Berisha takon homologun francez. Fijo: “Kush do të hyjë në BE, duhet të bëjë reforma”

10 Dhjetor 2011, 11:47Politika TEMA

-Kryeministri francez e falënderon Berishën për interesin e Shqipërisë për gjuhën dhe kulturën franceze

Është një mënyrë e mirë kjo e përdorimit të gjuhës për kapital politik. Kështu, para pak ditësh, Ministri i Arsimit shpalli se tani e tutje kushdo që përgatit diplomat master do i bëjë në anglisht. Ambasadori amerikan, i pranishëm aty, u entuziazmua pa masë.

Para dy ditësh, Ministri i Arsimit deklaroi se gjermanishtja do jetë gjuhë e dytë. Edhe ambasadorja e këtij vendi do jetë gëzuar pa masë.

Para pak kohësh gëzoi qeverinë italiane kur tha se italishtja është gjuhë bazë në Shqipëri. Edhe ambasadori italian u ndje i gëzuar.

Sa për gjuhën franceze, mjafton që jemi pjesë e organizatës së frankofonisë.

Nuk ka asgjë të keqe që shqiptarët pëlqejnë gjuhët e huaja, por kjo qeveri e përdor diçka si një mjet për tu treguar shteteve të mëdha të Perëndimit se ne ‘kolonia’ e vogël, jemi të përkushtuar ndaj gjuhës e kulturës së tyre.

E kështu, kryeministri francez, Fransua Fijo, në deklaratën për shtyp që ka publikuar pas takimit me Berishën ka theksuar se është i lumtur për interesin e Shqipërisë për gjuhën e kulturën franceze.

Në njoftimin e shkurtër të kryeministrisë franceze, theksohet se marrëdhëniet mes Francës e Shqipërisë janë të mira, çka e tregon edhe vizita.

Në fund të njoftimit të francezëve, thuhet se kryeministri Fijo i ka kujtuar Berishës se Franca mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por ky proces supozon se vendet me ambicie duhet të bëjnë reformat e nevojshme për këtë qëllim.

Ndërkohë në njoftimin e kryeministrisë sonë thuhet se Berisha ka folur për histori suksesi të kompanive franceze në Shqipëri. ai ka përmend kompaninë Sagem për prodhimin e dokumenteve biometrikë, Eurocopter për helikopterët dhe së fundmi Carrefour. Megjithatë dy projektet e para kanë pasur kosto edhe ekonomike, por edhe politike për Shqipërinë.

Në njoftimin e kryeministrisë sonë thuhet se Berisha ka deklaruar se situata në Shqipëri është normalizuar. “Kryeministri Berisha e njohu homologun e tij edhe me zhvillimet politike ne vend. Ai theksoi se, pas dy vjet bllokimi të jetës politike nga opozita, i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo pranoi ofertat politike të bëra nga mazhoranca gjatë dy viteve dhe tashme situata politike dhe jeta parlamentare janë  normalizuar dhe një sërë reformash me rëndësi për procesin e integrimit europian, përfshirë atë zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, kanë filluar të zbatohen,” thekson njoftimi i kryeministrisë.

Si gjithmonë, kryeministri ynë i ka bërë një ftesë homologut francez dhe ai e ka pranuar me dëshirë. Pse ka shans ta refuzojë?

11 komente në “Berisha takon homologun francez. Fijo: “Kush do të hyjë në BE, duhet të bëjë reforma””

  1. Argita_B says:

    Te forte jeni te Tema, edhe emrat i perktheni!!
    Quhet François Fillon dhe jo Fransua Fijo.

    1. TemA says:

      Argita B,
      Problemi eshte ky: eshte krejt e lehte ta shkruash emrin Francois Fillon, por ne drejtshkrimin e shqipes, emrat e huaj shkruhen sikur degjohen, ndryshe nga sa ndodh ne gjuhe te tjera. Kjo per shkak se emrat e huaj i nenshtrohen procesit te lakimit dhe te duhet te shkruash fjala bie Fillon-in, Fillon-it etj. Shto ketu problemin se ndonjehere nuk e di se si shqiptohet nje emer dhe kur e shkruan, rrezikon ta shkruash gabim. Ky eshte nje problem qe nuk ka gjetur zgjidhje. Per kete shkak ne cdo media sheh emra te shqiperuar dhe emra te shkruar sic jane ne gjuhen e tyre. Madje brenda nje teksti gjen dy emra ndryshe. Per shkak te ketij dyzimi, kete problem e has edhe ne gazeten tone.
      Gjithe te mirat!

      1. Argita_B says:

        Falemderit per sqarimin TemA.

      2. Aleksander says:

        Bravo TemA !-Falemnderit per sqarimin dhe durimin.

      3. Rilind says:

        Emrat gjithmone duhen shkruajtur sic lexohen ne gjuhen e tyre. Se ndryshe coriontohet lexuesi e jo te gjithe dine gjuhe te huaja. Psh Lion Feuchtwanger, hajde merre vesh si lexohet ne gjermanisht po te mos te shkruhej Fojtvanger ne shqip. Kete gabim ben psh gjuha angleze qe ia nenshtron leximin e shume fjaleve e emrave te huaj gjuhes se saj e si pasoja kemi shume deformime nga origjinali.

  2. LOLA says:

    ndonje koment per takimin e berishes kishe se eshte e shtune sot eshte pushim na kenaqe me mesimin e gjuhes shqipe

  3. R.Faiku says:

    Tiranistani ben sikur do reforma,realisht ne nuk duam reforma,jemi shume mire pa to,bejme c’te duam dhe si te duam.Dredhia jone ketu qendron te kuptoni sikur u dogjem per reformat tuaja.Realisht na pla by.

  4. Arbereshi says:

    Ne kete shkrimn mesuam per deklaratat vleresuese te kryemninistrit francez per interesimin ne Shqiperi per gjuhen dhe letersine franceze.Kam dy pyetje:
    A kini informacion per rezultatet e bisedimeve ne France per zhvillimin e tregtise midis dy vendeve? Mesuam ne nje lajm se ne takimin me ministrin francez te energjise eshte folur per shkembime te rendesishme ne fushen e energjitikes.A behet fjale ketu per shitjen e hidrocentraleve tona firmave franceze.
    Eshte njoftuar sot ne internet per nje shkrim te gazetarit A.Rozhani per ndermjetesimin nga ana e politikanit francez te mirenjohur,z.Daul( ai per te cilin flitet se ka bere ato deklaratat per politikanet tane) ne shitjen e helikoptereve Shqiperise nga firma franceze e kanadeze.Kini ju si redaksi ndonje lajm per kete teme me interes?

  5. plaku says:

    Djema, une kam mendimin se politikanet, sidomos ne bisedimet zyrtare, perdorin nje gjuhe te caktuar. Per shembull ketu ne Zvicer, ne se ti largohesh nga ndonje firme, firma te jep nje shkrese ku jep mendimin e saj per ty. Shefat e kuadrit te firmave te ndryshme, kane nje si fare fjalori ku spjehohen shprehjet e ndryshme te kesaj shkrese qe te jep firma. Une e kam pare me syte e mij kete “fjalor.”
    Edhe per sa i perket politikaneve me sa di une eshte nje “fjalor” i tille i caktuar. Jam i sigurte se kryeministri francez para se te kishte takimin me Berishen ka marre nje informacjon te shkurter mbi Salen dhe Shqiperine. Ky informacjon eshte bazuar ne te dhenat e ambasades franceze ne Shqiperi. Bota nuk ha bathe. Ata kane institute te ndryshme studimi per ceshtje nga me te ndryshmet ne France. Mua personalisht nuk me pelqen loja e ministrit te aresimit shqiptar i cili kujton se ja hedh amerikes ose gjermanise ne lidhje me gjuhet angleze dhe gjermane.
    Miq, Amerika, Franca, Gjermani, Italia etj. te japin uje me bisht te luges dhe nuk e hane sapunin per djathe sic mendon gomari Berisha. Ai per mua eshte per te lidhur dhe cuar ne cmendine. M.q.s. behet fjale per gjuhet shifni ju lutem se si flet Berisha yne anglisht dhe italisht. Eshte per te vene duart ne koke,na qiti bojen derri :
    Berisha anglisht :
    http://www.youtube.com/watch?v=nLnmcTsshOo&feature=BFa&list=FLwpMj_7i3tPA&index=16

    Berisha italisht :
    http://www.youtube.com/watch?v=i33kGwQRxik

    Pse eshte kaq gomar mor zot ? Na qiti bojen injoranti!!

  6. LILOLABJA says:

    Bravo TEMA per sqarimin dhe ne france te njejten metode si ju bejne koleget tuaj franceze.

  7. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    BERISHA ENDE NUK E KA TE KJARTE SE KUNDERSHTAR E KA NJE TE SEMURE MENDOR RAMEN NJE NJERI MAFIOZ DHE ANTIREFORMATOR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje