Fuqia jonë do ta bëjë Shqipërinë të mirë

15 Janar 2012, 21:16Politika TEMA
Fuqia jonë do ta bëjë Shqipërinë të mirë

Nga Erion Veliaj

Teksa shoh këtë sallë të stërmbushur them me vete ‘si mund të shqetësohet kush për të ardhmen e Shqipërisë, kur ajo është në duart tuaja?’ Nuk e di si duket nga aty ku jeni ulur ju, por nga ketu ku jam unë, pamja që shoh është fotografia më e bukur në Shqipëri.

Falemnderit, falemnderit që jeni këtu, falemnderit atyre Fressh-istëve që udhëtuan me orë të tëra, faleminderit deputetëve, kryetarëve të bashkive e rretheve, faleminderit pjesmarrësve të trupit diplomatik – dhe meqë jemi këtu, doja t’I shprehja mirënjohjen e vecantë zotit Arvizu. Sot është përvjetori i tij i martesës. Në fakt, duhet të falenderoj Zonjën Arvizu që u tregua aq bujare ta ndante me në kohën e Ambasadorit në këtë përvjetor. Ju urojmë shumë përvjetorë me kaq shumë miq sa edhe sot!  Sa mirë që nuk jeni shqiptar, se ne për përvjetor u shkojmë miqve në shtëpi, dhe s’di a do gatuanit dot drekë për 5mijë vetë në ambasadë.

Të them të drejtën, unë ende nuk e di si pranova të flas pas Elton Dedës, është një performancë shumë e vështirë për t’u konkurruar.  Shumë faleminderit Elton, për fjalët dhe suksesin që t’i përfaqëson dhe frymëzon tek të rinjtë shqiptarë. Me sa duket të gjithë kemi nevojë për një re:fressh! Re:fressh I Eltonit quhet Voice of Albania – dhe na ka frymëzuar të gjithëve.

 

Po e them që në fillim: Gëzuar! Gëzuar ditëlindjen e FRESSH-it, më shumë mirënjohje për të gjithë ata djem dhe vajza që 20 vjet më parë patën vizionin për të themeluar organizatën me impaktin më të madh në politikën progresiste në 20 vitet e fundit në Shqipëri.

 

Shumë faleminderit Pandeli Majkos, një histori suksesi e të rinjve Shqiptare në drejtimin e vendit dhe në përballimin e krizës më të madhe moderne të kombit tonë, luftës së Kosovës. Sot e përshëndesim dhe i urojmë të njëjtin sukses teksa do të përfaqësojë Shqipërinë me emër të mirë në OKB. Tani që Pandi – babai i FRESSH-it – është në Amerikë, FRESSH-i realisht ka fituar pavarësinë e një 20 vjecari – se mund të kthehet në shtëpi kur të dojë, e babai s’është aty që t’i bërtasë pse erdhe vonë!

Pafund mirënjohje për Ilir Zelën, mikun e mirë e të duruar, një bashkudhëtar të kujdesshëm e të mencur të këtij udhëtimi të rinisë shqiptare – Ilir, të falenderojmë me gjithë zemër për praninë dhe kontributin tënd. Të tjerë të rinj, si Lavdrim Krashi që sot drejton degën e PS në Londër dhe është një aktivist laburist shembullor e miq të tjerë që kaluan këtë stafetë ndër vite kanë sot gjithë mirënjohjen tonë.

Teksa vija sot në Pallat të Kongreseve, disa nga prindërit tuaj më telefonuan për të na inkurajuar duke më thënë “Erion, fëmijët tanë janë aty, ju lutem ndryshojeni këtë vend”! Dua të marr një moment për të falenderuar ata mijëra prindër që ndoshta nuk kanë paratë, ndoshta nuk kanë krahunn e forcës, ndoshta nuk kanë pushtetet, por që i kanë dhënë kësaj lëvizjeje për ndryshim, kësaj rilindjeje shqiptare, gjënë më të cmuar që kanë, dritën e syrit të tyre, fëmijët e tyre! Teksa po na ndiqni në këto momente, në emër të PS ne ju falenderojmë si prindër idealistë që keni rritur fëmijë me pasion për Shqipërinë e për këtë Rilindje Shqiptare. Faleminderit, dhe po, ne do ta ndryshojmë këtë vend!

 

Jam menduar gjatë se si do ta nisja këtë mesazh. Në fund vendosa që nuk jam këtu përpara që t’ju qetësoj, jam këtu që t’ju shqetësoj. T’ju shqetësoj sepse familjet tona janë të shqetësuara, komunitetet tona janë të shqetësuara, njerëzit e ndershëm të këtij vendi janë të shqetësuar, kombi ynë pas 100 vitesh pavarësi është i shqetësuar. E për turpin tonë, sa herë përmendet Shqipëria e gjthë bota perëndimore është e shqetësuar.

 

Kthejeni kokën në të majtë e shikoni atë që keni në krah. Kthejeni kokën në të djathtë tani dhe shihni tjetrin. Në Shqipëri ka 1 milionë të papunë. Statistikisht, 1 nga ata ulur afër jush është sot i papunë. 1 milionë të papunët në Shqipëri nuk janë statistikë, janë njerëz prej vërteti, kanë fytyrën e atij që është ulur pranë jush, quhen Marsel, Blerta, Arbri, Joni, Leart, Ana… dhe janë plot 1 milionë vetë, kryesisht të rinj, të shkolluar e të pashpresë. KJO, është për t’u SHQETËSUAR!

 

Mendoni tani për vëllain, motrën, kushërinjtë apo prindërit tuaj që jetonë jashtë. Nuk ka asnjeri në këtë sallë që nuk e ka një lidhje të tillë. Janë 1 milionë shqiptarë që sot jetojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Të gjithë kanë ikur të rinj, e sic po duket vazhdojnë të ikin të tjerë. Pas 20 vitesh tranzicion, e vetmja ide finale për të rinjtë e pashpresë është: Të ikin! Kjo, është për t’u shqetësuar!

Shumë prej jush jeni studentë. Kam dëgjuar nga ju historitë e rryshfeteve për cdo provim që duhet të merrni. Kam dëgjuar por oraret mesjetare të dushve për t’u larë në Qytet Studenti. Kam parë se si zhvateni për stazhet e skllavërisë, provimet e gjuhëve të huaja me pagesë skandaloze cdo dy vjet, protestat e pafundme për klasa, banka, ngrohje e ndricim. Kjo është për t’u shqetësuar!

 

1% e të rinjve nuk i ka këto probleme. Nëse je fëmijë apo dhëndër i familjeve në pushtet sot punon në cilëndo Ministri, Ambasadë apo Drejtori që dëshiron, pa meritë, pa garë, pa ndershmëri. Kjo është për t’u shqetësuar! Po, për 99% të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë këtë lidhje me pushtetin kjo është për t’u shqetësuar.

Sot kemi shoqërinë më të pabarabartë të 20 viteve të fundit. 5% e njerëzve kanë gjysmën e pasurisë, dhe 95% ka gjysmën tjetër. Një pabarazi e tillë, është për t’u shqetësuar, e për t’u shqetësuar shumë!

Po cfarë? Cfarë vallë mund të bëjmë?

 

Në një vend normal, këto probleme duhet t’i zgjidhte qeveria. Por në Shqipëri, qeveria nuk është zgjidhja, sot qeveria është bërë vetë problemi që duhet zgjidhur. Ky është problemi ynë!

Qeveria thotë, djali që doli nga burgu i të miturve dhe shkoi në skamjen e frikshme të familjes në Has “nuk është problemi im”. Ne themi, ky është problemi ynë!

Qeveria thotë të rinjtë që u vranë, plagosën e sfilitën në Gërdec nuk janë problemi im. Ne themi, ata janë problemi ynë!

Qeveria thotë 1milionë emigrantë, 1 milionë të papunë, 1 milionë të rinj – nuk janë problemet e mia. Ne themi, këto janë ekzaktësisht problemet tona!

Të rinjtë që vetëvriten, zhgënjehen, dorëzohen, fundosen, bien pre e krimit dhe drogës – mund t’mos jenë problemi i qeverisë, por ata janë problemi ynë.

I madh e i vogël bie dakord që kjo qeveri nuk mund ta ndryshojë këtë realitet, madje më keq, ajo ka humbur totalisht lidhjen me realitetin. Këta Qeveritarë, sa herë sëmurën, shkojnë jashtë. Sa herë pushojnë, shkojnë jashtë. Sa herë blejnë, blejnë jashtë. Ata nuk kanë idenë që nafta ka shkuar 2000 lekë, ata nuk kanë idenë se qeraja për studentët është rritur, ata nuk kanë idenë se librat janë shtrenjtuar, ata nuk kanë idenë se shkollat po rrënohen. Nuk kanë idenë, sepse ata janë shkëputur totalisht nga ky realitet.

Por nëse qeveria është problemi, ku është zgjidhja?

Zgjidhja miq është në këtë sallë, zgjidhja ka emrin, mbiemrin dhe fytyrën tuaj, zgjidhja për 99% të të rinjve të ndershëm e të aftë të Shqipërisë quhet sic quheni ju, flet sic flisni ju, vepron sic veproni ju.  Ju jeni zgjidhja! Një re:fresh, një rifreskim i gjithë energjive tona është zgjidhja për Shqipërinë.

 

Sot flasim të gjithë për deficitin buxhetor – dhe mirë bëjmë. Por doja t’u flisja për një deficit më të madh, deficitin e solidaritetit!

 

Ne nuk na pengon qeveria të jemi më të mirë me njëri tjetrin, ne nuk na pengon qeveria t’i shtrimë dorën kujtdo që ka nevojë, ne nuk na pengon kush të ndihmojmë të moshuarit pranë nesh, ne nuk na pengon kush të mbajmë pastër mjedisin, ne nuk na pengon dot kush të jemi solidarë!

 

Ju mund të thoni, Erion, unë s’kam gjë në dorë! Kjo nuk është e vërtetë! Për dikë që është më i vogël ke në dorë të jesh një vëlla ose motër e madhe e mirë, për një mik të sëmurë ke në dorë të jesh inkurajim i madh, për një fqinj në nevojë ke në dorë të jesh shpëtimtar, për një shok hallemadh ke në dorë të jesh veshi dëgjon e shpatulla ku mbështet ai që tek ty sheh Partinë Socialiste të Shqipërisë.

 

E di që nuk është e lehtë. Këto kanë qenë 6 vite të një vështirësie të jashtëzakonshme. Mjaft t’ju kujtoj që për 1 javë mbushet 1 vit nga 21 Janari, për të kuptuar se të rinjtë e opozitës shqiptare kanë përjetuar gjithcka nga plumbat, rrahjet, burgosjet, kërcënimet, përjashtimet, pushimet nga puna dhe gjithcka tjetër që vec një mendje e ligë dhe e plakur mund të orkestrojë ndaj të rinjve të kombit të vet.

 

E di gjithashtu se sot jetojmë në një kohë kur të gjithë janë bërë ekspertëe, jo se si bëhen gjërat por për të thënë që gjërat ‘nuk’ bëhen, që ndryshimi ‘nuk’ bëhet, që Shqipëria ‘nuk’ bëhet.

 

Dua t’ju kujtoj që historia s’i mban mend fare ‘S’NUK-sat’, dekurajuesit, penguesit. Historia e mban mend Skënderbeun se tha “po,  bëhet”, Ismail Qemalin kur para 100 vitesh tha “po, bëhet”, Qemal Stafa tha “po, bëhet”, të rinjtë e Dhjetorit me të cilët u takuam në 8 Dhjetor thanëe “po, bëhet”, Pandeli Majko dhe Ilir Zela thanë “po, bëhet” – ne sot, të gjithë bashkë themi “po, bëhet, Shqipëria do të bëhet nga të rinj si ju”. Ky re:fresh është mbi të gjitha një rifreskim i idesë që Shqipëria bëhet dhe do të bëhet.

 

Por që të bëhet, përvec se të jemi solidarë, duhet të ofrojmë ide konkrete. Kjo do më shumë punë se sa të thuash ‘qeveria është e keqe’! Më shumë se kaq ne duhet t’i shpjegojmë cdo të riu, pse importi i plehrave është i keq, pse shitja e detit është gabim, pse ulja e buxhetit të arsimit është investim në injorancë, pse papunësia po e con vendin në greminë.

 

Jam shumë i ndërgjegjshëm që për cdo të vërtetë, për cdo aksion, për cdo ide të mirë, nuk vonojnë sulmet e baltës, fyerjet e sharjet. Gjuha e baltës po na vjedh mundësinë të bëjmë një debat racional, t’i trajtojmë të tjerët si vetën, të flasim për ide e jo për sharjet. Sot duhet të marrim një vendim, do bashkohemi me gjuhën e baltës apo do bëjmë dicka tjetër?  Ne të rinjtë e opozitës shqiptare refuzojmë të marrim pjesë në këtë teatër balte, ne refuzojmë t’i bashkohemi industrisë së shpifjes, ne refuzojmë të bëhemi palë me s’nuksat, hileqarët, plakaruqët që drejtojnë qeverinë e që dekurajojnë të rinjtë.

 

Ne do të bëjmë ekzaktësisht të kundërtën me këtë re:fressh! Do të inkurajojmë cdo të ri që do lojë të ndershme në jetën e tij, do të shkojmë në cdo qytet për të shpjeguar pse duhet që buxheti për arsimin të shkojë 5% që Shqipëria të ketë të ardhme, do të shpjegojmë si do të punësojmë 300mijë të rinj, do t’u tregojmë se taksat duhet duhen ulur për 95% të popullsisë për t’ju hequr lakun nga fyti, dhe do të mirëpresim këdo djalë apo vajzë që do të bëhet pjesë e kësaj Rilindje Shqiptare.

 

Ne mund të jemi të varfër ekonomikisht, por nuk ka pse të jemi të varfër në aspiratat dhe ëndrrat tona. Ndaj le të kuptojmë, se kjo nuk është betejë me policët, snajperët, bodigardët e të fortët e tyre. Kjo është një betejë për mendjet dhe zemrat e të rinjve. Mosha mesatare e Shqipërisë është 30 vjec, gjysma e popullsisë është nën 30 vjec – këto janë mendjet dhe zemrat e betejës tonë.  Nëse ata kanë paratë dhe pushtetin, ne kemi vetëm mendjet dhe zemrat e njerzve, dhe cdo pasion e energji që buron prej tyre. Ndaj ky është një re:fressh i mendjeve dhe zemrave tona, për të arritur tek mendja dhe zemra e gjithë Shqipërisë.

 

Lajmi më i mirë i vitit të mbrapshtë që kaloi, ishte se Shqiptarët e mirëpritën programin tonë të ri për një Rilindje Shqiptare. Ata na thonë që nuk presin që ne të bëjmë mrekulli, por ama 99% e shqiptarëve insistojnë në një shoqëri më të barabartë. Ne duhet të sigurohemi që një vajzë e vogël minatori ka të njëjtat shanse për të studiuar sa një vajze ministri. Ne duhet të sigurohemi që një djalë peshkatari ka të njëjtat shanse për t’u shëruar nga një sëmundje sa një djalë deputeti. Ne duhet të sigurohemi që fëmija e një bujku në fshat mund të konkurrojë denjësisht me një pasanik në bllok, e nëse e meriton ta fitojë atë pozicion ku po konkurron. Ne duhet t’i themi cdo të riu sot, se nuk ka rëndësi nëse vjen nga provinca apo nga bulevardi, nga deti apo nga bjeshkët, nga kamja apo nga skamja, nga e majta apo nga e djathta, nga veriu apo nga jugu – ne socialistët e Shqipërisë do bëjmë të paktën një gjë: garë të ndershme, garë të pastër, garë transparente për të shpërblyer ata që janë të zotë, ata që e meritojnë, ata që janë të aftë, ata që janë të denjë!

 

Miq, unë e di se ju jeni shumë të aftë.  Ju kam parë të dilni me rezultate të shkëlqyera në studime, të nisni sipërrmarrje të sukssesshme, të bëni mrekulli me talentet tuaja.  Ju nuk keni nevojë për ne që t’ia dilni në jetë. E kundërta është e vërtetë, ne kemi nevojë për ju! Po po, ne kemi nevojë për ju! PS ka nevojë për ju! Shqipëria ka nevojë për ju – për energjinë, pasionin dhe entuziazmin tuaj. Sot ne ju shtrimë dorën për një pakt, për një kontratë, për një besëlidhje, me njëri tjetrin për një Rilindje Shqiptare – e cila mund të bëhet vetëm nga të rinjtë.

 

Eja t’ja nisim që sot! Kur kjo konventë të mbarojë le të firmosim në holl referendumin kundër plehrave. Pasdite le të takohemi në BlackBox për programin e të japim një ide për ta pasuruar. Pas një jave le të prodhojmë një aksion dinjitoz për të nderuar heronjtë e 21 Janarit. Le të zgjohemi cdo ditë këtë vit me një ide fikse: “Unë sot do jap kontributin tim, me një firmë, me një ide, me një aksion” A nuk do të ishte kjo e mrekullueshme?

 

Miq, sikur të mos mbani mend asgjë nga këto që ndodhin sot, mbani mend këtë: Ky re:fressh është momenti ynë. Kjo konventë është koha jonë. Ky është momenti për të bërë një injorim total ndaj gradave dhe spaletave. Kjo është koha për të fashitur cdo peng e qejfmbetje nga e kaluara. Ky është momenti për të përqafuar këdo e për t’u pajtuar me këdo të ri që e do ndryshimin e Shqipërisë. Kjo është koha për një përkushtim total në këtë betejë për një Rilindje Shqiptare!

Ky është momenti ynë, kjo është koha jonë, ky është viti ynë, kjo është dita jonë! Le te shkojmë ta fitojmë këtë betejë!

Gëzuar dhe njëherë përvjetorin e FRESSH-it!

15 komente në “Fuqia jonë do ta bëjë Shqipërinë të mirë”

  1. getozoari says:

    Bravo Erion!!! Kjo e sotmja ishte nje supersfide qe ju te gjithe bashke e kaluat me sukses. Provove edhe nje here se je nje nga te rinjte me te suksesshem te ketij vendi, e nje potencial i madh per PS e Shqiperine. Nuk e kisha pare ndonjehere aq plot Pallatin e Kongreseve as per panaire ?

    1. Argita_B says:

      Eshte e vertete qe Erion Veliaj eshte nga personat me te talentuar dhe me nje potencial te padiskutueshem ne peizashin e politikes aktuale shqiptare.
      Ajo qe do te doja te kritikoja une te fjalimi i Erionit eshte fakti se ai i referohet gjithmone mazhorances aktuale. Shembujt qe jep dhe thote se shqiptaret prej 6 vjetesh shqiptaret vuajne eshte fatkeqesisht mungese sinqeriteti.
      Erioni duhej te kishte bere nje analize ku te flitej dhe per vete gabimet e Partise qe ai perfaqeson, pasi nuk e kemi memorjen te shkurter.
      Ishte Erioni ai qe protestonte rrugeve me levizjen Mjaft kur ne fuqi ishte Partia Socialiste.
      Te jesh politikan modern, nuk do te thote te jesh dinak e hileqar. Autokritika jo vetem do ta nderonte ate dhe PS-ne, po ne te njeten kohe do te ndihmonte te rinjte e Fresh-it te kuptojne e te riperserisin sa me pak gabimet e te shkuares.

  2. Sali Serbi says:

    I nderuar Erion Veliaj. Retorika juaj eshte e shkelqyer, ajo frumezohet nga ide njerzore dhe atdhetare.Por duhet vene pika mbi “I”.Marr shkas per kete edhe nga vleresimi qe i beni aktit te qeverise per shitjen e rajoneve detare Greqise kur e quani kete nje gabim.I nderuar! ky akt eshte as me shume e as me pak tradheti ndaj Atdheut dhe ata qe urdheruan kete akt jane tradhetar.Nese i zbusni gjerat keshtu ju i hapni shtegun moral çdo veprimi te ngjashem ne te kaluaren dhe te ardhmen.Me vjen shume keq edhe kur nuk e vini gishtin tek fajtoret e ketij depresjoni moral qe ka prekur me se shumti rinine , duke permendur me gisht , personalisht fajtoret. Auditori nuk do ju kishte keqkuptuar por do tu thoshte me siguri” ke te drejte” dhe e para pune qe duhet te bejme eshte te shkulim nga politika e vendit keta antishqiptar te eger. Pas kesaj zene te çelin te gjitha ato endra te rinise shqiptare qe ti permend ne retoriken tende te bukur.

    1. Enough is Enough says:

      BOLL NA CAT TRA””” me refresh ,se me shume po me duket sikur po beni “copy -paste” o njerez a i keni kokat mbi shpatulla , keta mother fucker duhen zhduk nga rrenjet,ju na mbani fjalime sikur po merni “palmen e arte” mbidheni popullin dhe te mos shperndahet me deri sa te kaloi ne litare te gjith komunistat dhe tradhetaret e ketij vendi .Duhen vene ne rrjesht nje nga nje qe nga Nexhmija ,Saliu ,Fatosi e dreqi me te bire .Te hapim dosjet dhe ti marim nje nga nje deri ne zhdukjen me rrenje te kesaj fare te shpifur qe kane 70 vjet qe na ka zene frymen.Edhe sikur jeta e gjysmes se popullit te sakrifikohet ,te pakten ata qe do ngelen do jene njeher e mire te lire dhe do thithin ajrin e paster te Shqiperis.
      Le ta fillojne nga fillimi dhe sikur te duhen dhe 100 vjet te tjera .
      KETIJ I THEM REFRESH

    2. Te gjithe sot jane sulur popullit per te krijuar para tije fjale prekese, pse jo ne shume raste emra partie mahnites dhe shperthyese. Por qe ne fund bien vete ne koshin e pleherave. Po te ndjekesh vetem rrugen e Erion ….. do ta kuptosh jo vetem deshtimin e Erionit, por dhe tradhetine e tije qe e ka profesion. MJAFT + G 99 + KOQE ZI = Paturpesi. Erioni vodhi paret e Mjaftit dhe kaloje G99, ku Kreshniku me rrogen dhe marifetet e gjykates se larte krijuan krijesen Velia + Spahia = Koqe Zi. Ketyre nuk i intereson integrimi i vendit, apo zhvillimi, keta duan te krijojne biznese per fitimin e tyre. Keta flliqesira partite e krijuara i shikojne apo i qujne magazina e dyqane. Dihet se nuk ka asnje njeri qe te mos mendoje dhe per vete, por kur ben nje gje te mire per komunitetin qe te rrethon, apo per kombin tend, atehere do te thote qe je njesh. Por kur sben asgje per shoqerine dhe kombin por vetem mundohe te kapesh si skilja mbas… dashit.. dhe te pergojosh ndryshimet dhe zhvillimet e bera…. kjo do te thote se je nje Pleh. Duke llogaritur dhe mundesine e Shqiperise per keto zhvillime jo te vogla, apo duke menduar ku ishim 6 vjet me pare. Ne qofte se ne nuk jemi realiste dhe populli do te na Ri Ndeshkoje perseri me voten e tyre te lire… Gezuar.

  3. Besa says:

    Urime Erioni! ky prezantim i yti ishte vertet per tu mbajtur mend.

    1. shkembi says:

      Te lumt Erion! O sot o kurre. Te rinjeve u perket ndryshimi i gjendjes se mjerushme e te pa shprese e Shqiperise dhe popullit shqipetar. Qenia i barabart para ligjit, mbrojtja e indetitetit kombetar, egzistenca e nje qeverisjeje trasparente,liria e fjales etj… ,jane nga me themeloret e nje qeverisje demokratike. Kur keto nuk sigurohen preket gjithe populli e vecanerisht rinia. Qeshu rini qeshu, Bota eshte e jotja- Thot Migjeni i madh. Asgje s’lypet por fitohet edhe me sakrifica.

  4. Freshisti says:

    Une nuk kam durim ta lexoj deri ne fund kete mashtrues profesionitst!
    Imagjinoni vetem disa vite me pare, kjo plehre uleriste kunder qeverive socialiste, ndersa sot na del e na lavderon FRESH-in!
    Si del ky njeri ne krye te rinise eurosocialiste?
    Kush e vuri?
    Cfare meritash ka?
    Ndersa pyetja qe mundon shume njerez eshte:
    Kush eshte Erion Velia?
    Prandaj shume te tjere qe e njohin thone: “Mjere FRESH-i ne duart e kujt ka rene!”
    Une po i shkruaj keto fjale tani per t’ju vene ne dijeni, me vone do te jete shume vone! Ilir Meta do te duket karikature e keqe e Erion Velise, e perseris, ketij mashtruesi profesionist!

    1. Dean says:

      Boll mo ”vllau” im i lig shqipetar na u bone si Nostradamus me keto parashikimet e tua.BARBARI i Skraparit e ka Vjedh,e ka Vra,e ka Perdhunu,e ka Poshteru kete komb,LIVE ne TV dhe ti si ”Profet” na parashikon te ardhmen e Erjon Veliajt se sa i keq do behet.
      Ilir i Monikes e ka KONSUMUAR KRIMIN,ndersa Nostradamus Freshisti qeka i merakosur per Erionin.
      Po pse na dolen kaq BUDALLENJ,keta djemte e fisit Shqipetar,o ZOT???

  5. babloku says:

    urime, orgnaizim shume i mire e fjalim akoma me i mire

  6. Lili says:

    Freshi duhet te zgjohet e te filloje nga puna. Ky ishte vetem fillimi i refreshit, po ishte nje fillim shpresedhenes. Urime ne punen tuaj Erion, jeni nje nga ata te rinj qe i duhen ketij vendi,.

  7. gerti says:

    vete dhe sekretari i pergjitheshem i okb sote foli dhe perseriti qe popujt jane te lodhur me diktaturor, dinasti dhe korrupsionin familjar dhe nuk e drejtohej vetem assad ne siri…

  8. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Le te shpresojme per nje opozite te forte kunder Berishes dhe denglave Berishjane! Edi Rama po me ben kondradiktor, por le te shpresoj per nji Edi Rame te ndryshuar duke bere nje opozite te ashper ndaj Berishes qe te vret per pushtet duke bere vrasje politike.

  9. Del says:

    Seshte se kam ndonje respekt te jashtzakonshem per Erion Veliajn (per te mos thene kam rezerva) po ky fjalim eshte nder me te bukurit dhe me frymezuesit qe kam lexuar! Nese qellimi ka qene qe ne te rinjve te na jepni force e stimul per te bere cdo dite nje gje te re qe ta ndihmojme Shqiperine tone, me mua ia keni dale sa per te me karikuar per tu aktivizuar ? Nuk di sa do ia dale reFRESH ne kete projekt te ri, por personalisht ky fjalim me ka inspiruar vetem ndjenja e energji pozitive! Ka kapur ca pika Erioni si ai mendimi ‘Shqiperia nuk behet’ qe kur e degjoj rendom me depreson e me jep nje shije te hidhur pesimizmi dhe pafuqie…por qe sikur ne te fillonim te mendonim ndryshe, te kontribonim tgjithe, secili t bente pjesen e tij, te kerkonim dhe benim gjithmon me mire, ne funksion te endrrave dhe shpirtit qe jane armet me te forta dhe pasuria me e madhe qe ne te rinjte kemi, atehere Po kemi te drejte te themi e shpresojme ‘Shqiperia do te behet’.

  10. Ulvi Stambolliu says:

    I Nderuar Mero!
    Vertet nuk e kuptoj pse duhet te botohet nje shkrim per Erion Veliajn apo Edi Ramen ne Gazeten Tema.
    Sot ne Shqiperi ka alternativa te tjera politike.Duhet sa me pare tu japesh vend edhe atyre ne gazeten tende.PD- ja dhe PS-ja nuk jane parti,ato jane klane qe vjedhin,shtypin dhe shesin popullin tone dhe interesat e Shqiperise.
    Me kete nuk dua te te jap mesime gazetarie por ju shpreh nje mendim timin te palekundur.
    Me nderime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje