Pëllumb Xhufi për LSI-në: “antiligjore”, “antishqiptare”, “antikombëtare”, “antikushtetuese”

15 Janar 2012, 18:05Politika TEMA

Në një intervistë me Skënder Minxhozin për revistën ‘Java’ që del të dielave, Pëllumb Xhufi, ish-deputet dhe ish-Nënkryetar i LSI-së, thotë: “…në këto dy vjet, duke harruar premtimet e duke shkelur me të dy këmbët programin e saj, drejtuesit e LSI-së kanë marrë përsipër aktet më antiligjore e antishqiptare të qeverisë Berisha: nga marrëveshja antikombëtare e detit me Greqinë, nga regjistrimi antikushtetues e antishqiptar i popullsisë, nga llokoçitjet e paprincipta me klanet e Serbisë, nga privatizimet-plaçkitje të pronave publike e deri tek pushimet masive nga puna të Bashkisë së Tiranës…”

Pasi flet pozitivisht për Kongresin e fundit të PS dhe linjat e tij programore, ai shprehet i zhgënjyer për mos-materializimin e një axhende opozitare për Kosovën dhe për kombin.

Xhufi shprehet se “…Kryeministri guxon aq shumë sa të përdhosë figurën e Fan Nolit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, apostuj të baskimit kombëtar, të cilët i ka quajtur haptazi “puçistë” e “bashibozukë”, ndërkohë që PS hesht e kështu, në mënyrë implicite, pranon që nuk është punë e saj mbrojtja e historisë kombëtare.”

Xhufi flet me trishtim për mos-reagimin e PS ndaj “aktit barbar të falangave serbofile në Dibër, që ngritën aty bustin e Halil Alisë, shërbëtor i të huajve e xhelat i shqiptarëve.”

Zëri i Xhufit, si zëri i shumë atdhedashësve të tjerë nuk arrin të kumbojë në shkretëtirën e interesave personale të klasës politike.

respublica.al

38 komente në “Pëllumb Xhufi për LSI-në: “antiligjore”, “antishqiptare”, “antikombëtare”, “antikushtetuese””

  1. VERONIKA says:

    busti i halil alise?nuk eshte dora e saliut.
    ai ngre zogollin dhe esat toptanin qe i lidh falja e trojeve shqiptare fqinjeve per te ruajtur pushtetin

  2. Luani says:

    sa pak qe jemi……..

    1. Goodluck Jonathan says:

      S’jemi pak, jemi shumica. Jemi thjesht te paorganizuar.

  3. Vila says:

    Pellumb, mbase te genjen mendja, por nuk kerkohet posti i presidentit duke vene shenjen e barazise mes kriminelit dhe indiferentit. Por, edhe kjo nuk eshte tamam e sakte: partia socialiste ka shume gjera me te medha se sa ato qe shtron ti, per te perballuar. Beje ti me ate Akademine e Shkencave, po ta mbajti kurrizi.

    1. Vila, po te kerkonte Pellumb Xhufi poste shteterore nuk ikte nga LSI-ja, e cila do ta kishte propozuar per Minister te Jashtem. Po ashtu, nuk do te kritikonte, siç shprehet me lart, edhe Berishen edhe Ramen. Halil Aline e ka ngritur Berisha, siç po mundohet te ngreje edhe Ahmet Zogun e Esat Pashe Toptanin, po do ta marre shpejt pergjigjen e merituar nga historiane patriote e te ndershem. Xhufi eshte nje historian i kompletuar dhe personalitet me integritet te larte. Akademia e Shkencave eshte shkrire nga shpellari Sali Berisha. Ndertesa e ish-Kryesise se AKSH-se eshte nje kozmetike fallco e shkences, ne fakt quhet “Streha e Puthadorasve dhe miqve te tij.”

    2. martin says:

      O Vila ti dukesh nga emri qe nuk ke nivel te krahasohesh me pellumba te paqes.Pellumb Xhufi historikish ka treguar nivelin e tij ekuilibrist te matur dhe shume patriot.Ne nje gje ti ke te drejte se ai i ka shoket e rralle ne ate te ashtuquajtur Akademia e Shkencave te Shqiperise.Pellumb Xhufi i ben nder jo vetem cdo partie por ne radhe te pare eshte nder bijte me te shquar te popullit shqiptar.

    3. altin kocaqi says:

      Vila..gjera me te medha??????mos na hape zorret e barkut me gjerat e medha te partise qe eshte njekohesishte edhe simpatia ime.gjerat e medha pa atdhedashuri nuk behen.nuk heshtet kundra ketij pislleku ne kete menyre.eshte sqizofreni te reagosh me iniferentizem ndaj ketyre ceshtjeve madhore kombetare..eshte per tu ardhur keq.Pellumb Xhufi eshte maja e shqiptaris edhe mbi te nuk hypin dote as parti as militante e as bashibozuke.kush e do kete vende ateher ta tregoj ashtu sic e ka treguar me vepra Pellumb Xhufi

  4. Zigur Qarri says:

    Nese klasa politike shqiptare nuk do te kishte kete patriotizem fiktiv,ashtu si citon zoti Xhufi,Shqiperia nuk do te ishte aty ku eshte sot.Xhufi i takon asaj pjese intelektuale qe akoma beson tek idealizmi patriotik,por qe fatkeqsisht eshte ne pakice.Keqardhja e Ilir Metes per largimin e Xhufit nga LSI-ja tregon sa rendesi kishte figura e tij per te lare e mbuluar mbrapshtite e kryetarit te LSI-s.Dorheqja Xhufit si perfaqesues i ambasades shqiptare ne Itali pas nderhyrjes pa precedenc te presidentit te atehershem Mojsiu,per favore familjare,tregon jo vetem vleren e tij si historian,por edhe zyrtar korrekt shtetror qe aq rralle demonstrohet ne superstrukturen e shtetit shqiptare.
    Rrespekt zoti Pellumb Xhufi qe ne kete katrahure e kaos politik ke ditur te ruash vlerat patriotike,njerzore,zyrtare,politike me domethenese te intelektualit te paster e dinjitoz.

    1. Edi Detroit says:

      Zigur, je i sakte, pothuajse si gjithmone, e dike historine, e Xhufit. Nuk e di cdo thone TF, dhe Cakallet e forumit.Respekte P. Xhufit

      1. Zigur Qarri says:

        Edo,kerko librin e fundit te Xhufit”Shekulli i Voskopojes”,ku i jepet pergjigje çapaçulve greke mbi te verteten e dokumentuar te Voskopojes.Eshte me te vertete interesant.

  5. ca oppozite o Profesor Xhufi?!..
    ram palloshi kur tani qe eshte kryetar opozite s’reagon,as per Varret,as per Regjistrimin..as qofte dhe sikur ndonje note proteste qeverise greke,per nenat me femije qe prisnin gjith naten ne te ftohte ne Kakavije…imagjino te vije ne pushtet ky legen sesi do e terheqin per hunde qeveria greke,tja fusin gishtin ne b..the…

    pershendetje..
    JENI I RESPEKTUAR PROFESOR

  6. Bato Bolena says:

    nga te paktet njerez te rralle me tru ne koke dhe shqiptar i vertet..bravo djale Progonati

  7. hajriu says:

    Si gjithmone Je Nr 1 Profesor Xhufi . Respekte

  8. nek says:

    profesor kur bere shkolle jashte shtetit nuk i mesove keto gjera
    apo te kane lene ne stol

  9. s says:

    respekt per kete zoteri…..

  10. bobi says:

    Respekt zoti Xhufi nje shqiptare i vertete

  11. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Profesor Xhufi ke shume te drejte per te gjitha c’far the!!

  12. Sali Serbi says:

    Pershendetje profesor. Ju jeni nga ata shqiptare qe koha po i therret ti dalin zot vendit.Keta tradhetar ne sherbim te shovinisteve serb e grek do mund te marrin ndeshkimin e merituar vetem po te behen bashke gjithe shqiptaret rreth personaliteteve patriot, syçelur e zemerzjarr siç deshmoni te jeni ju i nderuar profesor Pellumb Xhufi. Djemt e shqipes duhet te behen te vemendeshem te ruajne e te sigurojne jeten tuaj sepse falagat e antishqiptareve Sali Serbi, Ilir Hajduti dhe Lulezimi i Sales, do bejne te pamunduren per tu kundervene me te gjitha format kriminale qe i karakterizon. Bashke me ty jane shume intelektual te tjere, njerez te thjeshte qe jane gati te vene edhe jeten e tyre ne sherbim te çeshtjes se Atdheut ne rezik. Atyre u mjafton vetem bindja se ju punoni dhe luftoni per kete çeshtje me ndjenjen me te larte te pergjegjesise para historise kombetare qe na therret.Poshte kriminelet antishqiptar.Lavdi patrioteve dhe heronjeve te kombit qe vune jeten e tyre per ineresat e Atdheut.

  13. mendoj se jam i vogel per te gjykuar profesor Xhufin…

  14. Xhakua says:

    Profesor P.Xhufi e meriton te jete PRESIDENTI i ardhshem i Shqiperise,besoj jeni dakort te gjithe.

  15. drini says:

    Lexoj dhe ndjehem krenar qe ka akoma burra (jo si ata qe na tregon nje palodiplomat)qe kerkojne te mbrojne interesat e figurat me te shquara te kombit shqipetar.Njekohesisht me vjen turp kur poshte kesaj indinjate ka disa analfabete qe interneti ndoshta u ka mesuar edhe te shkruarin te tentojne te bejne humor me figuren e nje historiani e te nje intelektuali qe edhe kur i jane afruar kocka nga pushtetaret ka dijtur te ruaj dinjitetin e tij prej nje personaliteti qe ketij vendi i mungon ketu e 22 vjete.Kjo eshte fatkeqesi e ketij vendi qe injoranca ka zevendesuar dijen,amoralja moralin dhe sherbimet agjenturore patriotizmin e kulluar.Kjo eshte dhe ironia me e madhe e kesaj dite qe ujku na shitet per qingj e majmuneria per njeri.Turp dhe vetem Turp!

  16. Dike Mullai thote- says:

    Respekt per gjitheshka keni shkruar Atedhetari: Prof.Pellumb Xhufi ! Do te shtoj edhe nje TURP per pushtetin vendor ne Shkoder, ne keto vite “Demokracie”: Perballe HERONJEVE te VIGUT u vendos Kryekrimineli Preng Cali ! Heronjte u cvendosen ne mes te pleherave, prane Varrezave te Deshmoreve. Pershendetje, Prof. Pellumb Xhufi !

  17. Sejmen Gjokoli says:

    Deri sot janë të paktë ata burra që flasin açik e që me ca gjëra të shenjta të Kombit nuk bëjnë pazar, pavarësisht nga rrethanat e interesat e tyre personale. Prof.Pëllumb Xhufi , i cili vetëm pak ditë më parë u nderuar me unanimitet nga Shoqata”Labëria”, për qëndrimet e tij të forta ndaj ç’bërjes e përdhosjes që ky pushtet kërkon ti bëjë historisë së Shqipërisë, mbetet vetëm njëri prej tyre.
    Për gjithshka ka bërë e po bën në mbrojtje të të vërtetave historike, në këtë kohë rrokopujash të mëdha , meriton të përshëndetet.
    Faleminderit që vazhdon të mos lodhesh duke vëndosur argumentat dhe faktet kokëforta përpara “çmëndurive” berishjanometane, profesor…

  18. inf says:

    Prof ..Xhufi si gjithmone korrekt dhe i prere bravo
    jane te rralle burrat si Profesor Pullumb Xhufi bravo je burr i vertete.

  19. labi says:

    te lumt profesor.

    duhet qe sales ti thuhet ndal,se ky qyqar ka per ta ber historin lemesh dhe per interesa te serbve ka nje qellim qe te ndajn shqiperin, jug e veri. vini re se sala as njher nuk e ze ne goj,as ismail qemalin, as isa buletinin dhe per me shum as qytetin e flamurit, nuk i dha as nje qindarke por vecse do ti mar dhe monomentin dhe per ta kethyer vloren si nje qytet pa vlera historike. ky sal anadollak qe do te sundoj si malok,harron se shqiperia ka nje histori jug dhe veri dhe jo nje sali qe i ka hyr vetja ne qejf.
    lufto profesor se fitorja eshte e sigurt.

  20. Ajet Delaj says:

    Nuk guxoj te te quaj zoteri ti qe guxon te quash legjenden kombetare te ndriturin Prek Cali qe ka luftuar per kufijte e Shqiperise me Serbo-Malazezet si kryekriminel. Nuk dua te prononcohem per bustin e herojve te vigut por te thuash te tilla gjera per simbolin e patriotizmit shqiptar me siguri qe nuk do kesh gjak shqiptari.
    Terrori komunist i 1945 ne Kelmend eshte terror i paster shteteror dhe martiret e ketij terrori jane herojt e pare per liri e demokraci ne Shqiperi ndaj bishes komuniste.
    Megjithate mbase nuk jeni shume fajtor pasi pushteti “antikomunist” i pas 90tes i la te vdisnin ne shtepi keta mostra me fetyre njeri qe masakruan bijt e Kelmendit heroik qe nuk eshte neshtruar kurre perball turkut, shkjaut e komunizmit. Lavdi martireve te lirise me legjenden e kombit Prek Cali qe luftoje tere jeten kunder shkjaut e kelyshve te tije deri sa e prene ne bese te pabeset dhe te pafete kelyshet e panllvizmit.

    1. misionari says:

      Preng Cali-bajraktari qe merrte rroge mujore nga diktatori Ahmet bej Zogolli, na qenka “Hero i Demokracise?! Epo pika e zeze -na u bene edhe bajraktaret pishtare te Demokracise…
      Preng Cali-mbrojtes i kufijve?! Kufijve te kujt? Kufijve te Shqiperise se Londres 1913? Po Ahmet bej Zogolleviqi a nuk e pagoi kthimin ne pushtet duke e paguar ndihmen e pansllavisteve (Jugosllaveve) me Pyllin dhe kullotat e Vermoshit dhe, per t’u mbyllur gojen malesoreve te ndershem antizogiste te Malesise se Madhe e paguante duke ndejt ne shtepi bajraktarin kriminel Preng Cali?!

      1. iliada says:

        Ku I ke lexu keto informacione per preng calin? Te libri “Kur Lindi partia”?

  21. verria says:

    profesor XHUFI bashke me intelektual te tjere qe kane te njejtat mendime duhet te shkojne ne cdo qytet dhe krahine te bisedojne me njerezit per keto probleme qe po vuan shqiperia te marin fjalen e tyre per ti mbeshtetur dhe te pregatisin revoltat popullore ne mbare shqiperine . te mos presin nga e ashtuquajtura opozite e cila duhej tja kishte treguar vendin kesaj qeverie per shume veprime tradhetare ndaj atdheut. Kjo opozite nuk e ka treguar veten e saj asnjehere qe eshte mbrojtese e interesave te vendit dhe jam i bindur qe nuk ka per ta bere kurre RAMA nuk eshte personi i duhur per kete pune ne krye te ps duhet nje njeri trim i guzimshem kurajoz te mos kete frike te jete i vendosur dhe ti shkoje deri ne fund asaj qe duhet bere

  22. ALBAN DEGA says:

    TURP E FAQJA E ZEZE PER HALET EKOMBIT

    bashkepunetoret e nazifashizmit, zogizmit, esatizmit… atdheshitesit e kombit me Sali Berishen ne krye nuk po lene nazist e rankovicist, kriminel e terrorist te UDB-es dhe Asfalise greke , nuk po lene pleh te Shqiperise pa shpallur deshmor e hero ndersa i heqin Shkodres Heronjt e Vigut, i minojne lapidaret e heronjve qe derdhen gjak per lirine e pavaresine e Shqiperise.
    Kusari Ilir Meta eshte bere jenicer i Sali Berishes dhe bashkepunetor ne krimet e tij, ne kusarine dhe vrastarin e tij antishqiptare! Ai me bashkshorten ishin perkrahs nga me te flaktit te monarkise zogiste, duk rivrare Riza Ceroven dhe shpirtin liridashes te Skraparit !
    U qofte haram emri shqiptar ketyre Esat Pashe Toptaneve e Zogoviceve te Beogradit, qe i shesin apo dhurojne Athines qindra kilometra katrore te Otrantos dhe ekzekutojne qytetaret e pafajshem nga dritaret e zyrave qe mbajne me taksat e tyre, me plumbat dhe armet e blera me taksat e tyre pikerisht aty ku nuk pat guxuar ta beje nje krim te tile kunder njerezimit as nazizmi dhe as komunizmi!
    I vodhen per se gjalli per ti nxjerr ne prite. I nxorren ne prite per ti vrare! I vrane per ti vjedhur edhe per se vdekuri!
    Nder e lavdi nderit te kombit ! Turp e faqja e zeze tradhetareve dhe atdheshistesve … haleve te kombit !
    Vdekje fazhizmit ! Liri Popullit !

  23. Antoni says:

    Vila| shkrimi juaj eshte guxim prej nje budallaj injorant.te flasesh kunder PLLUMB XHUFIT,eshte nje dhoj si te flasesh kunder shqipris,per arsye se eshte nje historian qe me penden e tij ka dal ne çdo rast ne mbrojtje te shqipris. me sa duket qenke nje “Vil”boshe ne ndonje mal te harruar.

  24. Pellumb i shkruar says:

    Mbaje koken lart z. Xhufi . Puno dhe lufto per te verteten. Rrofsh.

  25. durresstar says:

    Historia e shqiperise eshte shkruar nji here,dhe ne cdo vend te perparuar ajo shkruhet vetem nji here,por ne nje vend si shqiperia ku akoma sundojne njerez te tille si sali tradhetari!!me kompani nuk mund te presesh gjojna te mira,ndoshta per ndonje figure te vecante te historise mund qe te kete nevoj,por jo qe te ndryshoje e gjithe historia e kombit se ashtu thote nji injorant!! si ky i joni. Sa per Profesor Xhufin nderime dhe respekt kam!

  26. ALEKSANDER CAVO says:

    JAM MOSHATAR ME PROF.P.XHUFIN.KAM PATUR FATIN E MIRE TA NJOH NE RINI,PERIUDHE NE TE CILEN ME KA LENE PERSHTYPJET ME TE MIRA PER KARAKTERIN,INTELIGJENCEN DHE EKUILIBRIN NE GJYKIMIN E PROBLEMEVE TE ASAJ KOHE.ME KENAQESI VEREJ SOT RRITJEN E VLERAVE POZITIVE TE PERSONALITETIT TE TIJ DUKE NDJEKUR SHKRIMET,ANALIZAT DHE VLERESIMET QE BEN PER SITUATAT DELIKATE QE PO KALON VENDI YNE.KAM BINDJE TE PLOTE SE NJEREZ SI PROF.P.XHUFI I DUHEN SHQIPERISE SOT.
    DO TE JEM LUFTETAR I VENDOSUR KETU NE VEND TE HUAJ TANI DHE ME VONE ME KTHIMIN NE SHQIPERI, QE ME FJALEN TIME,ME VOTEN TIME TE JAP EDHE UNE KONTRIBUTIN TIM QE NJEREZIT SI PROF.P. XHUFI TE JENE UDHEHEQES TE SHQIPERISE DHE PSE JO,PRESIDENT.

  27. Xhako Sweden says:

    Nuk teprohet po te thuash qe eshte nje kenaqesi ta njohesh Prof. PELLUMB XHUFIN,e jo te kesh pasur fatin ta njohesh nga afer e te kesh punuar me te.Intelektuale te tille i japin nder Shqiperise

  28. Sali serbi says:

    Ajet Delaj
    Historia i ka ndare njehere e mire keto gjera dhe ti kerkon te riciklosh plehrat e historise e te çbesh heroizmin patriotik te bijeve me te mire te popuillit shqiptar.Ne se ke gjek shqiptari te keshilloj te terhiqesh nga ky front, se eshte fronti nga ku na luftojne shoviniste prej shekujsh, ne se e ke gjakun e felliqur dhe te shtyjne padrone antishqiptar ti kundervihesh logjikes dhe guximit intelektual te Prof Pellumb Xhufi, po te them me plot gojen–Harroje se do te vij nje dite qe kriminelet te perjetesohen si heronj, sa here ti nxirrni nga koshi i plehrave te historise Kombetare aq here do te diskretitohen si tradhetar dhe brezat e rinj do mesojne kush jane ata dhe kush je ti. Jemi gjalle ne bijt e heronjeve dhe deshmoreve te Atdheut dhe nuk na eshte bere gjaku uje perkundrazi, sot qe banda e Sali serbit po shet Atdheun dhe po grabit pasurine e popullit na zjen gjaku per drejtesi. Pelumb Xhufi na qarteson pamjen dhe na ndergjegjeson per te dalluar kush jane shqiptaret e vertete dhe kush jane tradhetaret. Poshte kriminelet tradhetar, lavdi heronjeve dhe luftetareve te patriotizmit.

  29. fatmir says:

    Bravo djal i Progonatit jam krenar per ty qe po behesh maja e shqiptarise dhe e krenarise shqipetare aktuale respekte….

  30. Luan Ziflo says:

    I NDERUAR PËLLUMB XHUFI, TRIM E ATDHETAR SHEMBULLOR. KENI PLOTËSISHT TË DREJTË PËR SHQETËSIMIN E THELLË QË SHPREHNI LIDHUR ME TRADHTINË KOMBËTARE QË KA HEDHUR METASTAZAT KANCEROZE NË TRUPIN E SHQIPËRISË SË VILANISR E KATANDISUR, COPË COPË E FAQE GRISUR. KOMBI MBROHET VETËM ME GRYKËN E PUSHKËS, SOT NUK KANË MË ASNJË VLERË FJALËT DHE THIRRJET DREJTUAR TRADHTARËVE QË NA KANË PUSHTUAR E SHITUR DISA HERË. NUK MUND TË FLAS MË SHUMË…UNË JAM SHQIPTAR DHE MË DHIMBSET SHQIPËRIA KU E KANË KATANDISUR ATA QË NË EMËR TË SAJ, PO KRIJOJNË KUSHTE PËR MASAKRA TË REJA NDAJ POPULLIT TË URITUR E CFILITUR DERI NË PALCË..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje