“Nëse shqiptarët tregojnë vullnet për të kërkuar ndryshim, mund të jetë hapi më i madh drejt anëtarësimit”

16 Nëntor 2011, 12:09Politika TEMA

Nga Karsten Ankjaer Jensen

Ambasadori i Danimarkës

 

Sot do të flas për një nga çështjet e mia të preferuara: trafikun.

Për shumicën e të huajve, trafiku shqiptar është shikimi i parë që hedhin ata në problemet e integrimit evropian të shqiptarëve.

Dhe nuk të duhet shumë kohë duke ngarë makinën ose duke shëtitur këtu përpara se ti si vizitor të arrish në përfundimin se integrimi në BE kërkon një ndryshim rrënjësor të zakoneve dhe sjelljeve. Të paktën mes disa shqiptarëve.

Natyrisht që trafiku është një ilustrim i thjeshtë se si funksionon shoqëria. Megjithatë, ai të tregon shumë mbi mënyrën se si ndërveprojnë dhe bashkëpunojnë njerëzit. Në terma të dukshëm dhe konkret, ai demonstron aftësinë e një shoqërie për të funksionuar si shoqëri.

Të ngarët e makinës nuk është një aktivitet individual. Është një ndërveprim i komplikuar me të tjerë shoferë, këmbësorë, çiklistë, kushtet e rrugës, vijëzimet dhe sinjalet e trafikut. Është qenësisht një aktivitet social. Kërkon që secili të bindet ndaj rregullave dhe që shoferët secili të kuptojë dhe të punojë për qëllimin e përbashkët- që trafiku të lëvizë dhe që të arrihet e mira e përbashkët- që në të vërtetë trafiku të rrjedhë.

Mendoj se për shumë vizitorë të huaj, gjendja e trafikut në Shqipëri shërben si një tregues ‘i shpejtë dhe i pistë’ për gatishmërinë e vendit tuaj për të qenë pjesë e komunitetit të Bashkimit Europian.

Ajo që përjetojnë ata nuk është inkurajuese.

Një sjellje që dikush e has shpesh është kjo: nevojat e mia janë të parat dhe nuk më bëhet vonë për pasojat mbi të tjerët.

Dikush ndjen nevojën për një kafe dhe mesa duket e gjen të përshtatshme të parkojë makinën e tij ose të saj dyshe ose treshe duke shkatërruar rrjedhën e trafikut, duke shkaktuar frustrim dhe duke shpenzuar kohë për ndoshta mijëra të tjerë që përpiqen të shkojnë nga një vend në tjetrin. Kjo është një kafe e shtrenjtë për shoqërinë në fakt.

Jam i sigurt që ju takoni çdo ditë personin që nuk dëshiron të qëndrojë në radhë për të pritur që e kuqja të bëhet jeshile. Ai futet në korsinë e ndaluar, parakalon makinat e tjera që po presin, futet keq, ndërpret trafikun dhe rrezikon jetën e të tjerëve.

Tani, sigurisht që shoferë të tillë gjenden në gjitha vendet. Sigurisht që do gjeni nga këta të papërgjegjshëm siç ju përshkrova më sipër. Por ndryshimi është se në ndryshim nga shumica e vendeve me të cilat synon të bashkohet Shqipëria, shumë pak e shfaqin këtë sjellje, për shkak se e dinë se është e gabuar dhe do dënohen.

Shoferë të tillë të çmendur do ndaloheshin, do u viheshin prangat dhe do përfundonin në burg, do u hiqej patenta, e ndoshta makina do u sekuestrohej, në varësi të rrethanave. Dhe personi që bllokon trafikun me parkimin e papërshtatshëm do paguante një gjobë të majme dhe ndoshta do i hiqej makina e do i vendosej në një pikë policore jashtë qytetit.

Kjo ndodh shumë rrallë në Shqipëri, pavarësisht prezencës së dendur të policisë. Ndoshta është akoma më dekurajuese që ju shihni çdo ditë që ata që duhet të jenë gardianët supremë të ligjit: policia, politikanët dhe zyrtarët e ministrat e qeverisë shfaqin të tillë sjellje si një gjë rutinë.

“Pse duhet të bindemi ndaj ligjit kur liderët tanë dukshëm nuk e bëjnë këtë,” është një pyetje që e dëgjova së fundmi nga një kamerier dhe të jem i sinqertë, kjo është një pyetje e mirë.

Lidershipi nuk është për tu treguar njerëzve çfarë duhet të bëjnë. Duhet t’u tregojë çfarë të bëjnë. Të bëhen një shembull për tu pasuar nga të tjerët.

Për fat të keq, shpesh shembujt që jepen nga qeveria, politikanët, të fuqishmit, gardianët e ligjit dhe rendit, etj, janë të tilla që nuk e çojnë këtë vend drejt BE.

Nuk mund të fajësosh shqiptarët e thjeshtë se kanë marrë mesazhin e gabuar- ose se kanë ndjekur shembujt e këqij. Ajo që ne si ndërkombëtarë mund të themi dhe duhet ta themi, mendoj, është se të ndjekësh shembuj të tillë nuk e çon Shqipërinë askund. Kjo vetëm sa e izolon vendin në të shkuarën. Një e shkuar, të cilës Shqipëria duhej t’i kishte treguar derën që përpara 20 vitesh.

Kështu pra, një nga çështjet kryesore që duhet të luftohet nga Shqipëria për të rihyrë sërish në rrugën drejt BE është ajo që mund ta quajmë ‘problemi i sjelljes’.

Sigurisht nuk jam duke fajësuar të gjithë shqiptarët dhe popullin shqiptar si të tillë. Në eksperiencën time, shumica e shqiptarëve janë jashtëzakonisht të sjellshëm. Disa madje edhe kur janë pas timonit. Por mes jush ka mjaftueshëm elementë të papërgjegjshëm në të gjitha fushat e jetës që vërtet shkatërrojnë gjithçka për të gjithë të tjerët.

Për sa kohë ju pranoni që kjo minorancë të shkatërrojë atë për ju dhe pjesën tjetër të shoqërisë, ju jeni duke pranuar se perspektiva evropiane do vazhdojnë e do jetë një ëndërr e largët.

Sigurisht, një përgjegjësi speciale për ndryshimin e sjelljes qëndron tek elitat e fuqishme, për shkak se ato janë si një fanar ndriçues për shumëkënd. Për mirë e për keq, ata tregojnë drejtimin.

Megjithatë, kjo nuk duhet marrë si një kërkesë për ndjesë. Është një zgjedhje individuale për secilin dhe për çdo shqiptar se çfarë do pranojnë e ku do i çojë kjo. Dhe të jem i sinqertë: në këtë ditë dhe në epokën e internetit, është e pamundur të pretendosh injorancën.

Sjellja ‘unë i pari’ ka një kushëri: ‘vetëm unë’. Ndërsa sjellja ‘unë i pari’ mund të jetë një forcë shtytëse në shoqëri dhe një vlerë, ‘vetëm unë’ duket jashtëzakonisht destruktive.

Jam duke u përpjekur të gjej një metaforë me trafikun për këtë fenomen. Mendoj se të shkatërrosh ose të rirregullosh të gjithë rrugët dhe urat e ndërtuara nga lidershipi i mëparshëm, vetëm pse e kanë bërë këtë, do mjaftonte si një metaforë e çuditshme e kësaj forme ekstreme e sindromës “nuk është shpikur këtu”, që mbizotëron në politikën shqiptare.

Në këndvështrimin tim, mbi të gjitha sëmundjet e politikës shqiptare, kjo është ajo që po shkakton më shumë dëme në perspektivën e anëtarësimit në BE.

Për historinë e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve duket se ripërsëritet historia e ndërtimit të kështjellës së Rozafës në Shkodër. Muret ndërtoheshin ditën për tu rrëzuar natën. Por ndryshe nga sa ndodhi në historinë e Rozafës, askush nuk duket i gatshëm për të bërë një sakrificë që muret të qëndrojnë.

Natyrisht që konkluzioni i pashmangshëm është që Europa do vendosë- në fakt ka vendosur se Shqipëria nuk është gati. Nuk është gati as për tu bërë kandidate për anëtarësim.

Lajmi i mirë është se sjelljet dhe zakonet mund të ndryshohen. Në parim: nga një moment në tjetrin. Është një çështje vullneti. Ndryshimi do vijë.

Nëse shqiptarët tregojnë vullnet dhe kurajo për të kërkuar ndryshim, mund të jetë hapi më i madh drejt anëtarësimit. Siç kam thënë në shumë raste, i mbetem fort besimit se zelli dhe prirja e shqiptarëve menjëherë do kujdeset për pjesën e mbetur.

Ndoshta politikanët kanë nisur të kuptojnë se çfarë është në lojë. Kam dëgjuar se vitet e fundit me ngërç politik do jenë thjesht histori. Nëse është e vërtetë, ky është një lajm i mirë. Mund të jetë një hap i parë i vogël, por sigurisht që udhëtimi nis me një hap të parë. Le të shpresojmë se politikanët do vazhdojnë të ecin. Së shpejti më pas të nisin vrapin.

Treni për Europë po niset. Shqiptarët duhet të jenë në të.

 

*Fjalimi i mbajtur në forumin e politikave “12 detyrat e Shqipërisë: Ku jemi sot ?”, organizuar Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES)

 

12 komente në ““Nëse shqiptarët tregojnë vullnet për të kërkuar ndryshim, mund të jetë hapi më i madh drejt anëtarësimit””

  1. Joni says:

    Faleminderit Z.Ambasador, per sinqeritetin dhe vertetesine e shkrimit analitik qe i beni gjendjes se vendit tone. Une personalisht por dhe miqte e mi qe e lexuan , mendojme se te gjitha keto qe ju thoni jane realiste dhe te vena pikat mbi i, por nuk e di dhe nuk jam ne gjendje qe te them se ne kete pike ku kemi arritur a do te jemi te zotet per ndryshimin e domosdoshem?!

  2. albani says:

    Ja se si na ndihmojne dashamiresit e ketij populli. Merr dhe analizon nje fenomen te zakonshem, te thjeshte, por fatkeqesisht qe ndodh shpesh e kudo ne vendin tone. Miku yne eshte nje diplomat i nje vendi aleat dhe flet sikur te jete njeri prej nesh. Mendoni se sa e gjate eshte lista e paudhesive tona. Ne ende jemi ne dileme; duhet forcuar rregulli, apo duhet ndergjegjesuar masat. Po, duhet forcuar rregulli nepermjet zbatimit korrekt te ligjit. Jo, nuk mund te pritet ndergjegjesimi i masave per te vendosur rregull. Ndergjegjesimi arrihet nepermjet ndeshkimit, por e gershetuar me programe e masa per njohjen e ligjshmerise, me edukimin ne te gjitha nivelet e arsimimit. Por kujdes; rregulli vendoset kur ligji zbatohet pikesepari nga ta qe prodhojne ligje ! Rruga jone eshte e gjate pet emacipim, kulture dhe civilizim, por jo e paarritshme.

    1. albaniac says:

      me troc se kaq nuk ta thote as perendia….
      qe ta mari vesh mileti
      danezi po i thote albanezeve qarte dhe prere levizni bythet e palara dhe cohuni kunder te keqes qe po ju pi gjakun perdite….
      me teper se kaq vetem po te jesh nga vucidoli qe mos ta besh….

  3. Rani says:

    Eh mor zoti ambasador kujt ti thuash kafsheve, eshte i vetmi vend ne bote ku njerezit ndalojne per te lene makinat te kalojne dhe jo e kunderta siç e ka bota. Atje kembesori eshte i perbuzur dhe i neperkembur. Eshte per tu çuditur se edhe ata kafshe qe jetojne jashte kur vijne atje me makina sillen sikur mos te kishin dale kurre jashte, e pabesueshme çfare njerezish jane, duhet ta mbash veten me zor se ne disa raste te detyrojne t’jau plasesh hundeve shkerdhatave. Per me teper edhe disa femra debile i bien borise akoma pa u ndezur semafori jeshil, me te vertete per te qare e per te qeshur……….natyrisht qe zoti ambasador me te drejte kushedi sa here ka thene nga nervat duke ecur me makine “ja kafshet si ecin” dhe ke pasur plotesisht te drejte. Ai vend nuk drejtohet vetem nga nderrimi i qeverise po nga nje fushate e madhe sensibilizuese ne televizor ku t’ju thuhet kafsheve qe te sillen ne menyre te civilizuar ne rruge dhe te lene kembesoret te kalojne. Atje as vija te bardha per njerezit nuk ka, ata institucione urbanistike dhe inxhiniere qe kane bere rruget kane menduar vetem per makinat, per njerezit ne gop te se emes te shkojne, ja kjo eshte motoja qe i udheheq ne pune injorantet. Po ne nje kryeqytet ku nuk ka kosha rruge per te hedhur plehrat çfare mund te pretendosh me teper………..per qarkullim………

    1. shqiptari says:

      ca je ti budall qe po i ule kaq posht shqiptaret ..po i vlerson me kafsht ..veq ti budall paske le i mencur apo ke zan mend andej nga europa …e vje ktu e na hapesh bythesh ….me mencurin tate …duke ber nje koment qe sipas teje esht i bukur ….ti sje gje tjeter veq sherbetor ..qe pastron halet e tjerve …kshtu qe sa per djeni tate ne cdo cep te botes qe ka shqiptar …shqiptar jan te paret ner te gjith emigrantat qe ka bota .qe din te ambjentohen me vendin me shtetin din te hujn ne shoqeri jan te squt ..din te punojn ..kan kapitalet e tyre me te forta ..se vetet shtetasit e ati vendi …jan besnik …din te gjykojn te miren e te keqen …,,ne cdo vend te botes ka njerz te ditur e njerz me tmeta mendore …europa nuk duhet per te pasur frig nga shqiptart ata din te jetojn …din te ambjentohen me vendin ku jetojn ….si pas teje ,,e kan meritu kta vende te hyjn ne bshkimin europjan para shqiperis …..rumania 23 milion banor 13 milion jan magjyp hajduta ….po keshtu bullgaria …..e meriton serbi me hy ..qe ka nje popullsi te dendur magjypesh nje shtet qe ka vra mbi 1milion njerez …shqiperia ka dit te jetoj e te ambjentohet qysh ne kohet pellazgo ilire …e deri me sot …..klm ..

  4. albani says:

    Korrektim i postimit (2)

    Ja se si na ndihmojne dashamiresit e ketij populli. Nje diplomat merr dhe analizon nje fenomen te zakonshem, te thjeshte, por fatkeqesisht qe ndodh shpesh e kudo ne vendin tone. Miku yne eshte nga nje vend aleat dhe flet sikur te jete njeri prej nesh. Mendoni se sa e gjate eshte lista e paudhesive tona. Ne ende jemi ne dileme; duhet forcuar rregulli, apo duhen ndergjegjesuar masat. Po, duhet forcuar rregulli nepermjet zbatimit korrekt te ligjit. Jo, nuk mund te pritet ndergjegjesimi i masave per te vendosur rregull. Ndergjegjesimi arrihet nepermjet ndeshkimit, por e gershetuar me programe e masa per njohjen e ligjshmerise, me edukimin nepermjet arsimimit, propogandimit, marketimit, padiskutim nepermjet medias. Por kujdes; rregulli vendoset kur ligji zbatohet pikesepari nga ata qe prodhojne ligje ! Rruga jone per emacipim, kulture dhe civilizim eshte e gjate, por jo e paarritshme.

  5. Utopia. says:

    QYTETARET NE SYRGJYN,FSHATARET NEPER QYTETET.
    S’eshte e lehte qe te kesh ne parlament shqiptare qe prindrit e tyre gjithe jeten ngisnin gomarin rugeve te dhive ne fshat,dhe tani keta drejtojne Shqiperine me 65 vite mbi kolltuk.Ka edhe nga ta ne Parlament qe hipur mbi gomar ne rinine o feminine e tyre udhetonin ne rethinat e fshatit.
    Pse keshtu? sepse keta s’mund te kundershtojne njeshin ne fron,i cili ka bere edhe projektet e rrugeve te allbanistanit o te tiranistanit,ku sot kaosi i makinave eshte pune e zakonte.
    Shqiperine e kane drejtuar dhe drejtojne fshataret.Fshatari eshte antiligjeve,anti jetes qytetare,ju kerkoni qe ai te administroje qytetin sakte, UTOPI.

  6. Albert says:

    Me ka qelluar te shoh mu “para hundes” si i thone,Blendi Fevziun,”yllin”(spiun) e medias(servile) sesi nuk e respektoi semaforin mu tek selia e kryeminstrise!!! U fut me semafor te kuq me start si ne formula 1 nga rruga mes kryeminstrise dhe hotel “Rogner” per te dale ne bulevard.U ndal para kembeve te policeve afer trotuarit,hapi xhamin dhe policet e pershendeten ushtarakisht duke iu drejtuar “Ku je shef i madh,nderime,respekte!” Pasi u zgerdhi disa caste duke llafosur me policet,vazhdoi me te njejten arrogance,duke hyre ne “Rogner” vertikalisht me aksin e bulevardit,d.m.th beri nje “spirale” si gangster,per te cilen ne cdo vend normal do perfundonte drejt e ne burg. Pse ky “femije i lumtur i tranzicionit” sillet ne kete menyre?! Me cilin ligj apo nen te kodit rrugor e ka te garantuar nje “sjellje” te tille?! C’lloj sherbimesh te “vyera” dhe karshi kujt ia garantojne kete status?!….(!)

  7. Pelasgian says:

    si eshte bota , he q*ja motren , dikur kta kan qene popujt me barbar te evropes NDERSA Iliret tane kan qene mbreter dhe te civilizuar !
    sot kta jan ” ancient hellenes ” e ne jemi Barbaret e Evropes !

  8. Tirona says:

    Jo zoti ambasador, treni per ne europe eshte nisur dhe ne nuk e kapim dot,duhet shume vite qe treni te vije perseri te ndaloje ne shqiperi,po edhe atehere a do te jemi ne gati per ti hypur ketij treni.

  9. Diplomati says:

    Faleminderit z.Jensen,

    Ju admiroj dhe ju jame teper mirenjohes per punen Tuaj profesionale, por mbi te gjitha teper humane.
    Eshte e disata here qe Ju i drejtoheni popullit shqiptar me letra te hapura, letra ku cdo rresht i flet realitetit ne vend. Jeni realist dhe teper i drejtperdrejt.
    _______________________________________________________________________

    Sikur te gjithe Ambasadoret ne vend te flisnin ne kete menyre dhe me kaq dashamirsi, jame i bindur se do i kishin vene me kohe politikanet tane me shpatulla pas murit. Sic themi ne shqiptaret Tjua benin rrup sup. Mesa kame ndjekur kto vitet e fundit por dhe mesa me kujtohet eshte i vetmi Ambasador i cili e admiron realisht popullin tone.

    Nese do kisha dicka ne dore, ky njeri meritonte Titullin me te larte qe jepen nga Presidenti i Republikes. Kesaj here do ishte nje Titull realisht i merituar, dhe jo si shume e shume nderime te tjera sa per sy e per te kaluar radhen.

    1. turi says:

      Z. Ambasador
      Jeni miku me i mire i shqiptareve ne keto kohe te veshtira.Une , Ju pergezoj me gjithe zemer, per ndihmen e madhe qe po i jepni popullit shqiptar me shkrimet Tuaja aq realiste dhe te drejtperdrejta, ku nuk mund t`i heqesh apo t`i vesh asnje presje.Jugjithmone keni treguar realitetin shqiptar, duke e nxjerre lakuriqesine e politikes mafioze gangstere shqiptare, si dhe duke i treguar rrugen e drejte dhe te vertete qe duhet te ndjeke populli shqiptar, rrugen drejt qyteterimit.
      Ne jemi vertet nje popull shume dashamires dhe liridashes, por qe gjithmone na ka drejtuar me dhune dhe diktat te celikte, INJORANCA KRIMINALE.
      Une ju lutem Juve shume , qe te flisni me shpesh dhe me tone me te ashpra kundrejt politikes gangstere kriminale dhe injorante shqiptare,qe i ka rrenjet dhe drejtohet nga elita e vjeter .
      Shqiperia nuk mund te vazhdoje te eci po keshtu dhe vetem JU nderkombetaret , qe e doni Shqiperine, mund t`ja ndryshoni rrjedhen e jetes ne te mire te popullit shqiptar. Nese Ju i tregoni vendin dhe denoni keto lloj pushtetaresh dhe politikanesh qe kane 20 vjet qe vrasin , persekutojne dhe neperkembin cdo dite popullin e vet te pafajshem, atehere do te kemi zgjim te popullit shqiptar. Por sot ai ndodhet i braktisur nga nderkombetaret dhe si rrjedhim ai ska asnje mbeshtetje.
      Fjala juaj eshte nje mbeshtetje e madhe per Ne.Kete veprim duhet ta bejne edhe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje