Një miku im nga Prishtina na postoi një foto në të cilën shihet statusi që ka vendosur në Facebook një njeri i qeverisë së Kosovës. Në ato pak rreshta ai përshkruan, nuk e di në çfarë cilësie, lutjet e Fisnik Ismailit, që policia të mos t’ja shtrëngojë fort prangat dhe katandisjen e Albin Kurtit përtokë pas sulmit të policisë. Më duken pak të sajuara, por dua t’i besoj se janë të vërteta. Dua të besoj se vërtet Fisnik Ismailit, artistit që i ka dhënë Kosovës Monumentin e parë simbolik pas çlirimit, “New Born”, i kanë dhemb jo vetëm fizikisht prangat në duart e lidhura pas dhe Albin Kurti është rrëzuar “si refugjat” në tokën e tij, prej dhunës së policisë.
Pyetja që unë shtroj pas kësaj, është se kë nderon dhe kë turpëron kjo pamje?
Kosova është sot një vend i lirë, pse perëndimi u bind, për herë të parë në historinë e tij, se një pushteti i duhet hequr një territor nga duart, nese nuk respekton qytetarët e tij. SHBA dhe vendet perëndimore bombarduan Serbinë dhe ja hoqën nga duart Kosovën, jo për shkak të lutjeve tona patriotike apo mallkimeve për Evropën plakë që na ndau si komb, por për një arsye të cilën ata që qeverisin Kosovën, sidomos ata që e qeverisin si “çlirimtarë”, nuk duhet ta harrojnë kurrë.
Është cinizëm i tepërt që tashmë një pushtet i ri në Kosovë, të ndjehet mirë sepolicia poshtëron qytetarët e saj dinjitoz, dhe të tallet me dhimbjet fizike dhe njerëzore të qytetarëve që protestojnë. Pamjet e përshkruara nga i sipërcituari, nderojnë viktimat dhe turpërojnë pushtetin. Ato pamje turpërojnë Kosovën para Perëndimit, dhe ngjallin një instikt të vjetër të politikës së Prishtinës së viteve tetëdhjetë, kur në emër të nacionalizmit mund të burgosje dhe poshtëroje këdo.
Kosova ka sot nevojë më shumë se sa për policë brutalë, për qytetarë kurajozë, më shumë se sa për paranoja puçiste, për ballafaqim me kundërshtarët, më shumë se sa për gramafonë regjimesh, për qytetarë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Ne e kemi parë foton e Fisnik Ismailit duke i vënë gjoksin ujit të makinave të policisë, kurse ky njeriu i regjimit të Prishtinës e paska parë duke qarë se i dhembnin prangat. Në të dyja rastet, në të dy pamjet, ai ka bërë diçka më krenare për Kosovën, se sa turpi i njeriut të pushtetit që gëzohet nga pasojat poshtëruese të dhunës.
no comment…….
Kollaj e kan me shpernda aktivistet e vetvendosjes, por ku shkuan me shpernda Serbet ne veri moren koqen e plumbit dhe u kthen me bisht ne shale, duke u qajt te Nato.
Aty ta kishte tregu forcen e shtetit Thaci me te tjeret, po tja mbante.
Eshte e vertete ajo qe Fisniku ju tha :…. mos mi shtrengoni duart,-se e pashe une ne video ne Ju tube ,–por ai po tallej me policine
biles,
ne nje moment kur ata donin ta fusnin ne makinen e policise Fisniku ju tha me ironi :…Nuk me nxen aty — hahahahahahahahaha
Por natyrisht qe i vinte edhe inat pse ja lidhnin duart ,por ai nuk po ju lutej atyre aspak dhe dukej qe ishte nje burre i fuqishem
Jo Raimond, nuk eshte tallur Fisniku per prangat fare. Shikoje kete video ( http://www.youtube.com/watch?v=FSaI_GERudg ) edhe e shef se ai kishte nevoje te intervenoj ne duar pasi ato i jane prere nga prangat.
nuk ka thën gjë për ptangat Fisniku por kur e kan kap policia e kan hedh përtoke dhe e kanë shkelmu dhe ky ju thoshte policis mos sjellni more mos sjellni këto ishin fjalet e tij!
Ju lumt vv.hashimit nuk i dijet ku do ti dal fundi. tug i pershndes krejt shipcit ku do ce jan.
ne foton e dyte nuk eshte Fisnik Ismaili.
Postimi qe ka bere ne murin e vet ne Facebook, Ilir Mirena, zv/minister i Mjedisit ne qeverine e Kosoves, ka sjelle reagime te ashpra ndaj tij nga kosovaret po ne FB. Ja linku:
http://www.facebook.com/pages/ILIR-Mirena-duhet-me-jep-meniher-doreheqje/277391802316813
Nuk ka rendesi, po ky ketu eshte Fisnik Ismaili! Ne tydja rastet trajtimi dhe gximi eshte njesoj, si per ti dale ujit te policise perballe, si per tu perballur me ta.
http://www.youtube.com/watch?v=rEUCzzP6TRk
Politika e pist e Hashim Thaqit .. dal nga dal i hoqi gjithe qe i pat afer vetes ne fund nuk e perkrahi as Fatmir Limen njeriun qe i ishte besnik tash po luan edhe me ne populin e Kosoves .. turp i madhe per ne shqiptaret para botes qka po i bejm vetes ..
turp per kete ilir mirenen.
Ilir Meten e kishe llafin?
I pash pamjet dhe me erdhi per te vjell, po sbehemi ne se ka then kot nene Tereza mesohuni te duani njeher njeri tjetrin. Sa TURP! edhe vet serbi e greku do tju kishin zili me keto qe keni ber. Pse sshkoni te hiqni barrikadat ne veri te kosoves apo aty sua mban se skini byth ndersa per te poshteruar shqiptaret, vllezrit tuaj jeni te paret Turp edhe njeher !!!!!!!
e kane bythen te shitur se serbi kopuket e qeverise shqiptare dhe kosovare ,se jane te zhytur ne llum deri te floket…kosovaret duhet te ngrihen kundra qeverise tyre ne fillim ashtu si shqiptaret duhet te ngrihen kundra kelyshit serb sali berisha…se per serbet kujdeset NATO
Edhe ne Kosove nuk e duan njeri-tjeterin, po kur shqiptaret mendojne per bashkim. Nuk mund te behet bashkim duke urryer njeri-tjeterin! Protesta eshte nje mjet demokratik, policia e Kosoves veproj si policia e Berishes duke provokuar protestuesit. Serbia knaqet kur i shikon kosovaret duke luftuar mes njeri-tjeterit, Serbise i behet zemra mal sepse policia e Hashimit po i ben ndere Sebise!!
Me vetvendosjen Jane shqiptarja e vertete
Sa per monstera politikanesh si ky , nuk ja vlen , kane se nga ngjajne , si kane lene gje Sales me 4000000000 mije hajdute.
Le te lexojne sontazhet , te gjithe mbeshtesin protestuesit.
Turp Ilir Mirena turp Thacit turp she ministrit te rendit.
TURP ,TURP, TURP.
Nè pamjen e parè veprimet e Policisè sè Kosovès tè ngjall njè ndjenjè neverie kur sulmon dhunshèm protestuesit paqèsorè tè VV. Por nè fund tè fundit ata urdhèrohen dhe vijnè tè paguar pèr detyrèn e tyre. Kèshtu qè nga ana logjike e gjitha i kthehet qeverisè sè Kosovès me H.Thaçin. Ndoshta èshtè e kotè tè flitet pèr Thaçin pasi autoriteti i tijè èshtè gjithnjè e nè rènje. Veç tè tjerave kuptohet se Ai shkon si ‘hajdut’ tè takojè krye hajdutin , mashtruesin dhe krye kriminelin e shqipètarève Sali.B dhe gjithnjè e mè tepèr po i ngjan si ‘zogu’ i korbit. VV èshtè gjithnjè e nè ngritje, gjithnjè mè autoritarie, èshtè shèmbulli mè i mirè pèr tu kopjuar nga gjithè shqipètarèt.
Pa u tharè ende plagèt kanè planifikuar protestèn e rradhès. Ky èshtè njè shembull i guximit, i vendosmèrisè VV,qè nè Kosovè nuk mund tè ‘luhet’ mè si mè parè. Qeveria e Thaçit duhet tè demostroi forcèn nè rradhè tè parè me ata qè shkelin ligjin dhe qèllimisht, me ata qè sulmuan pikat kufitare 1 dhe 31. Me ata qè trafikojnè mallra tè llojeve kontrabandè, qè ngritèn barikada dhe mbajnè tè izoluar veriun e Kosovès etj, etj. Por kurè nuk demostrohet forca me tè ndershmin, me tè pastèrtin, me paqèsorin me VV-nè. Ndryshe nè shqip thuhet : Ndalu Hashim se i keni hypur kalit sè mbrapthi si Saliu i Sheqeres.
Respekt per protesten, por verte ky Iliri , eshte zv minister, shiko si shkruan shqip ne FB.O zot eshte shqip, gjuha qe shkruan ky idjot,,,
PARA SE THACI TE BEHET BERISHE …. !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ka rreth dy vjet qe e pata keshilluar vellazerisht e publikisht Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci qe te ruhet nga sindroma Berisha e qeverisjes despotike, korruptuese dhe e korruptuar.
Eshte nje sindrome tragjike per Shqiperine e Kosoven qe filloi me rrembimin dhe mbytjen ne tortura te atdhetarit Remzi Hoxha.
Vazhdoi me shkeljen e thyrjen e embragos se naftes dhe armeve kunder Serbise qe per pak coi ne perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja.
Perparoi me vjedhjet masive te votave pas 26 majit 1996 e deri sot.
Goditi me katrahuren e “qeverise se gangstereve” sipas “The Guardian” te Londres, shqiptare te 1997-es qe solli mbi 10 mije viktima te pafajshme.
U majis me kusarine dhe korrupsionin masiv te mbas riciklimit te tij me 3 korrik 2005.
Shpertheu ne Gerdec me 26 viktimat e “kesaj Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, sipas “The New York Times” e vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Vazhdon te harliset e majiset sa me shume Sali Berisha qendron ne pushtet, qe jo vetem po vjedh por edhe po vret! Stadi i fundit dhe vetvrases i sindromes vdekjeprurese Berisha!
Kjo keshille behet perdite e me realiste dhe e domosdoshme per liderin politik te Kosoves, pasi duket se dindroma Berisha po kthehet ne nje virus per te.
Nuk eshte ceshtja vetem se ai, njesoj si Berisha e cilesoi nje organizate si ajo Kuq e Zi si faqezi.
As pse e cilesoi “Vetvendosjen” si “Vetfundosje”!
As tek autostrada qe po than buxhetin e Kosoves qe ka njemije e nje halle shume me te medha se te saj.
As tek korrupsioni qe ka depertuar bukur fort ne hallkat e qeverise se tij gati gati sa tek Berisha e njesoj si ai Hashimi vazhdon ta luftoje me sllogane ” kancerin e zi te korrupsionit”, por imiton Berishen kur vjen puna per ta luftuar ate me veprime masa konkrete !
As tek turravrapi i tij per nje autograf te bythelepiresit te cdo pushteti Blendi Fevziu njesoj si Berisha, porositesi, frymezuesi dhe sponsori kryesor i ” Enver Hoxhes” se tij per te eklipsuar “Kurbanin” e Edi Rames !?
Nuk eshte ceshtja as tek vleresimi i tij i 21 janarit njesoj si kolegu i tij i Tiranes Sali Berisha…
Cfare eshte 21 janari per kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci!? Nje grusht shteti i Presidentit, kryeprokurores, opozites!? Nje revolucion i armatosur me cadra pistoleta e pilula te helmatisura njesoj si komplotete kunder Enver Hoxhes dikur !?
Apo nje proteste kunder despotizmit, kunder korrupsionit, kunder hajnise masive te qevezise Berisha!?
Apo nje krim kunder njerezimit i Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe urdheruan ekzekutimin e kater deshmoreve krejt paqesore, plagosjen e 27 dhe torturimin barbar te mbi 131 protestuesve te pafajshem per tri e me shume dite ne qelite e qevezise !?
Nje akt te tille kriminal nuk e paten bere as fashizmi e as komunizmi ne Bulevardin e ” Deshmoret e Kombit”
Hashim Thaci duhet ruajtur nga sindroma Sali Berisha.
Jo vetem kaq. Kryeministri i Kosoves duhet te distancohet, te largohet sa me shpejt nga sindroma despotike, korruptive, kusare e vrastare e Berishes sa nuk eshte vone!
Ndryshe nuk do te kete asnje doktor qe do ta shpetoje ate nga pasojat e saj vdekjeprurese per lirine e demokracine, per te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves !
Sot ! Para se Thaci te behet Berishe dhe Hashimi te behet Sale… Neser do te jete shume vone !
sa per te ju informuar Fisnik Ismajli jo vetem qe eshte kreator i “NEW BORN”,por ka qen edhe ushtar ne UCK
Adonis edhe Ilir Mirena ka qen ushtar i UCK,kjo nuk i jep te drejt asnjerit qe te sillen si kapadai.
Ilir mirena vërtet është injorant, ia njoh familjën, ia njoh motrën e sajë zara mirena: të gjithë janë ateista dhe injoranta!!!
Ne dramen “Nen hajat te Parrizit” te te madhit Fishta, behet kjo bisede midis Skenderbeut dhe djallit te porta e parajses:
“Skanderbegu:- Si jane pra shqyptaret e Shqypnija?
Djalli:-si jane?..si i don anmiku!”
fiasko e vetvendosjes,qka kishin menduar ata me 1500 vetë,ska protestë me aq pak njerëz,dasmat e ahengje te ndryshme ,me aq masë te njerëzve nuk pranohen,se lere më protesta.
O Arben te kush besoni ju kosovaret tek numrat apo idealet?
Hashim Thaçin e kam adhuruar, si nje djale Kosove, luftetare dhe shume kurajoz, sidomos ne Konferencen e Rambujese.Por sindroma e pushtetit me çka duket i ka erresuar syte dhe me disa sjellje te koheve te fundit po e çvlereson veten, duke u kthyer ne nje kopje te shemtuar te Berishes.Ardhja ne “ziafjetin”e Faqeziut ketu ne Tirane, duke u bere hisenik ne ket paloçllik te kllouneve te politikes se sotme shqiptare, etiketimi me fjalet e Berishe i vetevendosjes dhe Levizjes Kuq e Zi, duke u bere nje kopjan i mjere, dhe se fundi,kakarisja e tij se ne Prishtine nuk do lejojme nje 21 Janar te Tiranes dhe veprimet prej Sali Kadafit, qe i kopjoi dhe i zbatoi me 14 Janar ndaj patrioteve te VV-es,tregojne se ky “djaloç” per fatin tone te keq ka nivel teper te ulet intelekti dhe nuk e meriton me asnje dekike te qendroi ne drejtimin e Kosoves.Partia e tij, ata burra e gra, qe i vune gjoksin Serbise dhe çuan ne çlirimin e Kosoves duhet qe nje ore e me pare te bejne analizen e gjendjes dhe te largojne nga pushteti duke u dhene denimin e merituar ketyre gangsterve uzurpator te pushtetit.
O Mero ka edhe nje sikur ky qe tallet facebook, Berat Buzhala. Qe te dy jane zevendesministra. Njerez shume te pandershem – ish gazetare. Qe te dy keta jane siBlendat e Kosoves…Jane miq te mire me Baton Haxhiun edhe Blendi Fevziun dhe gjithe diten nuhasin si te zhvasin ndonje leke.
ne Kosove u qeveris me patriotizma nja dhjet vjet,dhe te gjitha maskaralleqet pranoheshin ne heshtje ne emer te patriotizmit dhe pavaresise.Tani po i dalin petet byrekut,per te keqen e kosovareve dhe gezimin e serbise.Ky Thaçi ka meritat e luftes,por eshte ushtar i keq i paqes.Zgjidhni shpejt o kosovare,se do ju shkojne sakrificat per dhjame qeni!
Në fetën e shenjtë të ortodoksve, bash në mes të Kosoves
Serbia deklaroj se unë nuk kërkoj falje për krimet ndaj jush,
nuk ju njoh si shtet, dhe se do tI baj strukturat paralele ne kete shtet.
U betua se gjithmon do të jetë armik i lirisë Kosovës dhe Kosoverëve
Ky akt kriminal, pasohet më pas bllokimin e levizjes se lire
te njerit nga ministrant e Kosovës, në Merdarë.
E megjithatë nuk pamë një rreagim kaq ekspansiv, të qeverisë,
sa ky ndaj lëvizjes vetvendosja, dhe qellimeve fisnike te saje.
Deklaratat e zotni Albin kurtit dhe të “vetëvendosjes”
Nuk shkelën asnjeherë kushtetutën e Kosovës
Nuk bënin thirrje për bollokim të akseve rrugore.
Por për të protestuar për të drejtën e Kosovës dhe Kosovareve për reciprocitet.
Për të zbatuar nje ligj të Kuvëndit të Kosovës.
Këto thuheshin vazhdimisht në deklaratat e vetëvendosjes.
Por nga ana e ministrisë së punëve të brendshme te Kosovës
U shpall “situatë lufte”, dhe fillojë propaganda e luftës
Ne kete situate u ingranuan dhe tellallet e Tiranës
Të friksuar se do të bllokoheshin mallrat Serbe
të cilat kanë mbushur edhe supermarketet e Shqiperisë.
Kafshe neokomuniste në Shqipëri, në megafonët e tyre
Si ABC news thonë se dhuna e policisë së Kosovës,
Ishte e ligjshme, demokratike dhe kushtetuese.
Jam pa fjale, për këtë poshtrim të shqiptarëve.
Keta po na rikthejnë kushtetuten e 1976 tës
Dhuna ku ishte e sanksjonuar, si mjet ligjor i pushtetit .
Po kështu qeveria e Kosovës u bë zëdhënëse e vetvendosjes
kumtonte në të gjitha mediat ”vetvendosja tha, vetvendosja do te bejë.
Duke transmetuar në fakt programin e sajë të dhunës.
Gjatë protestës policia ka ushtruar dhunë dhe ka
Arrestuar 40 protestues e aktivistë të vetëvendosjes
Të cilët si e shohim I vënë gjoksin dhunës policore “gati-gati milosheviçjane”
Dhe unë them se kjo polici dhe Hashim Thaçi janë të paturp
Dhe antidemokratë, pasi nuk kanë vepruar në të njëjtën
Menyrë kur në të njëjtin vënd është bllokuar e protestuar nga
Subjekte fantazëm që kanë arritur deri në vrasje të Forcave të rendit.
Dua të të them me shpirt Albin, tu shtofte jeta or bir shqiponje,
Kjo ishte fitore dinjitoze tredimensjonale.
Qe instaluar nga serbet, dhe trafikantët nje opinon I gabuar se gjoja ajo pjesë është e Serbis.
Dhe qytetarët e tjere te kosoves nuk mund të afrohen, as për mbrojtjen e kufirit të tyre
gati I mbushën mëndjen dhe të huajve se ky është një realitet që duhet pranuar.
Por aksjoni jot tregojë se kosova eshte një e pandarë për të gjith qytetarët e saj dhe mbrohet nga nga të gjith qytetarët e saje.
Dhe së fundmi: Kosovarët duhet të bëjnë kujdes se 110,000 bashkpuntorërt e Serbisë në Kosovë janë aktiv edhe sot .
Qeveria e Kosoves,fatkeqesisht,po ndjek shembullin e qeverise se Saliut.Por avantazhi i vetem mund te jete Albini.Ne nuk kemi as dhe nje Albin dhe atyre u duhen me shume se nje Albin
Kosova duhet te jete krenare per Brezin e Ri qe ka. Vetvendosje eshte fryme dhe si e tille duhet te jete aktive ne te gjithe hapesiren Shqiptare. O sot o kurre. Neglizhenca eshte atribut i injorantit dhe frikacakut.
“Më duken pak të sajuara, por dua t’i besoj se janë të vërteta.” Jane te verteta : http://youtu.be/DyA9dT8q0nw
Ka turp me te madh se te arrestosh z. Fisnik Ismaili arkitekt i monumentit te Pavaresise se Kosoves, dhe ta arrestosh ne ate menyre barbare thua eshte kryekriminel?? Degjojini si pergjigjen policet injorant kerkeses se nje artisti!!!!
Rinia qe protestoi ne merdare tregon se Kosova eshte ne rruge drejt bashkimit kombetar dhe drejt shkeputjes perfundimtare ndaj serbise.
Albin Kurti eshte mesuar para kamerave si te ishte aktor se nuk eshte krejt ashtu se si po flitet….shikoni mire gjirimet..
Arif KUTLESHI
PROTESTOJNË
duke i përkthyer në shqip lajmet e agjensive botërore…
1. protestojnë
2. bashkë me acarin gazmor
3. që proteston kundër dobësimit të diellit të kallnorit
4. spërkatin nga ana tjetër herë pas herë
5. me ujë të ftohtë në minus gradë
6. me qëllim që ta kthejnë në akull
7. guximin qytetar të një brezi krenar
8. dëgjohën zëra thirrje ulurima
9. nga kokat e avulluara që presin
10. të kositen nga kërbaçi
11. shpinë pas shpine që të mbrohet kurrizi :
12. Shpend Ahmeti, Liburn Aliu, Afrim Hoti, Visar Ymeri…
13. anipse duart s´ka kush t´ua mbrojë
14. nga hekurat, se s´kanë imunitet
15. dhe njëqind e sa të tjerë…
16. ata protestojnë rrugës dhe arave dhe dyqaneve
17. s´ka kush t´i strehojë t´u jap ujë t´i pastrojnë sytë
18. të mos verbohen
19. të mos helmohen siç i helmuan me gas toksik
20. sivëllëzërit simotrat në vitin 1990
21. dalin nga portat e afërta dhe bien në pritë e kositen
22. ulen në asfalt me shpresë por rrënjë nuk mund të lëshojnë
23. dhe kositen
24. njëri provon me karrocë në emër të invaliditetit
25. që nuk ia njohën, sepse çuditërisht kishte ngelur gjallë
26. dhe s´mund ta shpallnin hero të mermerit
27. dhe kositet
28. nënkryetari i parlamentit Glauk Konjufca i ha çizmet veshkëve
29. të mos adrenalinohet kundër Stockholm/Syndromit
30. nja tre a katër i sulen egërsisht me shqelma Fisnik Fisit
31. i hypin përmbi druvarët me helmeta t´ia këpusin duart, si degët, lisit
32. Albin Kurtit përpiqen t´ia kthejnë frymën të mos alivanoset
33. derisa një b r e t k o s ë a n g j a l ë a m r e n ë e rishkrirë
34. aty në kanalizimin e një qytetari, krekoset
35. lëvizin nëpër borë arave të dheut të bardhë
36. a dheut të zi të Llapit legjendarë
37. se u ka ardhë tambëli i nanës në fyt
38. duke i paguar Serbisë haraç për djegjet e shtëpive
39. përdhunimet plaçkitjet masakrimet dëbimet
40. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë
41. marrin rrogë nga motra
42. dhe gruaja dhe nëna ime
43. të përdhunuara dhe të djegura midis oborrit
44. dymbëdhjetë mijë punëtorë serbë
45. punojnë në fabrikën e babës
46. që e gjeta mbas dy vjete
47. në pusin tridhjetë e dy metra të thellë
48. tre fëmijët e mi hanin ende keksa plazma
49. dhe ende luanin me Bambi/n e Pozharevcit
50. në qiellin e shtatë të parajsës
51. si të ishin në Karagaç
52. a do të më mbesin edhe mua në fyt
53. si llokumet me arra të Krushevcit
54. gjëma e motrës e nënës e gruas dhe ulurima e fëmijëve
55. a do të më mbes në fyt mallkimi i tyre
56. për tregtinë gjithnjë të lirë apo jo
57. me kasapët
58. dhe ajri i lirë dhe lëvizja
59. pa viza po po
60. si tulipanet holandeze
61. mall i lirë
62. i lirë si vaji i kondensuar i thirravajeve tona
63. që lubrifikon zorrët poltroniste
64. t´u shkojmë kasapëve në duar
65. të gatshëm për flijime të reja
66. duke paguar Cash
67. gjëmën tonë të re
68. të së nesërmes
69. mos i zini rrugët
70. të na i sjellin makinat përplot eshtra
71. a hirin e Magna/Urnës
72. të djemëve tanë nga tymtarët e Majdanpekut
73. hapni rrugën magjistrale nacionale
74. le të na e sjellin hirin e Ukshin Hotit
75. ta derdhim më në fund në Dri të Bardhë
76. a në Kristalorin e Prizrenit
77. le të na i sjellin eshtrat të hedhura në Danub
78. le t´i sjellin se po i presim qe dymbëdhjetë vjet
79. bashkë me dyert e shkallmuara
80. të mbetura shkret, të Mejës
81. ta nisim një biznes të ri
82. para se të skadojë gazi ynë lotësjellës
83. pa ADN veç me sharje kulinare
84. tashti në gjuhën tonë të pavarur
85. reciprokisht
86. si gjithmonë: ata lëkurën tonë për tarabuka
87. ne demëshpërblimin
88. të ndarë në dy pjesë, siç ndahet buka…
kallnor, 012
PËRHËNIA E KUAJVE TË KALTËR
po vijnë kuajt e kaltër drejt e nga Nili
kalendari gregorian shënon muajin kallnor
Dreseri u lëshon zë nga shpina e një Fili
të çpihen e t´i provojnë thundrat mbi borë
janë ngopur me algje janë bërë tupan
u vizëllojnë thundrat u shkëlqen lëkura
u bënë goxha do vjet pa u bërë kurban
shpejt e mësuan notin të turren me hurra
nuk tuten nga njerëzit veç nga krokodilat
kur ua mbyllin shtigjet kur i fusin në brí
por sot në këtë kallnor kanë dalë dhe bilbilat
piramida e Keopsit lahet krejt në diell të ri
kuajt tanë të kaltër i kemi mbajtur gjallë
Tigrin dhe Eufratin i kemi shterrur për ta
për do´ kuaj të sojit kishim gjithmonë mallë
dhe krenaria për Nilin tonë të vdesim s´na la
doli, fjala e Dreserit nga maja e shpinës së Filit
që thoshte se edhe kuajt e Nilit dinë të lodrojnë
ju kemi dhënë më shumë hurme se bari t´tërfilit
e tashti nxjerrin dhëmbët e duan t´na copëtojnë…
—-
17 kallnor 2012