Rama: Re FRESSH, për të ndryshuar politikën

15 Janar 2012, 18:02Politika TEMA

“Refresh është një lajm i gëzuar për familjet tonë të madhe politike dhe e bën më të gëzuar kremtimin e 20-vjetorit të FRESSH-it”. Kështu është shprehur kryetari i PS-së Edi Rama në fjalimin e tij me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë ndërsa shtoi se ky është një takim për të ardhmen.

“Në sytë e mi ky është një takim për të ardhmen, me ndjenjën e krenarisë legjitime për të shkuarën dhe me shqetësimin për problemet e rënda të së sotmes” ka theksuar Rama.

Kreu i Partisë Socialiste tha gjatë fjalë së tij se të rinjtë sot komunikojnë më mirë dhe janë në dini të gjithë zhvillimeve. “Sot ju jetoni në një botë më të mirë dhe më të keqe. Ju merrni vesh në kohë reale çfarë ndodh në çdo pjesë të globit. Sot kini internetin dhe komunikoni me njeri-tjetrin pa pasur nevojë të takoheni si ne dikur tek “Skënderbeu, apo tek Sahati”, tha Rama.

Ai u shpreh se zhvillimi teknologjik duhet të shërbeje për të ndryshuar realitetin dhe për të kërkuar më të mirën për vendin. Ai u shtoi se “televizioni dhe rrjetet sociale janë një vend ku rinia sot i arratiset realitetit”.

Rama ka theksuar se të rinjtë ndodhen në një vorbull të trazuar dhe sot ata kanë nevojë për një politike të re që do të bëjë ndryshimin.
“Pa ndryshuar politikën askush s`mund të ndryshojë realitetin e padurueshëm në shkollë, lagje, komunitet, pa ndryshuar politikën gjenerata juaj s`mund të jetojë në një atdhe më të mirë e as të gjejë vendin që meriton në bashkësinë e lirë të popujve evropiane. Politika nuk është kjo, që ju zhgënjen e neverit me pisllëkun, ajo është diçka tjetër, fisnike dhe e aftë për të prodhuar transformime të mëdha, që nuk do kishin ndodhur pa fuqinë e politikës” ka theksuar Rama.
Ai ka theksuar më tej se Re FRESSH-i ëshë një mundësi e re për të ndryshuar politikën, për ta bërë më të mirë, për ta bërë atë të dëgjojë, të aftë të veprojë në interesin e secilit dhe shoqërisë.

“Sot Re FRESSH-i është mundësia e re për të guxuar dhe ndryshuar politikën duke e bërë më të mirë me ju dhe më gjithë shqiptarët. Sa më pak të merreni me politikën, aq më shumë do vuani në lëkurë mëkatet e gabimet e saj. Të merresh me politikë do të thotë që ëndrrës tënde t’i japësh fuqinë e vendimmarrjes, që politika të bëhet e aftë të veprojë në interes të shoqërisë. Të merresh me politikë do të thotë të zgjidhësh problemin e plehrave, të rrugës, çdo problem në marrëdhëniet me këdo që përfaqëson shtetin, të kërkosh e të marrësh atë që meriton kur e si të takon”- shtoi më tej Rama.

Gjithashtu Rama paraqiti para të rinjve edhe programin e ri të PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, brenda të cilit, sic tha ai është shkruar një realitet i ri për çdo të ri shqiptar. “Ne duam t`i japim jetë një qeverie që angazhohet realisht me ju, të dëgjojmë shqetësimiet tuaja sot e nesër, historitë, mendimet tuaja.  Programi ynë i ri për rilindjen shqiptare i premton këto. Ne do t`i bëjmë të gjitha këto realitet” tha më tej Rama.

10 komente në “Rama: Re FRESSH, për të ndryshuar politikën”

  1. Ani says:

    Te gjith fjalimet e Rames jane shume te mira, shume te ndryshme ne koncept nga cdo politikan shqiptare. I sotmi ishte me i miri, padyshim me i miri. urime Ri-FRESSH dhe urime Z. Rama, suksese ne rrugen qe tashme sic u tha nuk ka kthim mbrapa. Fitore

  2. wallas says:

    Go Edi Go, you are th ONE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. mergim tari says:

    Faqja e internetit te TEMA ka dy dite qe po me hapet me shume
    veshtiresi. Eshte kompjuteri im apo problem me gjithe lexuesit?

    Persa i perket fjalimeve te Edit, ato jane te mira por sic e permend gjithmone opozita duhet te dale e bashkuar ne nje salle dhe te betohet per gjakun e heronjve te 21 Janarit, per detin e shitur, per viktimat e Gerdecit, per vjedhjen e votave etj…, jo per te marre hak por per te vene drejtesine.

  4. raimondi says:

    ………Ne vlonjatet dikur takoheshim tek …Kapelja qe quhej nje pallat ne qender te Vlores diku prane sheshit te Flamurit

    Ne lidhje me fjalimin e Edit dihet tashme qe fjalimet Edi i ka shume te bukura –Por une doja te shtoja dicka

    –Se pari ,shume mire ju thote Edi qe te merren me politike ,por kjo nuk do te thote qe te vihen ne krye te politkes

    —–Duhet qe ne te vendosim ne krye te politkes njerezit me te afte POLITKISHT
    dhe keta njerez gjenden vetem duke u perballur me njeri tjetrin ne debate politike ,jo duke i katapultuar ne krye

    Si psh nqs duam te zgjedhim kandidatet tane per depudete,apoperkryetare te PS-se ne Rethe ,
    ata qe inspirojne per tu bere kandidate per depudete etj,duhet te debatojne me njeri tjetrin
    ne prani te elektoratit socialist dhe elektorati pastaj voton per ate qe i eshte dukur me i zoti

    Kjo eshte nje metoe e meritokracise qe zbatohet edhe ketu ne USA ,ndaj pse te mos zbatohet edhe ne PS ?

    Tjeter gje shqetesuese eshte njefare terheqje e lidereve te opozites nga shfaqja ne publik nepemrjet intervistave ne tv etj

    — Eshte mire qe anetaret e kryesise se PS-se te dalin here pas here ne tv ,
    dhe te gjithe sipas sektorit te tyre qe mbulojne ne kryesi te partise te flasin
    para shqiptareve se si ata mund ta bejne ate pune me mire se pushteti i sotem

    –Kjo ka shume rendesi , se edhe i ben njerezit per vete por edhe ata te kryesise i ve ne pune, se ata nuk jane ne kryesi per iventar ,
    por te dalin
    e te flasin ne popull qwe te justifikojne qenien e tyre ne kryesi-

    -Ndryshe te largtohen nga kryesia…

  5. getozoari says:

    Kjo dite ishte nje triumf i shpreses dhe forces se rinise se ketij vendi. Bravo Edi! Bravo Erioni dhe te gjithe te rinjte e tjere qe u perfshine ne kete organizim. Festa si kjo meritojne te gjithe shqiptaret, festa besimi dhe vullneti per te punuar. Nese jemi gjithmone si sot, fitorja eshte e padiskutueshme. Komplimente edhe njehere!0

  6. bruno says:

    Ka vetem nje zgjidhje perballe ketyre hajduteve, nje bashkim i te gjitheve kunder aleances se turpeve. Ata sot kapardisen me gjithcka kane vjedhur, por neser drejtesia duhet te kthehet ne kete vend, dhe ti zoti Rama je njeriu qe Zoti ka zgjedhur per kete. Uroj te jesh cdo dite kaq i bindur ne arsyet e tua, sepse pastaj Shqiperia do te jete nje vend me i mire per te gjithe.

  7. Erinda says:

    Bravo Edi!!! Takimi ishte i jashtezakonshem, po aq sa entuziazmi. Na entuziazmuat te gjitheve.

  8. Besa says:

    Ka nje njeri per te cilin kjo dite nuk eshte lajm i mire. Sali Berisha eshte ne hall, kete e tregon duke nxjerre dy kamikaze te vjetra per te sulmuar ne nje dite kur tjetri kremton. Megjithate, ky njeri qe eshte kunder demokracise ne cdo forme te saj duket se eshte prane fundit te gjithckaje. Edi Rama po tregon nje rruge te re rruge qe nuk ka menduar ndonjehere Doktori. Sot ai po venitet bashke me ata te korruptuar me te cilet ka lidhur fatin e tij politik. poshte hajdutet. forca PS. Forca EDI!!!

  9. KOLI says:

    Forca te gjithe
    DUhet shume pune, po duhet bere sepse ky kriminel qe kemi ne krye po na vjedh te gjitheve. Forca edhe pak. Pastaj do ti lajme hesapet me te si komb, si ka bere gjithe lindaj e mesme. Ne nuk e harrojme 21 Janarin dhe as gardistet e policet kriminele.

  10. sherifi says:

    Z.Rama;Urime.
    Une mendoi se mbeshtetjen e ke plotesisht si nga rinia ashtu dhe nga pjesa tjeter e shqiptareve,koha ka ardhur,nuk pritet me sa gjykata te shpalli te pafajshem Ilir M.tin dhe Saliu ta veri prap minister,ky do te ishte nje poshterim i radhes per kte popull.Sali Berisha nuk ka per tu ndalur vete,ai i ka planet e tij ;te vrasi,de vjedhi dhe ne fund te djegi gjith shqiperine.neser do jete shume vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje