-Zgjidhet shqiptarçe konflikti mes Pollos e Olldashit për një tender të përbashkët. Firma e Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes, fiton të dy tenderat, që kanë qëllim të njëjtë
Para disa ditësh, Ministria e Ekonomisë vendosi që të zgjidhë një konflikt të lindur mes Ministrisë së Transportit të Sokol Olldashit dhe Ministrisë së Inovacionit të Genc Pollos, duke rrëzuar Pollon e duke i dhënë të drejtë Olldashit. Bëhej fjalë për një tender për menaxhimin e rrjetit të internetit me bazë të gjerë, me një vlerë disa miliona euro. Tenderi ishte zhvilluar nga Ministria e Olldashit dhe u fitua nga një firmë e Bashkim Ulajt, biznesmenit të afërt të familjes Berisha. Firma e Ulajt, Albanian Telecommunications Unit, tani operon e vetme në një situatë monopol për 40 vite. Por edhe Genc Pollo, që ka ministrinë e Inovacionit, synonte të bënte të njëjtin tender. Këtu lindi konflikti. Pollo shtyu tenderin derisa Ministria e Ekonomisë e rrëzoi poshtë atë, duke i dhënë të drejtë Olldashit.
Por tenderi ishte njoftuar për tu zhvilluar ditën e sotme. Çfarë ndodhi? Siç njofton Top Channel, tenderi është zhvilluar në një terr të plotë informativ. Edhe pse është Ministria që duhet të promovojë Shqipërinë Dixhitale dhe transparencën, ajo e ka zhvilluar tenderin në errësirë të plotë. Vetëm një firmë ka garuar dhe ajo është Gener 2, që për çudi është po firmë e Bashkim Ulajt. Në këtë mënyrë kjo situatë krize është zgjidhur duke bërë që një firmë e vetme të marrë dy licencat. Në këtë mënyrë ky është një tender i parapërgatitur me interesa të qarta klienteliste për të favorizuar një biznesmen të familjes Berisha.
Mos u ngopsh o sali berisha.helm tu befte gjaku i popullit
ajt se per p… te nones e kane !!!!!!!!!!!!!!!!!
a mundet ndonjeri po pati mundesi te ma perkthej ne ndonje gjuhe te huaj kete fjalen shqipe- Inovacion .flm
Mos u ngopsh o Sokol olldashi me gjith shoferin Z.Qamil Gjuta që nuk po lini poshtërsi pa bërë.Helm ju befte gjaku i popullit që e keni katandisur të kemi problem bukën.