Saliu dhe Liria, tamam si Gani dhe Shemsie Kadria

2 Dhjetor 2011, 21:03Blog TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Familja kryeministrore “BERISHA”, po konfirmon qartë e përfundimisht bindjen e saj se paratë që mblidhen rrugëve në emër fondacionesh fantazma “janë të pastra”. Këtë bindje, kishte SALIU edhe gjatë viteve 1992-1997, kur “berishët” ishin “familje presidenciale” dhe “bekuan” me dekret bankar e qeveritar ngritjen dhe veprimtarinë e firmave piramidale, që u zhvatën shqiptarëve edhe… brekët. Në ato vite, kur paratë mblidheshin me “fadromë”, ish-president SALIU u bënte thirrje shqiptarëve të mos mbanin asnjë qindarkë në shtëpi, por t’i çonin tek banka “SUDE”. Vetëm 8 vite pas epokës “SUDE”, menjëherë pas ardhjes në pushtet të SALIUT, në Shqipëri lindi një “piramidë” e re financiare, por që këtë herën ka si “krye-bankiere” LIRI BERISHËN, bashkëshorten e kryeministrit SALI.

 

Saliu dhe Liria zhvatje me fondacion, tamam si Gani dhe Shemsie Kadria

Prej 6 vitesh, “Nënë-madhja kryeministrore” Liri Berisha, ka dalë në ofensivë e po vazhdon të mbledh miliona euro, lekë, dollarë, franga, sterlina, madje dhe objekte floriri nga donatorë-bizneset shqiptare e të huaja, duke “u lutur për humanizëm”, nën tabelën dhe propagandën e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”. Ditën e enjte, në një sallë luksi, “Nënë-Madhja LIRI”, ose më saktë pronarja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, organizoi aktivitetin e radhës për… mbledhje lekësh. Një president firme në Tiranë, i cili ka paguar deri tani 5 herë “gjobë humanizmi” dorazi për “fëmijët shqiptarë” tek llogaria e Liri Berishës, më tregoi mënyrën se si funksion dhe vepron fondacioni i “Nënë-Madhes” së familjes kryeministrore shqiptare. Skema është kjo: Familja kryeministrore disponon listën e gjithë bizneseve “VIP”, vendase e të huaja që veprojnë në Shqipëri, ose në ortakëri edhe jashtë Shqipërisë. Po kështu, ka gjithë listën me emrat e bizneseve, që kanë probleme ligjore e financiare me qeverinë e ligjin. Ka gjithë adresat, emrat dhe telefonat e “bosëve” të firmave, të cilat ia jep kupola e QKR dhe e drejtorisë së Tatim-Taksave. Bizneset shqiptare që duhet të paguajnë “gjobë” mujore, tre mujore, 6 mujore, ose vjetore tek llogaria e familjes kryeministrore “për fëmijët shqiptarë”, piketohen nga familja “SALI”. Lista e “viktimave” të piketuara për t’u zhvatur dërgohet tek kupola e Drejtorisë Qendrore së Tatim-Taksave e cila varet nga ministria e krye-paramidalit BODE. Këtu nis operacioni me presione ndaj “viktimave”. Prej këtu, bëhet lista me emrat përkatës, të cilëve u caktohet radha, dita e pagesës dhe vlera e “gjobës humanitare”. Mandej, “viktimat” njoftohen me pusullë dore, nga “sekserët” e fondacion-familjes kryeministrore “SALI”, nëpërmjet një “kupon-takse” me emërtesën: “FTESË PËR HUMANIZËM”, me tekstin: Për Fëmijët Shqiptarë, Me dashuri e mirënjohje Liri Berisha dhe fëmijët shqiptarë”.

Pas kësaj, firmat që e mësojnë se kush e ka pronë këtë “fondacion bamirësie”, heqin lekët e fëmijëve të tyre dhe ia japin “fëmijëve shqiptarë” të… Liri Berishës. Pasi lista e biznesmenë-viktimave ka dorëzuar “me dëshirë” plikot e milionave të paracaktuara në zyrat e fondacionit, pronarja e fondacionit familjar-kryeministror “Nënë-madhja” LIRI BERISHA, porosit TVSH-SALIUN dhe televizionet e pushtetit, për të përgatitur dhe publikuar kronikën shabllone për “aktivitetin humanitar”. Ajo flet me “dashuri për fëmijët” në nevojë dhe buzëqesh, duke pozuar me biznesmenët që kanë paguar “gjobat”, madje duke i nxjerr ata në ekrane e fotografi dhe me bashkëshortin e saj, kryeministrin SALI, i cili është përherë prezent në këto akte “bamirësie”, ndoshta për të parë, se sa miliona “hidhen” për “lumturinë e fëmijëve shqiptarë”. Kjo prezencë e çiftit kryeministror në këto “spektakle milionash”, na krijon përshtypjen, se SALIU dhe LIRIA, me fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, po veprojnë tamam si GANI dhe SHEMSIE KADRIA me ish-fondacionin “GJALLICA”, që zhvatnin miliona dollarë, por edhe bënin ndonjë bamirësi…

 

LIRIA mbledh miliona për “fëmijët shqiptarë”, por i çon tek fëmijët e saj

Një fakt: Biznesmeni 5 herë “viktimë”, më konfirmoi se për “gjobën bamirësi” që ka paguar tek gruaja e kryeministrit Sali Berisha, disponon vetëm 5 mandat pagesa si faturat e SUDES e XHAFERRIT, ku shkruhet vlera, emërtesa “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë” dhe një vulë e një firmë poshtë emrit “LIRI BERISHA”. Me këtë skemë listash e “gjobash humanitare” të piketuara ndaj bizneseve, u organizua nga familja kryeministrore dhe “balloja humanitare” e ditës së enjte, ku çdo “viktimë” pagoi nga 6000 euro “gjobë humanitare për “fëmijët shqiptarë” të… Liri Berishës. Në këtë ballo, familja kryeministrore kishte sjellë 110 çifte biznesmenësh për të “kërcyer” me tufa eurosh në duar. Sipas vlerës së biletës prej 6000 euro, në 22 tavolinat e “ballos humanitare” të familjes kryeministrore u “hodhën” 660 mijë euro, pa llogaritur milionat e mbledhura (të pa deklaruara) nga shitjet private me ankand në këtë ballo-financiare, të disa pikturave ish-pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Deri sot që flasim, megjithëse kanë kaluar 72 orë nga balloja ku “kërcyen” financiarisht biznesmenët shqiptarë e të huaj, nga 660 mijë eurot që mblodhi “Nënë-madhja” LIRI BERISHA”, nuk rezulton të jetë arkëtuar asnjë qindarkë në llogarinë e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në “Credis Bank”. Po ku shkojnë këto miliona euro, lekë e dollarë që u zhvaten bizneseve me listë presionesh e gjobash pushteti? Natyrisht në xhepin e pushtet-familjes dhe të klaneve “SALI”. Këto nisen për fëmijët shqiptarë në nevojë ekonomike e shëndetësore, por përfundojnë aty ku përfundojnë gjithë milionat e tenderave, të koncensioneve, të lobingjeve të pista, të ryshfeteve, të aferave me trojet, tokat, plazhet, gjyqet e krimeve dhe pasurive, me minierat, naftën, energjinë, librat, ilaçet, rrugët, shkollat, privatizimet e deri tek vjedhjet me tenderat për supën e çerdheve dhe klorin e ujit. Deri sot, sipas “bllokut të pagesave në dorë” dhe llogarisë bankare “Për fëmijët shqiptarë”, fondacioni i familjes “SALI” ka grumbulluar 38 milionë euro dhe 9.3 milion dollarë, duke u shfaqur ekraneve në emër të këtij fondacioni të maskuar pas “humanizmit”. Pa llogaritur këtu donacionet e qindra firmave vendase e të huaja në klering me veshje, produkte ushqimore, pajisje lëvizëse invalidësh, kompjutera, televizorë, frigoriferë, soba, pagesa bursash studimore, kurimesh e operacionesh mjekësore, pushime verore e dimërore, pajisje arsimore e kulturore, ndihma me medikamente e pajisje spitalore, madje dhe me apartamente banimi. Kujtojmë, që afro 15 ditë më parë, Liri Berisha, njoftoi publikisht bizneset, se po “mblidhen lekë në emër të saj”,duke i kujtuar ata, që çdo financim ta arkëtonin tek zyrat e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”.

Ne nuk e dimë saktësisht se sa miliona ka përdorur Liri Berisha nga fondet e mbledhura për “Fëmijët shqiptarë”, por 300 çanta shkolle, 200 palë, libra, 1500 tollumbace, 1500 fishekzjarrë, 150 sanduiçë, 5000 qofte, 1.5 ton oriz, sheqer e vaj, 6 komplete pune infermieresh, një kompjuter laptop që iu dhurua maturantes që shau jetimët e të vrarëve të 21 janarit dhe 12 thasë me rrobe “GABI” që u shpërndanë për fëmijët e Gërdecit, nuk besojmë se kushtojnë 38 milionë euro e 9.3 milionë dollarë! Sipas llogarive të bëra, rezulton se “Nënë-madhja” LIRI, mbledh miliona për “fëmijët shqiptarë”, por i çon tek fëmijët e saj. Nëse thotë “JO”, po qe se i ka “duart të pastra” si qeveria e bashkëshortit të saj, le të publikojë listën me emrat dhe vlerat e “bamirësive” që ka grumbulluar këto vite nga bizneset…

9 komente në “Saliu dhe Liria, tamam si Gani dhe Shemsie Kadria”

  1. preng sherri says:

    verej re qe diskutohet kudo mbi ekonomine ,politiken shqiptare,kulturen,etj etj.
    jane te gjitha te kota.Ujkun e kemi para nesh dhe nuk kemi nevoje te merremi me gjurmet.Ben mire artikullshkruesi qe na permend nje nga fondacionet mashtruese,si rezultat i te ciles shkuam ne gremine.Nuk mund te harroj dhe pergjigjen e DOKTOR MORTJES dhene nje gazetareje e cila e pyeti mbi firmat piramidale.Pergjigja e MORTJES ishte : paraja e shqiptarit eshte paraja me e paster ne bote,e fituar me gjak e mundime.
    po permend disa nga politikanet sot dhe te tjere te lidhur direkt apo indirekt me fatin e ketij kombi qe po i marrin frymen dite per dite dhe gjykoni vete:
    DOKTOR MORTJA,GENC POLLO,JEMIN GJANA,FATOS NANO,ALBANA VOKSHI,SUDJA,GJENERAL XHAFERRI,cifti Kadrija,VJOLLCA VOKSHI,JOZEFINA TOPALLI,ILIR META,XHELAL MZIU,ETJ ETJ,eshte nje liste e pafund.
    cfare mund te presesh prej tyre?! zhvillim?perparim? vetedije kombetare?

  2. XHINO says:

    PRENG SHERI-TE GJITHE EMRAT E MESIPERM EDHE VARJEN E KANE SHUME PAK

  3. tomori beratit says:

    KLEDIAN TRIMI.Komplimente,si gjithmon artikull brilant dhe shume i sakte e origjinal.Dua te te them se kjo familje nuk ka frik me nga asgje as nga europa a amerika se sa per gjykata a prokuror shqiptar te me falesh por kjo familje nuk i pjerdh fare,atehere eshte vetem urrejtja e madhe dhe ne RRITJE e popullit shqiptar qe do ti tregoj vendin kesaj kaste diktatoriale.URIMET ME TE MIRA KLEDIANIT.

  4. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Ah more Klodi ti bukur ve ke trajtu she analizu,por Salushja dhe Liri Berisha mbahen ne fuqi nga ata qe po vjedhin dhe shkaterrojne Shqiperine.Ato se kane per gje qe ti japin Kryehajdutit nje pagese te vogel ne publik se pjesen tjeter e derdhin ne llogarite e Partise Demokratike.Ky eshte kapitalizmi qe po ndertohet ne atdheun tone.

  5. Dolfi says:

    jevgj jane si gania dhe shemsia dhe salija dhe lirija …duhen futur ne gas chamber

  6. xhens says:

    Populli po vidhet,po vritetsi dhe e ka zene gjumi i Kolleres,
    Bari i Miut i ka larguar nga Realiteti se ku jetojne dhe se si jetojne,jetojne te friksuar se nje Revolucion i frikson,
    Familja Berishjane Fashiste po i mire trajton duke i cvatur edhe me ndihmat e Femijeve,ne nje kohe qe kjo Familje ka vrare Femije ne Gerdec dhe se ka lene Femije jetim ne 21 Janar,ku vazhdon pa Turp e frike zanatin e njohur tashime cvatjen me lloje te ndryshme,ku eshte Populli qe rrezoi Diktaturen Enveriste?
    Deri kurre ? deri kurre do te prese qe keto Mostra te dalin perpara Drejtesese? Popull o Popull si eshte e mundur?.

  7. arbereshi says:

    Me dritherojne keto te dhena te ketij artikulli.Deri ketu ka shkuar puna?!! Familja Bersisha vjedhka edhe ndihmat qe jepen per femijte e vobekte shqiptare!.A jane te verteta keto qe shkruhen ne kete artikull?Po ambasadori amerikan Arvizu a merr pjese ne keto aktivitete gjoja bamirese dhe a i shkon mendja se po t’a shoqeroje ciftin kryeministror ne te tilla aktivitete por qe behen per te vjedhur ndihmat,ai e din mire se ne SHBA,ne vendin e tij, te tilla veprimtari quhen kriminale dhe nje pjesemarrje e tille quhet pjesemarrje ne krim dhe denohet.Prandaj ai duhet t’i verifikoje keto te dhena e te mos ta njollose veten dhe vendin e tij ne kete veprimtari,qe po te jete e tille sic pershkruhet, eshte jo vetem kunder ligjit te vendit te tij por edhe kunder vete zotit,te cilit ai i falet! Ne Amerike me te drejte mburren me altruizmin dhe shpirtin bamires te popullit amerikan ndaj te vobekteve dhe aq me teper ndaj femijeve ne nevoje e pa mbrojtje. Fondacionet e rreme e mafioze qe vjedhin ndihmat e te varferve dhe femijeve kane perfunduar ne gjygj dhe drejtuesit e tyre mafioze jane denjuar shume rende kur jane kapur.

  8. eni says:

    po ilace ato lek…

  9. Zamira says:

    Sja vlen me te meresh me familjen e hajduteve. E gjeçin nga Zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje