Gjinushi akuzon PS-në: Po hesht për 21 janarin se ka bërë pakt me PD-në

19 Dhjetor 2011, 11:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për GSH ka hedhur akuza mbi Partinë Socialiste se po hesht për 21 janarin. Gjinushi thotë se kjo po ndodh për shkak se PS ka bërë një pakt të dyshimtë, për të mos folur për 21 janarin në këmbim të reformave që do bëjë me PD-në. Gjinushi ka propozuar ngritjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhjet e lira para vitit 2013 dhe më pas zgjedhjen e presidentit.

41 komente në “Gjinushi akuzon PS-në: Po hesht për 21 janarin se ka bërë pakt me PD-në”

  1. nora says:

    21 JANARI duhet te zbardhet qe te mos lejojme te ndodhin kurre te tjere.Ato jete nen dhe po presin DREJTESI,NUK KA PS QE E MOHON,populli u ngrit kundra vjedhjes dhe padrejtesise dhe jo pro PS.

  2. saimir koka says:

    I nderuar z.Gjinushi:Jam plotesisht dakort me ç’ka deklaroni me siper dhe do te doja te shtoja se shallapati Rama(shikoni si ka filluar te terheqe kembet zvarre)mendon se do ta tolerojne ne zgjedhjet e ardheshme.Ai nuk kupton se eshte futur ne nje loje qe vetem 2013 nuk do ta gezoje,fale kompromiseve te bera me “miqte”!Sali Berisha ka hengur koka me te medha ne monizem e jo me koken e Rames ne kete fare “demokra-cie”.

  3. koli says:

    mendoje se vetem nje qeveri tekni mund ta shpetoje kete vend ku eshte katandisur dhe te garantoje zgjedhjet e lira.
    Prandaj duhet te veprohet sa me shpejte per kete problem.

  4. Tani97 says:

    Bravo Gjinushi per denoncimin!

    Vetem ndajeni mendjen te denonconi cdo sjellje te pandershme te ketyre politikaneve. Jo vetem kur me ta nuk gjendet gjuha e perbashket (ne kete rast behet fjale per ligjin elektoral).

  5. landi says:

    Po vajtem ne zgjedhje me kete qeveri, te beje reforme zgjedhore sa te doje edi rama, prape i vjedhur ka per te dale. Kete ia tha komisioni i venecias qe sado te mira te jene ligjet, po nuk u zbatuan nga institucionet e kote eshte.
    Reforma zgjedhore eshte detyrim i pd-se dhe jo fitore e ps-se qe edi ta shkembeje me heshtjen ndaj krimeve te qeverise.
    Rama po hesht per gjyqin e metes, dhe ska folur nji fjale per kete gjyq edhe pas seancave skandaloze qe tashme e mbyllen skandalin e ilirit.
    Rama duhet te fliste per 21 janarin, sidomos tani qe u vertetua qe u manipuluan filmimet nga qeveria. Krimi eshte vertetuar, dhe s’mund te pranohet te shkohet ne zgjedhje me kete qeveri, apo te mos bojkotohet ai parlament ilegjitim.
    S’ka moral qe te heshtet per 21 janarin duke pritur perfundimin e drejtesise, se gjyqi mund te zgjasi dhe 5 vjet, kjo s’do te thote qe duhet rama ta mbylli gojen 5 vjet per 21 janarin. krimi u vertetua me zhdukjen e provave, dhe per kete qeveria ka humbur legjitimitetin.

    1. M says:

      Rama ka folur per 21 Janarin e per korrupsionin e Metes ndofta edhe me shume se duhej. Mbase opozita ka edhe pune te tjera apo jo? Me gjyqet e njerit apo tjetrit le te merren organet kompetente, besoj se udheheqesi i opozites me te madhe ne vend si edhe Kryeministri nuk jane personat qe denojne e as falin fajet ne kete vend. Detyra e opozites sot eshte te filloje te organizoje zgjedhjet e ardhshme. Bisedimet PS e PD ne lidhje me reformen zgjedhore jane mese legjitime dhe nu ka aspak vend per dyshim. Lideret e tregut gjithnje bejne bisedime per rregullat e lojes, madje e ndihmojne njeri tjetrin per te mbetur te dy te forte ne te (kjo ndodh edhe ne biznes), gjithçka qe komentohet mbi kete eshte keqdashese dhe kriminale sa i perket manipulimit te qytetareve qe nuk kane njohuri nga marketingu politik. Konkurrenca dihet qe eshte e forte, konkurrentet luftojne te gerryejne njeri tjetrin, dhe ne fund fare mbizoterojne tregun me te medhenjte. Partite e vogla duhet ta dine se Partite e Medha nuk kane asnje detyrim as ligjor as moral ti japin favore partive atyre, perkundrazi prandaj gjithe jeten do te degjojme biznese e parti te vogla qe rrenohen per shkat “te pandershmerise se te medhenjve” por ne fakt ato rrenohen per pafuqi te tyre. Eshte absurde qe nje buburrec te enderroje te behet elefant dhe anasjelltas. Buburreci mund te “shijoje jeten e tij” ashtu siç eshte i vockel gjithashtu elefanti mund “te permbyse tere pyllin” per tu ushqyer me gjethet e tij, sepse e ka forcen. Ligjet objektive nuk varen nga ne, prandaj eshte e kote ti japim volum kesaj melodie..
      Eshte zakon i keq te ngarkosh me faj te tjeret per mossukseset personale
      Ciao

      1. Tani97 says:

        do te paguaja 100.000 Leke (te reja) vetem te merrja vesh se cili je zoti M. Sepse po e mbron Edi Ramen ne nje menyre te peshtire por dhe me pak gjuhe te kulturuar. Keshtu qe duhet te jesh ndonje prej bythelepiresve te tij, te tipit Veliaj & Co.

        Partite e vogla ekzistojne ne tere boten. Me nje te vogel si LSI e beri koalicionin Sala ne 2009. Dhe Meta kryesisht per te mbijetuar e beri koalicionin me Salen. Sidomos pasi ishte e qarte qe Edi Rama po kerkonte ta asgjesonte gjate 2008-2009. Une jam kunder Metes dhe bashkimit te tij me Salen, por ama kur lexon tipa si ty qe bejne apologjine e hiles dhe vjedhjes, atehere edhe arrij ta kuptoj pse Meta u bashkua me Salen. Sepse me nje plehre si Edi Rama nuk mund te bisedonte dot.

        I ftoj lexuesit e shumte te Temes, te cilet eshte e qarte qe urrejne me shume Ilir Meten se sa Edi Ramen (dhe me ta jam edhe une), te mos nxehen nga cfare po shkruaj. Ne qofte se nuk jemi te afte te analizojme gabimet tona, keq e me keq do te shkojme. Edi Rama zgjodhi nje rruge me hile kur pranoi ligjin elektoral me 2008. Per ata qe s’e kane kuptuar hilja qendronte ne faktin qe ai ishte i bindur qe do te fitonte me 2009 dhe zgjodhi nje ligj qe do te i jepte pushtet te plot dhe pa nevoje per aleate te vegjel si Meta, Gjinushi apo te tjere. Lejoi vjedhjet qe u bene me 2009 sepse edhe te tijet vodhen. Humbi thjesht se Saliu vodhi me shume. Dhe po vazhdoi me keto mend prape do te humbe me 2013. Ai nuk ndryshon shume nga Sala ne kete aspekt.
        Partite e vogla kane te drejte te perfaqesohen ne parlament me votat qe ato marrin (sa do te pakta qofshin). I vetmi ligj elektoral qe ia jep kete mundesi eshte proporcionali. Ndoshta duhet modifikuar, por nuk mund te perdoret tjeter ligj qe asgjeson partite e tjera. Sepse pastaj nuk do te kete me asnje parti pervecse PD,PS. Dhe kjo s’eshte demokraci. Dhe do ta vuajme po ne, populli. Me rotacion, njehere na e fut PD. Njehere na e fut PS. Kini parasysh qe Sala nuk eshte i perjetshem dhe inati ndaj atij nuk duhet konvertuar ne nje dashuri pa kufijn per Edin. Sepse pas pak vitesh do te nderrojme rolet dhe do te dalim kundrra ketij te fundit.

        1. Tironci Lugano says:

          Tani97
          Ke nje pasaktesi.Ishte Rama ai qe beri ligjin elektoral sic e deshironte dhe jo qe pranoi ate.Ju thoni qe Sala vodhi ne zgjedhje e 2009.Edhe pse vodhi u desh te qeverise me meten.Pyetja qe une shtroj.Sala vodhi qe vodhi, smund te vidhte dhe pak dmth 1 apo 2 deputete em shume ne menyre qe te mos qeveriste me meten?.Kam parasysh qe meten ai e njeh shum me mire se une apo ti.
          Pershendetje

          1. Tani97 says:

            Une kam qene vezhgues ne zgjedhjet e 2009 keshtu qe njefare ideje e kam se si vidhej. Nuk eshte aq kollaj sa duket. Baza e procedures eshte kundershtari yt i dobet. Sepse sikur ai komisioneri i PS-se te uleriste sa me s’kishte, te shkulte floket e tija, te lente nam me pak llafe, s’do te kishte komisioner PD-je qe do te kishte kurajo te vidhte (perjashto zona si Tropoja, ku banojne gjindet e egerta ? ). Por, ne pothuajse totalitetin e zonave ku o vodh vota, kjo u be me bashkepunim dy palesh PD-PS. PD vidhte partite e djathta te vogla (kryesisht LZHK), nderkohe qe PS vidhte LSI-ne. Por LSI kishte me shume ze LZHK per t’u ankuar, dhe nqs. e mbani mend te merkuren pas 28 qershorit, doli ne TV nje zoteri i quajtur Dritan Prifti dhe i beri thirje Berishes qe ta mbronte voten e tij, sepse PS po i vidhte. Ketu nis loja e bashkepunimit. Deri ate dite ne Tirane, ne baze te numerimit, akoma as PR as LSI nuk kishin garantuar deputete vetes se tyre. PD kishte 16, dhe PS kishte 16. Ne xhiron e nje dite u bene me deputet qofte PR (sepse Mediu i duhet, besoj se kjo eshte e qarte) qofte LSI.

            Morali i kesaj ceshtje eshte qe Edi Rama detyroi Ilir Meten te bashkohej me Saliun (kuptohet qe Iliri nuk u sforcua aspak ne kete bashkim). Edi deshironte te vidhte me shume. Nuk ia doli mbane. Po te them vetem kaq: ka pasur persona te politikes shqiptare me eksperience 20 vjet, qe ia kane thene shqip qe me 2008 qe te harronte idene e tij se do te vidhte me shume se Sala. Ai qe ka qeverine vjedh me shume. Ky eshte fakt. Atehere qe qeveritari te mos vjedhe dot, duhet qe opozitari te tregoje nje nivel te larte, qelibar, te integritetit moral. Te jape shembull duke mos prekur vote me dore. Ne kete rast qeveritari e ka shume te veshtire. Kuptohet duhet edhe denoncimi pa kufi dhe pa rezerva i atij qe e vjedh voten. Mos harroni qe PS nuk ka denoncuar ne prokurori as edhe nje rast vjedhjeje gjate 2009-2011. As Ristanin nuk e denoncuan (e denoncuan per shkelje rregullash, jo per vjedhje me deshire). Pastaj, vota duhet edhe mbrojtur. Dhe jo me partizane fallco (qe vijne per leke) por me anetare te forte te bazes. Lind pyetja: a e ka idene Edi Rama se cfare eshte baza? A njeh ai ndonje qytetare te bazes se tij pervecse Erjon Veliaj?
            Po shikoja dje Gjiknurin ne interviste duke mbrojtur me kujdes tentativen e PS-se per te shkuar ne zgjedhje me te njejtin ligj. Atehere i lutem zotit qe Saliu t’ia vjedhe prape votat (si njehere e nje kohe pulat) dhe te shikojme Edi Ramen me fytyren si bythe. Nuk ka gje me te keqe qe mund t’i ndodhe Shqiperise se sa fitorja e Slaiut me 2013. Dhe imagjinoni sikur kjo te ndodhe vetem sepse Edi Rama nuk di te bashkoje personat kunder kesaj qeverie (nuk i referohem ketu Islamit apo Harasanit, te cilet qartasi jane pro kesaj qeverie). Te mjeret ne!

            1. Tironci Lugano says:

              Tani97
              Pak a shume se cfare shkruan jane gjera qe dihen dhe i thua te sakta.Por ska nevoje te vidhet ne Tropoje apo ne Permet ku duke pasur parasysh ligjin elektoral si njeri qytet apo tjetri do “prodhonte” ato deputete qe ishin parashikuar ne leter.Sigurisht ishte Rama qe e detyroi meten te shkonte me Salen duke patur parasysh greven e urise qe meta beri e se si tallej Raam neper konferenca shtypi me grevistet.nuk dua te mbroj Salen e as me shkon neper emnd por realisht nese ai ka vjedhur do vidhte dhe nje deputet te vetem me cdo kusht vetem e vetem te mos qeveriste me meten.Kete besoj e kupton kushdo duke patur parasysh dhe etjen e Sales per nje kontroll absolut te qeverise.
              pershendetje

              1. Tani97 says:

                Me kete arsyetim i bjen qe Sala nuk donte me vjedh me!! Le te analizojme pak fare procesin e vjedhjes:

                1. Duhet te kesh deshire per te vjedhur.
                2. Duhet te kesh nje “target” te lehte.
                3. Duhet te kesh nje plan B po u kape me pras ne dore.

                Tani qe Sala ka deshire te vjedhe kete besoj se askush s’e ve ne dyshim ? . Qe target i lehte ishte Edi Rama edhe kete besoj njeri s’e ve ne dyshim. Qe plani B eshte shume i komplikuar eshte teza kryesore. Plani B varet nga shume faktore, midis te cileve partneret lokale me te cilet po vjedh (garipat e ndryshem), kundershtari lokal (e pame sa mire i zgjedh Edi, sidomos me ngjarjet e bashkive Berat, Vlore, Fier), te huajt (qe ne i presim si profete te Perendise) si dhe gjendja e pergjithshme ekonomike-politike. Mjafton te kujtojme 1996 per te pare nje diference kolosale midis reagimit te PS+popull+te huajt.
                Dhe te mos harrojme qe populli sot po vuan shume me shume se sa me 1996.

                Keshtu qe une ngelem i idese se po te ishte ne dore te Sales plotesisht ai e nxjerr rezultatin 100% per PD-ne. Por i duhet bere rezistence qe te mos vjedhe si i do bytha. Per kete duhet nje opozite sa me e forte. Kjo e sotmja eshte ndoshta me e dobeta qe kemi pare ndonjehere. Dhe kuptohet qe faji bjen tek Lideri.

                1. Perralla me Mbret says:

                  Tani97,analize e sakt, Respekt!

        2. M says:

          Me vjen keq qe jeni kaq i irritur, aq me keq per mospeermbajtjen tuaj duke bere hamendesime mbi personin tim. Besoni vertete qe nuk ka njeri ne kete vend qe ben ndonje analize te vogel pa as edhe me te voglin interes te ngushte vetiak? Nuk ka nevoje te shpenzoni para per te me njohur, se pastaj do te zhgenjeheshit aq shume sa ndjesa nuk do te mjaftonte. Une kam sqaruar vetem si funksionon tregu si ligjesi objektive, pa vene ne kete sqarim as me te voglen deshire timen. Ndofta jeni nisur ngaqe une kam thene se opozita nuk ka ne dore te denoje njerez, gjithashtu edhe Kryeministri, po ju siguroj qe edhe kete e kam thene me logjike te ftohte ashtu siç objektivisht e verteta qendron. Nuk sugjestionohem kurre nga persona te veçante, por si çdo njeri edhe une kam preferencat e mia, por kontrollohem forte te mos bie ne urrejtje. Sa per marreveshjet midis te medhenjve i qendroj gjithnje idese se eshte e drejta dhe privilegji i tyre, pavaresisht se mund te perdoret nga te vegjelit si pretekst, por keto jane ligjesite e tregut. Ai qe eshte i forte behet edhe me i forte, ndersa ai qe eshte i vogel rrezikohet per dite e me shume per te dale jashte tregut. Secili ne kete jete zgjedh te jete i vogel apo i madh, apo lind me avantazhet e disavantazhet perkatese. Dua te shtoj simpatine time per analizat tuaja, une kam mesuar gjithnje prej tyre, sidomos ato mbi ekonomine, nuk me pelqen fare reagimi juaj ka shume temperament ballkanas.
          Ciao

          1. Tani97 says:

            Ti ke ngaterruar demokracine me Oqeanin Paqesor dhe nja 50 peshkaqene. Fatkeqesisht se ka tipa si ty qe justifikojne cdo marrezi te duos Berisha-Rama me te tille argumenta, ne jemi sot ne kete gjendje te deshperuar. Ta kesh te sigurte se nqs. Rama hyn ne zgjedhjet e 2013 me kete mendje (dmth i zoluar dhe me te njejtin ligj) atehere ai do te humbase prape.

  6. entela says:

    Z. Gjinushi, keni rastin qe PSD ta beni PS, dhe kjo ndodh nese do te prini popullin ne kerkim te se drejtes. Po e bete BRAVO, POPULLI PO PRET PRIJESIN E TIJ.

    1. M says:

      Entela enderra te tilla jane thjeshte feminore, me vjen shume keq nese i mendon vertete. Pak realizem te ben mire. Eshte mire te kemi ambicie te forta ne jete, por duhet te kemi shume kujdes se mos kjo na ben qesharak. Duhet shume kujdes ne formulimin e objektivave se pari ato duhet te jene realiste, pastaj edhe konsistente. Entela edhe une dua shume te behem sportiste (vetem ne enderr) por kujtohem shpejte qe jam plake dhe keshtu iua uroj kete femijve e niperve e mbesave. Politika nuk behet me inat, por me takat. Ne kete moment shqiptaret presin nje alternative per vendin, dhe ajo eshte padisktim PS.
      Ciao

      1. elinor bahiti says:

        O M-ja; (per ‘mut’ e ke ate inicial?) e kuptojme se ti mund te jesh ai zedhenesi politik i Rames por boll me filozofite tuaja boshe se na lodhe! A ka ndonje koment te cilit nuk do t’i kthesh pergjigje?! Ne rast se ti di ndonje gje qe ne nuk e dime na e thuaj ose qepe te shkreten. Eshte 50 vjec burre Rama, dhe duhet te jete ne gjendje ta mbroje veten, nuk i duhesh ti!

        1. M says:

          Elinor! Jeni nje kontrubues shume dinjitoz ne zhvillimet politike ne kete vend, nje hero i heshtur, do te thoja, por sikur te keshe me shume etike, kjo do te te bente edhe me hero.Nuk te lejoj te me fyesh personalisht, dhe te lutem ti marresh menjeher mbrapsht te gjitha, gjithashtu duhet te dishe mire se: kush fyen tjetrin kercenon vehten. Une jam nje njeri i lire te them gjithçka qe mendoj per sa kohe nuk lendoj njeri. Te lutem, te bej thirrje ta perdoresh lirine tende jo ne menyre abuzive

          1. elinor says:

            @M (kupto Magda); te mundohesh te thuash te verteten dhe te perkrahesh popullin dhe kombin tend ne keto momente kaq kritike nuk eshte heroizem – eshte nje detyre e te gjitheve ne. Natyrisht qe nuk kam te drejte te te fyej, por tek e fundit nuk jemi robote, kemi gjak neper damare dhe jo elektricitet. Intelekti dhe zgjuarsia nuk te mungojne keshtu qe mos e mbro Ramen ne ato pika ku eshte i pambrojtshem! Te gjithe e urrejme saliun dhe legenat burracake qe i shkojne nga mbrapa; por edhe Rama nuk duhet te jete personi yne favorit per momentin, me kete pasivitet te larte qe po tregon. Eshte me se e logjikshme qe ky pasivitet te perceptohet si nje menyre e fshehte per te bashkepunuar me kriminelet.
            Me shume ndjese se kaq mos prit nga une, Magdalena, dhe te bej thirrje qe edhe ti te jesh me kritike ndaj kryeopozitarit, dhe jo te luash gjithnje rolin e avokates se mbrojtjes!

      2. anticensurë says:

        tani97!
        ppo të lexosh shkrimet t M do të shohësh se është femër!
        nuk ka asnjë shans për të qënë sportiste,mundësia është të jetë e shëndoshë dhe e shkurtër!
        ka inters të madh tek PSja!
        nuk i ha fare për demokraci e gjëra të tilla!
        i interson një vënd si deputete!
        shkrimi i entelës e ka goditur shumë sepse e kupton që duhet një shkëndijë për të rrëzuar “shënjtërinë dhe madhështinë”e ramës!
        nuk e sheh të mundëshme manipulimin e gjinushit!
        nuk i interson që gjinushi të veprojë sipas mendimit të tij,që është i anuar shumë nga origjina labe e tij!
        nuk i intereson rrëzimi i saliut sepse ka vënë pasuri në bashkpunim me njërëzit e afërt të saliut!
        kurse për ty o M thjesht je e re,relativisht,pavarësisht se thua se je plakë!
        ke mbaruar universitet!
        gjynah që të është shuar shpirti revolucionar i rinisë!
        je këthyer në llogaritare të interesit!
        nuk duhe të kesh qënë kështu më parë!

  7. elinor bahiti says:

    Nqs e ka ba Rama edhe kete, atehere nuk mund te them tjeter vecse qenka nje cope hajvani pa shtylle kurrizore! Akoma nuk u ngop ky me paktet me saliun qe cdo here qe i ben del me kepuce te kuqe?!
    Me teper dyshoj qe nuk eshte e vertete, ose nuk dua ta besoj, por qe per Ramen me rendesi ka promovimi i librit, kjo duket qarte keto kohet e fundit.

  8. beso says:

    ndoshta nuk ka bere pakt,dhe nuk hesht,por ka bere shume pak per viktimat.Per respekt te viktimave PS(po edhe gjinushi vete si aleat)duhej te angazhoheshin shume me legalet e tyre qe kriminelet e 21 janarit te zbulohen dhe vihen perpara drejtesise.

  9. landi says:

    Rama ne daten 21 janar ne darke vone, u kerkoi vendeve mike te mos e njihnin kete qeveri. pas asaj date rama beri nji proteste TE HESHTUR, dhe nji proteste ku i coi njerezit te protestonin te shatervani i zogut te zi.
    Rama u perul dhe u fut ne zgjedhjet e 8 majit madje dhe pa standarte pasi s’kishte kohe per te ndryshuar kodin sipas autoparlanteve te saliut.
    Rama pranoi vjedhjen e lulit.
    Jo vetem kaq, por qershia mbi torte, u kthye ne parlament, dhe sa here del nuk kerkon me largimin e qeverise, por flet per vitin 2013, si per te treguar qe e ka te ndaluar te kerkoje largimin e qeverise para kohe. Nderkohe qe tere vendet fqinje e te rajonit kane bere zgjedhje te parakohshme keto vite, edhe pse kane pasur qeverira legjitime.
    Ti M mendoke fiks si rama, sepse e konsideron legjitime kete qeveri qe eshte sot. Kurse une e te tjere jo, sepse per ne qeveria e ka humbur legjitimitetin ne 8 maj, ne 21 janar, ne gerdec, ne kalimash, ne 2009-en, ne 2007-en, dhe ne 97-en po deshe.
    Madje vete zoti rama e ka quajtur kete qeveri organizate kriminale, e po njilloj e ka quajtur saliu ramen; ateher cfare normaliteti ka ky bashkepunim, pervecs nji bashkepunim mes “krimineleve”.
    Une them qe Rama te pakten duhet ti qendronte akuzave te veta per qeverine, cka s’do i lejonte kete bashkepunim dhe normalizim te mardhenieve me pushtetin.
    O M, Rama ka folur per 21 janarin, dhe tani e ka lene menjane. Nderkohe qe sot eshte koha per te folur me shume se kurre, madje dhe per te vepruar, pasi hetimet vertetuan qe qeveria ka fshire provat, cka do te thote krim i paster kriminal.
    Po qe per organet komptente qe thua ti, ato jane qe po lene dhe gerdecin te pa zbardhur, madje do cojne ca koka turku ne burg e kaq, pa folur per vjedhjen e kalimashit qe as s’permendet me as nga autoritetet as nga opozita. Te kujtoj qe skandali i kalimashit ka qene dhe ne raportet e evropes, dhe kete vit eshte hequr, pasi rama e ka lene menjane sic po le dhe zbardhjen e 21 janarit.
    Sa per partite e vogla, eshte e ditur boterisht qe kodi i perdorur se fundmi eshte me i egri ne europe karshi deformimit te votes, prandaj jo vetem qe sbehet fjale per favorizim te partive te treta, por perkundrazi per kthim ne normalitet.
    Aq me shume qe prej kodit aktual ka dale i fituar nji here saliu, dhe rama po vazhdoi ti perulet saliut, do pesoje te njejtin rezultat si zgjedhjet e 2009-es, qe ps fitoi me shume vota, por kishte me pak deputete.

  10. pinku79 says:

    Z.Gjinushi duhet te leje politiken e vjeter qe ka ndjekur deri tani,.politika e re duhet te quhet BE,pasi ne shqiptaret e meritojme si popull qe te kemi te njejtat te drejta me kroatet,bullgaret,rumunet,malazeste,greket,.hungarezet etj etj etj.Politika e re duhet te jete bashkepunimi per te arritur dhe plotesuar kushtet e KE,per motivin qe shqiptaret dhe ne emigrantet te mos kemi asnje problem kur te levizim ne BE,.per 21 janarin kur te jeni ne pushtet mendoni,.pasi me kete drejtesi ne Shqiperi nuk mund te beni asgje,.prandaj Z.Gjinushi si politikan i vjeter fillo e mendo te pakten vetem nje here per popullin tend dhe jo per interesat e partse tende shume te vogel….

    1. anticensurë says:

      manushaqe79,ti flet për politika të vjetra dhe BE!
      manushaqe në rradhë të parë populli shqiptar meriton lirinë!
      meriton demokracinë!
      këto të dyja nuk mund të vijnë duke qënë sali berisha në pushtet!
      ti moj e shkundur thua të mendohet për 21 janarin kur të vihet në pushtet?!?!?
      çfar mendimi idjot është ky moj manushaqe?
      21 janari nuk lë të rrëzohet diktatori berisha,sepse po nuk kërkove me të gjitha mjetet dënimin e atyre që bënë 21 janarin,ke vetëm një rrugë!ke përsëritjen e tij,shumfishimin e tij!këtë po thotë gjinushi!21 janari është pika më e nxehtë dhe më e kapshme për popullin!21 janari është momenti më kulminant nga mund të fillohet rrëzimi i diktaturës!
      manushaqe pika e dytë e vështrimit të komentit tënd është se BEja nuk e meriton të ket në radhët e saj një vënd ku sundon diktatura!popujt që bëjnë pjesë në BE kanë luftuar dhe luftojnë çdo ditë për të mbrojtur lliritë e tyre!si ato politike dhe ato ekonomike!
      manushaqe ti ke të njëjtën miopi si shumica e politikanëve tanë,prandaj sali berisha i tërheq për hunde!politika që ai bën me “integrimin në BE”është e njëjtë si “çrrënjosja e komunizmit në shqipëri”!të dyja këto janë bomba tymuese të tij!

  11. landi says:

    puna e rames eshte te mbaje sa me gjate berishen ne pushtet eshte e qarte tani prandaj ben pakte me te fatkeqesi vertete po keshtu eshte

  12. MEMEDHETARI says:

    Nje gje eshte e cuditeshme dhe e vertete:Mbas 21 Janarit u be vetem 1 proteste Perkujtimore dhe…asnje proteste tjeter!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Per mendimin tim PROTESTAT NUK DUHEJ TE NDALONIN…Gje qe e kam theksuar ne shume komente te miat dhe jam me mendimin e Kolit dhe te nje tjetri me lart qe thone se nje Qeveri teknike duhet te organizoje Zgjedhjet e parakoheshme.
    Per te realizuar kete duhet te kerkohet me pare LARGIMI I Sali Berishes,eshte budallallek te shkojme perseri ne Votimet e 2013-s me KQZ-ne e Saliut e te Ristanit…
    Persa i perket “paktit” qe ka “zbuluar” z.Skender Gjinushi shpreh dyshimet e mia,pasi tani jemi ne Dhjetor dhe qysh nga 21 Janari z.Gjinushi ka dhene shume e shume intervista neper gazeta,por NUK KA FOLUR PER PAZARE TE TILLA…

  13. mjalti says:

    Meta SALA EDI TOPI .OPI SEMES, jane mezeja e tavolines.Ketu vellezer eshte fshire serveri i kryeministrise,e ju mereni me specialistet e mashtrimit.KY ESHTE GRUSHT SHTETI.Nuk degjuam nje PERSE E KUSH E FSHIU SERVERIN.Ka vdekur shteti e bagetia merzen.Kush drejton garden policine e ushtrine duet te veje ne burg.Po afron 21 JANARI ,kush do u pergjigjet familjareve te vrare e mereni me zgjedhjet sa per zhurme.Cipe nuk keni ,po e po,po frike nuk keni.Ja edin e damblloset,por ,po e mori pushtetin ndonje psikopat neser ku do futeni se leket do u mbarojne nje dite.Popull i fjetur apo i genjyer deri ne palce.Politikanet e vetezgjedhur nuk perfaqesojne njerezit por interesat e tyre.Kjo qe ndodh ketu nuk besoj se ndodh diku tjeter.Shikoni femijet e politikaneve te te gjitha partive pozites e opozites ,te regulluar te gjithe me djersen tone qe do i paguajme per tre breza.Ata lozin teater me ne si te jemi tifoza skuadrash ,e vetem baste nuk veme per zgjedhjet.U gajas bota me ne.

  14. bbb says:

    OPOZITA E RAMES NE TWITTER ESHTE OPOZITA E SAKTE QE KERKON SALA DHE GANGOT E TIJ. PS NUK KA BERE OPOZITA QE KUR ARAM KA ARDH NE KRYE. MOS BERI GJE OPOZITE PAS TRAGJEDISE SE GERDECIT??

  15. Aliko says:

    Bravo Gjinushi! Kjo eshte rruga me e drejte per ta shndrruar PSD ne force reale politike. Popullit i kullojne syte te shohe nje lider te pakorruptuar qe te mos beje pazare me Berishen sidomos per gjakun e te reneve. Rama nuk mund te privatizoje te drejten e te vrareve nga dora gjakatare e Berishes. Rama do te kete fund te hidhur ne se vepron keshtu.

  16. Lex Rex says:

    Gjinushi eshte nder politikanet me te afte qe ka Shqiperia, ka 20 vite qe mundohen ta cvleresojne duke i permendur qe ka qene minister ne kohen e Ramiz Alise, por me mire minister Arsimi se VarKar ne Tushemisht. Per me teper, Gjinushi qendron ne te majte te spektrit politik, ndersa VarKari hiqet si i djathte.

    1. bbb says:

      Shume e sakte. Eshte poltikani me kompletuar dhe dinjitoz qe ka sjelle shoqeria jone ne keto vite. Njohes i thelle i glejeve, eksperti i kushtetutes. Zhvlersimi i tij i pjesshem mendoj une eshte ne faktin se elektrorati yne eshte shume budalla dhe eshte afishuar vetem ne dualitetin PD-PS si dhe faktin se edhe elktorati i majte e koncepton voten kunder PDse si vote ndaj PS

  17. andi says:

    Edi Rama, je njeriu me i urryer per ne pas Berishes, sepse per sa kohe qe ti dhe arroganca jote do te jesh ne krye te opozites,surratin e qelbur te Berishoviçit do ta shohim gjithmone ne balle te sofres.Zoti ju shkaterrofte se ajme ne,jemi te pafuqishem t’iu shporrim

  18. akil says:

    keta jane te gjithe nje tuf hajdutesh flet gjinushi qe te gjithe e njohim skafet e tij vrane shqiptaret ne vlore,pastaj rama e berisha jane ujqer,mjere ne cfare kemi ne krye

    1. ALIU says:

      Ti me siguri je ndonje ish pronar skafesh se vetem ndonje si ti mund te akuzoje Gjinushin per ato qe ka tentuar ta akuzoje Sala,por qe dhe ai i lepiu e ka 10 vjet qe sguxon ta lakoje me emrin e GJinushit.Po ti kish patur skafet ndonje politikan i majte Berisha do e kishte bere shembull.Tere Vlora e di se skafet lulezuan ne kohen e Mulosmanit,qe ne 96,kur komandonte Saliu yt.Nje prej tyre e kini sot ne koalicionin qeverises.Gjinushi ka hyre e ka dale ne Vlore ne kohen e protestave,pa asnje truproje a mbrojtje,e kurkush se ka akuzuar jo per implikim por as per perkrahje te ndonje grupi te dyshimte.Ju ishit e jini shteti,perse atehere si zbardhni gjemat e te tjereve sidomos te Skenderit qe perdite nuk ia perton demaskimit te krimeve tuaja,nen udheheqjen e krye banditit SALI.

  19. don kishoti says:

    kete vend e shpeton vetem- M.O.R.A.L.I.-,te thote njeri se kush ka moral sot ne kete vend,as edhe nje shqiperia ka mare fund njehere e mire,ata qe bertasin duan te ruajne prap se nuk jane ngopur

  20. bbb says:

    Gjinushi bashke me Ngjelen jane te vetemit politikane qe me te vertete perfaqsonjne zerin e opozites sot per sot. Jane te vetmit qe kane lene kolltuqet e Berishes sepse nuk kane pranuar te bejne pazare ne kurriz te demokracise.
    Opozita e sotme perfaqsohet nganje si Rama qe ben opozite vetem ne Twitter. Dmth opozita eshte katandisur ne nje stan lepujsh qe struket ndaj ujkut Berisha. Per sa kohe do te kmei opozite te tille dhe lider “made in Twitter” sdo te kmei gje ne vije. Vasaliteti i Rames ndaj Berishes u pa qe ne Gerdec. Une mednoj se Rama eshte nje vegel e Berishes.

  21. star says:

    Denoncimi eshte i drejte dhe me sa kuptojme edhe Ghinushi e ka marre vesh per pazarin e radhes.Topalli ne 2012 presidente,Sala me zgjedhjet e reja largohet nge PD dhe nga politika aktive.Kryetar i PD do vihet Lulja e bashkise se vjedhur.Per kete u be edhe tere ajo vjedhje votash ne Tirane qe Luli si kryetar i Pd te kishte nje burim mbijetese si politikan qe te mbaje ato pak militante qe do mbesin pasi Pd te dale ne opozite.Ky eshte premtimi i Sales deri tani edhe para nderkombetarve,nqf nuk i han fjalet gjithmone si i ka hanger.Per kete dhe Edi po rrin urte dhe po pret vetem kohen per tu bere kryeminister dhe kjo mesa duket e ka irrituar Gjinushin qe nuk po e pyesin me per pune pushteti.

    1. Tani97 says:

      Nuk na kushton gje te besojme kete interpretim tendin. Problemi qendron tek fakti qe me te tilla interpretime po e mbajme Salen ne qeveri. Fantazia jone (ndosht ti e di te sakte ate cka po thua) nuk ka te sosur dhe kur ulesh ne kafe me shoqeri secili ka nga nje ide me skenar jashtetokesor qe shpjegon pse gjerat jane ashtu si jane. Nderkohe varianti me tokesor, ai i paaftesise se Edi Rames per te bere opozite sic duhet, nuk perfillet aspak sepse duket demode. Kjo eshte nje vecanti e tera shqiptare. Nuk kam lexuar ne asnje gazete te perditshme te shtypit italian, francez apo amerikan (keto tre vende ndjek) qe te kene te tilla fantazi. Jo vetem kaq. Ne artikujt e analistave te ketyre tre kombeve, sheh nje perpjekje konstante per te ndikuar politikanin e rradhes per te me qene me i dobishem per kombin. Kurse tek ne analistat justifikojne gabimet e politikanit. Dhe te tille plane si i yti me lart, thjesht e bejne me te lehte justifikimin. Le te marrim nje shembull qe irriton mjaftueshem lexuesit e Temes, sa per t’i bere te qarte se per cfare po flas:

      gjate muajit mars-prill 2011 nga personat e PD-se u hap llafi se Lulzim Bashen e kishte vene amerikani. Se kush amerikan nuk ka rendesi. Rendesi ka qe ishte nga amerika. Meqenese e kishte vendosur amerikani si kandidat atehere ishte e kote te ankoheshim, sepse amerikani i di mire punet (aq mire sa me Vietnamin dhe Irakun apo Serbine). E kishte vene amerikani sepse Luli ishte i vetmi politikan qe ia vlen te kemi kryeminister. Po po, i vetmi. Te tjera burra ky komb nuk ka. Vetem Luli. Vetem Luli. Mos guxoni te shikoni per te tjere. Luli mjafton, del e tepron. Dhe kaluan ca dite dhe degjoja biseda socialistesh te merzitur te cilet thonin qe amerikanet (ne shumes tani) kane zgjedhur Lulin, eshte e kote qe lodhemi.
      Te vjen te shkulesh floket me rrenje kur degjon kesisoj tipash. Sheqyr qe nuk i ka thene kush se gruan e tyre e ka zgjedhur amerikani se do kishin ngelur pa bere seks tere jeten. Apo jo? Apo valle u pelqen te heqin hijen e deshtimit nga vetja, me sebep amerikanin.

      Po t’ju them qe te tille bisede e kam degjuar ne nje kafe te bllokut, ne tavoline te Ed Shalsit me ca shoke, a me besoni valle? Diku nga fundi i prillit behet fjale. Dhe ju garantoj qe nuk ka gje me te urryer.

      Une e pranoj te te rrafi Sala ne gare te rregullt. Do te justifikohem duke thene qe populli zgjodhi keshtu. Por ama te pakten te kemi provuar te bejme gare. Jo keshtu, duke u dorezuar pa nisur akoma gara.

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Z. tani97, mqs ju, sic thoni edhe vete, keni qene vezhgues ne 2009 dhe keni pasur kontakte te drejteperdrejta me politikan si ed shalsi, dmth keni nje pamje sidoqofte te qarte te politikes shqiptare, po te deshironi, mund te na thoni mendimin tuaj se c’duhet te bej edi rama per te fituar zgjedhjet e radhes perkundrejte treshes berisha-meta-nano & co ?? Ose nese nuk besoni tek edi rama, kush eshte ajo force politike e ndershme dhe e besueshme (nga pervoja e saj si force politike) qe mund te sfidoj kete treshe ?? flm.

        1. Tani97 says:

          Atehere,

          Edi Rama dhe PS ne pergjithesi duhet te ndjekin metodat e demokracise perendimore dhe te mos jene pre e metodave te prapambetura shqiptare. Demokracia eshte nje proces i tere reformash dhe nuk mund te realizohen pjeserisht sipas deshires dhe interesave te deputeteve apo anetareve te kryesise se PS-se. Kush jane bazat e demokracise perendimore:

          1. Perfaqesimi i plote i interesave e shprehur nepermjet votes se lire dhe te ndershme. Qe vota te jete e lire duhet te jete dhe e fshehte dhe qe te jete e ndershme duhet mbrojtur nga vjedhja. Rasti i sotem i Islamit nuk eshte demokrat. Jo sepse ai nuk duhej hequr, pak a shume kushdo ishte i mendimit per ta hequr. Por procesi nuk ishte aspak demokrat. U be me nxitim (dy dite) dhe u be ne sekret. I shtrojme vetes nje pyetje: po sikur te kishte votuar kundra grupi i PS-se valle do te na thuhej neve, popullit te thjeshte, ky rezultat i pakenaqshem per Liderin? Nje tjeter pyetje: iu dha mundesia Islamit te mbrohej (nje ore seance eshte skandal, edhe Sala ne gjykatat e tij te jep me shume kohe)? Dhe pyetja me e rendesishme: a iu dha mundesia vete grupit te PS-se qe te debatonte mbi ceshtjen Islami? Sepse ne fund te fundit, Islami po hiqet sepse nuk i pelqen Edit, jo per katrahuren qe beri me 2008-2009, sepse Edi akoma po mban ligjin e Islamit per 2013. Dhe Islami nuk ia beri me zor Edit ligjin e 2009. Ai beri nje propozim dhe Edi me te tjere budallenj te PS-se e pranuan. Po per keta te tjeret qe e pranuan pa e vene aspak ne dyshim a do te merren masa? Apo PS do te shnderrohet ne nje parti qe askush nuk ben me propozime sepse kane frike qe po nuk i doli mire, i heq Edi Rama. Nqs. Islamit i kundershtojme faktin qe ka punuar per hesap te Sales, atehere le te pergjigjet edhe Edi ndaj akuzes se Gjinushit per bashkepunimin Edi-Sali ne lidhje me 21 janarin. Mjaft me ceshtjen Islami se mos nxehen lexuesit e Temes dhe na etiketojne si Islamist.

          2. Te perfaqesuerit e nje partie ulen dhe vrasin mendjen shpesh, mjaftueshem shpesh, per ceshtjet qe i dhimbset bytha e popullit. Dhe me duket (me korrigjoni nqs. gabohem) qe Asemblea e PS-se mblidhet mjaftueshem rralle. Gjate ketyre mbledhjeve, keta perfaqesues te popullit, vendosin mbi nje sere hapash, qe se bashku quhen program partie, qe kane ndermend te nderrmarin ne rast se populli i zgjedh per qeverisje. Kete program e bejne publik dhe mirepresin kritika dhe komente nga qytetaret e popullit qe marrin mundimin te lexojne programin. Ne pergatitjen e programit ata pyesin anetaret e partise qe shquhen per aftesi profesionale ne fushat e ekonomise, drejtesise, mbrojtjes, etj… me pak fjale per fushat qe neser kane ndermend te qeverisin. Nqs. Partia nuk ka anetare qe shquhen per aftesi teknike, atehere huazojne per pa kdite nga publiku i gjere njerez qe shquhen per aftesi te tilla, dhe nqs. fatkeqesisht as publiku nuk ka te tille njerez, atehere hapin internetin dhe kerkojne programet e partive analoge te botes perendimore (mjafton te shohin ne USA, UK, France, Gjermani se mjafton) dhe i adaptojne sipas nevojave te vendit tone. Nqs. ne kete faze deshtojne kthehen tek faza 1.

          3. Programi nuk mjafton qe te zgjidhesh. Duhet te besh opozite. Fjale kjo shume e vyer. Dhe opozita behet full time. Nuk ekziston koncepti i opozites part-time apo opozite sipas rastit. Gjate periudhes qe je ne opozite, partia dhe anetaret e saj kritikojne vendimet e qeverise qe ata mendojne se i bejne dem vendit. Dhe japin alternativa per nje vendim ndryshe. Kjo behet pa ndalim gjate tere periudhes qe je ne opozite. Nuk mjafton te thuash qe qeveria gaboi, duhet edhe te thuash cfare do te beje ti ne vend te qeverise.

          4. Pasi zgjidhesh ne qeveri vjen periudha me e veshtire. Duhet te merresh vetem me ceshtjet qe populli ka nevoje. Here pas here merresh edhe me partine, por kryesisht me popullin. Me partine merren te tjere kolege qe nuk jane ne qeveri. Nqs. nuk po qeveris mire (eshte shume kollaj ta kuptosh, mjafton te dalesh nje xhiro neper kafet e qytetit), duhet te fillosh fazen 1. e te mendosh mire ku po gabon. Pastaj duhet te korrigjosh gabimet sa ke akoma kohe.

          5. Ne fund te ketij cikli vijne edhe nje here zgjedhjet dhe ndoshta zgidhesh ndoshta jo, por kryesorja eshte te mos vjedhesh votat. Opozita s’duhet te jete TABU.

          Pak a shume keto jane hapat qe kalon nje grupim interesi gjate nje 4 vjecari ne nje demokraci perendimore. Kuptohet me pafund probleme dhe padrejtesira dhe devijime nga hapat e mesiperm. Por rendesi ka qe procesi te vazhdoje ne menyre qe te garantohet perparesim.

          I kthehemi Edit. Ai duhet te beje opozite pa doreza dhe me tere forcen qe PS ka, kundrejt Saliut. Ne jemi ketu dhe themi cdo dite qe PD po qeveris keq, madje shume keq. Atehere pse dreqin e ka kaq te veshtire Edi te bej opozite sic duhet? Duhet te ishte gjeja me e kollajte qe mund te bente. Sepse te besh opozite ndaj nje qeverie te mire eshte problem, por jo e kunderta. Nqs. ka frike le ta thote dhe te mos na mbaje peng se endrres se tij per t’u bere kryeminister. Nqs. ka ndermen te qeverise po kaq keq sa po ben opozite atehere nuk jemi me kurioz per te pare Edin kryeminister. Gjate kohes qe ben opozite Edi duhet edhe te na tregoje qarte (me hapa konkret) se ku ndryshon nga Saliu (thjesht te mos jesh tropojan nuk eshte mjaftueshem) dhe mbi te gjitha pse eshte me i mire, sepse gjate kohes se drejtoi Tiranen nuk eshte se beri cudira (bindja mbi kete pike eshte hap i nevojshem nqs. duam te luftojme Saliun, rruga per ne fitore vjen duke analizuar njehere gabimet e vetes, pastaj te kundershtarit).

          A ka ndonje force qe mund te bente opozite ne vend te PS-se?

          Ka parti te tjera te ndryshme qe po bejne opozite ashtu sic ka persona qe nuk jane as ne PD as ne PS qe po perpiqen te thone fjalen e tyre. Por askush nga keto parti nuk mund te fitoje zgjedhjet. Ne duhet te bejme dallim midis nje partie opozitare si PSD apo qofte edhe LZHK, dhe partise opozitare kryesore qe eshte PS-ja. Ne nje bote normale PS duhet te perdorte keto te tjerat per te fituar (jo LSI-ne). Une personalisht nuk jam anetar i PS-se dhe as nuk votoj PS-ne. Jam i djathte por qe nuk votoj as PD-ne, madje per arsye moshe kurre s’e kam votuar. Dhe nuk kam ndermend t’i jap voten PD-se nqs. nuk ndryshon. Por e kam edhe shume te veshtire t’i jap voten kesaj PS-je me kete Edi Rame. Dhe besoj se gara ne zgjedhjet e 2013 do te luhet me te lekunderit si une, sic ndodh kudo ne boten perendimore, ku e majte e djathte jane pothuajse 50/50. Keshtu qe Edi duhet te tregoje qe eshte i afte ne nje te ardhme te drejtoje shtetin ndryshe nga Bashkine e Tiranes, dhe per te gjithe shqiptaret, jo vetem per shoket e tij. Ne te kundert te garantoj qe prape me 2013 do te jemi duke plasur nga nervat cdo darke rreth ores 10 pasi mbarojme se lexuari Meron ? .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje