron shume shpejt kete dite! Komplimenta Bledit! shkrim shume i bukur!!!

          4. Aldo says:

            Dean

            Ke te drejte qe 2000 a 5000 kosovare u mashtruan/blene dhe vendosen per ty!! Por a mjaftuan?!
            Do kish dale rezultati 120 me 2 por jo doli 120 me 120.
            Po te bejme llogarite Rama ne tirane kishte 90 mije vota kunder Olldashit dhe u rrit me 30 mije ndersa Olldashi kish rreth 70 mije.
            Basha te del me 120 pra rritje prej 50 mije! nga keto 50 mije vetem maksimumi 10% ishte efekti i kosovareve te regjisturar ke njesite 10 e 11. Po te tjeret? E ke pyetur veten po ata 70 mije qytetare te Tiranes qe VOTUAN Lulezimin, sa fajtore jane?????
            E pra Z. Dean vere gishtin ne plage! Kosovaret jane po aq bastarde sa Tiransit, Shkodranet, Leberit, Skrapallinjte e cfare te duash, por te garantoj se jane po aq njerez te ndershem.
            Ajo qe nuk ke kuptuar eshte se ne jemi njesoj si ne batak e si ne piedestal!!! Tashme ne jemi nje!

            Aldo

          5. Lorenci says:

            mr. Dean (meqe edhe ti ke vene Nickname),
            E marrim te qene se 2000 votat e kosovareve i dhane fitoren Saligradit sepse deri pa votuar ata ishin barazim me Edi-mafian, po ata te tjeret qe ja dhane voten dhe po flas per Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet për ato per kryebashkiakë prej rreth 70.000 votash, ndërsa në zgjedhjet për këshillat bashkiakë me një shumicë prej 172.000 votash. Po keta qe e kane votuar apo keta nuk kane asnje problem se ishin ata 2000 vete qe ja dhane.
            Po lerini keto idiotizma qesharake se nuk sherbejne gje tjeter por vec per urrejtje ndaj shqiptareve/kosovareve, nuk na e kane fajin kosovaret jo e kemi vete. Po pse nuk flet ti per mafjen e LSI e cila i dha me shume se 2000 vota dhe pastaj shikuan kryemafiozin e tyre neper vidio se cfare bente me voten e tyre. Apo kjo ste pelqen, duhet te gjejme dike tjeter qe tja hedhim falin.
            Jo mer jo fajin e kemi ne sja e ka askush, biles as ata qe here pas here degjoj qe komentohen ketu, jo serbe jo greke apo turqe…jo jo ne e kemi fajin sna e ka askush!!!! hajt tung se boll u morra me kotesira

          6. Tironsi says:

            Din, ke shume te drejte! dhe je i forte!

          7. Emi says:

            ke te drejte o dean..

          8. arifi says:

            Keto mbeturina te ushtrise osmane do ish mire te kthehen andej nga erdhen se po qelbin vendet me te bukura te Shqiperise.Keta shpellare po na largojne cdo dite e me shume nga Europa. Them qe meqe se nuk na duan dhe nuk i duam te rine le shpellat e tyre ne kosovistan
            .

      2. Realisti says:

        Reagim i frustruar

      3. Dean Martin says:

        dean i vogel mos u merr se nga eshte ZANA, por bej komente per ARTIKULLIN????????????????? BLENDI te LUMTE>

      4. jeto says:

        Dean,

        qenke aq budallë sa nuk arrin ta kuptosh se nuk fitoi Basha me 2 mijë votat e shqiptarëve nga Kosova. Rreziku më i madh i politikës së fëlliqur të Nanos e Berishës është pikërisht keqpërdorimi i ca të paditurve – si ti p.sh. – në ndarjen rajonale të shqiptarëve për interesa të tyre karrieriste. Nejse, s’di pse po lodhem. Kur merr vesh ti.

        Dhe sa për shqipen, unë që jam nga Kosova, qenkam mësues për ty.

      5. tg usa says:

        pavaresisht nga pseudonimi mendoj qe zana eshte shqiptar jo kosovar

    2. besa says:

      Bamiri po tremb Saliun????? Ruajna Zot!

    3. CHELSEA says:

      …PO PSE TE VJEN TURP MOJ MONDA…TI DIKURE MBURRESHE QE ISHE DASHNORJA E IS….TANI KE QENA APO NUK KE QENE E DASHURA E IS KUJT I PLASI….E MBAN MEND SI U FUTE NE FAMILJEN E NOMENKLATURES…A HARROVA TI U FTE ATY QE TA LUFTOJE NGA BRENDA KOMUNIZMIN…TI E KE CARE GJITHMONE RRUGEN ME ATE NE DORE…..

  2. luis says:

    I madh je o Blendi Mane,ti ua cjerr masken dhe te palarat e njerezve te palare dhe idiote e shpirtligj tamam ashtu siq kam deshire dhe une,prandaj nuk me mbetet tjeter vetem te te them te lumte pushka e te diturit dhe te kulturuaruit e njekohesisht te brengosurit ne kulm nga kjo shoqeri makaber dhe e paskrupullt qe duron deri ne kete menyre.

  3. topolino says:

    Ke qëlluar tamam si i rritur o Mane… Bravo!

  4. puttitdown says:

    ….mane, ke ardhe mire keto kohet e fundit!;D

  5. ndoshta?! says:

    z. mane,

    eshte kenqesi te lexosh shkrimet tuaj ajo vetem per intelektin dhe stilin e rrjedhshem,qe ato pasqyrojne por ato jane edhe nje thesar i shkelqyer i gjuhes shqipe.

  6. topi says:

    te lumte dora z bledi ,,na kenaqe

  7. Enveri says:

    Fm Mane po na shkruan rradhe po me vlere te madhe ,RAJMONDAAAH nuk e beri per te vene ne vend nderin e saj,po e beri per te marre ca para ,e di ti bledi sa e ka pazarin monda per nje te vajtur 300-400$,provoje dhe te siguroj qe do te vi ,po vetem nje gje qe nuk ja vlene ta ndyshe veten me ate pr……

  8. XHINO says:

    i shkelqyer bravo BLEDI MANE suksese te metejshme

  9. adi says:

    A e di o Mane qe ndihem me mire kur mbaroje se lexuari shkrimin tend.Fshatare jane me shume se 90% e shqiptareve po njeriu meson zhvillohet e permireson sjelljen ta marre dreqi.Ky majmun nuk ndryshon jo kryeminister te jete ai po edhe ti thuash ore surrat qen do te bejme mbret, a te dhjefsha surratin por vetem behu zotni per nje dite te vetme.Gjerat duhen then troc ky harbut muti po merr me qafe nje popull te tere.Kur do vije ajo dite qe mos ta shoh me kete hale fshati pa cte behet.
    tung te pershendes.

  10. gezim says:

    reallitet theres.bravo bledi per te gjitha shkrimet

  11. selami usa says:

    Nqs do krahasoja bimbashin turk te vrare ne mashkullore me berishen ,i bije qe mero eshte cerciz topulli dhe blendi mane eshte muco qulli..
    Ky shkrim hyn tek ato qe godasin ne shenje dmth dhjeten ne qitje mbi fytyren e peshtirosur te maloberishes.
    Kam vetem nje verejtje te vogel:nuk komenton se ku e gjen forcen dhe mbrojtjen ky perbindesh vicidols qe ka kryer te gjitha aktet makabre
    qe minimumi duan varje publike ne litar???
    Nqs se je me te vertete atdhetar trim duhet te shkruash dhe kush e mbeshtet:
    Nuk eshte sekret qe berisha me intuiten dhe instiktin e kafsheve te xhungles ka paguar shuma marramendese per lobimin e tij ne njerez bolemedhenj ne amerike te tipit podesta,tomridge,clark e shume te tjere
    qe jane cuditerisht dhe bashkbiznesmene me damir fazllicin.
    Eshte ky grup njerzish qe me “magnetizmin” e tyre kane gjunjezuar
    arvizune dhe kane friksuar edi ramen duke e katandisur te beje romane
    dhe opozite “me telekomande”
    Te merresh dhe te shajsh berishen eshte humbje kohe zoti blendi dhe nqs ke
    kellqe mos u merr me te por me ato qe e komandojne .besoj se je dakort qe
    te quash “burre shteti” nje njeri qe vret, tradheton,vjedh,shqiptaret
    eshte tallja dhe poshtrimi me i madh i bere si nga miqte dhe nga armiqte.
    Dhe ne demokracite e zhvilluara behet nje lufte “e heshtur” midis fjales
    dhe votes lire qe i thone DEMOKRACI dhe pushtetit te parase KU NORMALISHT
    FITON E PARA PRA DEMOKRACIA..kurse ne vende si shqiperia fiton kush ka parane dhe fjala demokraci eshte nje maske qe fsheh regjimin fashist
    te berishes …

  12. LORA says:

    Te verteta keto qe thua per dr. krimin, po a ben fajde?
    Jemi vone,i dashur Bledi,jemi shume te vonuar ne buze te humneres qe na ka hapur te gjitheve pjella bastarde e Vicidolit.Nuk ja vlen me te humbim kohe me te;apo nuk mjaftojne 2000 te vraret e 1997-es,te perveluarit e Gerdecit deshmoret e 21 janarit,financat publike te zhvatura e shqyera faqe gjithe dynjase,pushtimi gangster i Bashkise se Tiranes ,etj,etj? Per mua ne Shqiperi po bie kambana,,,,,SOS.
    Zgjidhja e vetme eshte dalja ne rruge e perzenia nje ore e me pare e kesaj qeverisje krethemelese.Kush ta beje?A na fal fati i zi qe na ka trokitur,te presim Opoziten-shushke qe nuk mbron dot as votat e saj?Apo do ti japim shansin e sehirxhiut te 1996-1997 qe ferkonte duart nga themelisja e shqiptareve prej rrenimit te piramidave financiare?
    Faturen e cdo zullumi e paguajme ne e jo mender-politika,qe nuk po ngopet se shkerdhyeri (me ndjeni po nuk gjej dot fjale me te pershtatshme) kombin tone tash 20 vjet.Vellezer e motra qe e kuptoni cfare hataje na pret,jemi shume e duhet te bejme detyren e dy duarve per nje koke.Faktorin nderkombetar e kemi me vete;dr.krimit i kane mbyllur te gjithe deren(po improvizon vizita te blera me parate tona) duke na ofruar ne mbeshtetje per ta sikterisur.Kush nuk e kupton eshte fatkeqi i vetvetes.

  13. fillova te qesh ne fillim me batutat, pastaj me tmerroi pyetja ; “Po ne ku ta gjejme nje kryeminister si ….[ ai greku përballë u arsimua në Toronto, Boston, Stokholm e Londër e mësoi çfarë janë klasikët, filozofia, toleranca, ekonomia, dashuria…] ????”

  14. Coni/Sarande says:

    C’jane keta kafshe si ky Dean,qe kerkojne ta ndajne kombin,dhe nuk ja falka atyre 2000 kosovareve( se duhet ti binte qe andej se nuk gjendeshin dot 2000 veta ne Shkoder apo ne rrethe te tjera).Por atyre tiranasve,qe mund te ishin 200 000 apo 300 000 kushe e di cfare do tu beje po ti kishe ne dore.Turp per kafshe te tilla si Dean.Me kupto,une nuk do te votoja per Lul Bashen,por nuk i urrej ata qe votuan per te.Dean te vij turp qe urren keshtu kombin tend,por besoj do jesh ndonje adoleshent qe do te terheqesh vemendje.

  15. Xha Jaho says:

    Hallall plako!

    1. Halili says:

      Ti o Bledi me kete artikull ke bere shume njerez keq sot. Hahahaha

      Ku te vine keto mendime o BLED?!?!?!?!

      Hallall te qofte qumeshti i nenes.

      Ma mbushe zemren

  16. fush-miloti says:

    BLEDI:BEKUAR QOFTE DJEPI QE TE KA PERKUNDUR.

  17. rezi says:

    Të vlerësoj për guximin, kjo qeverisje i do tja thuash tullë, mgjt hiqet që s’dëgjon. Njeriu ka dëshirë të komentojë sa herë që të lexon ty, secili nga ne gjen motiv të plotësojë atë që ke shkruar ti. Faleminderit Bledi.

  18. Arb says:

    Po ti more zoterush “mane” ke lindur ne paris apo ne londer
    qe poshteron jeten e fshatareve te varfer, dhe kur e di fare
    qe ne shqipri ato perbejn gati 70% te popullsis. Si mund te
    arrish te perbuzesh mundin e nje njeriu qe nga 0 arriti rezultate
    te shkelqyera ne degen qe zgjodhi. Ska rendsi ne esht Saliu
    apo ndonje tjeter. Esht mjerane menyra sesi ti perbuz
    mundin dhe djersen e njerzve qe nuk vin nga qytetet por
    qe kan arritur aq shum saqe ti as ne enderr nuk i arrin dot.

    1. vertet mendon se nje fshatar mund te behet per nje brez aristokrat, dhe te drejtoj nje komb te tere ??? a te bindin faktet e sotme ???

  19. din says:

    Si nuk ngeli djal pe k….pa . Share salen.

  20. skener palla says:

    te te kisha afer Bledi ..me kenaqsi do te jepja nje darke..as vete sdo ta kisha qinis malokun keshtu … me vjen per te vjelle kur i permend emrin kafshes prehistorike ..po nuk ja zhyte malokut nuk te thote babe ..i ka ngel qe nga koha kur merrte me llape dyshemen e Enver Hoxhes… oxhaku nuk behet buxhak dhe buxhaku nuk behet oxhak,,cfare do qe te beje kokrra malokut ngelet prap kokrra malokut ,inferior dhe i trashe,i felliqur dhe frikacak,kriminel dhe shpirt kazem..po fundin ama e di mire cili do jete..per ate dhe dy buburrecat e tij

  21. Ladi shoferi says:

    dimri i fundit per partizanen e nene Mares ..do haje ne dysh si dikur ja zhyste Ladi ne cerrik

  22. Rajmond Ohoja says:

    O Mane o Shekspir i satires, me kenaqe me mencurine dhe bukurine e te shkruarit,hallall plako.

  23. qorri says:

    Mos u bej skeptik o Bled,sepse ne si gjithmone te fundit ,pasi kemi pume me njeri tjetrin.Besoj se e shikon se cbejne ne forum .Hedh dikush nje provokator gur ne lume dhe merren me te.Ne nje kohe qe te gjthe duhet te ngrihemi dhe te organizohemi qe shqiperia te clirohet perfundimisht nga kriminelet.Kaluan 20 vjet,edhe sa do te presim me??????BRAVO BLEDI KOMLIMENTE PA FUND .HISTORIA DO TE JU JETE MIRENJOHES TY DHE MEROS

  24. Partia e Pirateve says:

    Une nuk mund te shpjegoje admirimin qe kame per kete njeri.
    A living legend je mr Bledd.
    Nje cowboy fom Texas, kur gjuante shaluar ne kale lope te egra, 200 vjet te shkuara, ishte me i gezuar se… Startoj une ne librin tim me titull: “Kush e ka cakmakun”.
    Nuk eshte veshtire te shkruash shume e per lume, veshtire eshte te lexosh si European.
    Panairi i librit tregon, se kishte shume shkrimtar, ndersa lexonjes kishte 30% me pake, se vitin e kaluar.

  25. Bledi je i madh dhe shum i sakte sidomos me ate monstren e vicidolit,por me ate patrioten time je treguar i meshirshem un ate ne qoftese do te me lejohej te flisja me gjuhen e sali pleres do ta quaja pa frik LAVIRE E BULEVARDEVE se e meriton,jo vetem per faktin se ishte dashnorja e ismailit por nje lavire si ajo qe ka ngren me te dyja duart dhe kembet ne kohen e komunizmit sot zgerdhihet bashke me ate putanen tjeter jozefinen kur kryetari i saj shan nenat edhe motrat e opozites me ate gojen e piset( ne te gjith kuptimin e fjales)ajo (lavirja)nuk duhet te dali ne faqen e dheut sepse me ate qe ka ber na vjen turp te themi qe jemi nga cerriku.FLM Bledi je shum i madh te uroj gjith te mirat.

  26. kosova says:

    Bravo Mane, u paske servirur shujten tende javore hijenave. U kenaqe zemrat o Mane, te pacim!

  27. Mili says:

    I thua po kujt i thua gomeret skane mend

  28. misionari says:

    E kam njohur Monden qysh adoleshente: nje vajze shume serioze;
    I kam ndjekur filmat e saj: nje aktore shume fine;
    I kam degjuar disa diskutime te saj ne parlament: shume grua e eger;
    E degjova emrin e saj nga goja e nje haleje si Kastriot Myftaraj;
    Monda, mos iu ndaj derisa ai kokelopa të PAGUAJETE GJITHA SHPIFJET!

  29. grupi says:

    E merrni me mend se sa mut jemi. Te kenaqemi po te jete si Berlusconi apo Papandreu!!!!

  30. Flori says:

    Te lumte pena!! Sidomos pjesa e pare (per sali lafarakun), eshte shume e arrire. Komplimente!

  31. tani says:

    Kombin e ka percar Sali Shpellari dhe jo Dean, qe i irrituar (per mua me te drejt) u eshte perveshur 2000 kosovarve hajdut.
    Po te shohesh ne diskutime shume kosovar nuk e kane iden e realitetit shqiptar(Shqiperise),ashtu si edhe Ne nuk dime me shume se ata per Kosoven.
    Athere c’ mutin duan kosovaret qe perkrahin nje kryekriminel dhe Kusar te kombit shqiptar!!!????

  32. qebapi says:

    Monda moj, Monda moj!
    hape deren se jam une,
    dua krevatin te provoje,
    se me shkoje jeta perlume.

    kjo mund te jete nje nga poezite qe Ismaili mund ti kete dhuruar Mondes per nje “flirt” mental. Ismaili yne. qe ka bere orgasem mentale. Malua yne, ziliqari i perhershem ka shkruar me qellim ngjarje kopromentuese ne librat e tij. donte i ziu Malo te behej interesant, te shtonte kureshtje…zilira te hapte llafe qe te perflitej nga plakat e palortose neper sokake, ndoshta edhe nga Driteroi vete…ose ndoshta te shkallonte Elenen e qe ne baze te shkallimit te saj te bente nje liber me vone…
    Po ti Monda mos u merzit se une nuk e besoj te kesh qene dashnore e tij. nuk e besoj sepse Ismaili yne nuk ishte Maksim Gorki apo Vladimir Majakovski qe te kishte nje дача- Datca-(shtepi per pushime) e nga ti mund te futeshe naten atje. Por i varfri yne Malo ne palltin ku banonte me nje banese 75m2 qe kishte ti nuk veje dot te te ledhatonte… ose i binte qe Malo ta kete pasur shume te gjate ate te uruar dhe e ka hedhur si litar nga shtepia e tij te ballkoni i shtepise tende dhe ti e ke marre ne dore per ta sistemuar te vendi…

  33. kurbetciu says:

    Me pelqejne shume shkrimet e tua,dhe i lexoje vazhdimisht.
    Bravo, dhe keshtu vazhdo.

  34. vlora 1 says:

    Rajmondaaaaaaaaaaaaah hahaha je i madh Mane.Si ore si e akuzojne per kurvllek dhe opozita heshti??haha s`ka fjali me te bukur per t`i thene tjetres karakurve dhe mos te perballesh me gjyqin.

  35. koli says:

    bledi te lumte dora, je pene e arte.
    na trazove pak me essene per raimonden, mund te me prishet mendja e te bej nje jerk off me fotografine e rajmondes.
    Sahli plehu eshte kulcedra qe i ka zene frymen demokracise ne shqiperi. Forca e tij buron ke percarja e shqiptareve. Nese behemi nje, bushtra e vicidolit do perfundoje shume shpejt si ben ali apo kadafi. Deri atehere, the show must go on, shqiperi nene = perdhunim psiqik e fizik, maskarallik, hajduteri, felliqesire, palacove tragji-komik, spiunlliku serbve, malokeri, bushtra vicidoli.

  36. kevi says:

    2000 kosovaret i duheshin mbasi nuk kishte ku ti shtonte me listat harram e pacin pritjen qe i kemi bere ,hapem dyert e shtepive ,hapem zemren per njerzit tane e ata bejne mbrapa skena ne kurrizin tone ne kurrizin e lirise qe ata e kishin kaq te shtrejete turp.poe kjo bote eshte portokalli nuk bene gje rjeter vetem e kthyen dashurin ne urrejtje.

  37. vlera says:

    je nje steridiot ti bllendi mane me shkrimet tua qe ua kalojne atyre me te neveritshmeve te mero bazes.shporruni dhe mos shkruani me se jeni shume disgusting.

    1. koli says:

      ha ha, kush jeni ju, mos je rajmonda… mos je argita apo mos je shkelzeni veshur me te brendeshmet e argites, pushup bra dhe paruke ne koke….
      Malokeri faqezinj, shtypes, maskarenj, hajduter.

    2. agbi says:

      vlera, shikoj qe i paske lexu edhe Manen edhe Bazen.Pastaj po nuk pertove hithi nje sy komenteve , me duket se 95 %jane pro Manes , keshtu qe i bie qe me mirsjellje te shporreni ju.

  38. Antitalebani says:

    O zot, na kishte marre malli per nje artikull te tille. Te pergezoj per guximin qe ke marre per te botuar kete artikull, por njekohesisht shqetesohem, pasi me vjen ndermend artikulli i Edi rames ne 1996 “Doktori Paciant”, qe mbasi e publikoi dhe sngeli njeri pa e lexuar, i futen nje dru mbrapa koke qe e la ne koma dy dite te shkretin.

    I dashur Bledi je nje pene e forte e kritikes politike.

    Me respekt ANTI TALEBANI

  39. Solomoni says:

    Te lumte pena o bledi, se e ke me te forte se pushka.

  40. sarandioti says:

    Gjyshi i Papandreout, Jorgo, ishte Kryemimister i Greqise….Gjyshi Saliut, analfabet…..

    Babai i Papandxreout Andrea, kryeministri me i forte i Greqise, studioj Hawardin……baba i Saliut..coban me dhi ne maje te dragobise…

    Saliu diplomuar ne UT per mjekesi, Jorgo Papandreow George Town University,,,

    Pra Mane shtoj dhe ca…..po keshtu edhe per te tjeret, perfshi Topin me agronomi dhe filozofet komuniste shqiptare.

  41. Turi Kryeziu says:

    Bledi Mane,gjithcka qe ke shkruar eshte e verteta,edhe pse eshte nje e vertete e hidhur.Ky eshte realiteti i perfaqsimit nga kjo klase politike ordinere qe perfaqson cdo shtrese te SHQIPTAREVE edhe pse ne ne shumice nuk jemi te tille,pra si ata.Nje mesim per te nderuaren Znj Rajmonda Bulku,eshte koha per te reflektuar ne gjithcka dhe per cdo te vdekuar dhe te gjalle qe ajo ka nxjerre nga goja e saje me fjalet e saliut.Besoj se e ka kuptuar kush eshte ndrryshimi midis ekipit ku ajo ben pjese,dhe ekipit tjeter.Ka kuptuar dicka me minimale,pas gjithe atyre shkrimeve nga HELENA KADARE,nga ekipi tjeter askush nuk e ka sulmuar,pra nuk ia kane shtuar dhimbjen.Njerezore.

  42. Qytetari says:

    Te lumte dora dhe pena Mane! Rajmonda si komuniste duhet te ngrihet e te beje autokritike dhe te reflektoje.Ajo ka qene shume e guximshme qe ne vitet e rinise kur shtriu pertoke spiunin e rezikshem XHafer XHaferi.AHH RAJMONDAAAHHH..!

  43. edlira says:

    me falni per mungesen e informacionit, por cfare ka bere Rajmonda kete radhe?

    1. Bardhi says:

      Ca komentuese te mesiperme u moren si shume me nje komentues-e nga prishtina,u fyejt u perbuz dhe gagi u quajt antishqiptare se jo shqiptare po se po.O Zot sa thell eshte fut ner shqiperi anti shqiptarizma,sa thell ka depertue me viti propaganda dhe leku serb e grek,kjo tani eshte nje murtaj e zez.O te mjere,po i harroni luftate e kosoves kunder turkut dhe serbit ne dy shekujt e fundit.ishte kohe bile edhe tani eshte aktuale,kur nje pjese e shqiperise,hudhej sa ne preher te grekut e sa ne preher te Isalise e tani lakmon preherin serb.Dyshoj se do ta botoni kete koment ,meqense edhe redaksija e kesaj gazete ka te njejtat pikpamje si dhe komentuesit te cilet i apostrofova.Shpeto o Zot shqiperine nga Shqiptaret(qe lypin preher ky te ulen)

    2. TR says:

      HIC – ASGJE – KA PERDORUR ME EFIKASITET PRONEN E VET PERSONALE

  44. lori kafe says:

    Je i madherishem z.Mane.Je koncentrate e te tera mendimeve emancipuese te ketij vendi.Te admiroj se shkerdhates i thua shkerdhate,prostitutes kurve,dhe te pa qyteteruarit i thua Sali!Dhe se fundi “Bje here nje femije i kerkuan te bente nje fjali dhe ai e ndertoi ate duke thene :Zysh Maria eshte kurve!Inspektori nuk e kritikoi per fjalin por e pyeti femijen se ku e ka shtepine z.Maria.Me lejo te te pyes se ku e ka shtepine Monda?

  45. goc tirane says:

    te lumte penda more bledi je i papare je yll qe po i diskretiton keta hajdute ordinere qe su ngopen me krime e hajduteri qe e kane kthyer kete vend ne nje germalle ,qe njerezit po vdesin per buke dhe fjala e tyre po mbytet,se n q f te se guxon te pret plumbi me silencjatorkeshtu e ka katandisur s.b i ke shkruajtur ato qe meriton ,ti dhe mero baze jeni editorialistat me te mire qe ka shqiperia.te pergezoj nga zemra.

  46. mariana says:

    Te lumte pena more zoteri!Besoj se edhe juve vete duhet te jeni nga dere e fisme, perderisa kini bere nje analize te tille, duke u mbeshtetur tek origjina e pushtetareve. Per fatin tone te lig apo te keq ne Shqiptaret po qeverisemi prej pushtetareve jo vetem nga Vicidoli , por edhe prej atyre me origjine prej Zululandi. Por une do ta quaja misionin tuaj te kryer nese ju ne bashkepunim me Z. Mero Baze kete shkrim te mrekullueshem, kaq te fisem, sipas modelit te te madhit Konica te mund ta dixhitalizonit dhe ne forme te tille ta vendosni ne te gjitha pallatet e Kamzes dhe Bathores, sepse aty i ka rrenjet shtatepellembe mjekra e tre pellembe trupi, Saliu yne! Nese nuk do te ndergjegjesohet Bathorja, Shqiperia kurre nuk do te kete prosperitet. Po te ishin gjalle Rilindasit tane aty do te fillonin te investonin per emancipimin e tyre vetem duke i shkolluar, ne menyre qe t’i ndergjegjesoje se cfare fatkeqesie ata po ndertojne per femijet e tyre. Vetem duke e shkolluar kete turme hallexhinjsh, mjekra e Saliut do te shkulet nga rrenjet.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Jam dakort. Eshte nje pune shume e veshtire por jo e pamundur.

  47. Lorenci says:

    Nje bravo te madhe Bledi Mane…..
    Te them te drejten te kam kundershtuar disa here ne artikujt tuaj nisur kjo shpesh here nga vulgariteti apo nga inatet e perdorura ne to, por kesaj here duhet te jeme realist me ke pelqyer shume. Ke arritur te kapesh ate qe eshte thelbi i problemit, ta shtjellosh dhe ta argumentosh ne menyren tende, ke perdorur vulgaritet por ai eshte i koncetruar pikerisht ne ate pike qe duhet domosdoshmerisht per tu perdorur dhe per te shprehur ne menyren me te mire dhe me te bukur te realitit. Te vleresoj me te vertete. Shume bukur, megjithese flate e mia edhe nuk mund te kene shume vlere, sa mund te kene komentet e te gjithe ketyre lexuesve, qe edhe pse mund te te kundershtojne, tregojne se ja ke arritur qellimit, ata e kane lexuar ate me kuriozitet. Edhe nje here BRAVO BLEDI MANE.

  48. plaku says:

    beso,
    Faleminderit per shkrimin. Me pelqyen sidomos shprehjet :
    “…… ne koken e Arvizus;mekembesit te mbretit ne vendin e shqiponjave.Pushteti eshte si droga-thote nje filozof aktual-sa me shume e perdor,aq me shume doza kerkon.”
    Kalofsh mire mik.Pershendetje

    1. beso says:

      Pershendetje plaku,mendoj se ike marre drute e dimrit.Une kam filluar ta ndez zjarrin rregullisht.Me sa kuptoj ne,une ti Bledi dhe shume te tjere jemi opozitare te rregjimit te saliut(thame qe diktatura ka te tjere komponente ligjore)porkemi rruge te ndryshme e te berit jokonformizem.Gjithe te mirat nga mua!

  49. Antitalebani says:

    Une propozoj qe gazeta ti vendosi truproje dhe makine te blinduar Z. Mane. Pasi pena e tij eshte me e forte se nje ushtri e tere politike opozitare.

    Z. Mane s’gjej fjale per te shprehur mendimin per artikullin ne fjale. Tani po kuptoj qe paskam humbur shume duke mos lexuar artikujt TUAJ te meparshem.

    Nuk mund te krahasohesh me kritiken e te MADHIT Z. Rexhep Qosja por eshte nje artikull shume i forte dhe qe brenda saj ka mendimin e pjeses me te konsiderueshme te popullit shqiptar. Dhe me shume kenaqesi ashtu sic shprehem per Z. Rexhep Qosja “Mos tu ndalte as edhe nje moment pena” ashtu e them me deshiren me te madhe dhe per JU “Mos tu ndalte as edhe nje moment pena, Z. MANE”

    Dhe keshtu tu biesh te tereve qe kombin dhe shtetin e perdorin per interesat e tyre dhe jo te popullit.

    Me respekt per JU

  50. sali shporru says:

    Monda dhe gjimnazin mezi e mbaroi edhe nga komunizmi fitoi me shume se te gjithe,tani po rrjep edhe demokracine.Cfare pret me nje injorante deputete

  51. Bledi/Gjirokaster says:

    Une perrallat me 2000 shqiptare nga kosova nuk i besoj(se nuk eshte kaq e lehte:ata duhet te pajisen me letra ,te rrine dite ne shqiperi,por te mos shihen dhe nga kamerat kur vijne ,et)Por per 300 000 tiranasit qe votuan pro Bashes nuk ndihet njeri,e ee?Nje njeri qe ka dy pare mend duhet ta kuptoje qe fushata qe beri Rama ishte shume e dobet,pa nerv,me perseritje te te njejtave gjera,nuk shfrytezoi dobesite politike te kundershatrit etj.Ndersa Basha beri nje fushate model ,ku solli risi ne fushate duke ulur tonin,dhe duke e vene Ramen ne gjume.Une nuk jam pro Bashes dhe pro Berishes,bile nuk e duroj dot Berishen por percarja ne maloke,kosovare,myzeqare tregon nivelin e ulet intelektual.Ne fund te fundit,te gjithe komponentet e krahinave tone perbejne ate qe quhet shqiptar.Edhe Napoleoni nuk eshte nga Parisi,as Obama nga Washingtoni…keshtu qe mos u merrni me keto idiotesira por shikoni thelbin…

    1. Antitalebani says:

      Sakte e the.

      Rama donte fitore morale dhe tja linte. Ishte pergatitur qe perpara zgjedhjeve per ate gje. Fushate skandaloze, pa program, pa pjesemarrje, pa grinte, riperseritje. Kane rene dakort qe ne fillim qe ta merte edhe pse Basha beri nje fushate per tu lavderuar edhe pse solli nje lukuni njerezish nga te gjitha anet e shqiperise, dhe pse hodhi leke me teper se ne cdo fushate tjeter me pare, edhe pse dhunoi mendjen dhe familjen e nenpunesave te administrates shteterore edhe pse morri votat e hajvaneve komuniste, nuk arriti dot te fitonte ndaj fushates se mefshte te Rames, pa leke, pa organizim, fushate te lodhur me kandidim te katert dhe ai prape nuk fitoi. I duhej lehja e Berishes dhe trembja e komisionit zgjedhor dhe leket per kolegjin qe te fitonte.

      Ajo qe me shqeteson eshte, nese Rama ka bere pazar apo gjeti menyren me te mire per te lene nje karrige te lodhur dhe te kete kohe per te marre forcat per karrigen e kryeministrit.

      Te dyja jane veprime negative dhe qe te bejne te mendosh se edhe RAMA sdo beje me teper se Berisha.

  52. Afërdita Kola says:

    Rajmonda ta nxorri bojën Eleni Kadare pranoje që je e dashura e Kadares se burrri juaj nuk do ta dij fare.

  53. ivani i madh says:

    TE UROJ PER SHKRIMIN BLEDI por kur fillojne stuhite e fertunat ne Europe e bote ne shqiptaret zeme nje reze e ngrohemi ne dielle E PRESIM DERISA TE SHKOJE E TE PLATITET E PASAJ SI KERMILLAT DALIM NE KULLOTE ME OPOZITEN NE KRYE po ne ate kohe sdo tia dije as

  54. ivani i madh says:

    TE UROJ PER SHKRIMIN BLEDI por kur fillojne stuhite e fertunat ne Europe e bote ne shqiptaret zeme nje reze e ngrohemi ne dielle E PRESIM DERISA TE SHKOJE E TE PLATITET E PASAJ SI KERMILLAT DALIM NE KULLOTE ME OPOZITEN NE KRYE po ne ate kohe sdo tia dije as Europa ,Shba, e bota mbare per ne.Prandaj keta tanet nuk bejne si fqinjet tane te civilizuar se po erdhe nga pylli si kafshe do veprosh po ndejte me femije kopshti si femije do mendosh e shume te tjera.

  55. Anonim 2 says:

    ARTIKULLI QENKA KRYEVEPER K R Y E V E P E R! BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

  56. Iliri says:

    I poshter qenke, o Blendi Mane!

    Si gati te gjithe shqiptaret e Shqiperise se cunguar e levdon te huajin, ne kete rast popullin me te poshter ne Europe dhe perbuz shqiptarin.

    1. pse? says:

      hahaha,o ilir si kreshnik spahiu i alehances po flet. o 1912,ca lidhje ka ulja dhe ngritja e atij monstres. fuck nacionalizmin tuaj, ju thoni vuaj e degjenerou si komb vetem mos shani salen se shan shqipetarine,,,,,,,,,,,,,,o oooooo injorancaaaaaaaa

  57. tom sojer says:

    Shkrim i madh…

  58. PRASI says:

    monda ka qejf PRASIN PRASI

  59. qytetari says:

    nuk rrezohet maloku me komentues e opinioniste,kur mos te kete cfare te vjedhi hiken vete, nuk eshte e thene te shkruani komente cdo dite,atdheu ka nevoje per balliste e parizane he burraaaaaa…….te luftojme njeri tjetrin,se keshtu clirohemi nga vetevetja

  60. Tani says:

    Bravo Blendi. E ke nxjerre si rrallehere lakuriq leshatorin, kete kryeplak dhish ?

  61. gruaja says:

    Je shum i madh Z,Mane,do ti kishte shkuar me pershtat Rajmondes te rrinte ne zanatin e vet,do te ishte e nderuar dhe e respektuar,po nuk e ka ditur qe Sala i perdor kur i duhen,sidomos neper FUSHATA.

  62. Naim Murseli says:

    Shqiperia pa Sali Berishen eshte si nje femi pa edukat.

    Rroft Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje