Kryeministri Sali Berisha foli për dhjetëra minuta përpara ministrave të tij për suksesin e vizitës në Norvegji. Ashtu siç kishte raportuar gazeta Tema, Berisha pranoi se ishte aty falë dy kompanive Statkraft e Statoil, pasi foli gjerë e gjatë për projektet e dy kompanive. Berisha tha se vitin që vjen Statkraft do të nisë projektin e kaskadës së Devollit. Ai deklaroi se do përmbyten rrugë, por ato do ndërtohen më të bukura. Berisha tha po ashtu se edhe projekti i gazsjellësit të Statoil do marrë jetë, por harroi të përmendte një detaj, se Berluskoni nuk e ka përkrahur këtë projekt dhe kur nuk e ka përkrahur ai, nuk dihet se si do veprojë kjo qeveri teknokratësh në Itali.
Gjeni më poshtë fjalën e Berishës.
Norvegjia kryeson në botë për të ardhura për frymë, jetëgjatësi, mjedis, energjetikë, eksportues i dytë në botë i gazit dhe furnizon kontinentin e Mbretërinë e Bashkuar me sasi gazi të njëjta me ato të Gazprom-it. Është model i zhvillimit të qëndrueshëm jeshil.
Shkova me ftesë të kryeministrit dhe me një axhendë shumë të përcaktuar. Çështje kryesore që diskutuam me mirëkuptim të plotë ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë. Norvegjia është njëshi në botë për investim e ndërtim hidrocentralesh në vendet e tjera.
Kompanitë kryesore norvegjeze janë prej kohësh në Shqipëri. Kanë fituar tendera për koncesione, kanë projektin e kaskadës së Devollit, që do prodhojë 20 përqind të energjisë në Shqipëri. Është një investim 1 miliard euro përafërsisht.
Norvegjia disponon fondin sovran të dytë në botë për investime. Gjatë drekës së punës, kryeministri norvegjez e dinte shumë mirë simpatinë tonë për një zhvillim të qëndrueshëm, përpjekjen tonë për tu kthyer në një superfuqi të vogël energjetike për energjinë e rinovueshme.
Projekti më i madh privat në këto 20 vite, projekti i kaskadës së Devollit, që aktualisht është më i madhi në Europë në fushën e energjisë ujore, do të fillojë dhe ky është një vendim përfundimtar dhe i pandryshueshëm. Ka përfunduar gjithçka dhe kompanitë austriake e norvegjeze, EVN dhe Statkraft, pasi kanë zgjidhur të gjitha problemet, gjatë muajit të parë të vitit që vjen hapin tenderat e fillimit të punimeve. Natyrisht kjo është vepra më komplekse. Qeveria do nisë ndërtimin e rrugës në përputhje me kontratën me këtë kompani dhe qytetarët e Gramshit do kenë të gatshme rrugën e re që i sjell drejt kryeqytetit përpara se të ndodhë përmbytja. Do jenë 18 kilometra, rruga më panoramike e rajonit. Do ndërtojmë vepra arti që i përshtaten shumë terrenit. Kam kënaqësi të informojë se kaskada e Devollit do jetë realiteti më i madh i investimeve publike këto vite. Skeptikët e kanë parë projektin me skepticizëm, por faktikisht kjo ëndërr e bukur do shndërrohet në realitet.
Së dyti, prapë energjia. Është tashmë e njohur se një gazsjellës, që fillon në Kaspik, në fushën e gazit Shardoniz dhe kalon në Turqi, Greqi, Shqipëri e shkon drejt Italisë, është projekti më fizibël i të gjithë projekteve të gazsjellësve për të çuar gazin e Kaspikut drejt Europës Perëndimore. Kushton 2 miliard euro më lirë se të gjithë projektet që shkojnë drejt Italisë. Është projekti që mund të ndërtohet në kohë rekord, më shpejt se çdo projekt tjetër për shkak të distancës së shkurtër. Ky projekt kishte fillimisht në bërthamë konsorciumin EGL dhe Statoil, ndërmarrjen kryesore të gazit në Norvegji, është bashkuar tani është një gjigant tjetër E-on. Është sipërmarrja e madhe energjetike e Gjermanisë. Projekti ka avancuar falë një vullneti të hekurt që ka treguar EGL dhe Statoil dhe vendeve si Shqipëria. Kemi zhvilluar një sërë takimesh me aktivitetet e Azerbajxhanit dhe Turqisë. Projekti ka mbështetje politike dhe e ka të qartë perspektivën. Diskutova me kryeministrin norvegjez që projekti gjigant të bëhet realitet.
Problemi i tretë që diskutova në filozofinë e zhvillimit jeshil është përpjekja e kësaj mazhorance për pyllëzimin e vendit me dru frutorë. Shqipëria është një vend ideal për dru frutorë. Ne kemi nisur projektin e ullirit dhe të arrorëve për ta kthyer Shqipërinë në kopshtin më të bukur të Europës. Norvegjia do japë ndihmën e saj. Pata rastin të ftoj investitorët norvegjezë në këto projekte. Investitorët shqiptarë po ashtu ishin optimistë për takimet që kishin pasur.
Pata një nder të veçantë. U prita nga Princi i Kurorës, pasi Mbreti nuk ndodhej në Norvegji. Pata një pritje shumë të përzemërt. Mbeta vërtet i prekur nga ndjenjat e tij thellësisht miqësore ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.
Vizitova një nga hidrocentralet më të mëdha në Norvegji, një sistem mahnitës digash e tunelesh. Ishte një mrekulli e vërtetë energjetike. Edhe ne do shkojmë në këtë drejtim. Edhe u furnizova, edhe u ndava me optimizëm.
E mbyll duke i shprehur mirënjohjen kryeministrit Stoltenber për pritjen e ngrohtë që më rezervoi, falënderoj Princin e Kurorës, zv/presidentin e parlamentit, drejtuesit e Statoil dhe Statkraft dhe të gjithë ata biznesmenë që takova për simpatinë që treguan për Shqipërinë.
ah ti ke pjerdhur more i mjere, po ska njeri kush te shtyn ne humnere more debil..
ha ha ha foli para ministrave………….
foli para gureve te shahut thoni……..
Kur te ftoi kryeministri,perse nuk u respektua protokolli zyrtar?Kush te priti ne aeroport?A pati qilim te kuq te shtruar?Perse nuk dolet me kryeministrin ne fund te bisedimeve ne konference te perbashket per shtyp?Ka disa tregues te detyrueshem,te cilat respektohen ne vizitat zyrtare dhe ne kete tenden nuk pati te tilla.Ose vizita,nuk eshte zyrtare,ose ty nuk t’a perfill njeri dhe ti shkon si nje zagar i paftuar.Zgjidh e merr per pergjigje.Ato kompanite private,kane ardhur para se te vije ti ne Norvegji dhe nuk i solle ti dhe as ti dergoj kryeministri Norvegjez.Privati,vepron ne interes te tij dhe jo tendin dhe nuk i komandon as ti dhe as ai Norvegjezi.
Kompanite norvegjeze te interesuara per kaskaden e Devollit kane te pakten qe nga viti 2000 qe operojne ne Shqiperi.
Nano, Majko, Meta, Prifti i kane sorrollatur, i sorrollati dhe Ruli me pas po do ti sorrollatesh dhe ti.
Privati operon ne vende ku reziku per te rikuperuar kapitalet eshte sa me i vogel, dhe nese sot duan te bejne hidrocentrale ne Shqiperi, kjo ka lidhje me fisibilitetin dhe rentabilitetin e ketyre projekteve e jo me faktin se jane energji jeshile.
Nejse, perveç faktit se sta feshkelleu njeri ne Norvegji, per pjesen tjeter eshte nga te vetmet here qe nuk po genjen, vetem ke zbukuruar pak.
“Edhe u furnizova (lapsus?), edhe u ndava me optimizem”.
Te lajthitur me te madh nuk gjen ne dynja. U frymezua zoterija. Po sikur te vizitonte ndonje qender per leshim rraketash kozmike mos do te kerkonte ti ndertonim edhe ne? Po optimizmin ku e gjeti? Pse kemi ne kapacitetet e Norvegjise?
Kaskada e Devollit eshte turpi me i madh. Ka njezet vjet qe rri diga e Banjes, e mbaruar gati komplet dhe nuk jane vendosur turbinat. Jane bere disa biçim punimesh, kane dale dhe ne televizor. Perfundimi nje vere ne uje. Jane bere tere ato fjale per SKAVICEN, si vepra me gjigande energjitike, por vetem fjale litar te gjata.
Tani “luan qeni i kallajxhiut” me hidrocentalet ane e mbane vendit. korrupsioni ka arritur kulmin. Kapoja frymezohet dhe eshte optimist.
Pu,pu,pu…pu…………………………………..
Gabim I PS dhe Rames qe nuk Jane prononcuar zyrtarisht, diplomatikisht dhe ne rruge konfidenciale lidhur me kete visite te turpshme te kesaj Bishe orientale ne Norvegji dhe qe po e perdor per qellime politike dhe padyshim edhe korruptive. Duhet Luftuar ky maskara me te gjitha mjetet dhe besoj se asnje lider normal ne perendim nuk do te denjonte ti jepte doren nje vrasesi te njerezve te pafajshem. Cdo biznes dhe investim qe eshte I lidhur me kete regjim sic edhe Stratkraft e Statoil ne te ardhmen duhet te trajtohet me hostilitetin qe I takon cdo kompanie qe mbeshtet regjimet diktatoriale. Ne se Rama, opozita dhe shtypi I pamvarur nuk e bejne kete sot atehere do te jete teper vone per te gjetur shkaqet dhe justifikimet e rradhes dhe zgjedhjet e ardhshme do te Jene preseri te manipuluara, te shitura e te vjedhura dhe ne te gjithe do te detyrohemi te paguajme demshperblimet per Zenin dhe Giten. Metro Baze I pari….
kur do shpetoje shqiperia nga ky i cmendur?
Ky njeri eshte aq i ndyre e i poshter, sa si ndeshkim duhet te kete vetem kete torture: Ne gojen e tij duhet te dhjesin gjithe shqiptaret tre here ne dite, deri sa ta mbysin me mut
Oooooo,,,sa fytyre e shpifur …e frikshme ,,tamam si plaka shrige ne borebardha,, oooo qen bir qeni,,qe dermove nje popull te tere. Po mbahesh ne kembe me lavire femra ,,sepse njerezit e ndershem nuk te shofin dot as me ze e as me figure .
Tani ja hodhem,do te behemi kopshti me i bukur ne Europe,tani qe edhe u furnizua kryeministri yne.Mirpo “kopese” se vogel te ministrve nuk ju tha:Cfare kishte ngrene ne dreken e shtruar,i pelqeu a nuk i pelqeu,(por patjeter qe i ka pelqyer sepse ka qene dreka me madheshtore qe kishte ngrene),por ajo qe ishte me kryesore ,nuk ju tha ministrave ne se ishte prezent Fazllici apo jo.Ministrat e degjuan me goje hapur.Edhe keta jane optimiste.Por vetem ne nuk jemi optimist se ky Kryeministri yne ka lajthitur: Cfare thote ne mengjes nuk e thote ne mbremje.E harroi Berluskonin…
Ky as skuqet,as zverdhet…
E gjeta: Ky eshte jeshil…
Vendi i pare ne bote per ushqime ishim me kohe. Sivjet u beme per zhvillimin e ekonomise dhe per financat. Pas ardhjes se malokut nga Norvegjia do behemi edhe per Kaskadat, per transportin dhe prodhimin e gazit (futja kot, nje perralle me shume s’prish ndonje pune)dhe per unanimitetin e ministrave bole-prere qe nuk ishin ne Norvegji.
Per pak harrova: edhe per rrugen 18 km me panoramike si dhe kopeshtin e debilave me te bukur ne Europe.
Jam dakort me propozimin e genos…