Deputetë të PS-së kanë shprehur indinjatën e tyre për dhunën e përdorur nga policia e Kosovës ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, ndërkohë që televizionet pranë qeverisë e quajnë dhunën demokratike
Opozita dhe mazhoranca shqiptare janë ndarë në qëndrimin ndaj dhunës që u ushtrua në Kosovës ndaj aksionit të Vetëvendosjes në kufi me Serbinë. Dhuna e përdorur nga policia e Kosovës është dënuar nga disa deputetë të opozitës, duke shprehur kësisoj njëzëri qëndrimin e PS-së kundër dhunës që qeveria e Hashim Thaçit përdori ndaj protestuesve. Kjo dhunë nuk mund të mos u kujtonte atyre 21 janarin një vit më parë në Tiranë, kur homologu i Thaçit, Sali Berisha pas gazit lotsjellës dhe ujit arriti deri tek përdorimi i plumbave për të mposhtur një protestë opozitare duke lënë katër të vrarë. Ndërkaq është dukur qartë se veprimet e Thaçit kanë pasur mbështetjen zyrtare të Tiranës. Ministri i jashtëm, Haxhinasto paralajmëroi Vetëvendosjen që të mos ndërmerrte veprime ekstremiste, ndërsa televizionet pranë qeverisë kanë nxituar ë të mbrojnë dhunën ndaj protestuesve duke e quajtur atë madje demokratike dhe të ligjshme.
Qëndrimi i opozitës
Deputeti socialist, Ditmir Bushati, duke mbështetur këtë lëvizje shkruan në faqen e tij sociale në Facebokk se “VV do ta ndihmojë edhe Kosovën edhe Serbinë me lëvizë më shpejt drejt integrimit në NATO dhe BE! Barazia sovrane është thelbi mbi të cilën bashkëjetojnë fqinjët kudo në botën demokratike! Për sa kohe VV udhëheq protesta paqësore e bëhet promotore e një politike të begatë e parimore për qytetaret, mbështetur mbi një vendimmarrje të kahershme të Kuvendit te Kosovës, ndjej neveri ndaj baltosjes qe tentohet t’i bëhet VV nga ata soj politikanesh që të përbashkët mes tyre kane veç pasurimin galopant e shpërdorimin e besimit të qytetarëve e jo atdhedashurinë”.
Ndërsa deputeti i Beratit, Erjon Braçe, i cili e ka shprehur hapur simpatinë e tij ndaj opozitës në Kosovës, prej ditësh po komenton këtë protestë të Vetëvendosjes dhe ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, arrestimi i deputetëve të opozitës është shfaqja më e keqe që po jep qeveria e Kosovës. “Lëvizja Vetëvendosje lajmëron se: pas ndërhyrjeve të dhunshme policia ka ndaluar thuajse gjithë lidershipin e Vetëvendosje-s, nënkryetarin, deputetë e udhëheqës të tjerë të saj dhe të protestës legjitime. Në të njëjtën kohë, në Siri dhe Kosove ndodh kjo!”, shkruan Braçe. Ai bën përgjegjës kryeministrin kosovar për këtë dhunë. “Hashim Thaçi, nuk goditet e nuk dhunohet kryetari i opozitës. Ti je i vetmi ndër shqiptarë që po e bën këtë, në 20 vjet këtej dhe andej kufirit je vetëm ti”, thotë Braçe për kryeministrin kosovar. Ndërkohë, ai e cilëson dhunën e ushtruar nga policia si barbare dhe komenton qëndrimet e televizioneve të Berishës në Tiranë. “Turp i madh, televizioni i Sandrit të Sali Berishës, Abc News: policia po ndërhyn në mënyrë kushtetuese, ligjore, në mënyrë demokratike kundër protestuesve. Kulmi! Po si mund të jetë demokratike ndërhyrja e policisë?!” shkruan më tej Braçe duke komentuar atë që po ndodhte në Kosovë.
Këtyre qëndrimeve u është bashkangjitur dhe deputeti Taulant Balla i cili gjithashtu mban qëndrim kundër dhunës. “Për ngjarjet e sotme në Kosovë: Dhuna dhe gazi lotsjellës i shqiptarëve kundër shqiptarëve duhet shmangur”, thotë ai.
Televizioni pranë Berishës: Dhuna e Policisë së Kosovës, e ligjshme dhe demokratike
Televizioni në pronësi të Aleksandër Frangajt, krahut të djathtë të kryeministrit Berisha, ABC News, ka qenë i vetmi televizion shqiptar që ka transmetuar protestën e sotme të Vetëvendosjes live. Por, gjatë protestës, kur policia ka ushtruar dhunë deri në ekstrem ndaj protestuesve, gazetarët e këtij televizioni janë shprehur se ndërhyrja e policisë kosovare është e ligjshme, demokratike dhe kushtetuese. Asnjë media në botë nuk e justifikon dhunën e policisë ndaj protestuesve, por, ABC News, duke u përpjekur të bëjë paralele mes protestës së sotme të Vetëvendosjes dhe opozitës shqiptare më 21 janar, është përpjekur që të justifikojë dhunën. Kujtojmë këtu që qeveria shqiptare e ka cilësuar Vetëvendosjen ekstremiste dhe veprimet e Albin Kurtit e aktivistëve të tjerë, njësoj me ato të serbëve.
Lere Kosoven se ata s’çane bythen per ne bile erdhen per te na ngaterruar ne emer te injorances se tyre po bej gati armet per 21 janarin o Rama. Po s’pate bythe ik edhe leri broçkullat. Ti s’po ben zap Saliun tend po do te drejtosh edhe Thaç shkerdhaten, ec o vlla mos u hap shume se shqepesh pastaj.
@Rani, se pari at qe po thua eshte e pa vertet, ndoshta je ka fole per vehten ,ndoshta eshte anasjelltash, edhe nese eshte dicka te vertet ne kete qe po thua, atehere eshte nji pakic shume e vogel ignorantash nga dy anet, dhe nuk ja vlen te diskutohet
E mo ”Rani”,prap se prap i’a gjete 1 te mete EDI RAMES.Nuk qeka i lejuar te thote gje EDI???Cdo gje qe thote i duhet GJYKUAR dhe Interpretuar sikur te ishte Kriminel.
Keq kur flet,keq kur hesht EDI.
A e shiko mor ”Rani”,se kur them une se ju djemte e Shqiperise se Siperme edhe kur e ”SHANI” dhe ”URRENI” PSIKOPATIN e Vucidolit,thell- thelle ne shpirtin tuaj e DASHURONI dhe e ADHURONI,sepse u perkeledh ”Krenarin” tuaj(qe gjoja u’a kane marre neper kembe JUGORET pergjat historise) ajo MONSTER Malesh.
Eshte paradoksale,por per Ironi dhe Psikologjikisht fenomen i njohur.
Vazhdoni te Qelloni me gure Postjerin qe u sjelle lajme te keqija,se keshtu do te behemi komb.
Nuk ja vlen te te kthej pergjigje me. Ti paske probleme personaliteti o zotni. Ta dish nje diçka, sa te kete njerez qe e ngrejne ne qiell kete Ramen si puna jote dhe flejne gjume, Saliu do t’ju shtype koken te gjitheve se Saliun nuk e trembin deklaratat e Rames “idhullit tend” ne twiter o dean po veprimet ne terren. Sidoqofte imagjinaten e paske shume te zhvilluar.
1-”Ti paske probleme personaliteti o zotni…”
Po e kalon ne personale,Rani,gje te cilen une s’e kam bere as1here me ty,megjithese shpesh here jam shume agresiv ne komentet e mija me disa te tjere.Por jo me ty.Megjithate,probleme personaliteti zakonisht ka dikush qe nuk e di se cfar thote dhe cfare ben.Une vet jam shume i ndergjegjshem per cdo gje qe them.100% i bindur,gje e cila mund te me klasifikoj si person me bindje te ”drejta”/”gabuara”,por kursesi me ”probleme personaliteti”.
2-”… Saliu do t’ju shtype koken te gjitheve se Saliun nuk e trembin deklaratat e Rames…”
“First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you win.”
GANDI.
Pa as me te voglin ndryshim,kjo eshte edhe rruga qe PSIKOPATI i Vucidolit ka ndjekur ne lidhje me EDI RAMEN.Ka per te rene si keshtjelle prej rere brenda 1 kohe shume te shkurter.Sikurse e shikon edhe vete BARBARI i Vucidolit ndodhet tashme ne fazen e trete te ”profecise”.Eshte e vertetuar me Renien e British Empire dhe jo me me 1 Psikopat nga Shqiperia e Siperme.
3-”…deklaratat e Rames “idhullit tend”…”
EDI RAMA si njeri nuk eshte ”idhulli im”,pasi une i kam braktisur 1 here e pergjithmon ”Idhujt”.Por EDI RAMA si FENOMEN,eshte ajo qe duhej te ndodhte dhe po ndodh ne Shqiperi.Dhe per kete e mbeshtes,pasi ka Luftuar i vetem kundra te gjitheve.Sigurisht qe i ka ”humbur” te gjitha betejat,por te pakten ka Ekspozuar Regjimin BARBAR te PSIKOPATIT nga Vucidoli.Prandaj edhe une me shume Sinqeritet e mbeshtes.
Une nuk jam si puna e shumices se popullit shqiptar,qe ven shenjen e = midis XHELATIT dhe Viktimes.Kjo veti quhet OPORTUNIZEM,qe buron prej FRIKES nga XHELATI,qe per fat te keq eshte edhe ”Virusi” vdekjeprures qe mbartin shqiptaret nder shekuj.Oportunizem me Romaket,Bullgaret,Serbet,Bizantin,Turkun,Italianin,Gjermanet,
Komunistet.Edhe 1 here,Opozita eshte per mbarvajtjen e puneve ne vend,dhe JO per ”Revolucion te armatosur”.
EDI RAMA po lufton kunder 1 mentaliteti dhe JO kunder BARBARIT,pasi eshte ky mentalitet qe eshte 02 e nevojshme per kete BARBAR.Por te ndryshosh Mentalitetin dhe Zakonet e turmes,eshte e veshtire dhe ne disa raste e pamundur.
4-”Nuk ja vlen te te kthej pergjigje me…”
Zgjedhja Jote.Miqte gjithmon perzgjidhen,prandaj keshilla ime per ty eshte te ndjekesh llogjiken dhe instiktin tat.
Vaya con Dios,Amigo dhe mos e ”kthe” koken pas.
Gjith te mirat dhe gezohem qe u njohem.
Ka vdekur Adem Jashari, e Thaçi bën si ia ka qejfi. Ne kemi Salën, e nuk ka shqiptarë mbi dhe, ti tregojë vendin!
BRESHKA NE FERRE !-NE dhe ata ,ata dhe ne !!!!!-PO jemi nje OOOO popull jemi nje !Dhe nuk kemi per te bere hajer KURRE per sa kohe te mendojme e te shikojme aq sa sheh e mendon breshka rreth ferres se vet.Jemi vetem nje çerek kombi dhe asgje me teper, e nese DUAM VERTET te ndryshojme e te jemi te pakten ne nivel me fqinjet si Maqedonia e Greqia qe jane kombe te sajuar nga te tjeret,duhet te MBLEDHIM COPAT e ndara TE KOMBIT ETNIK SHQIPTAR e ti bejme NJE.
qfare fjale banale bythen qoja nanes tane o idijot shko te stalini
Mos te haje bytha shume me fol neper kompjutera se te dalin njerez qe s’ta pret mendja se jam kuksian edhe une edhe jo “kukesjan” o debil. Detyre jote eshte te shkosh ne proteste meqenese te paskam ofendu Ramen. Edhe meso te shkruash me gjuhe letrare se me ate fjali qe ke shkruar nuk do ta kishe kaluar klasen e pare.
Asgje e re komente te nje halabaku
turp per qeverine e kosoves qe sillet si vegel e qarqeve shoviniste serbe ,nje qeveri memece e servile ,qeveri e klaneve dhe e atyreve qe kerkojne te pasurohen ne kurris te popullit te thjeshtet.Turppppppppppppppppppp poshte zuzaret ju lumte njerezeve kurajoz qe e duan lirine e paqen ,duan punen e djersen e tyre te barabarete ma gjithe te tjeret ndihem i mrekulluar nga idete qe percielle protesta ajo sjell zgjimin e njerezeve kosovare te cilet duan te jetojne me mire ne vendin e tyre duan te nderdojne nje shtet te se drejtes per te gjithe qytetaret e saj duke u bere barrikade abuzimeve te pushtetit por edhe interesave ogurzeza te serbise per ta kethyer kosoven nje treg abuzimi perfitimi te padrejte jam me vetevendosjen.
Pash disa pjese te kesaj proteste po me ate qe ndodhi nga fundi i protestes te 21 Janarit nuk ka te krahasuar. Edhe Green-peace ne Gjermani ndonjehere eshte me i ashper ne protesta
Thaci eshte bashke punetori me i madh i Ilir Metes Ne business; Po sja mban Ta hapin gojen deputete a gazetare!
Respekt per rinine nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi.
Tani mendoj qe filloi te fryje nje ere e re, te ngjallet shpirti i protestes, shpirti i mosperkuljes, shpirti i venies ne vend te dinjitetit.
Respekte per Albin Kurtin dhe aksionin e tij.
Koha e banditeve politike Sali Berisha dhe Hashim Thaci po perendon. Nuk mund te mbash nje popull tere jeten me genjeshtra, mashtrime dhe dhune. Per Sali Berishen e di qe kupa eshte mbushur dhe eshte derdhur me kohe dhe nuk ka fuqi qe e shpeton nga gjykimi popullor, por me vjen keqe per Hashim Thacin qe eshte bere kopie e Saliut ne Tirane.
Ky njeri qe rinine e tij e ka kaluar stacioneve te trenave te Zvicres me nje formim te cunguar fale “enveristeve ne emigracion” dhe CIA-s arrin ti drejtoje pushket popullit te vet.
Sa ndryshoka njeriu!
Nuk linte gje pa thene para luftes kunder Sali Berishes dhe bandes se tij udebashe, nuk linte gje pa thene kunder Bujar Bukoshit per te marre fondet milioneshe qe kishte grumbulluar si qeveri ne emigracion me ane te atij 3% te famshem, qe ti merrte vete nen administrim per te blere arme dhe pajisje, ndersa tani bashkepunon dhe i ka ne qeveri.
Plehra te kombit!
Kojo qeveri pra asht Turpi i te gjithva turp turp se vetm nder shqiptar po perdor focen kinse per lirin e lir te njerzve dhe mallrave po ku jeni,po ku jeton ju more te pa ftyr po qe sa koh esht e bllokuar mitrovica. pse nuk po i lironi rruget ne mitrovic more te Pa ftyf … turp turp per qeverin dhe per policin e kosoves. me vjen keq per policin e kosoves qe po behet per e bandave kriminale te hashim thaqit….KENI KUJDES POLICI E NERUAR NE PERDORIMIN E FORCAVE NDER VLLEZRVE TUAJ SE QEVERIA SHKON E VJEN NJE DIT DO TE IPET PERGJEGJSI PER KET QE PO BENI– …. Po jeni msu ne vetem ner mes veti e perdorim forcen se me shkie nuk jau qiti… nje grup shkije 100 200 apo 1000 vet nje polici e kosoves e as kfori qe sa muj nuk mundet ti lirojn rruget e mitrovices……turp oj qeveri TURP…
Kjo është sjellje imorale e përmasave antikombëtare nga ana e qeverisë së Kosovës!
Thaci po dhunon vlerat e lirisë dhe të demokracisë. Serbet e Kosovës veriore bllokuan rrugët, shkatërruan, sulmuan dhe vranë, ndërsa qeveria dhe policia e Kosovës jo vetëm që nuk reaguan, por përkundrazi bënin thirrje për qetësi. Ky standart i dyfishtë, duke dhunuar popullin tend nga njera anë , dhe duke mëshiruar kriminelët serbë nga krahu tjetër, pasqyron politikën servile dhe të inkriminuar të qeverisë kosovare. Thaci si i burgosur dhe viktimë e dikurshme e dhendërit të Serbisë, Sali shpellar-fashistit, është konvertuar sot në imitues dhe përkrahës i fuqishëm i politikës së tij violente dhe korruptive.
ej mos u ngatroni, filozofia eshte <>,me mire ti rahi thaci se sa ti vrasi serbi,popull leshi ne cdo ane kush behet i pari i shqiptareve ja shtyp koken popullit te vet(pervec tos nanos dhe fan nolit cuditerisht te dy te krishtere)ske cben eshte gjenetike keshtu do jete ne jete te jeteve.
Bravo partise socialiste, shpejt do te perfundot koha e krimineleve si thaci dhe saliu.
ore po ku e pe qe e mbron qeveria akoma se kam gjetur une.munde ta mbroj klan abc po qeveria ska lidhje shm ..apo haspi kshu ju intereson juve:)
Ktu ska gje per tu habitur,komunisti tropojane,e hashim thaci e kane shitur bythen me kohe,per interesat e serbeve kriminele,fajin e kane shqiptaret,qe nuke i largojne me dhune kta antishqiptare,qe mbrojne interesat e serbeve,komunistit tone i erdhi fundi,a per thacin le ta zgjidhin kosovaret,kurre s/eshte vone,le te zgjohen nga gjumi.
shpifje shpifje shpifje
qeviria fashiste rrah popullin e vet nga frika se do ta rrezojn ….
Ore t`jem pak sa ma te bashkura se ashtu na duhet te jem!Ne edhe po i kritikojm edhe po i votojm.Ather te kem kujdes per votimet qe vin se po deshem te votojm dhe ta mbrojm voten askush sun na korrupton dot!
Un uroj te jem një komb më i bashkuar
SOCIALISTET SHQIPTARE TE MOS SHESIN KOT HIPOKRIZI PER PERFITIME POLITIKE NESER(TE PAKTEN ATA QE KUPTOJNE), SEPSE PO I MORREN NE DOREZIM KETA MUXHAHEDINET E KOSOVES E MAQEDONISE, JO QE NUK DO TE KETE ME DEMOKRACI DHE OPOZITE NE SHQIPERI, POR DO TE KATANDISEMI EDHE ME KEQ SE AFGANISTANI APO IRANI!
ESHTE NJE E VERTETE E DHIMBSHME DHE SIDOMOS KUR KRYETAR NE OPOZITE KEMI NJE TE KRISHTER ORTHODOX ME EMRIN EDI RAMA. UNE E KAM MBROJTUR OPOZITEN SOCIALISTE ME GJITHE SHPIRT, SEPSE BESOJ QE E VETMJA SHPRESE E SHQIPERISE JANE ATA! POR ATA DUHET TE MATEN MIRE KUR, KUR LESHOJNE BROCKULLA TE TILLA, SEPSE PO NA LARGOJNE EDHE NEVE QE KEMI VITE QE PO I MBESHTESIM! NE TE KUNDERT, LE TE MBAJNE MUXHEHEDINET SE DO JU A SHIKOJNE HAIRIN NE TE ARDHMEN!
Preshendetje opozites per vleresimin qe i ben vetvendosjes duke pare ke kjo levizje vlerat kombetare Shqiptare .
Ka ktu komentues qe patedrejt kerkojn per Hesap te sali pushtit e homo logut te tij ne Kosov thacit , shfrytezojn momentin te shajn Edi Ramen . Edi Rama eshte ai qe eshte ,e ben aq sa mundet . Nqs dikujt i duket vetja me patriot dhe ndjen me shume se ai ose te tjer opozitare , le te cohet e bej dicka vet ,nqs e do atdheun ,nuk i mban Edi Rama apo opozita shqiptaret te veprojn apo reagojn kunder padrejtesive e masakres se jetes ushtruar nga shkerdhatat e pushtetit me ne krye sali putanen e kombit . Cohuni pra nqs keni byth ju trima e mos gjeni strofull te mcifni friken tuaj prej qurrashi duke justifikuar e fajesuar opoziten e Edi Ramen . Ai qe e do vertet Shqiperine ben edhe vetem sot dicka . Hiqni qafe qeskat e gjakut qe mbajn ne jete vampirin shkerdhaten e shpellave sali berishen. Beni aksione ,digjini naten zhdukini personat qe mbneshtesin shkerdhaten sali berisha . Pra kush do atdheun ben edhe i vetem ose me dy e tre shoke ,keshtu fillon gjithcka nqs do Shqiperine .Rrofte vetvendosja rrofte Shqiperia e bashkuar .
keqardhje e madhe per trupen policore te kosoves,ato veprime nuk duhet ti benin me serbet e jo me me ato qe bene luften bashke,turp dhe njehere,per trupen komanduese e pa afte servile injorante,gjithcka mund te ishte shembullore si proteste nese nuk do kishte ijnorancen dhe paaftesine e policise,pa le politiken se nuk po meret vesht se cfare corbe po han.
gabim ben opozita, kur vdiqen shqiptaret e PS ne bulevard a e ruajti flokun me xhel Alpin Kurti te thoshte 2 fjale per ngushellim. Bota eshte e rumbullaket si portokalle, edhe zoti mer hakun e te drejtit edhe te pambrojturit. Hajde me shendet demokracine se po nuk u rahen policet shqiptare (i thencin) nuk mund te thuhet qe keni shtet.
Pse flet ti kot kur nuk i ke percjell deklaratat qe vinin nga Kosova me 21 janar, Vetevendosja ishte e para qe dha deklarate dhe tha:
“Gjithmone jemi mesuar ti shohim partite pa popull e sot pame popullin pa parti, Shqiptaret ne Shqiperi, Kosove e kudo qe jetojne ne viset e tyre kane te drejte te protestojne e te revoltohen per kushtet e renda ne te cilat jetojne” pak te duket kjo?? ik tani ruj sorrat
Ai i erdhi keq Alpin Kurtit per ata qe iken nga kjo bote zoteri, une nuk e shikoj? Ju alpinet sikur nuk i harroni keto gjerat me gjak? Dru te haje edhe do zoti i nxjerrin ndonje sy.
ore , mos e perzieni partine socialiste me vetevendosjen, se nuk kane asnje lidhje mes vehte, por sala e hashimi dojne ta “njollosin“ vetevendosjen kinse jane socialiste, sepse ne kosove nuk jane edhe aq te dashur socialistet e ramos. politike e salos e hashimit me.
E dhimbeshme dhe revoltuese ato pamje te trasmetuara nga Tv-te,por edhe e madherishme ,kur shikon djem e vajza qe nuk tremben as nga policet ,as nga ngricat dhe dhuna e “bASHKEMBESAVE” te tyre.Ne keto komente nuk ka nevoje per moralizime ,per sharje,urrejtje e per shpifje.Te gjithe si shqiptare duhet te perkrahim dhe inkurajojme VV-en,e cila duket nje rreze drite ne kete terr shqiptar te nxirosur e sakatosur nga ata qe ne i votojme here pas here.Te ben pershtypje propoganda bajate e dy qeverive “shqiptare”:denojme dhunen,bllokimin e akseve rrugore etj brockulla.PO,mnire po ne Mitrovice a jane bllokuar rruget,pse nuk nderhyn policia e Thacit?Turp nje mnije here turp.Edhe nje here nje bravo te forte Albin Kurtit dhe VV.Te veme ” veth ne vesh” ate qe shkruan lilolabja,”jo telenovela e skedina”por aksione kjonkrete dhe ti leme dasite dhe sharjet!
Problemet tona jan PALIDHJE. VV deshiron ti bllokon mallerat serbe por eshte e Padrejt derisa popullata vet i kerkon.Policia e RKS i kryen detyrat e qeveris qe esht e PADREJT qe ta perdor kete dhun maximale ndaj popullit.Ne qdo vend te Botes po e sulmove nje institucion te shtetit te sakatojn dhe kush nuk te perkrah. Ti lem anash VV,PS PDK,LSI;LDK,katolik,mysliman,kish,gjami por me keto parti e tradita qe kemi ne ti ndihmojm njeri tjetrit ne menyr me demokratike e jo me dhun kunder vetvetes.
Vetem kete:Per ti blloku mallerat Serbe duht mos ti blejm ato dhe keshtu ndalen problemet pasi Qeveria nuk eshte e gatshme.
Ju pershendes
skane turp deputetet e kuvendit te Shqiperise…..shprehen ne FB dhe ne rrjete te tjera socjale…..ne vend te shprehen ne ndonje konference per media…..se per te bere nje proteste mbeshtetese ne Tirane apo per t’ju bashkuar opozites se Kosoves, as qe behet fjale fare. TURP!!!