Pak ditë pasi gazeta Tema raportoi për skandalin e mbi 100 pasaportave biometrike false, të kapura nga autoritetet gjermane, qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së një pasaporte. Tani nuk do mund të aplikoni për një pasaportë pa marrë më parë një vërtetim nga komisariati i zonës ku jetoni, i cili do bëjë vërtetimet përkatëse dhe më pas do lëshojë një formular, me të cilin do paraqiteni tek zyrat e kompanisë Aleat për aplikimin. Vendimi ka ardhur pas abuzimeve me lëshimin e pasaportave. Policia ka arrestuar në një rast një grup të falsifikimit të pasaportave, pjesë e të cilit ishin edhe drejtues të seksioneve të PD. Kartat dhe pasaportat biometrike të falsifikuara u shndërruan në një shqetësim gjatë zgjedhjeve, pasi persona të pajisur me to votonin më shumë se një herë. Kur opozita denoncoi këtë skandal, kryeministri Sali Berisha tha se është një tradhti kombëtare të sulmosh dokumentet e shtetit. Tani që ai ka forcuar masat e kontrollit dhe ka kapur njerëzit e tij duke lëshuar pasaporta false, nuk e dimë kush ka bërë tradhti ndaj vendit.
cfar administrate k.ri ne gjithe boten pasaportat dhe dokumenta te tjera vertetohen nga policia por vetem ne shqiperi ndolin keto gjera…
epo ne jena vend kapitalist edhe shteti nuk ben gje vete po i jep me kocesion. Kemi 20 vjet qe jemi bere si kavje eksperimentale
ska shtet dhe kaq
SHUME MIRE KANE BERE! SHQIPERIA ESHTE KATANDISUR HAN PA PORTA PER GOMERET DHE SEKSERET, DHE DUHET NJE FARE RREGULLI KETU.
NUK MUND QE TE PENALIZOHEN SHTETASIT SHQIPTARE, PER FITIMET E DISAVE TE CILET NUK NJOHIN AS KUFI DHE AS STANDARTE!
Ore ata qe e kane nxjerre njehere ate fallcon do e nxjerrin prape ore, se ska filter qe ti mbaje ata, po puna eshte ne tjeret. Mi dhjefsha t’emen, une jam akoma me ate te vjetren, tani hajde sorollatu nga policia, duan edhe ata ndonje leke atje, si puna e certifikatave, edhe pasaporte edhe vertetim..Pastaj kur kane dyshime, ata fare lehte mund te kontaktojne vete me policine..sikur jane ne epoke digitale apo jo? te internetit, le te lidhen dhe per dy minuta marrin te dhenat nga policia..pastaj se di ca mut te dhenash do marrin? policia verifikon kush ka kryer krime apo ndiqet nga policia, pastaj edhe krimineli ka pasaporte! shtet trapash, do verifikojne keta, si puna e atyre eksperteve te videos..
aq desh maloku, sa te fuste disa vota plus,kurse tani ve rregull
Ajo qe ndryshon me kete ndryshim “rregulli” eshte fakti se parate per te bere nje pashaporte fallco ne vend ti mari ai qe i merte dje, do ti mari dhe polici qe do leshoje vertetimin.
Ne nje vend ku mund te korruprosh nje minister shteti nuk eshte problem te korruptosh nje polic te thjeshte.
a eshte e mundur qe femiu 6 vjeq te marre pasaporte ne vete