Qeveria- 70 milionë euro borxh kompanive private: Biznesi në paralizë

16 Nëntor 2011, 20:45Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka probleme serioze me pagesën ndaj kompanive private që kanë kryer punë publike, duke kapur shifrën 70 milionë euro borxh. Kompanitë private- në shumicë kompani ndërtimi rrugësh, janë pa shlyer për dy vjet dhe po shkojnë drejt falimentimit.

Ata kanë marr kredi nga bankat duke hipotekuar bizneset e tyre për të përballuar projektet që u ka dhënë qeveria, dhe tani edhe sikur qeveria tua japë lekët, ata janë me humbje vetëm për shkak të interesave që kanë paguar dhe që janë më të mëdha se norma e fitimit që do merrnin nga puna e kryer.

Qeveria e fsheh këtë detyrim nga borxhi publik, duke vepruar me arbitraritet ndaj biznesit dhe duke përkeqësuar situatën financiare të tij.

Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta rreth kësaj teme. Dorian Teliti, një zyrtar i Ministrisë së Financave, e justifikoi këtë me faktin se kompanitë kanë ecur me projektet më shume se sa planifikimi. Por një përfaqësues i Shoqatës së Ndërtimit tha se kjo nuk është e vërtet. Kjo shoqatë numëron disa kompani që kanë tre vjet që kanë përfunduar punët publike dhe ende nuk marrin lekët. Deputeti Erjon Braçe tha se kishte parë listën e gjithë objekteve që janë vendosur, “që i bashkëngjitet ligjit për buxhetit dhe identifikohen në zonën time, katër projekte që kanë përfunduar, madje të inauguruara nga tre herë. Dua të di sa përqind e asaj vlere të investimeve zënë faturat për punë të kryera?”
Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se këto detyrime arrijnë në gati 70 milionë euro.

12 komente në “Qeveria- 70 milionë euro borxh kompanive private: Biznesi në paralizë”

  1. gjethi i thate says:

    Lajmi eshte i vertete por dua te beje nje korrigjim te mundeshem: Ose shifra ka te beje vetem per zonen ku eshte Brace,ose asaj shifre duhet ti shtojme nje 0 nga pas,sepse aq sa shkruhet eshte shume pak si detyrim per kompanite qe kane bere pune me fondet publike.Kam frike qe eshte e vertete kjo e dyta,pra 700 milione euro.

    1. Alb-germani says:

      Kompania qe po nderton Rrugen e Arbrit,ka nderprere punimet duke terhequr te gjitha makinerite nga Qafa e Bullit,per mospagesen nga ana e shtetit shqiptar.Shqiperia drejt nje falimentimi te rrezikshem.

      1. Argita_B says:

        Fatkeqesisht pjesa me e madhe e kompanive qe kane fituar tenderat publik dhe sot nuk jane paguar nga shteti, parodoksalisht jane prone e njerezve te pushtetareve.
        Pra ata persona qe kane paguar bakshishe te majme per te korruptuar dje, dhe ne menyre te pandershme kane fituar tenderat duke shtypur konkurencen, sot vuajne te zezat qe kane bere.

    2. armand says:

      mos ja fusni kot.ku do tja dije shteti yne i fuqishem per 700 milione euro.kemi ekonomine me te fuqishme ne rajon. na e kalon vetem gjermani po mos u merzisni. ne mbledhjen e ardhshme te qeverise baba Saliu do na japi lajmin e shumpritur: “te nderum bashqytar,jam shum i nderum me ju njoftu se ja futm edhe gjermanit.s’na mbet ma shtet e njeri pa ja futm,jena te papam”.

  2. euglen hoxha says:

    E kush qenka ky zyrtar kaq i trashe i ministrise se financave qe thote se kompanite kane avancuar me punen me shume se planifikimi. A e di ky i trashi zyrtar i ministrise qe kompanite punojne me kontrata me autoritetin kontraktues dhe zbatojne kontraten pasi mund te penalizohen nese punojne me ngadale se kontrata e percaktuar. I trashi nuk e kuptoka qe duhet ta thote qarte se shteti nuk ka para per te paguar punimet kryera. Ishalla nuk e cojne situaten me katran. Mjere o shtet mjere per keta te trashe

  3. Niku says:

    Qeveri e papergjegjeshme per asgje. Ajo mendon vetem qe Saliu e ministrat te marrin pjesen e tyre nga kontratat dhe zjarri ti bjere biznesit, vendit dhe popullit. Po vjen koha qe ata do te ikin si minjte e arave nga forca e popullit ne vuajtje.

  4. albo says:

    E cfare te dijne ate te ministrise se financave kur nuk kane me cfare te paguajne. Zyrtari qe perfaqesonte ministrine Teliti eshte thjesht nje ish roje te hotel rogner ne tirane, dhe me pas emigrant ne itali. E moren e bene zyrtar te larte te ministrise qe te perfaqesoj buxhetin. E kuptoni ku eshte katandisur situata dhe kush na e Dikur ishte djale i holle, po duhet ti jete futur me oreks korrupsionit qe ishte bere si buall.

  5. Niku says:

    Tani Qeverise i duhet te marre edhe ndonje kredi tjeter me interesa qe ajo i quan te buta deri sa ti dale tymi financave te Ridvanit dhe Saliut.
    Tani nuk ka me asnje dyshim se kriza financiare e vendit tone po rrokulliset me shpejtesi dhe do marre me vete Sali krizen dhe Ridin borxhin e Rajces me te pjelle e te mbjelle.
    Do rrojme ti shohim si do flasin kapadainjte…. tane ne qeveri.

  6. Illo says:

    Kjo shifer na u be si burri i nenes . Na ndjek nga pas . Mos eshte shifra , qe ka pervetesuar Iliri ? Illo

  7. Rrofte Shqiperia says:

    Lajmi eshte shume i vertete por shifra eshte me e madhe,shtoni ketu dhe mospagesat e supervizoreve….pale ku perfundon shuma. Kjo rrokopuje ka ardhur pas zgjedhjeve vitit 2009, ku Banda ne pushtet hapi tenderat per shume rruge me 30% te lekeve qe kishte gjendje, qe te krijonte imazh per zgjedhjet?????Ata qe kane bere tenderat e kane marre pjesen para fillimit te punimeve,perndryshe nuk firmosej kontrata(pyesni BALLI FARIUN se ka dale mire nga keto tendera)?????Supervizoreve ju kane marre 40-50% te shumes pa filluar pune…..ku ne kete maskarade kam ngelur dhe une brenda dhe te gjithe kemi pezulluar aktivitet dhe nuk paguajme as sigurimet se nuk kemi para….sot jemi te papune.Kjo rezume eshte vetem per rruget.Po firmat qe ndertojne pallate, ndertesa me fonde publike,kane te njejtin problem.Vetem ne zonen Tirane-Durres jane mijera apartamente qe nuk jane shitur asnjehere.Eshte bllokuar tregu se nuk ka para.Refugjatet kane nxjerre ne shitje apartamentet sidomos ne zonen e plazhit, po nuk ju shiten as nen cmimin qe e kan blere.Pra kolapsi eshte shume me i madh dhe qeveria na shet dengla per arritje??????? TURP!!! Ne Shqiperi nuk ka opozite. Kjo qeveri e ka mbushur kupen dhe po i zbrazet.Mjere ky popull kush po e drejton.

  8. lame says:

    Sot pensionisteve qe kane diten per te marre pensionin ne Korce,nuk po u jepen leket e pensionit se nuk ka leke Banka,duke ju thene nga arketaret se dukuni te hene se nuk na kane sjelle leket se nuk ka Banka.KY eshte shteti i Sali-Bodes,ketij dhendri te ri me nuse plake.Gjithashtu ky shtet prej letre nuk po zbaton edhe Urdher Ekzekutimet e atyre qe kane fituar gjyqin me shtetin ku shteti u detyrohet me qindra miliom leke te rinj,sepse ka humbur gjyqin.Deputetet e P.S.-se duhet te bejne thirrje qe te dorezojne ne Komisionin e Ekonomise te demtuarit te gjitha Urdher Ekzekutimet me detyrimet e shtetit sepse eshte shume teper e madhe qe te llogaritet per vitin 2012 sepse eshte nje borxh i keq i pa pasqyruar sepse sipas llogaritjeve jane mbi 7000 veta me nje detyrim minimal prej 5000000 leke te rinj sejcili.Brace te jape alarmin per kete detyrim te papasqyruar por te fshehur nga qeveria e cila duhet ti shtohet borxhit.

  9. VFLP says:

    E c’do te behet kryeminister Rama me gjithe keto borxhe? Do perfundoje si Papandreu qe e morri te rrenuar ekonomine edhe iku se s’e rregullonte dot. Ik lere fare. Te rrine te gjithe si te dhjere ne mutin e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje