I akuzuari për korrupsion: Edhe Ajnshtajni do të kritikohej po të vinte në Kosovë

14 Dhjetor 2011, 14:52Rajoni TEMA

Shyqyri Haxha ka mbajtur i vetëm konferencën e fundit si drejtor ekzekutiv i PTK-së. Ndryshe e kishte planifikuar paraqitjen e fundit publike. Anëtarë të Bordit të ndërmarrjes bashkë me drejtorin, sipas planit të Haxhës, duhet të dilnin së bashku për të prezantuar në opinion ato që ai i vlerëson si suksese gjatë këtij viti. Bordi i kryesuar nga Rexhë Gjonbalaj, me të cilin Haxha ka një aktakuzë të përbashkët për lidhje të kontratës së dëmshme me operatorë virtualë të telefonisë mobile, nuk kishte ardhur në konferencën lamtumire të mbajtur dy ditë para largimit. “Unë i kam thirrur, por nuk kanë ardhur. Nuk mundem me i shti me zor me dalë bashkë në konferencë”, ka thënë Haxha.

Bordi dhe menaxhmenti i korporatës, sipas tij, do të prezantojnë në publik secili komunikatën e vet për media. Ndërmarrja e Postë-Telekomit, sipas të dyja komunikatave, vlerësohet se ka performuar suksesshëm gjatë këtij viti. Për tre vjet, që kur ka lënë Anglinë për të udhëhequr PTK-në, Haxha ka arritur në një konstatim se në Kosovë njerëzit kritikohen vend e pavend.

“Edhe Albert Ajnshtajn po të vinte në Kosovë do të kritikohej”, ka thënë Haxha.  Kritika nga njerëzit në Kosovë, sipas Haxhës, do të merrte edhe Bill Gates, pronar i “Microsoft”./KD

2 komente në “I akuzuari për korrupsion: Edhe Ajnshtajni do të kritikohej po të vinte në Kosovë”

  1. elinor bahiti says:

    “Edhe Albert Ajnshtajn po të vinte në Kosovë do të
    kritikohej per teorine e tij te relativitetit, jo me une qe dorezova Angline per te mbushe xhepat ne Memedhe”!!!
    Hahaha, cfare kaliber zyrtaresh prodhojme ne te dyja anet e kufirit! “Shpejt more me shkua ne Kosove se jan kah lypin drejtora atje – edhe mu po fort m’lypen do pare se anglia osht ne krize po de”.

  2. Luani says:

    Bill Gates është kujdesur për përkthimin e sistemit Windows në shqip dhe përkthimin e të gjitha zbatimeve për punë në zyrë, me kontroll të drejtshkrimit dhe gramatikës shqipe. Po të vinte ai në Kosovë do të befasohej se as 0.1% të shqiptarëve nuk janë të interesuar për përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe. Tek disa mjete të informimit nga Kosova në internet bile është e ndaluar tani përdorimi i shkronjave shqipe tek komentet e lexuesve.

    Albert Einstein (Albert Ajnshtajn) është kujdesur që njerëzit ta kuptojnë botën shumë më mirë se në gjithë historinë e tyre. Po të vinte ai në Kosovë do të thoshte:

    “E kuptoj tani plotësisht se është shumë më vështirë t’i ndryshosh bindjet, sesa të ndryshosh atomin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje