Krijohet qeveria e re italiane, ja kush janë ministrat e rinj

16 Nëntor 2011, 15:02Politika TEMA

Mario Monti ka paraqitur kabinetin e ri të qeverisë italiane. Kreu i qeverisë i ngarkuar për ta drejtuar atë, ka prezantuar listën e ministrave që do të jenë pjesë e këtij kabineti, ndërsa gjatë pasdites pritet të bëhet edhe betimi. 17 ministrat do të betohen mbi kushtetutën në sallën e Kurinalit.

Shumë poste të rëndësishme u janë besuar femrave, që zënë sipas Montit një vend të çmuar në këtë kabinet.

Ja përbërja e qeverisë së re italiane:

Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë: Mario Monti

Ministra pa portofolë: Enzo Moavero Milanesi, Piero Gnudi, Fabrizio Barca, Piero Giarda e Fabrizio Riccardi
Ministri i Jashtëm: Giulio Terzi
Ministër i Brendshëm: Anna Maria Cancellieri
Ministër i Drejtësisë: Paola Severino
Ministër i Mbrojtjes: Gianpaolo di Paola
Ministër i Zhvillimeve Ekonomike dhe Transportit: Corrado Passera
Ministër i Bujqësisë: Mario Catania
Ministër i Mjedisit: Mario Clini
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale: Elsa Fornero
Ministër i Shëndetësisë: Renato Balduzzi
Ministër i Kulturës: Lorenzo Ornaghi

Detyra e qeverisë së re italiane është të shmangë krizën financiare dhe politike, e cila ka rritur kostot e huamarrjes në nivele të paqëndrueshme. Qëllimi i Romës zyrtare është të nisë të reduktojë borxhin prej 120% të PBB-së, duke nisur nga viti i ardhshëm. Sipas planit të miratuar mbi reformat, do të kursehen 60 miliardë euro në tre vitet e ardhshëm nga shkurtimi i investimeve dhe rritja e taksave.

4 komente në “Krijohet qeveria e re italiane, ja kush janë ministrat e rinj”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Te veshtire do ta kene per te shmangur tragjedine ekonomike, sepse shkurtimet do te krijojne papunsie dhe nje zemrim te papre ndonjehere ne historine e Italise.

  2. Denis says:

    Per vete strukturen e borxhit qe ka, Italia nuk rrezikon dhe aq.

  3. Reni says:

    Me vjen keq vetem per mikun e sales…Fratinin e korrupsionit !

  4. Shkelzeni says:

    TE gjithe doktore profesore me titull,po te gjithe ama.Po Qeveria e Saliut sa doktore profesore ka ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje