PD merr mes tensioneve kreun e Qarkut në Fier

16 Nëntor 2011, 16:12Politika TEMA

Zgjedhja e kreut të Qarkut të Fierit është shoqëruar me tensione të shumta. Socialistët kanë kundërshtuar mbledhjen e sotme, duke kërkuar që ajo të zhvillohej ditën e nesërme, pas daljes së vendimit të gjykatës.

Këshilltarët socialistë kanë paditur prefektin e Qarkut, Bujar Hasa, për shkak se nuk janë pajtuar me mënyrën se si është konstituuar Këshilli i Qarkut.

Tensioni ka qenë i lartë dhe disa prej mbështetësve të Partisë Socialiste kanë hyrë në sallën ku do të zhvillohej mbledhja e thirrur nga prefekti Hasa. Ata janë përplasur edhe me policinë, ndërsa pas disa orësh, anëtarët mazhorancës së Këshillit të Qarkut kanë zgjedhur si kryetar Qarku, Artur Shehun.

Një ditë më parë, në mbledhjen e deputetëve të PS, kreu Rama u shpreh se tentativa e PD-së për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve edhe në këshillat e qarqeve janë një rrezik për konsensusin e shumëpritur mes dy palëve.

“I bëj thirrje Ilirit dhe Saliut: Ndalni banditët lokalë, që me dru kërkojnë të përmbysin zgjedhjet legjitime. Kjo që po ndodh është kërcënim i hapur për opozitën dhe rrezik për konsensusin, që duam të japim për të ardhmen”, deklaroi Rama.

27 komente në “PD merr mes tensioneve kreun e Qarkut në Fier”

  1. tourkofagos says:

    vazhdohet terrori politik i turkoshakeve shqipfoles te PD,cdo gje me ne,cdo gje per ne…….fatale!!!

    1. landi says:

      Cdo dite ben nga nje krim te ri partia demokratike. Rama tha dje qe cka po ndodhte ne fier vinte ne rrezik paktin. Ja pra, ndodhi sot, e care do beje rama? Hic gje si gjithmone. Paktin deri ne fund. Rama eshte bere si ilir meta qe ben si i majte, por i sherben saliut. Nuk vazhdohet keshtu 2 vjet. O te ndryshoje kurs rama, o te iki.

  2. i says:

    opozite e marr fund, mir qe ju vjedhin votat por po ju vjedhin dhe antaret (keshilltaret) tani

  3. Bardhi Tplabi says:

    A e kuptoni more te mjere drejtues te PS-se,se me Saliun nuk ka konsensus?A e kuptoni se ai ju terheq per hunde,ju fut ne konflikt me mbeshtetesit tuaj dhe ju diskrediton tek nderkombetaret?Tani,ec e bojkotoni po te doni ,dobici ju mbeti ju ne dere.Me mire pa konsensus dhe jashte BE-se,se sa konsensus me kete shkaterues te cdo gjeje deri dhe te dinjitetit te njerezve te “zgjedhur” nga populli.Keta te “zgjedhur” me hir apo pa hir,me force apo me kercenim.te blere apo te shitur,nuk kane me c’te humbasin.Mjere populli,i cili nuk di se si ta zgjidhe problemin.Ulerijne disa ,ne udheheqje te PS-se,deputete te saj,per “bashkepunim” dhe “konsensus” me Sali-Ilir kriminelet dhe mafiozet,por harojne se duhet te “bashkepunojne” dhe te mbrojne jo keta,por popullin qe eshte coroditur,qe po i devijohet vota,qe nuk di per ke dhe si duhet te votoje.E pra,ne keto kushte,lipsur qofte kjo Europe,qe po na “rrjep” votat me keshilla per te pare perpara dhe jo vjedhjet per hater te Saliut,qe po na poshteron po per hater te Saliut,sikur ne jemi barbare dhe injorante.NDERPRISNI BASHKEPUNIMIN DHE KONSENSUSIN,deri ne stabilizimin e situates,ne leximin e votes dhe te drejten e votes,qe ajo,vota te vendose dhe jo blerja ,frika e te zgjedhurve.Nuk jemi Demokraci e kulluar,nuk jemi Europa e 200-300 vjeteve demokraci,jemi nen thundren e diktatorit Sali dhe te mafiozit Ilir.Kur Europa te flase drejt dhe shkoqur,atehere te perpiqemi ti bashkohemi asaj.Sot,nuk kemi nevoje per kete Europe,kurve,dhe keqdashese ndaj popullit tim Shqiptar dhe vendosjes se demokracise ne Shqiperi.

    1. elinor says:

      Ke shume te drejte!

    2. M says:

      Pse gjithe ky mllef kunder europes, ajo nuk i thote saliut e ilirit te blejne e te shesin njerez me para. Nese shqiptaret duan te rrebelohen ndaj qeverise le ta bejne. Opozita eshte duke bere punen e vete, ndoshta do te beje edhe presion per bllokim bashkepunimi, por popullin nuk mund ta drejtoje tek dera e kryeministrise….

  4. vjosa says:

    Po votat e 2013es si do ti ruash more Edvini?!U pa puna,te mendojm per zgjedhjet e 2017es,se per keto te 2013es,aha,Sala prap kryetar qeverie

  5. Shkupi says:

    Kjo nuk eshte vjedhje votash,nuk eshte vjedhje antaresh,nuk eshte vjedhje keshilltaresh apo deputetesh.Kjo don te thote se kryetari i PS-se nuk ka aftesi te menaxhoje me PS-ne.

  6. elinor bahiti says:

    Shume mire ja u bejne o Rame! Se doni ta mundni saliun me civilizim ju!! Keshtu vazhdo se ke per ta munde me vote saliun ne 2013n….nqs kete here te vodhi Tiranen, ne 2013n ka per te te vjedhe te gjithe Shqiperine!
    Po ndonje liber tjeter te ka ngele pa shkru?!

  7. ilir says:

    Nuk ka asgje te keqe, do drejtohet keshilli me dy kryetare qarku. Madje une do thosha te zgjidhet edhe nje i trete, duhet edhe nje qe te perfaqsoje rrethin e Lushnjes.
    Ka ndonje jurist ketu tek komentet??? Te me sqaroje: Gjykata ka vendosur pezullimin e njoftimit te keshilltareve per daten 16, njoftim i bere nga prefekti i qarkut Fier. Kur ka nje vendim te tille, mund te mblidhet Keshilli i Qarkut??? Prefekti thote qe gjykata ka pezulluar njoftimet per thirjen e mbledhjes, por ne i kemi njoftuar para se gjykata te shpalle pezullimin, ndaj mbledhja do behet. Sipas tij gjykata duhet ta shpallte me pare pezullimin, dmth para se ne t’i njoftonim keshilltaret.

  8. militant i PS says:

    Ke te drejte Bardhi, PS per turpin e saj nuk e ka bere problema politik dhe nderkombetar situaten ne qarkun e Fierit dhe te Gjirokastres. Shmangja e manipulimeve ne keto qarqe duhet te shtrohej si kusht kryesor me nderkombetaret dhe PD para dakordesise per konsensus.Paaftesi e PS dhe Rucit,ka demoralizuar socialistet e qarkut te Fierit.Duhet si thote Bardhi qe PS te NDERPRES BASHKEPUNIMIN DHE KONSENSUSIN,deri ne stabilizimin e situates,ne leximin e votes dhe te drejten e votes,qe ajo,vota te vendose dhe jo blerja ,frika e te zgjedhurve.Pa kete nuk ka qetesi dhe zgjedhje te lira ne Shqiperi

  9. Tiku says:

    MJAFT!!!!!!!!! Eshte e padurueshme kjo situate!! Duhet zgjidhje emergjente! Boll me keto kompromise palaçolleqe! Zgjidhje afatshkurter, largim i menjehershem i Berishes!!!!!!!!!

  10. albani says:

    Nuk ka zgjedhje me salinucin duhet menjehere zgjedhje te parakohshme dhe te ndershme se po krijohet diktatuara e re ne shqiperi

  11. sokoli says:

    E cfaj ka Edi Rama kur ju te gjithe jeni te korruptuar,qe genjeheni per pese kacidhe,kur ai ju fton te demostrojni ne menyre paqesore te ter e keni mendjen te rrini neper kafenete e lagjes dhe llomotitni kot.Sot ne Fier duhej te ishin ngritur te gjithe simpatizantet e P.S dhe te protestonin perpara hyrjes se bashkise apo prefektures ku dhe mbahej mbledhja dhe po te ish nevoja te hynin dhe brenda e te benin qe ajo mbledhje te mos zhvillohej.Nuk rrezohet Sali Berisha me 30 protestues,jo kurre.Ai ka pushtetin por dhe parane e taksapaguesve shqiptare dhe e derdh ate lume per te mbajtur fronin dhe do ta mbaje ate gjersa ne te rrime si gjumashe dhe te percare.

    1. daku says:

      OR shoku Sokoq ;Cfare faj ka Edi Rama???????? qe zgjedh budallenj dhe hajduta per keshilla bashkiak, jo fajin dhe ketu e ka Saliu……….

      1. sokoli says:

        Lexoje komentin mire o i pashkolluar.

    2. ardi says:

      Sokol-Edi ka faj,se nuk del kurr ne krye te protestave(vetem kur ai vec flet e te tjeret duhet ta degjojne),ndersa Saliu dilte me kallash kunder Nanos ne 2004en.Ata keshilltaret qe shiten per 5 kacidhe(miliona),PSja i ka zgjedhur vet,ndaj kjo tregon qe Drejtuesi i PSse nuk esht ne terezi,ose nuk e njeh situaten,e flet kot.Tha qe do bente njeren po te prekej vota,e pastaj qahej tek nderkombetaret se po e vidhnin diten per diell.Nuk jeton ne Shqiperi Edi!!Nuk e di kush eshte Saliu!!Mos te hynte ne zgjedhje pa dorheqjen e Saliut.Edit hem i ha e hem i djeg.

    3. Tiku says:

      Ka faj, se ato listat me ata te korruptuarit qe jane zgjedhur, nuk jane bere vete, dikush i ka bere. Po nuk pati faj, apo po nuk reagoi Kryetari i Partise, kush duhet t a beje? Eshte ai ,bashke me 9 Deputetet e Fierit, qe duhet te veje ne levizje strukturatp per mos te lejuar me gjera te tilla! C’kuptim ka kompromisi ne tirane kur ne Durres, Berat , Vlore e Fier behet masakra me te vjedh e shkell ligjin ne sy te te gjitheve!!!

  12. Mallakastrioti says:

    Eshte per te ardhur me te vertet keq, kur shikon se ne Vendin tone Shqiperi, qe banda e Saliut e ka kthyer ne Vende-Sorrash ku kerkojne dhe germojne neper Plehra per tu ushqyer.
    1-Ajo qe do te theksoja i Paanshem eshte se Prefektin e fierit e kame Kusheri,nuk eshte Burre i keq, por Paraja te prish, thone kendej nga anet tona..
    O Bujar, o djale, po nuk gjete ti Fjalen me Baton-kry.Bashkiakun e Fierit qe eshte Fshatari dhe Vellai jot, si do ta gjeje Fjaleni Sali-Berisha me Edi Ramen???
    1-po lini popullin pa Buke, duke i hedhur ne Rruge..shiko Shkurtimet ne Alb-petrol,qe kush eshte Simpatizante i PS-se, duhet te Hiqet nga Puna..
    2-po pse mo z.Prefek dhe kusheri Bujar Hasa, nje Puntor-Nafte eshte Rrezik per Pushtetin e Sali-Berishes se eshte Simpatizante i PS-se.???
    Thirrini Mendjes, o z.Prefekt, se Pushtetin nuk e mba´n dot me Force, as me Genjeshtra dhe Mashtrime,historia ka vertetuar se te gjitha Perandorite bien n je Dite..Shiko mo Bujar se “Karrigen” nuk e ka askush me “Tapi”..Qe te perfaqsosh PD-ne jame dakord, por mos u beje Pjese e asaj PD-je qe eshte Inkriminuar, eshte shitur te Serbi dhe te Greku, shikoj gjerat pak me thelle, te rrish me Ndere ne ate Karrige ,qe se ka mbajtur askush..dhe mos Harro se je Nip ne Mallakster, ku Gjyshi jot u vra nga Italjanet, plehrat dhe Mbetjet Toksike po na Pushtojne me Vulen tuaj, me dashjen tuaj..Thirri mendjes o Bujar Hasa, mos merr Flamurin e “Malokut” ne Dore,bej dicka te mire per vendin tuaj qe te Fitosh respektin e popullit tende..Te uroj te jeshe mire mo Kusheri dhe Prefekt..lol

    1. tourkofagos says:

      Mallakastrioto,shpresoj mos ta lexoi komentin tend kusho Prefekti,se do te mprehe sopaten e te morri lumi,,,,,,hahahaha!

    2. Mike says:

      Mallakastra, e shikon si jeni ndare nje kushuri ketej nje andej edhe vellezerit, pse se jane aty- aty, bile une them ta mbaj deri ne 2017, derisa tiu vine mend juve.

  13. arian says:

    kjo tregon se partia socialiste eshte e percare nje pjese e madhe e te majteve nuk e duan ramen kjo gje ska ndodhur me pare ne kete parti sepse e njejta gje ndodhi dhe ne vlore dhe ne qytete me shumice te majte

    1. genc says:

      He mo mos ja fut kot se do fillojn ta duan Ramen,ja sa te bej dhe nje liber tjeter dhe shikoje pastaj.

  14. Tepelensi says:

    humb dhe qarkun e gjirokastres o Edi dhe dil me kepuce te kuqe pastaj. se socialistet qe jane pa pune nuk hane letrat e kongresit apo idelatet e partise

  15. gergj simaku says:

    Kur shiten edhe keshilltaret perse duhet PS-ja?

  16. fatmiri says:

    Ps e Fierit eshte e percare, ne parti jane futur njerez interesaxhinj,vjedhes e kriminel si puna e atij kumarakut qe ishte ne kongresin e ps

  17. tani says:

    sa poshte ka vajtur vendi yne, te drejtohemi nga 1 PALO-PREFEKT, i cili mendon se i njeh ligjet ne maje te gishtave.
    interpretimet e tij persa i perket ligjeve eshte per te patur meshire nga 1 njeri i tille qe i interpreton ato sikur te ishin ligjet e dala nga KANUNI I LEKE DUKAGJINIT.
    GJYKATA E SHKALLES SE PARE NE FIER E SHPREH MJAFT QARTE, PEZULLON AKTET ADMINISTRATIVE TE DALA ME URDHER TE PALO-PREFETIT PER THIRRJEN PER MBLEDHJE TE KESHILLIT TE QARKUT, pasi kjo ceshtje eshte ne GJYKATEN E APELIT VLORE, KESISOJ NUK MUND TE BEHET ASNJE LLOJ ZHVILLIMI NE KESHILLIN E QARKUT, por produkti LSI-PD, pasi rrahen, kercenuan, blene, hoqen nga puna etj. te aferme te keshilltarve te “ALEANCES PER TE ARDHMEN” apo edhe vete ata si keshilltare, i ndryshuan keto balanca.
    KJO ESHTE VERTET E PANDERSHME, PD-ja KERKON TE FITOJE (duke sjell nga Tirana deputetet e qarkut te Fierit, por qe kane lindur ne KUKES, SHIJAK apo gjetke) EDHE KUR E DI MIRE SE KU KERKON TE FITOJE, ne nje bastion i majte, ndoshta mendojne se mund ta mbajne te mberthyer Fierin sic po mbajne Shkodren e tradites dhe kultures shqiptare, GABOJNE RENDE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje