Kastro në librin Gines: Kanë tentuar 638 herë ta vrasin

16 Dhjetor 2011, 11:27Lifestyle TEMA

Fidel Kastro, i cili ka qenë presidenti i Kubës nga viti 1959 deri në vitin 2006, hyri në librin e rekordeve Gines si “personi ndaj të cilit janë kryer më shumë tentativa për vrasje”, plot 638 herë, publikoi portali zyrtar kubanez Kubadebate (Cubadebate.com).

“Lideri historik i revolucionit kubanez, Fidel Kastro, është personi ndaj të cilit janë kryer numri më i madh i tentativave për vrasje, thekson libri i rekordeve të Ginesit dhe arkivat e CIA-s, porositësit kryesor të atentateve”, shkruan portali.

Kubadebate pohon se deri në vitin 2006, kur Fidel Kastro dorëzoi pushtetin, “ka pasur 638 tentativa për vrasjen e tij, pothuajse të gjitha të udhëhequra nga CIA”.

“Për vrasjen u shfrytëzuan metoda të panumërta, por të gjitha ishin të pasuksesshme – snajpera, shpërthim në këpucë, helm në puro, mjet shpërthyes në topin e bejsbollit dhe shumë të tjera”, thekson portali kubanez.

4 komente në “Kastro në librin Gines: Kanë tentuar 638 herë ta vrasin”

  1. Neorealizmi says:

    Kjo semundje quhet Sindroma e Sales!!!

  2. net says:

    kush CIA?
    pse?
    un kujtoja se CIA punon per vendosjen e demokracise?
    pafffff,

    shih shih, cia vriska lideret e popujve te vendeve te tjera!!!

    nga kush e merr te drejten cia te vrase lideret apo njerezit e popujve te tjere?

    jan vete atapopuj qe gjykojn se te vritet apo jo…

    1. X says:

      po pra si populli shqiptar me enver hoxhen.

  3. flamurtari says:

    i kane rruajtur trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje