Gjendet e vdekur e vetëshpallura shenjtorja Eleonorë

16 Nëntor 2011, 10:40Politika TEMA

E vetëquajtura “Shenjtorja Eleonorë” (Eleonora Bregu), 58 vjeçe, u gjend e vrarë pasditen e djeshme në shtëpinë e saj, e cila ndodhet brenda “Vakëfit të Shenjtë të Lidhjes Hyjnore”. Në orën 18 e 50 minuta familjarët njoftuan policinë se kishin gjetur trupin e saj të mbuluar nga gjaku në një prej dhomave në katin e dytë të vilës trekatëshe. Dyshimet e para të policisë flasin për një vetëvrasje të gruas 58 vjeçare pasi pranë trupit është gjendur arma dhe një letër lamtumire. Letra mendohet se është shkruar nga vetë Eleonora Bregu dhe nis me një shprehje disi të çuditshme: “Hi dear God” që në shqip përkthehet “Ç’kemi, i dashur Zot”. Më pas letra vazhdon në shqip me tekstin: “Më mirë e vdekur se sa të dorëzoj tokën e shenjtë…”.

Ekspertët dhe hetuesit e policisë mësohet se kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe disa letra të tjera nëpërmjet të cilave pretendohet se Eleonora Bregu t’i jetë drejtuar Zotit duke kërkuar ndihmë në lidhje problemet e saj. Po ashtu, hetuesit thonë se gjetën edhe një letër në të cilën ajo i drejtohej së ëmës. Pak momente pas marrjes së informacionit mbi ngjarjen e mësipërme, në drejtim të vendit të ngjarjes, u nisën disa shërbime të Policisë së Komisariatit nr.1, që mbërritën në rezidencën apo vakëfin e të ashtuquajturës Shenjtorja Eleonorë. Efektivëve të policisë iu është dashur të shqyejnë derën e dhomës së fjetjes së Eleonorës pasi ajo e kishte kyçur veten brenda.

Vetë familjarët janë shprehur se nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur. Sipas tyre, ajo nuk kishte shfaqur në asnjë moment shenja dobësie që mund ta çonin atë drejt vetëvrasjes. Hetuesit e policisë gjetën trupin e gruas të shtrirë në shtratin e saj të rrumbullakët. “Shtrati ishte i mbuluar nga të gjitha anët nga perde të gjata. Ajo ishte e shtrirë aty e mbuluar në pellgun e gjakut. Pranë dorës kishte një pistoletë TT. Nuk kishte asnjë shenjë jete”,- thanë dje hetuesit që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, po mbi shtrat, pranë trupit, është gjetur edhe gëzhoja e armës.

“Shtrati ishte i vendosur, me kokë nga veriu. Në të djathë të kokës, pranë tëmthave, aty ku ne e quajmë lobi i djathtë, gruaja kishte një plagë hyrëse dhe që i vazhdonte për tej kokës në të djathtë. Plumbi që i kishte përshkuar kokën. Ai është gjetur në murin e dhomës që ndodhet në krahun lindor të saj. E dalluam lehtë pasi kishte lënë shenjë dhe aty kishte rënë suvaja. Por predha nuk kishte mundur që të shponte murin dhe kishte rënë në dysheme pranë shtratit të gruas”,- thanë dje hetuesit në vendin e ngjarjes.

Problemet, konfliktet dhe përplasjet që ajo kishte pasur me pronarët që pretendonin një pjesë të truallit ku ishte vendosur objekti që prej saj dhe besimtarëve të saj, quhej vakëf, bënë që drejtuesit e policisë të kryenin veprime të kujdesshme hetimore dhe procedurale, si të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së deklarimeve të dëshmitarëve të mundshëm. Sipas tyre, për momentin ngjarja është shënuar si vetëvrasje dhe sot do të jepet një version më i plotë i ngjarjes./shekulli

5 komente në “Gjendet e vdekur e vetëshpallura shenjtorja Eleonorë”

  1. zefi says:

    U HOQ NJE PLEHRE NGA TIRANA!!!PO,KY SALIU ,PSE NUK JA HEQ VETES,MORE AMAN!!!DO FESTOJME LAKURIQ NE MES TE DIMRIT TEK STADIUMI I RI QE NDERTOI BASHA!!!ME DUKET SE ATY DO NGRIHET MUZEU I SALES I BALLCAMOSUR PER TE NXJERRE LEKE NGA KOSOVARET SE E MBAJNE PER SHENJTOR!!!Haaaa!!!A KA SHENJT HAJDUT E VRASES????

  2. elinor bahiti says:

    “Hi dear God” nuk perkthehet “c’kemi, i dashur Zot” por “pershendetje i dashur Zot”!! ‘C’kemi’ do te ishte “what’s up dear God” gje qe nuk hahet!

    1. Arbi says:

      Hhahahahaha! O pseudo piktor, Hi! dmth ckemi. Pershendetje eshte Hello! Ndersa What’s up nuk ka perkthim ne shqip! Do te te thosha Dick, po e ke shume, edhe po te ta thosha ne shqip. meriton dicka me me pak tru…

  3. mali says:

    Me qenese pretendon se eshte shenjtore, se pari vetvrasja per njerezit e shenjte eshte e ndaluar nga zoti, se dyti- nqs nuk eshte vetvrasje, si nuk e lajmeroi zoti per ate qe mund t’i ndodhte?
    Nje nga versionet eshte se te zoteve te tokes iu ka ardhur ne maje te hundes me gjyqetpafund (nga juristet qe gjykojne dhe lir-koklopen)dhe e kane zgjidhur punen vet.
    Versioni tjeter eshte se vet ilir kokelopa qe qendron prapa saj ka menduar se eshte me mire te mos e kete neper kembe ne kete situate te veshtire per te ( kushedi se çfare presioni do i kete bere dhe zonja shenjtereshe)

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kjo e vetshpallur si shejnterore ishte thjesht nje injorante, bibla e denon vetvrasjen. Kjo Zonjusha e diallit e keqkuptoj biblen dhe Perendine. Ishte thjesht mashtruese per te jetuar ne menyre te padrejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje