Zbutet inati i Ibrës për Guardiolën: E votova si trajnerin më të mirë

10 Janar 2012, 18:41Sport TEMA

Një vit më parë, Zllatan Ibrahimoviç, ashtu siç shkruan edhe në librin e vet autobigrafik, që ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg, do të donte ta zhdëpte në dru Pep Guardiolën. Madje, disa miqtë e tij nga Ajaksi i kishin ofruar ndihmë.

Një vit më vonë, suedezi duket së është zbutur ndjeshëm dhe tashmë e ka falur Pep Guardiolën, që fillimisht e uli në stol dhe më pas e largoi nga Barcelona.

Këtë gjë e reflekton më së miri vota e Ibrahimoviç për trajnerin më të mirë. Edhe pse trajneri i preferuar i tij është Murinjo, Ibra ka vendosur që të votojë pikërisht Guardiolën. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë suedezi, që ka thënë se, “Votova për Pep Guardiolën, mendoj se ai ishte i duhuri”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje