Berisha i mbyll gojën policisë për kriminalitetin, nuk bëhet analiza e përvitshme

26 Dhjetor 2011, 19:05Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Skandal i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit mbyll vitin 2011 pa një analizë të përgjithshme të nivelit të krimit në vend. Në 20 vitet e fundit, në çdo fund dhjetori, zhvillohet Analiza Vjetore e Policisë së Shtetit për të raportuar nivelin e kriminalitetit në shkallë vendi, shkallën e zbulueshmerisë së veprave kriminale dhe numrin e procedimeve penale për elementet kriminale. Viti 2011 është i vetmi vit pas 20 vjetësh, që Policia e Shtetit nuk e zhvillon Analizen Vjetore në fund të vitit. Janë zhvilluar pothuajse te gjitha analizat në nivel drejtorish, por në nivel kombëtar Policia e Shtetit duket se ka vendosur të heshtë.

Po përse Policia e Shtetit nuk zhvillon Analizën Vjetore të punës së saj?

Në fakt është Kryeministri Sali Berisha, i cili ka urdhëruar moszhvillimin e kesaj analize. Sali Berisha ka urdhëruar gjithashtu bllokimin e raportimit ne Kuvendin e Shqipërise të Prokurores së Pergjithshme per nivelin e kriminalitetit në vend. Prej dy vitesh tashme zonja Ina Rama nuk lejohet të raportojë në Kuvend nivelin e kriminalitetit, megjithese ky raport është një detyrim kushtetues.

Pra, Kryeministri ka vendosur të mbahen të fshehta të dhënat mbi situatën e krimit në Shqipëri. Arsyeja? Shqipëria regjistroi edhe kete vit një bilanc tragjik vrasjesh.

Numri i ka kaluar 150 vrasje për këtë vit.

Ky eshte viti i tretë qe shenon rritje të krimeve të rënda.

Pyetja që lind para këtij fakti degradimi dhe shkatërrimi të sigurisë publike, është e thjeshtë.

A jemi përballë një shthurjeje të policisë së shtetit?

Po. Për fat të keq në Shqipërinë e nëndrejtorëve të policisë që akuzohen nga vetë ministrat e qeverisë dhe nga ambasadat e huaja për kontrabandë, policia e shtetit është shthurur plotësisht.

Ministri i Brendshëm, në raportimet e tij në komisionin e sigurisë dhe ne komisionin e integrimit, por edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, raportojnë si sukses të vetëm përqindjen e zbulueshmërisë së krimit me vrasje personi, që pretendohet në masën 84%.

Por ajo që fshihet me qëllim në statistikat tuaja është gjithmonë fakti se në 16%-in e pazbuluar janë vrasjet më të rënda.

Nuk mund të përdoren si arritje apo nivel i lartë zbulueshmërie krimet brenda familjes, ku autori në shumicën e rasteve vetëdorëzohet.

Zbulueshmëria e vrasjeve në vend është zero, sepse zero është niveli i zbulimit të vrasjeve mafioze në qendër të qyteteve kryesore në vend.

Në muajt dhe ditët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ekzekutime që shokojnë opinionin publik dhe asnjëherë policia nuk arrin të gjejë autorët e këtyre krimeve, që qëllojnë viktimat fare hapur, nga shumë afër dhe në mes të ditës dhe që largohen të qetë nga vend-ngjarjet.

Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit vrapojnë të nxjerrin zëdhënësat në çdo drejtori policie për çdo arrestim të ndonjë hajduti xhepash apo të një shitësi marijuane që ka me qindra vetëm në Tiranë dhe thjeshtësisht të identifikueshëm. Praktikë e domosdoshme.

Problemi është se arrestimi i një hajduti xhepash nga kjo polici, tashmë e shthurur, trumpetohet si arrestimi i vitit.

Si ka mundësi që zëdhënësat e policisë së shtetit nuk japin asnjë informacion në rastet e vrasjeve, autori i të cilave nuk gjendet kurrë. Ndërsa mediat me të drejtë e raportojnë si vrasjen mafioze të radhës.

Kur thashë më lart se numri i vrasjeve është mbi një 150, ju referova të dhënave ditore të policisë së shtetit.

Por duhet ta dini, ta dinë të gjithë shqiptarët, se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku shteti gënjen hapur edhe me të vrarët.

Me qëllim uljen e numrit të viktimave të vrasjeve me armë vrasjet e dyfishta, të trefishta, apo të katërfishta këta i numërojnë vetëm për një.

Sepse për këtë qeveri viktimat janë kthyer vetëm në problem statistikor.

Po ju sjell në vëmendje vetëm një rast. Sipas të dhënave statistikore të policisë së shtetit dhe të ministrisë së brendshme, në Shqipëri më datë 21 janar 2011, është regjistruar një vrasje.

Zoti ministër i brendshëm, Kryeministri yt më 21 janar 2011 nuk ka kryer një vrasje, por katër vrasje, të katër shqiptarëve të pafajshëm.

Kjo qeveri nuk ka asnjë strategji për parandalimin e krimit.

Siguria dhe rendi sulmohen pothuajse çdo ditë në këtë vend, dhe Qeveria deklaron se ka çdo gjë në kontroll.

Në fakt një gjë është e sigurt, në Shqipëri krimi ka nën kontroll policinë e shtetit, dhe jo policia krimin.

Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s ku ambasadat e huaja njoftojnë qytetarët e tyre për zona me rrezikshmëri të lartë, në të cilat shtetasit e tyre nuk duhet të afrohen.

Qeveria nuk heziton të deklarojë se Shqipëria nuk është vend trafiku i lëndëve narkotike.

Të parët që ju kundërshtojnë janë raportet ndërkombëtare të agjencive të specializuara.

E po nëse besoni se në të vërtetë në Shqipëri nuk qarkullon drogë. Atëherë kjo konfirmon shqetësimin se Policia e Shtetit ka të dhëna vetëm për statistikë.

Sepse numri i të droguarve në Shqipëri mbetet shumë i lartë. Policia e Shtetit duhet te rakordoje shifrat të paktën sa për sy e faqe edhe me shërbimin shëndetësor.

Ose te gjeje origjinën e drogës që përdorin të rinjtë.

Vetëm në statistikat e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë sonë të Brendshme ndodh që gjoja kane shkatërruar qindra grupe kriminale të narkotikut, por në fakt në Shqipëri droga shitet sheshit dhe ka qindra e qindra përdorues droge.

Ose të paktën te pranojne dështimin dhe që kanabisi vazhdon te lulëzojë në Lazarat, në male, kodra e fusha, sepse nga qielli nuk bie.

 

11 komente në “Berisha i mbyll gojën policisë për kriminalitetin, nuk bëhet analiza e përvitshme”

  1. Kalciani. says:

    Jame i detyruar ,me keq ardhje te pranoje ndikimin politik ne menaxhimin e puneve te policise.Deri sa ky ndikim te jete percaktues,dhe udherrefyes,kriminaliteti do te vazhdoje te shenoje rritje dhe zhvillime te reja.Sa here qe Sali Berisha merr pushtetin,sterilizon gjithe institucionet ekzekutive dhe ato te pamvarura,ndaj edhe policia e shtetit,del zbuluar perpara kriminalitetit dhe galopantizmit te tij.

  2. hysni dajaku says:

    poshtersit e Everit … ja c’fare kujton shkrimtari i madh Blendi Faqeziu ne Librin e tij ! poshtesit e Enverit
    Enveri more vellezer si demokrat i madh qe ishte ,mire poliitken e brendeshme qe e beri lesh e li po ju fut edhe politikes se jashteme qe nuk e mori vesh i pari te dytin..edhe na gjeti nje nga intelektualet me te medhenj me disa gjuhe te huaja qe kudo qe shkelte kemba e tij,vetem gjurme historike linte.megjithate Enveri! vet, ishte vet president ,vete minister i jashtem..ore do ti qe dukej sikur kishte ardhur demokracia edhe ne tani po prisnim qe te shperthente ajo dashuria jone e munguar per perendimin e dashur qe i pikonte zemra uje per shqiperin e varfer,edhe ne vend te kesaj dashurie more vellezer do ti filluan te zbulohen ca armiqesira te reja…o po ne e shkulem ate te dhkret rryl duke uleritur e “e duam Shqiperin si gjith Europa”edhe turru nga te kater antet e kecej Europes mu ne qaf se na kishte marr malli.o po Europa mberthe prej zhelesh( me keq nga Xhozefina)edhe shqelmin nga pas edhe marrsh ne shqiperi..e po he thoshin me vete shqiptaret po kesaj ci thon.te hidhesh ne zjarr per tjerin se e do shume edhe ai s’ta var fare…o po kur iknin ne fillim ne Grequ shqitaret e shkrete i zinte policia edhe u thoshte ikni atje ne shqiperi,permbysni komuizmin edhe pastaj hajde e punoni ketu..e po ca me hir ca me pahir,ca me te dru eca me zor ashtu ben shqiptaret e shkrete erdhen edhe e perbysen ate mut komunizem,edhe vazhdonte varianti drejt Greqise..mirpo do ti ai druri i grekut sa vinte e behej me i dendur,deri sa filluan te thonin..tani ikni atje ne shqiperi,permbyseni Enverin edhe pastaj hajdeni ketu..e po pik e zeze,ti beje 10 dite rruge ne kembe mezi kaloje e vije atje ku mendoje se do beje ndonje leke,atje te kapnin prej zverku edhe thonin ik e permbys Enverin..ore po nuk e permbys dot i thoshte shqiptari po leme te punoj..jo jo po se hoqet ate nuk keni vend ketu..se ca bente Enveri as njeri nuk e merrte vesh,vetem shqiptaret qe hanin dru nga kurrizi e kuptonin se dicka nuk shkonte mire..edhe andej matan detit qe gjoja po na prisnin me krah hapur po te mos beje ca xhiro me skaf e ku gjysma mbytej e gjysma dilte matan,nuk te qaste njeri me kollaj…ashtu si e kishte bere komunizmi po edhe ashtu si po e bente demokracia,shqiptaret me mire pranonin te vdisnin se sa te rrinin ketu brenda…edhe keta miqt e rinj qe na pruri demokracia nuk po tregonin ndonje dashuri kushedi se c’fare,ketyre po mos tu hyje me zor ne shtepi nuk te qasnin brenda..mavri ishte ajo miqesia komuniste po ather u kerkoje ndonje gje atyre miqeve edhe ta jepnin ata.doje ndonje uzin a fabrik .a hidrocentral.kombinat,me aq sa kishin te gjendeshin ata te shkret..kurse keta miqt e rinj dergo ndonje thes miell edhe ndonje shishe vaj sikur ishim afrikan ne..edhe shume faj nuk kishin xhanem se ne i beme te gjitha pershesh..ore uleri shqiptaret kerkonin pune te zinjte se donin te benin ndonje pasuri..ata miqte e rinj na pyesnin po per te ngrene ka ne shqiperi..jo jo i thoshim ne..po per te pir..hic o fare..po ajer ka..jo or jo e kishte mbledhur diktatura…o bo bo vinin duart ne koke greket e italianet…Enveri vinte verdall dhe vriste mendjen si do fitonte perseri.. opo ku u rrihte shqiptareve e ku i rrihte Enverit.o po zogollianet kerkonin Mbretin,edhe ballistet prisnin profesorin nga Franca edhe bir bir ca te shikoje e ca te degjoje…ballistet thonin vecse mos ardhte “Profesori”..edhe do ti erdhi nje dite profesori edhe nuk ngeli kembe ballisti pa dal ne Rinas edhe pa kaluar nja dy muaj te gjith balliste komuniste demokrate filluan te thonin qe Profesori na ishte eksiq,edhe nuk bente per ate pune..do ti na vjen edhe mbreti nje dit ne Rinas se demokraci tani do shikonte atdheun..kur me ta mberthyer prej leshi edhe e ben rezil xhandaret e Enverit..ore jam Mbreti thoshte ky..cili mbret ore..po ja ore djali mbretit qe ka qene ketu me par..e po tani nuk do leme dy mbreter ne e kemi nje e quaj Enver,,ore po enveri iku ulerinte ky ndaj erdha une,,ti hash mutin e ti marressh te keqen e qenit se gjall e kemi sa malet i thonin xhandaret e Enver berishes,ndaj e di c’ke ti,therja nga erdhe edhe mos u duk me po nuk te thirrem ne…e pa mbreti qe kishte mbret tjeter edhe iku qe thoni ju…u kthye perseri Mbreti kur i dha leje Enveri,i vari edhe nje kobure ne brez Mbretit e nxori nje xhiro nga Kali Skenderbeut deri tek komisioni qendror i zgjedhjeve e leqendisi si gjith te tjeret edhe me kaq u mbyll filmi Mbreteror ne shqiperi…na kecet edhe nje lufte ketej nga keta gjitonet edhe si gjithmon me largpamesin e tij Enveri nje i jep edhe na ben edhe kontraband..ore vinte ndonje nga ata te peredimit edhe inspektonte,merrte masat Enveri edhe behj pak pushim..o po sa iknin keta ne Rinas..varda ketej perseri….alla po njerez ishin edhe Serbet e donin nga nje pik karburant…vinin keta miqte e rinj te perendimit edhe perpara u dilte vetem nje njeri qe ishte edhe kryeminister edhe minister i jashtem ehe i brendshem,edhe kryetar partie edhe polic..edhe si me marifet benin ndonje vrejtje keta me dashimerisei,po kujt i flisje o vella,Enverit i ishte bere mendja tym…Enveri ishte kthyer ne polic edhe vetem me voten jepte e merrte.bente llogari,shumzime ,pjestime,perqindje,se kush vinte se kush ikte se ca thoshte nga nje vesh i hynte e nga nje vesh i dilte…o po armiq i dukeshin te gjiht ketu brenda ..o po armiq i dukeshin edhe keta te huajt.aty edhe amerikanet po i dilnin me armiq se ci pati komunizmi edhe per inat te armiqeve te brendshe e te jashtem i keput nje fitore Enveri si ato qe dinte vet edhe u thot me hani mutin te tereve…edhe pasi ndodhi ajo qe ndodhi ku e be lesh arapi tej e tej..na i keput nje opozite me njesite guerrile Ramizi edhe nuk shikonte me nga syt..bomba tritol,shtylla tensioni ne ere,se donte ti prishte te gjith ato veprat qe beri vet nga hidrocentralet kombinatet e uzinat qe popullu maskara nuk ja vlersoi,,,perendimi i sotem more vellezer na ishte bere me keq nga perendimi i djeshem..edhe do ata qe na e shanin perendimin deri dje.sot na u ben miq..e po kjo ishte plasje..Enveri qe nuk linte shesh pa uleritur e permendur miqesin e madhe me perendimin na e nxori se perendimi na ishte bere lindje tani…bile nje dajl trim nga ata te Enverit qe quanin Blerim Cela intelektual i madh me fam na mban nje fjalim ne kuvend tamam si Enver Hoxha ne mbledhien e 81 partive ne Moske edhe na e ben copa imperializmin Amerikan….e po para 97 te nxirrnin syt demokratete e Enverit tu shaje ameriken edhe perendimin..e po do ti pas 97 te shqyenin ish komunistet po tu shaje amerikanet..bir bir nje lemsh more vellezer qe nuk ja gjeje dot anen edhe 100 koka te kishe…o po pas 97 i bin me veze ambasadores amerikane trimat e Ramizit se e u kishte thene Enveri qe ajo ishte komuniste….mirpo do ti keta Imperialistet Amerikan qe na rrezuan nga pushteti demokratin me te madh na dualen miq se na cliruan Kosoven..e po he hajde ta merrje vesh kete politike..i futen hun Enverit qe ishte demokrat i terbuar,edhe bashkpunonin me komunistet qe erdhen ne pushtet me revolucion edhe ju turren damixhanit me raki qe nuk gjente vend te futej kur shikonte Fatos Nanon..kuje me dreke..e po na u hap edhe nje histori me koridore .do behet i 8-i,eshte gati i 10-i edhe po projektohet i 12-i..edhe nja 4-5 vjet nuk ngeli njeri pa dal ne televizor edhe sqaronte koridoret…komunistet ja valuan perseri me raki me qefe me dashnore filluan te ndajne edhe grat edhe kur nuk u ngeli me gje pa bere e u zune me njeri tjetrin edhe e dhjen pushtetin me mut!!!edhe na vjen perseri Enveri ne pushtet po do ti tani nuk ishin edhe aq te keq keta impreialistet..tani u pa qarte qe po nuk qe Enveri ne pushtet te gjith jane te poshter..ama po qe ai lart edhe me i ligu behet engjell..edhe tani kishte ven mend Enveri edhe na gjen nje minister te jashtem edhe ca ambasadore qe punonin dite e nate te perconin ne bote mbrekullit e Enverit..si ata te socializmitne ate kohe..po ata edhe kishin ndonje far shkolle e karriere ,kurse keta qe gjeti Enveri kesaj here arriten deri aty sa ta benin ambasaden vend per trafikim droge..e po tani more vellezer drejtuesit tane takoheshin vetem ne Rinas,sa vinte njeri ikte tjetri edhe porosit i linin duke nderruar avionet..he si ja kalove,mire fare.ti kur do kthehesh,mbas dy ditesh..ti kur do ikesh perseri.mbas tre ditesh..e mire po su takaum te fala…edhe do ti ikte ministri jashtem..nisej krytere kuvendit(vetem kjo nuk u morr vesh kur se per c’fare bridhte)..o po mberrinte kjo ,ja mbathte presidenti..o po kthej prsidenti ishte zhdukur kryeministri..o po ne ca raste e drejtonte vendin Jemin Gjana edhe ish mbreti qe nuk levizte me nga mbreteria qe i kish lene babi, se nuk kishte ngelur kembe qeverritari tjeter..rrinin ketu qeverritaret tane e shikonin qe vinin verdall kot se nuk kishin c’te benin edhe nje u jepnin kembeve edhe jasht vizita,gjoja na kerkonin ata te huajt se na donin per te marr mendime po edhe se i kishte marr malli per surreterit tane…e keshtu ja valoi Enveri kete here me gjith shoket etij qe ju befte dita nje mije.e kesaj radhe more vellezer nuk bente vaki te ngrihej nje avion ne Rinas edhe te mos kishte brenda nje padishah nga keta te Ramizit ..edhe na behet edhe antar ne NATO shteti Enverit more vellezer edhe hajde ta mbaje me Enverin qe te nxier syt kot se koti e jo me te beht shoke me NATO-n..e po tani nuk priten me shqiptaret se deri dje u nxinin jeten kudo qe shkonin i shikonin me percmim ndersa tani ja fut me pellebe shqiptari doganierit Grek apo Italian kur kerkon ti beje filma edhe suste u rrine te gjith,na si muti ,u ven nga 7-e tani qe jemi ne NATO,lere pastaj qe mireqenia eshte ngritur edhe po jetojne si mbreter te gjith…

  3. Bujari says:

    E kur eshte bere ndonjehere analize pune e mirefillte ne policine e shtetit, cili minister e beri kete analize…..asnje nuk e beri, e perse ta bejne analizen e punes apo tu dalin horrlleqet dhe lidhja me krimin, duke akuzuar njeri tjetrin, Nishani nuk beri analizen e vrasjes se kater policeve nga Dritan Dajti, por mbajti nje munute heshtje dhe e kaloi me nje fjalim megallomanie duke i bere freske Berishes dhe duke ju servilosur dhe ne fund ja lane ne dere drejtorit te pergjithshem kur te gjithe e dinin se planet i bene, por me goje, Kulicaj dhe Muca qe ja mbathte nga frika dhe fshihet megjithse ishte me automotik ne dore……por perkunder u shperblyen me nga dhjet miljon leke…..dhe ky shperblim ju dha se ju kompesua ajo qe nuk i gjeten parat tek makina e Dajtit…..o zot sa turp…..

  4. Megi says:

    sa malok i peshtire dhe qesharak qe eshte kerma e Vucidolit

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    O HYSE TI DO DAJAK TE MBYLLESH ATE HALE TE THONE XHANDARET E ENVERIT,PO TI FOL E FOL DHE KURDISE PRALLA NJEMIJN E NJE NET PER ENVERIN .KAQ KEQ TE ESHTE BERE MAKTH ENVERI SA TE DUKET SIKUR DHE NE PERENDIM SUNDON ENVERI,DHE I VDEKUR SUNDON ENVERI.TI ME QELLIM NGATRON PERIUDHEN E ENVERIT ME ATE TE SALIUT,QE NJERZIT TE MENDOJNE KEQ E MOS ME KEQ PER ENVERIN DHE JO PER SHKATERUSIN ETYRE SALIUN.ENVERI ISHTE KRIMINEL SEPSE VRAU POR EDI KE VRAU VRAU ATA QE NUK I SHKONIN PAS IDESE TE TIJ TE MBESHTETJES SE POPULLIT TE CILIN VETE E MORI NE GJENDJE TE MJERUSHME DHE PE PREMTIME JA PERMIRSOI JETEN SIPAS IDEVE TE TIJ DUKE E LENE NE GJENDJE GJYSEM TE MJERUSHME SEPSE JU MBARUA JETA DHE PARATE.KURSE SALI E MORI NE GJENDJE GJYSEM TE MJERUSHME JU PREMTOI JETEN E NGRITUR TE EVROPES DHE I CQEU TE PLOTSONIN IDETE E TIJ TE CMENDURA DUKE I KETHYER 90% NE SKKLEVER TE TE HUAJVE,DHE TE BANDES SE HAJDUTEVE QE I BENIN TEMENA KETIJ TE CMENDURI QE FSHEH DHE STATISTIIKAT E KRIMIT ,TE POPULLSISE ,TE KRIMINELVE DHE TE NJERZVE QE JETOJNE NE MJERIM.

    1. hysni dajaku says:

      sa here qe ulesh e shkruan ti ne kompiuter!!kompiuteri jot thot me vehte”me mire 500 vjet nen duart e Turqise,se sa 10 vjet nen duart e tua!! o Skenderbe!”

  6. Drejtori i Përgjithshëm says:

    Dava analize! Llafe që i mer era. Na gjëmon koka, kemi halle të tjera….

  7. albani says:

    Here tjeter, kur te botoni foto te ngjashme me kete duhet te paralajmeroni njerezit: Ndalohet shikimi i fotove te Sali Berishes per njerezit nen 21 vjec. Ky te kall daten me foto te zakonshme, ndersa kjo ketu eshte foto e nje monstre e nje njeriu antikrisht.

  8. Arditi says:

    Po Sal Palla eshte vete zot e vete shkop.Ai eshte minister i brendshem,i drejtesise,i financave,i jashtem,drejtor e shef ne cdo dikaster.A i shikoni kukullat e tij ne parlament,thjesht sa ngrejne kartonin sipas qejfit te Talebanit Sali.Kush ka koqe nga PD-ete,te marre nje vendim apo beje dicka pa marre pelqimin e te madhit Vucidol???Fashizem???? Te keqen e fashizmit,se kesaj te Sali Kafshes nuk dime si t’ia veme emrin.

  9. XMEN says:

    Nje polici dembele dhe jo profesionale, nje qeveri mafjoze dhe te korruptuar totalisht, dhe me nje popull injorant.

    Çare analize mund te kete? -Vrasje, vetevrasje, vjedhje, perdhunime, abuzime, mjerim..etje.
    Shqiperia eshte i vetmi vend ne europe qe nuk ke deshire te jetosh, totalisht i falimentuar.

  10. Piro Epirjoti says:

    Ky kafsha do ngelet histori.Mbas vdakjes se genjeshtarit nga vicidoli njerzit nuk do thon boll mos genje si NASTRADINI por mos genje si SALIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje