Vazhdon drama e Medin Zhegës, kthehet në Shqipëri sërish në gjëndje të rëndë

10 Janar 2012, 14:11Sport TEMA

Medin Zhega, ish-trajneri i kombëtare shqiptare është kthyer në Tiranë. Një avion special nga Kanadaja, pas hemorragjisë cerebrale dhe traumatizimit që pësoi atje muaj më parë, e ka sjellë në Shqipëri, ndërsa është shtruar në reanimacionin e Spitalit Nr.5 të kryeqytetit. Gjithçka në një heshtje të plotë dhe vetëm shkuarja e tre njerëzve të futbollit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pikërisht zëvëndësministrit Dashnor Bajaziti, drejtorit të sporteve Vasil Bici dhe specialistit të kësaj drejtorie, Uvil Zajmi, zbardh të gjithë lajmin. Nga Zajmi konfirmohet që gjendja e mjeshtrit Zhega është e rëndë dhe, sipas mjekëve, e parikthyeshme. “Nuk flet – shpjegoi Zajmi – dhe pasi të sheh e të njeh, nis të lotojë ngaqë e ka të pamundur të komunikojë”.

Dhe kjo është keqardhje për të gjithë që, edhe pse ka ardhur në Shqipëri, askush nuk e di se ku dhe si është gjendja e Medin Zhegës, atij që i dha shumë futbollit shqiptar, Vllaznisë e Dinamos. E pas kësaj tresheje të MTKRS-së, i takon shumëkujt prej komunitetit të sportit që të shkojë ta vizitojë Zhegën. Sepse, ndoshta, nesër mund të jetë shumë vonë…/Sport Ekspres

13 komente në “Vazhdon drama e Medin Zhegës, kthehet në Shqipëri sërish në gjëndje të rëndë”

  1. Arbereshi says:

    Sa po me vjen keq per kete lajm te hidhur.Pikellohem te vuaj ky sportist i mirenjohur,nje nder yjet e rralla te futbollit shqiptar.Nuk di si te shprehem si duhet per kete semundje te rende qe e ka pushtuar,vec uroj qe ne rastin e tij shpresa te vdese e fundit!Me doren nderur te nje vellai bashketadhetar qe ndodhet larg i perkedhel ballin krenar ketij artisti te sportit shqiptar.Zoti e ndihmofte ta hedhe tutje semundjen e rende qe e ka mberthyer.

  2. vetetima says:

    Medin Zhega eshte nje veteran,yll i futbollit shqiptar.Por ne shqiperi ndodh e kunderta ,nderohen larot dhe palacot dhe lihen ne harrese te nderuarit e kombitIuroj sherim te shpejt Zheges se madh

  3. Sinani says:

    Lajmi eshte shkruar ne menyren me te keqe te mundshme. Me nje tendence te neveritshme. Sipas gazetarit duhej organizuar ndonje cermoni per pritjen e Zheges? Turp! Nuk duhet shkruar keshtu!

  4. ladi says:

    jam nje ish tifoz i vllaznis,dhe me vjen shum keq per ish kapitenin ton ,medin zhega esht njeriu model i futbollit shqiptar dhe me vjen shum keq qe futbolli sot drejtohet nga mafija duka,un i uroj nga zemra mjeshtrit te mall sherim te shpejt ,dhe angazhimin e futbollin shqiptar.

  5. ladi says:

    jam nje ish tifoz i vllaznis,dhe me vjen shum keq per ish kapitenin ton ,medin zhega esht njeriu model i futbollit shqiptar dhe me vjen shum keq qe futbolli sot drejtohet nga mafija duka,un i uroj nga zemra mjeshtrit te mall sherim te shpejt ,dhe angazhimin etij ne futbollin shqiptar.

  6. Agroni says:

    E perjetoj me keq ardhje semundjen e ketij njeriu te madh e me shume vlera per shoqerine dhe familjen e tij,sherim sa me te shpejte Din Zheges, ketij njeriu fisnik ne çdo qeliz te tij.Une jam nga jugu dhe kam qene tifoze i Partizanit,por ai te imponote vlera njerzore kur e ndiqeje, i sjellshem i edukuar ,me kulture ,korrekt,luftarak,goleshenus.Futbollist si Din Zhega, rezultativ e me shume kulture, ne shqiperi, numerohen me gishtat e nje dore.Te jam mirenjohes per jete per ate kenaqesi qe me ke dhen ne fushen e lojes.

  7. Nuk e han dreqi me ike nga kjo bote kryeministri shqiptar qe po merr ne qafe nje popull te tere.Bahet i semure nje Din Zhege,njeri i persosur,i ndershem,ish futbollist shume i mire.Po kur do te shpetojme nga maskarejte?

  8. Emigranti_UK says:

    U rrenqetha deri ne thellsine e trupit. Perse te vuajn njerzit e mire ne kete bote te mistershme dhe mizore??
    Te shkuara dhe sherim te shpejt mjeshtit Zhega

  9. okupoku says:

    Me te vertet eshte e dhimbshme te lexosh e degjosh kete lloj informacioni.I uroj sherim sa me te shpejt Din Zheges dhe zoti beft me te miren per te dhe familjen e njerezit e tij.Sido qe te jete puna nga FSHF duhet te behet me shume per kete figure te ndritur te futbollit shqiptar.

  10. lindita says:

    Respekt maksimal per nje figure ikone te futbollit shqiptar si Medin Zhega. Sa keq qe kombit shqiptar po i pakesohen njerezit e mire!

  11. Arber says:

    Din Zhega eshte nje figure e nderuare dhe e respektuar, nder te paktit futbollist qe mbetet ne zemrat tona jo vetem per spektaklin por edhe si njeri e edukator i jashtezakonshem.
    Lutem zotit per mrekullira per te sherruar kete ikone te sportit Shqiptar.

    Arber – Canada

  12. nome says:

    Do te doja edhe une modestisht t’i kerkoj Zotit te sheroje sa me shpejt kete njeri te nderuar te sportit, kete njeri, per te cilin cdo kush flet vetem me konsiderata superiore.

    Shpresoj Zoti te me degjoje.

    Sherim Te Shpejte Zoti Zhega.

  13. Aleksander says:

    M’u rikthye dhimbja e provuar para disa muajve ,kur nga i njejti shkak humba tim ate.Hemoragjia cerebrale apo ictus siç e quajne,demton enet e gjakut ashtu si me vertetesi shkruan gazetari eshte e pa kthyeshme.Babai im pas ictus-it duroi 3 dite ,z.Zhega nuk e di kur i ka ndodhur,por eshte njerezore te shpresohet deri ne fund dhe siç thote populli t’i behet hyzmeti, edhe pse llogjika e pervoja e specialisteve te fushes na thone gjera te pa pelqyeshme.-Zoti te lehtesofte dhimbjet e vuajtjet i madhi Zhega !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje