Berisha uron Papadhimas: Kam bindjen se do ta zgjidhni krizën ku keni hyrë

16 Nëntor 2011, 17:23Politika TEMA

Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të sapozgjedhur të Greqisë, Lukas Papadhimas, me anë të së cilit shprehet se ka besim në zgjidhjen e krizës greke.

“I nderuar Zoti Kryeministër,

Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e zgjedhjes Suaj në pozicionin e Kryeministrit të Greqisë dhe krijimit të qeverisë së bashkëpunimit, t`Ju përcjell në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses të plotë në detyrat e vështira, por jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin dhe kombin Tuaj fqinj e mik.

Kam ndjekur me vëmendje përkushtimin, vizionin dhe vendosmërinë Tuaj profesionale, ndaj ruaj bindjen e thellë se përzgjedhja Juaj në krye të qeverisë, në këtë situatë delikate financiare për vendin Tuaj, do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e saj dhe në ecjen përpara me reformat e nevojshme për ta kthyer Greqinë në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm.

Gjej rastin t`Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht mbetemi të vendosur dhe të angazhuar për t`i forcuar edhe më tej marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve tona, si dhe për të zgjeruar e forcuar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë”, thuhet në telegramin e Berishës drejtuar Lukas Papadhimas.

29 komente në “Berisha uron Papadhimas: Kam bindjen se do ta zgjidhni krizën ku keni hyrë”

  1. I duruari says:

    Ta kishe informuar edhe per emerimin e Fullanit,mbase e njeh dhe i behej qejfi.

  2. vjosa says:

    Pse nuk i jep ca ment Papadhimit si ta kaloj krizen more Saloo

  3. mucua i tanes says:

    Kur Papandreu leshoi deklaraten per referendumin e euros, bursat e evropes shkuan ne -6.8%, OPEK ne -4%, ndersa ne shqiperine fqinje madje me banka te forta greke, “nuk luajti topi nga istikami”. ORE A KA SHTET KETU A SKA SHTET?

    1. bobi says:

      Muco by… cte duhet ty ka apo jo shtet ne ket vend na e la ne shqiptareve ket pune ti shiqo breket qe te kon ra ne fun te komve mer filogrek shif Grekine se jeni bo turpi e gazi i botes bashke leni Shqipnin se ka kush i del zot o Mucooooooo

  4. ina says:

    Vallahi ky na e hoqi trurin fare me deklaratat e tij. Papadhimas ishte ne krye te procesit te futjes se Greqise ne BE, dmth ne krye te mashtrimit me treguesit makro-ekonomike vetem per ta futur Greqine ne BE, ky thote “Kam ndjekur me vëmendje përkushtimin, vizionin dhe vendosmërinë Tuaj profesionale”. Une nuk e di ke ka rreth e qark ky, por me shemtuar se e tregon veten me deklaratat e veta per ngjarjet ne bote nuk ka… Na i solli zorret ne fyt ky rob me injorancen e vet.

  5. albani says:

    Ky eshte trap fare sali koqe kandari

  6. tourkofagos says:

    ….uron Papadhimon e jo Papadhiman!!!!
    sa per urimin,,,,,!!!!!no comment!!!!

    1. hajriu says:

      …… mire moj stambolleshe e morem vesh….papaidhimen

      1. haaahaaahaaaahaaaahaaahaaa…jo po papadhjeri hahahaha
        “papadhimo”..”papadhiama”…
        qe te dy kane nga 2-3 vrima

    2. plaku says:

      turko lepurushi,
      Hik more turkoshak ne ndonje forum turk. Ky eshte forum shqiptar.
      Pershendetje lepur

      1. Pershendetje bre xha plaku si u gedhive, u be merak Taqkua. Te pelqeu artikulli ?

        ade dite te mbare xha plaku

        1. plaku says:

          taqi
          Sala foli si kryeminister i Shqiperise. Ai tha ato qe duhetj te thoshte pra bla bla bla. Sala nuk eshte fare gomar, ai e di mire se Greqia ka mbaruar. Lexo te lutem me poshte shkrimin tim per Cakalli7. Atu kam dhene disa spjegime pse Greqia ka mbaruar.
          Do te te isha mirenjohes ne se lexon shkrimin tim dhe me argumeta te me kundershtosh.
          Nga ana tjeter edhe une i uroj nga zemra popullit te thjeshte grek ( sigurisht jo nje derri si ty ) qe te kaloje krizen pa dhimbje. Pershendetje

          1. Po ce o xha plaku ofendon, Taqkua te pershendeti me miresjellje kurse ti me urrejtje . Taqkua eshte shqiptar dhe do jete shqiptar se nuk urren kerrica si ty.

            1. plaku says:

              taqi,
              Taqi nuk eshte shqiptar, ai eshte nje bukeshkale qe hedh balte mbi vendin e tij per 300Euro. Pershendetje koqe

  7. Ramy says:

    T.F Duket se urrejtja e juaj per berishen eshte kthyre ne dashuri te marre , POr te kesh parasysh se berisha pritet te beje disinfektimin e mikrrobeve grekofil ne shqiperi, prandaj ke kujdes se po u fute ne shqiperi do ikesh per lesh

    1. tourkofagos says:

      arapi mou,lere turqika e fol alvanika se nuk po te kuptoj,c’do te thuash!!!!!

    2. Kalorsi i zi says:

      ahahaa file, lere te pi qumshin e cjapit ahaha, o Ramy te kam thene merr fryme kur pi qumshin se te kane dale syte si topet e saliut ahaha file, mere ne buzuq se eshte antikrize ramy

    3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Ky cuhet alvaramy i Berishes qe del para kryeministrise per te mbledhur kockat qe le Berisha. Komentet e Ramyt po behen me shpesh idiote.

  8. Ramy says:

    hahahahahahaha Kjo vlen edhe per Pelen e zeze, edhe ti je mikrrob grek, por me duhet te falimenderoj berishen qe se shpejti pritet te paraqes ne parlament ligjin , anti mikrrob ku shpresoj qe te pastrohemi njeher e mire nga mikrrobet grekofil

  9. Kalorsi i zi says:

    Ramy,
    Ne kete bote ka Mishngrenes, barengrenes po ka edhe si puna jote qe presin te biere bajga per tu ushqyer. Ky eshte mendimi im. Po te pyesim komentuesit do ta shikosh kujt kategorie i perket.
    1 ; 2 ; 3, ?

    1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Kalorsi i Zi, Ramy i perket kategurise zeros, atyreve qe jetojne ne spitalin e te marreve.

    2. hajriu says:

      Pse te jep pershtypjen sikur ty je “violentata” nga bariu moj pela e zeze? Meqenese buzkuqi qenka antikrize , ti perveç buzeve duhet te luesh edhe menderen …….gjithmone per te miren tende e kam qe di besh balle krizes me zakonin e grekut o greki.

      1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

        O hajriu i Camerise Idriziane, c’eshte ky mentalitet duke i bere shqiptaret grek? A e kuptoni qe je nje cop injoranti si i pa vlersuar me mlleferine qe prodhon?

        1. hajriu says:

          I ke vene syzet ti ? Jo per ndonje gje por qe te quhesh tamam k……………. me syze

  10. agbi says:

    Rami ,te keqen na lere ne hallet tone e ik dhe rri pran kryeministris ose pran bashkise se do bohen ca vaksina , megjithse je nje cik si vone se mikrobi i kalbjes suaj ka perparuar shume e nuk i shpetoni dot gangrenes .

  11. Mallakastrioti says:

    Z.Kry.kapister Sali Berisha, nga Burime te “Mireinformuara” mora veshe une dhe Mileti i Pshatit time, se ju , qe e futet Shqiperine ne vendin e dyte ne Bote pas Gjermanise per rritje Ekonomike, i keni afruar “Ndihme” edhe shtetit fqije greqise per te dhene Kontributin tuaj,dhe ne Mbledhjen e radhes Qeveria juaj Vendosi ne Unanim te plote si me Poshte:
    1-Te Dergoj “Ekspert” me eksperjenc ne Fushen Politiko-Ekonomike , si Ilir Meta, ne Greqi, pa ndihmen e te cilit nuk mund te dilet nga Kriza.
    2-Ti krijohen te gjitha Mundesit greqise, qe te Shfrytezoj, te gjithe Hapsiren Ujore-detare, si dhe ate te Prrenjeve dhe Lumenjeve.
    3-Z.Fatmir Mediu ne rolin e “Keshilltarit” ne Fushen Ushtarake, si njeri qe i di mire punet e ushtrise, ai duhet patjeter qe te perdor Mbiemrin e tije te lavdishem Medihoxha ne marrdhenjet me Turqine..
    Dhe sikurese pohoni edhe vete z.Sali Berisha , kry.Ministri Greke ka kerkuar nga ju Konsulte Mjeko-Financjare nga ju, duke pasur Eksperjence te gjere me Firma Piramidale..
    Edhe Hiresia e tije Mitropoliti i Athines i ka bere “Lutje” Sali Berishes, te vere “Dore” dhe te Shpetoj greket nga Kriza, ashtu sikurese Shpetoj Shqipetaret ne 1997-ten…Jemi “Krenar” qe kemi nje Kry.Minister te Tille….

  12. Sali Rama says:

    Besoi se ka ardh koha te ndalojme daljen e keti Gomari sali RRumpalles neper televizione se ma poshteroi si komb

  13. Cakalli7 says:

    ore po e forte kjo gerqia si nuk po falimenton, se te beson temen duhet te ishte zhdukur para nja nje viti, pastroni morrat e patriotizmit se do u zere tifoja

    1. plaku says:

      Cakalli 7,
      Me vjen keq more mik qe, akoma nuk e ke kuptuar se Qreqia jo vetem ka falimentuar por ka mbaruar me te gjitha. Ata presin qe, Merkel tju hapi rubineten per 8miljard Eurot. Nuk e kuptoj se ku jeton ti ?
      A lexon ndonje gazete dhe a shef ndonjehere lajmet ne TV ? Sipas specialisteve ekonomiste boterore Greqia do ta marri veten pas 30vjetesh.
      Problem eshte se :
      – Per te bere prodhimet greke konkuruese ka dy mundesi :
      1.- Greqia te kthehej ne dhrahmi. Banka kombetare greke te cvleftesonte dhrahmine.
      2.- M.q.s Greqia mbeti ne Eurozone, Banka kombetare greke nuk ka te drejte te shtypi euro dhe te cvleftesoje Euron.
      Ne kete rast del porblemi :
      a.- Gjermania, Austria etj. kane arritur qe, kostoja e prodhimit per cope te nje malli cfardo te jete shume e ulet. Kjo sepse keto vende kane ulur rrogate e punonjesve, kanr rritur pensjonin deri 67 vjec,ju japin te papuneve shume me pak leke dhe kane nje sistem takspagues shume eficent dhe nje administrate shteterore jo te fryre.
      b.- Vendet e Eurozones si Greqia, Italia, Spanja,Portugalia etj. kane bere gabimin e madh se, kane ndjekur nje politike kilienteliste.Pra per te marr votat e qytetareve keto shtete kane rritur shume rrogat e punonjesve, kane lene moshen e daljes ne pension te vogel, kane pagur shume leke per papunesine dhe kane nje adminstrate shume te fryre.
      c.- Problem i madh eshte se Gjermania, Austria etj. prodhojne mallra eksporti me cilesi shume te larte dhe ne sasi shume te medha, ndersa Greqia, Italia, Spanja, Portugalia kane nje industri qe, prodhon jo me shume cilesi dhe sidomos keto industri nuk prodhojne dot mallra me sasite e medha ( per te njejtin artikull ) sic prodhon Gjermania. Pra m.qj.s. rrogat ne Greqi, Itali etj. jane me te ulta se ne Gjermani, fakti qe, Gjermania prodhon sasira shume te medha per nje artikulll atehere eshte e kjarte se kostua per nje cope ne Gjermani eshte me e ulet se ne Greqi, Itali, Portugali, Spanje etj. Pra keto vende nuk jane konkurues.
      d.- Greqia ka problemin se, edhe turismi eshte shume me i shtrenjte se ne Sloveni, Marok, Turqi etj. Pervec kesaj turismi dhe hoteleria greke duhet te beje investime kolosale qe, te fusi informatiken sepse ne kete fushe jane shume mbrapa.
      e.- Pra per aresyet e mesiperme Greqise i mbetet te ngreje industrine e eksportit ( fabrika, uzina etj ) dhe qe, te jete konkuruese ajo duhet te uli pa tjeter rrogat e punetoreve dhe nenpunesve, te beje reforme ne sistemin e pensioneve, sistemin e taksave, te lehtesoje administraten shteterore, etj.
      Prandaj ekonomistet e huaj thone se, Greqia ( ajo ka akoma 260miljared Euro borxhe pervec pjeses prej 100miljard borxhe qe ju fal )do akoma ( ne se cdo gje shkon mire ) edhe 30 vjet qe te marri veten.
      Cakalli 7, une nuk jam ekonomist, keto gjera i kam lexuar neper gazeta dhe i kam pare ne lajmet e tv. Prandaj mendoj qe, edhe ti kur te kesh kohe dhe deshire te lexosh gazetat dhe te shofesh lajmet me tv.Kam mendimin se ja vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje