Deshmia tronditëse e gruas së Faik Myrtaj: Djali nuk u vetëvra, na kërcënojnë të mbyllim gojën

15 Janar 2012, 12:29Politika TEMA

Shtëpinë e Faik Myrtajt e kanë mbuluar ferrat. Një tufë telash me gjëmba pengojnë rrugën për në banesën që ka nisur të rrënohet. Shumica e banorëve të fshatit Kreshpan nuk dinë ku kanë shkuar. Të vetmit që kanë  mbetur në fshat janë Faiku i vrarë në 21 janar dhe djali i tij Bardhoshi i vetëvrarë disa muaj më pas. Dheu mbi shpinë u rëndon derisa drejtësia të thotë se kush dhe pse i vrau. Janë krah për krah, në varrezat në hyrje të fshatit. I biri i Faikut, Renatoja me të shoqen dhe nëna e tij, gruaja e të ndjerit Faik, Mamudeja, jetojnë tashmë diku në lagjet e zhurmshme të Fierit. Ikën nga Kreshpani pas vdekjes së Bardhoshit 22 vjeçar.

Në Fier, në hyrje të lagjes Kastriot, sapo pyesim, na adresojnë fill tek banesa ku takojmë Renaton dhe bashkëshorten e tij. Një shtëpi e vogël dhomë e guzhinë, ku ata jetojnë me qera prej 9 muajsh. Nënë Mamudeja shpreson që dashuria e Renatos do të triumfojë mbi dhimbjen dhe shtëpia e vogël do mbushet me të qara e të qeshura fëmijësh që do të ngashërejnë zemrën e saj. Por 26 vjeçari Renato sheh ashpër: “Më thoshte shpesh që për gjakun e babit do të merrte hak, por kurrë nuk mendoja se i pari që do të vdiste, pas babit, do të ishte Bardhi” – thotë Renato, – “do pres që gjykata të thotë fjalën e saj, pastaj di unë si do të veprojë”. E ëma, Mamudeja, shpërthen ndërkohë në të qara. Shtëpia është e mbushur me fotot e Faikut dhe të Bardhoshit. Mamude Myrtaj thotë se nuk vdes pa u bërë drejtësi për vrasjet që i shkretuan shtëpinë.

 

Nënë Mamude, ju jeni vendosur tashmë në Fier. Vendosët kështu për një jetë më të mirë apo jeta në Kreshpan ishte bërë e pamundur për ju?

E ku mund të ketë një jetë më të mirë për mua (qan) U rrënua e tërë shtëpia. Më vranë Faikun. Më vranë dhe Bardhin. Ku ka më jetë për mua? (qan). Ishte e pamundur të jetonim në Kreshpan pas ngjarjes së Bardhit. Kurrë nuk e mendoj unë se im bir vrau veten, kurrë… Erdhëm këtu që 8së paku do të jemi më të qetë nga njerëzit. Po kurrë nuk mund të ketë qetësi dhe siguri për ne. Pata dy djem e tashmë më ka mbetur një. Pata një burrë dhe ma vranë në mes të ditës.. Dhe na kërcënojnë, e nuk na lenë të qetë

 

Kush ju ka kërcënuar? Ju kanë kërcënuar që të mos flisni për hakmarrje, për drejtësi?

Nuk e dimë se kush dhe përse e bëjnë. Ka ndodhur disa herë, aq sa unë sot nuk mbaj më telefon. Ato telefonatat na kanë nisur në muajin qershor dhe kanë zgjatur rreth dy muaj. Na merrnin dhe na thoshin të mos flisnim nëpër media e nëpër njerëz. Na kërcënonin se do ta pësonim, të mos flisnim shumë, se po flitni shumë na thoshin. Ishin telefonata të panjohura kur herë dilte zë burri dhe herë gruaje. I dëgjoja dhe veç qaja. Ne askujt deri më tani nuk i kemi rënë në qafë. Kemi parë hallin tonë. Nuk shkoi Faiku në protestë për dhunë. Nuk kishte Faiku asgjë në duar për dhunë (qan)

 

Keni bërë denoncim në polici për këto telefonata?

Te kush polici? Te kush? Këta më vranë burrin, djalin. Si mund të besoj unë tek këta?Kushe vrau Faikun?Kushme vrau djalin? Si mund ta besoj unë se djali vrau veten? Nuk e besoj unë këtë. Sa të jem gjallë, nuk mund ta besoj.. Nuk kishte arsye djali që të vriste veten. E kanë vrarë djalin, jam e sigurt unë. Tretet në dhe djali. Nuk duan as të flasim.. Nuk mbaj më telefon unë. I them dhe Renatos, bir të lutem të jesh shumë i kujdesshëm në çdo hap që hedh. Se atë kam dritë të syve, ka mbetur e vetmja shpresë jete për mua djali. Ja kjo është jeta që bëjmë që më pyete..

 

Po mbushet një vit nga ngjarja e 21 janarit. Si i shikoni ju hapat që ka bërë shteti për të vënë drejtësi një vit pas vrasjeve?

Për ne autori është i ditur. Askush nuk mund të qëllojë mbi njerëz pa një urdhër. Ka një kryeministër atje që drejton e urdhëron edhe për një punë të rëndomtë, që vendos për gjithçka, e jo më për të qëlluar mbi njerëz… Sa të jetë Saliu në qeveri sigurisht që unë nuk pres që të më thonë të vërtetën se kush ma vrau Faikun dhe kush urdhëroi vrasjen e tij. Por sa të jemi gjallë, nuk e harrojmë ne gjakun e djalit dhe Faikut. Deri në grahmat e fundit të jetës. Kam në shtëpi dy varre të hapura

 

Më 21 janar do ketë një protest homazh përballë kryeministrisë, a do të merrni pjesë?

Sigurisht që po. Ç’mund të më bëjnë më shumë se sa më kanë bërë…

Shekulli

44 komente në “Deshmia tronditëse e gruas së Faik Myrtaj: Djali nuk u vetëvra, na kërcënojnë të mbyllim gojën”

  1. VERONIKA says:

    mire e ke
    mos prit drejtesi sa te jete plaku i rjedhur krye minister

    1. foldrejte says:

      zonjes iu duken te mira leket qe e paguan te shoqin(rahmetli)per vajtjen e tij ne tirane qe te digjte, te ushtronte dhune mbi policine dhe shtetin?
      dhe ata police bij nenash ishin, po te mos kishte shtet kushedi sa nena do ishin duke qare.

      1. Gjithmone per te rrezuar nje qeveri apo sistem duhen vertete njerez te ditur dhe aktiviste te kulturuar. Vendet urale po i perdorin si mish per top opozita, ashtu si dhe me pare dhe duke i paguar per greva … etj… etj. Foldrejte je shume preçiz dhe i drejte ne mendimin tuaj. Ne vitet 92 – 93 kisha nje komshi qe therriste o Sali Berisha çna bere. Kur shikoj une i ishte rrezuar gomari me dega misri, qe kishte jo me shume se 15 kg gjithsej, sepse gomari vete Kerriç vinte nja 25 kg, binte dhe pak shi.. Nuk e harroj deri sa te vdes kete fragment, i gjori B.. kishte degjuar nga gojat e tjera se qenkesh nje Sali Berisha qe po i merrte meqafe. Ngushellime te sinqerta per viktimat. Kur lexova se shtepia e te shkretit te vdekur ishte me e vdekur se ai vete me ferra siper etj… Jepi mend ketyre njerezve o Zoti Madh, nuk e kuptojme se çfare i sjell poplitika ketije njeriu. Une qe ju shkruaj ne vitin 97 humba shtepite ne firma piramidale dhe mendova se Sali Berisha na kish vjedhur parate. Prita me kot per tete vjet qe te fusin ne burg Saliun ashtu si futi Saliu Fatosin. Por me kot sepse Farudin Arapi per interesat e veta dhe te disa politikaneve shiti dhe pervetesoje dhe pjesen e mbetur ne firma piramidale. Mua nuk me ndihmoje askush fare, as ne kredi as ne ndihme sociale, por me mund ashtu si miliona shqiptare mora borxhe dhe kurbetin ku mbylla ate hendek te madh qe me bene firmat. Te gjitheve ju pelqen te rrine ne diell, te rrine ne klube dhe te shijojne jeten duke pritur nga partite apo perendia. Gezuar Foldrejte vitin e ri 2012.

  2. Joni says:

    Shume e rende kjo deshmi dhe shume e vertete. Kjo eshte jeta qe po na detyrojne te bejme mafiozet qe kemi ne krye te shtetit. Mbahu moj nene dhe duro dhe pak se Sali serbit po i vjen fundi.

  3. armand says:

    Shume e trishtueshme.Nje familje e shkaterruar dhe e harruar nga nje shtet kriminelesh dhe vrasesish.Me indiferencen dhe mos reagimin tone jemi bere edhe ne mbeshtetes pasiv te grupit kriminal qe ka mberthyer pushtetin.

  4. GENTI VLORE says:

    DO VIJME NGA VLORA O VLLA TE RRIME KRAH TEJE ““PARA VLORA PER FITORE “VLOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOORA

  5. jemi gjalle says:

    TANI E KANE RRADHEN KELYSHET E SALIUT O MOTRA IME

  6. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Ne Shqiperi nuk ka opozite, shqiptaret duhet te krijojne nje opozite per shqiptaret. Opozita e sotme, eshte opozita e Berishes, Rama ka deshtuar me te berjes opozite. Gazeta Tema duhet te kritikoje edhe opoziten e Rames qe mban Berishen ne pushtet, opozita e Rames eshte nje turp per shqiptaret! Jam opozitar, por nuk i besoj Rames per opoziten qe ben!!!

    1. kondi says:

      Jame plotesisht dakord me mendimin tuaj.Dua te shtoj se per kete ngjarje dhe per shume tragjedi te tjera qe ka sjelle Berishe krimineli popullit shqipyar per aq fajtor qe eshte ky kriminel po aqe fajtor eshte edhe Edi Rama per qendrimet qe po mbane .Berisha duhet te zhduket nga faqe e politikes shqiptare .

      1. Shefqet Cela says:

        Qe te dy ini kelyshe te Saliut!
        Vini shenjen e barazimit midis Saliut dhe Rames. Ky e ka emrin diversion ne te majten, per ti shkeputur dhe perçare anetaret e PS. Nuk dshiron me shume Saliu. Mafton te thuhet se te dy krahet jane njesoj, prandaj eshte e kote te perpiqemi per shporrjen e kesj qeverije mafjoze.
        Ne se meriton Rama te jete ne krye te P S KETE E VENDOSIN SOCIALISTET, te cilet e kane vendosur qe ne kongres. Po ta benit kete verejtje para kongresit, do te ishin te nderuar, sepse benit nje sugjerim, ndoshta dashamires ndaj se majtes. Berja e ketyre sharjeve rrugaçore pa baza, tani pas pilafit, ka vetem nje emer: kodoshllek i Saliut.

    2. babloku says:

      Epo mbathja ng aIlir Meta pastaj. Mbush xhepat pastaj rri zgjuar tere naten se kur do te te vije policia. Berisha eshte kriminel. Kaq. Te tjerat jane KAQ. Mbarojme pune me kriminelin njehere pastaj flasim per si duhet bere opozita. Behu opozitar i kesaj opozite kur tjete ne pushtet. Deri atehere leri budallalleqet po bashkohu me ata qe po punojne qe krimit qeveritar ti vije fundi me vote masive popullore.

    3. flisni drejte says:

      MOS I BENI MERAK, PAS 50 VJETESH DO NGRIHEMI KUNDER SALIUT.

      IKNI ORE HALE, KOMUNISTE TE QELBUR

  7. LORA says:

    Me familjet Myrtaj,Nika,Veizi e Deda eshte shumica derrmuese e shqiptareve brenda e jashte Shqiperie.Edhe gjashte dite!

  8. PERMETARI says:

    ske faj moj nene qe te qan shpirti. do zoti ato lotet e tua behen helm per ter farefisin berisha. sali berisha eshte fatkeqsia me e madhe e kombit shqiptar mbas perandoris osmane. SKE FAJ QE QAN MOJ NENE kur ai palla edi rama flet nga twitter ndersa populli shqiptar po shuhet. PO KAQ NJEREZ TE PREKUR TE KEMI QEN XHANEM???? PO SI ORE PO NA BEN ZBOR NJE VAMPIR VUCIDOLI KURSE NE JEMI KATANDISUR DUKE JU LUTUR ZOTIT PER TE VDEKUR BERISHA. UNE , KUR SHUM NGA JU KETU THOSHIT ” PSE U VETRAVE MOR DJAL” UN THOSHA “E KANE VRAREEEEEEEEEEE ” . E KAM ENDER QE SHQIPERIA IME TE LULEZOJ NJE DITE POR ME CPO SHOF KJO ENDER KA PER TE ZGJATUR SHUM. NUK IKEN sali perbindshi pa lufte. kete e kam thene dhe do vazhdoj ta them. sa te jet ai palla ne krye te PS qe flet nga twitter sala do hedh valle mbi gjak shqiptaresh. edi rama eshte i shitur tek sali berisha dhe kete sma heq nga mendja njeri. A NUK ESHTE KJO OPOZITA QE I INTERESON SALIUT????????? THIRINI MENDJES O POPULL. KUR TER SHQIPERIA U MBLODH NE TIRANE NE 22 JANAR PER TE DJEGUR kancerin berisha , edi rama ju bente thirje per qetsi. A NUK ESHTE KJO OPOZITA QE I INTERESON saliut??? nje kryetar partie ( edi rama) qe zbut popullin e irituar. epo saliu kete e quan bingo.

    PS. un per vete jam shum pensimist se ai vend ka per tu regulluar nonjeher. kam 14 vjet ketu ne amerike. me klithmat e saliut ika dhe prap me klithmat e saliut po e shikoj ate vend. POPULL I VDEKUR PASKEMI QEN

    1. Aspirantja per Nje Shqiperi te Bukur dhe te Paster says:

      E po he more “PERMETARI”, mire EDI sben po ti cfare ben. mos valle sjane te teperta fjalet e tua. keto fjale qe shkruan ti si lexojne te gjithe, se dhe ti se di se na shkruan. dil e udhehiqe popullin shqiptar, apo veni duart ne brez dhe prisni nga te tjeret. AVNI RUSTEMI NUK E UDHEHIQTE ASKUSH DHE NUK I THANE CA TE BENTE, POR BERI ATE QE E VURI EMRIN E TIJ NE HISTORI.
      UROJ QE GJITHKUSH TA KUPTOJ SE SESHTE VETEM EDI AI QE DUHET TE NDRYSHOJ GJENDJEN, POR JANE SHUMICA E POPULLIT.

      1. fierak says:

        Ke shume te drejte. PS eshte nje parti politike dhe jo formacion luftimi, dhe Rama kryetar dhe jo gjeneral. Kane bere megjithate shume aksione qe nga 2009 deri ne 21 janarin e kaluar. Epo nuk i takon Rames te thote “Para partizane”. E duam Ramen si manaxher te zotin, si vizionar, si udheheqes me ambicie jo te ulta dhe meskine, jo per te dal i pari ne proteste. Me keto cilesi qe ka eshte armiku nr 1 i Bersihes, Nanos e Metes qe simbolizojne llumin e politikes shqiptare.

  9. tani says:

    E keqja jone eshte se flasim shume dhe s’bejme asgje…

  10. Odiseu says:

    Nuk dime si te ngushellojme moj nene, por Zoti te dhente forca per hir te djalit te vetem qe te ka mbetur. Dhimbja jote na cpon trupin te gjitheve. Ndihemi aq te turperuar para dhimbjes, per arsyen se jemi te pafuqishem per te ndeshkuar paturpesine dhe padhimbshurine e Kryekrimenelit. Jo vetem ne 21 janar do jemi perkarah jush, por jeni ne lutjet Tona te perditshme se bashku me fatin tone perballe ketij demoni….

  11. Tirona says:

    Mbasi te keni lexuar kete shkrim, fshijani lotet e dhimbjes kesaj nene dhe me 21 Janar te bashkohemi te gjithe ne ata proteste homaxh qo do te mbahet para kryeministrise.

  12. GENTI VLORE says:

    do e mbyllin gojen ata qe te vrane burrin me 21 janare mos u bej merak se ne 21 janar u edhi dita qe ta mbyllin ata gojen

  13. Naim Frasheri says:

    AH moj NENE ,nuk ke vetem Nje Kryeminister qe Vret ,Shqiptari te Vret, e gjithe Shqiperia Ka Vdekur , ska me Shqipetare.Nuk kemi Popull ne Shqiptaret , jemi nje tufe Kafshesh qe duam te hame njeri tjetrin.e Perzune Qytetarin nga Vendi tij , e moren ne dore Vrasesit dhe Kriminelet , Nene nje Dite do ta Paguajne keta Kriminele ,per kete te jesh e sigurte.dhe Gjaku i shume Bijeve dhe zemrat e Plagosura te Mijra nenave do te mund te Lehtesohen nga Drejtesia.ka Dy Gjyqe, Njeri eshte i Shtetit,dhe tjetri qe eshte me i rendesishem , eshte ai i ZOTIT, qe kurre sdo ti Fali keta Kriminele , dhe Mallkimi do ti Ndjeke Brez pas Brezi.I Ndrite Shpirti Birit hde Bashkeshortit Tuaj ,shpresoj te te lehtesoj sado pak dhimbjen ky ngushellim qe vjen nga Larg

  14. TRADITA says:

    nje dhembje e madhe per keta njerez te mjere nw te gjitha drejtimet, nje neveri e pafund per kete femer qe shkruan duke perdhosur dhembjen njerezore thjesht per te manipuluar ndonje naiv, gje shume e trashe shume e poshter dhe e pavlere.

  15. BARO CORROGJAFI says:

    NJE E DREJTE LEGITIME E KESAJ GRUAJE QE MBETET GJITHE JETEN ME NJE DHIMBJE NE ZEMER DHE BEN APEL PER DREJTESINE E MUNGUAR NE SHQIPERI.VETEM KURAJO E FORCE ,NENA MAHMUDE,QE TE MPOSHTESH DHIMBJEN.! I PAHARRUAR KUJTIMI I TE RENEVE ME 21 JANAR,PER DEMOKRACINE E MUNGUAR SHQIPTARE !

  16. templari_antishpellar says:

    Ka 20 vjet qe kur doli ne skene pas Ramizit qe vetem rrumpalle dhe rremuja ka shkatuar ky shpellar. Nuk ishin bura me te keqinj se Sala, Gadafi dhe Mubaraku, e ja ku perfunduan.

  17. Mandi says:

    kafshet injorante te tropojes ..jane shkaktar te gjitha krimeve te shqiperii

  18. Luani says:

    Te dalesh dhe mos ta bej syri terr!

  19. arta says:

    nderkohe qe ne rogner “ATA” festonin me shampanje ne duar lirine e medies.

  20. Tirona says:

    Varret e FaikMyrtajt dhe te birit i Kane mbulu ferrat….. /
    Vatrat-varre te sejcilit prej nesh i Kane mbulu ferrat! A kemi faj edhe Ne ?! A do vijojme ne Gjumin/ Fajin Tone?! Shqiperine e mori lumi, Shqipetari vecse llap…. e lutet: ‘Beje zot enderr!’. Trimat Liridashes!!

  21. LORA says:

    Te afermit e Faik Myrtes,Ziver Veizit,Hekuran Dedes e Aleks Nikes jane te solidarizuara nga shumica derrmuese e shqiptarev jashte e brenda Shqiperise.Edhe gjashte dite.

  22. Besmiri nga Luari says:

    Sa te jete Saliu ne pushtete dhe Edi Rama ne krye te opozites Shqiptere nuk ka per tu bere kurre drejtesi per te vraret e 21 Janarit. Te dy keta mbajne njeri tjetrin ne pushtet. Mjer ne se ne çdemokraci kemi rene.Kete e treguan kete nje vite qe kaloi dhe opozita nuk ka kerkuar asgje per te renet e 21 Janarit, por eshte mjaftuar vetem me homazhe per te 40tat, 3mujt, 6muaj dhe tani per vitin. Hajde respekt hajde. Me mir se kaq ska ku vete me.

  23. Drenica e Kuqe says:

    Kur do te thahen lotet ne fytyrat e nenave shqiptare dhe kur do te shporren nga pushteti antishqiptaret qe na i vene mbi krye te huajte pushtues e krahepushtuesish?…
    Keta lote nenash jane turp i pashlyeshem per shtetin shqiptar dhe per drejtesine shqiptare.

    Drenica e Kuqe

  24. mergim tari says:

    BOLL MORE MASKARENJ.
    SI NUK KENI TURP KRAHASONI SALI (B) ME EDI RAMEN.
    E BENI QE NJEREZIT TE DEKURAJOHEN, TE MOS KENE BESIM, TE MOS DALIN DHE TE PROTESTOJNE NDAJ VDEKJENDJELLESIT TE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERSIE.

    KUSH E BERI 1996, KUSH E BERI 1997, KUSH E BERI 1998, KUSH I VRAU NJEREZIT, KUSH JA SHITI NAFTEN MILLOSHEVICIT, KUSH E VRAU REMZI HOXHEN, KUSH E BERI 21 JANARIN, KUSH E BERI GERDECIN, KUSH E VRAU KOSTA TREBICKEN, KUSH E SHITI DETIN, SI U ZHDUKEN TE GJIHTE PJESTARET E CESHTJES REMZI HOXHA, SI VDIQ PROKURORI XHEVAT HANA, SI U VODH RRUGA E “LESHIT”, SI HIQEN NJEREZIT NGA PUNA, PO ATA QE KANE PRONA TALLEN FYHEN VIDHEN, KANE VITE QE NUK GJEJNE DREJTESI, PO HAJDARIN KUSH E VRAU – NE NUK E DIME POR KY DO TA GJENTE SA TE VINTE NE PUSHTET. DHE TANI QE SHQIPERI ESHTE RRENUAR NGA NJE BANDIT POLITIK, ORDINER DHE TRADHETAR, KERKON TA BEJE SHQIPERINE KAZAN PLEHRASH.

    JU LUTEM KU E GJENI LIDHJEN MIDIS KERIJ BASTARDI DHE EDI RAMES. DOLI OPOZITA NE RRUGE ME MUAJ, BERI EDHE GREVE URIE, DOLI EDHE NE PROTESTEN ME TE FUQISHME DHE NE FUND U VRAAA.

    BEJENI JU OPOZITEN BASHKE ME EDI RAMEN DHE RREZOJENI QE QENIE TE NDYRE SI SALI BERISHA. NESE SHQIPTARET DO TE QENDROJNE NE SHESH DERI SA TE RREZOHET SALI BERISHA, EDHE UNE DO TE VIJ KETEJ NGA JAM DHE TDO TE RRIJ ATY DITE E NATE. GJENI NJE MENYRE NDRYSHE NGA OPOZITA DHE POPULLI ESHTE GATI…. VETEM THUAJENI, POR PA THENE RRUGEZGJIDHJE TE TJERA MOS KRAHASONI NJE BASTARD ME EDI RAMEN…

    PER FAMILJARET E TE RENEVE SHPREH VETEM NGUSHELLIME DHE JAM PERHERE ME TA, NE KRAH TE TYRE DERI NE ZBARDHJEN E SE VERTETES DHE DENIMIN E KRIMINELEVE QE TASHME DIHEN.

    MOS QANI NENA DHE MOTRA TE HERONJVE, NJE DITE GJAKUN E TYRE DO TA MARRIM NEPERMJET DREJTESISE…. QE DO TE VIJE

  25. fitimtari says:

    Dy tradhetare te kombit pati Shqiperia Ahmet Zogu dhe Sali Berisha, por ky per gabim te popullit i cili e le Saliun te ligjeroje e te kendoje ne televizione e podiume pa i ber pershtypje fare per gjakun e bashkeatdhetareve te tij qe derdhet.Ngushellime moj nene dhe ne qe jemi ne emigracion jemi me ty.

  26. inf says:

    Nuk me bejne duart te shkruaj as dy rreshta per ket nene dhe per ket familje ,jam shume i merzitur por kam nji besim te patundur te loti i shpirtit te kesaj Nene .
    Mallkuar qofsh sali argita liria shkelzeni dhe e gjithe rraca juaj.

  27. elena says:

    Turp per komentuesin Taulant , 1000 turp . Me sarkazmen tende te keqardhjes dhe me drejtimin e gishtit tend nga Rama , kjo grua s’ka nevoje . Pikerisht njeres meskile si ti , kur ben sikur ngushellon , dhe shpif e denigron realitetin e 21 Janarit , ne nuk kemi nevoje , Mos u tall me lotet e kesoj nene , mallkimi zente shtepine dhe njerezit e tu. Laro. Per plera si ty ky forum nuk ka nevoje

  28. Zgjedhjet e përgjithshme do të vidhen përsëri nga pushteti i krimit, i vrasjeve, i korrupsionit, i mashtrimit dhe dhunës policore. Pseudo pluralizmi dhe diktatura parlamentare, është bërë sistem zyrtar i politikës fashiste të uzurpatorit të politikës shqiptare prej kanibalit shpellar Sali Berisha. Padrejtësitë e thella shoqërore të pushtetit kriminal, nxisin revoltën popullore – demokratike kundër formave shumë të egra qeverisëse i cili përdor masat represive për t’i mbyllur gojën popullit opozitar. Ky pushtet agresorësh shkon aq larg sa të vret për të dytën herë, duke zhdukur fizikisht ndoshta edhe një familje të tëre vetëm për të mbuluar krimin dhe terrorin shtetëror të 21 janarit. Lotët dhe vaji i familjes Myrtaj nuk i lëndojnë dhe prekin pushtetarët. Ato vetëm se shkaktojnë edhe më shumë cinizmin e talljes therëse të pushtetit berishian, i cili jo vetëm nuk ndjen asnjë dhimbje, por përkundrazi vazhdon të kërcënojë me metoda makabre familjen Myrtaj. Eshtë detyrë historike dhe patriotike e gjithë shqiptarëve, të ngrihen dhe të largojnë përgjithmonë këtë pushtet gjakatarësh dhe vrases.

  29. Meri says:

    Sa histori e dhimbshme, per kete familje dhe nene te djegur en shpirt nga nje psuhtet qe vret ne mes te dites. Sa shume mall dhe dhimbje ka zemra e kesaj nene..nese do ishte nena juaj, vellai juaj, a s”di tju vinte keq? Kjo tragjedi familjare ka vetem nje shkaktar: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Te dy vrases, njeri ekzekutor, tjetri inkuizitor. Ky shtet do behet sepse ka njerez te mrekullueshem, nese do te kete nje burre ne krye te Drejtesise Shqiptare ose nje grua qe nuk do shikoje te pasurohet apo te vjedhe, por qe do burgose keto pijavica qe na shkaterruan, vendin, familjen, te ardhmen, dhe shpresen tone. Te gjithe njerezit flasin me vete, jemi dek jetuar nje anomi sociale ,kemi ne qeversije nje koshere mafiozesh qe jane te afte te bejne githcka, te te vrasin, te te permbytin si Shkodren, te te djegin te gjalle. Po si nuk ka nje shqiptar trim qe ta kishte vrare kete psikopat te semure? Ngushellime te sinqerta te 4 familjeve te 21 JAnarit, ajo qe ju dhemb me shume eshte se cdo nate e cdo dite shohin sesi livadhisin vrasesit e femijve e bashkeshorteve te tyre…drejtesia shqiptare eshte nje varreze e cila mbledh dhe mbjell kufoma te pafajshme, e disa te tjere qe jetojne jete sheiku. Neser eshte 16 Janar, te shohim se a do denohet Meta apo jo. Une per vete jam skeptike, te mos harrojem se perse dolem atje ne shesh, sepse pame nje qafderr qe vjedh e qe ben namin ne kurrizin tone. Populli i shkrete mezi paguan ilacet e dritat, e tani duhet te paguaje edhe per mafiozin Meta. Miredo do ishte te ishte denimi me vdekje, nese Meta do avrej publikisht, sdo guxonte njeri te luante me me fatin e kombit.

  30. QAJE ME DHIMBJE says:

    QAJE ME DHIMBJE MOJE NENE KE SHUME TE DREJTE TE GJITHE NJERZIT E NDERSHEM ME DHIMBJE I KUJTOJNE BURRIN DHE DJALIN TEND ““POR MOS HARRO MOJ NENE KE DHE DJEME TE TJERE ANE E KEND SHQIPERISE ““`QAJE MOJE NENE QAJE SE NJE DITE TI QESHESH E ATA DO QAJNE GJITHE JETEN ““““NGUSHLLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJET E GJITHE VIKTIMAVE“““

  31. vladimiri shkoder says:

    ME 21 JANARE NUK DO QAJSH MA MOJ BURRNESHE TASH E KA RRADHEN JOZEFINA

  32. labi says:

    me familjaret viktimave te 21 janarit jan 75 perqind e shqiptareve i uroj kesaj nene qe te gjej force dhe kurajo

  33. LANDI PS DURRES says:

    ZOTI TE NDIHMOFTE MOJ NENE DURO DERI ME 21 JANARE LOTET E TUA MALLKIM PER FEMIJET E SALI BERISHES

  34. noku says:

    Ngushellime familjes dhe te afermeve te Faik Myrtos dhe djalit te tije.
    Me vjen keq per komentusit qe kerkoin anarshi. Populli nuk do anarshi do qetesi do mirqeni do shtet ligjor mbi te gjitha. Ju te nderuar komentus duhet te vini para pergjegjsis ata drejtus te partis tuaj qe ju nxisin per karrige te tyre te futeni ne veprim antiligjor dhe bejne guit kur ligji vepron. Mos degjoni njerz qe ju nxisin qe kerkoin te perfitoin kapitale ne kurrizin tuaj Drejtusit e PS jane njerz mafioz qe ju vrasin naten dhe te qajn diten. Kini kujdes o popull i vuajtur per 50 vjet nga diktatura komuniste, mos u fusni ne turma sa te jene gjalle sigurimsat e Enver Hoxhes se ata te vrasin mbrapa shpine sic vran te ndjerin Faik Myrtaj per te bere nje psikopat si Edi Rama Kryeminister.

  35. loni says:

    mos qa nen se i ben qefin hasmit e di qe dhimbja juaj eshte shume e madhe po duro duro duro.a ka me trima shqiptar ? ne keto koment a eshte ndonjri gati ti dalim ball perball bershes ta rexojm ket pusht te pushtetit e ti themi hapu burgut si burrat e ketij kombi ? po ju mor plerat e shqipris si guxoni e flisni per ramen cfar te bej me rama te bej prap 21 jenarin te vriten te tjer e saliu te mbizotroj po keni byth mblidhuni si trima do vi edhe une me ju e ju o te djatht mos e keni te shkruar ne ball ato qe flisni per ps turp tju vi po nuk keni cti beni gomarit i bini samarit o plera te pa shembullta me mir heshtni e mos na lendoni plaget

  36. albo says:

    Ketu sbehet me fjala nese Edi eshte i zoti apo jo? Edi Rama ska qene kurre ne qeveri si rrjedhim smund ta akuzoni per asgje, kur ti jepet rasti si Saliut(qe ka 20 vjet ne Politike dhe qeveri) athere ankohuni. Behet fjale per kete familje te shkrete qe jo vetem humbi bijin e saj por ata Maskarenj te Klanit Berishjan e kercenojne ne Telefon. O maskarenj klanista po pse re do vrisni 3 million Shqiptare ju dhe do beni Tropojen Kryeqytet? po lexojeni re historine tone Shqiptare, ska pas burr none te na gjynjezoje! Anej nga erdhet keni per tu kthy, mbase do tju fusin te punoni si Minator ne Bulqize!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje