Aksioni per arrestimin e Krasniqeve
-FBI falenderon autoritetet shqiptare që ekstraduan njeriun që ishte punësuar si asistent kryesor i zëvendëskryeministrit Ilir Meta
Prokurori amerikan, Preet Bharara, i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, bëri të ditur dje se vëllezërit Bruno e Samir Krasniqi, drejtuesit e një grupi shqiptar të krimit të organizuar, janë gjetur fajtorë pas pesë javësh gjykimi. “Bruno dhe Saimir Krasniqi drejtuan një nga grupet e krimit të organizuar më brutal e të dhunshëm në historinë e kohëve të fundit. Vetëm brenda gjashtë muajsh ata realizuan dy vrasje, dy rrëmbime, dy grabitje dhe një zjarrvënie. Sot, gjashtë vite pas vrasjeve brutale, verdikti i shpejtë i jurisë i jep fund mbretërisë së terrorit të Krasniqëve,” tha Bharara.
Vëllezërit Krasniqi tani rrezikojnë burgimin e përjetshëm për vrasjet. Ata kanë vrarë më 17 korrik të vitit 2005, Erion Shehun, anëtar i një bande shqiptare, rivale me Krasniqët. Natën e vrasjes, Saimir Krasniqi parkoi ngjitur me makinën e Shehut, duke e bllokuar atë brenda. Më pas Bruno dhe një anëtar tjetër i organizatës e qëlluan Shehun 11 herë.
Në janar të vitit 2006, ata ekzekutuan Erenik Grezdën, një anëtar të organizatës së tyre pasi besonin se ai kishte ngritur një kurth që të rrëmbehej Bruno Krasniqi nga një trafikant rival. Grezda u qëllua dy herë në kokë ndërsa ishte ulur në një fuoristradë.
Bharara ka vlerësuar gjithashtu autoritetet shqiptare “për ndihmën e dhënë në hetimin dhe ekstradimin e Almir Rrapos, që ishte punësuar si asistent kryesor i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë”.
Ai akuzohet për lidhje me organizatën e Krasniqëve dhe pjesëmarrje në vrasjen e Erion Shehut.
Siç njofton FBI, pas ekstradimit në SHBA, Rrapo u deklarua fajtor për vrasje, rrëmbim, shantazh, trafik narkotikësh e armëmbajtje në këmbim të një bashkëpunimi me qeverinë.
Por Ilir Meten kur do ta merni dhe ta fusni ne burg se ai eshte koka e grupit,meri dhe na e hiqni qafe nga Shqiperia.
U pastrua vendi dhe nga ca bajga.
Kaq debil ka qene ky sa ka shkuar te kerkoje vize te ambasada amerikane ncncncncn, nuk e marr vesh ça jane keto lloj injorantash qe bejne keshtu gafash, apo mos ndoshta Meta i ka thene “mos ça bythe se s’te prek njeri”, he pra pse se mbajti fjalen Meta, ka kujtuar debili se behej fjale per policet me bark qe s’dine te flasin shqip te komisariateve te Tiranes dhe jo per hetuesit e zyres federale amerikane. Ec se mire ja kane bo, le te shtyje diten me zezake tani ne burg, se mos e çojne ne Saint-Quentin…….
SHQETESIMI DUHET TE JETE ME I MADH : SI ESHTE E MUNDUR QE NJE PJESETAR I NJE GRUPI MAFIOZESH,VRASESISH NE SHBA ,TE ARRIJNE TE BEHEN ASISTENTE TE PARE TE MINISTRIT TE JASHTEM DHE ZV.KRYEMINISTER NE SHQIPERI !!!???? A BEJME GABIM TE THEMI SE EDHE ILIR META ISH MINISTER I JASHTEM,NUK ESHTE ANETAR I KETIJ GRUPI SI DHE PER GJITHE GRUPET E TJERA QE PERFLITEN NE VIDION E TIJ QE TASHME PO KERKON TE DALE PA U LAGUR ?
pune korrakesh,,,,kamikaze e theres te grave si dash per kurban bajram !