Lojtarët i festojnë ditëlindjen në fushë Murinjos

27 Janar 2012, 12:40Sport TEMA

Hoze Murinjo ka mbushur dje 49 vjeç dhe për këtë arsye, lojtarët e Realit kanë vendosur që t’i përgatisin një surprizë.Parafillimit të stërvitjes, ata janë shfaqur me një tortë në dorë, e cila mbante logon e Realit dhe kishte të vizatuar numrin 49.

Murinjo është detyruar që t’u fryjë qirinjve për t’i fikur, ndërsa lojtarët e Realit kanë kënduar në kor “Shumë urime për ty”.

Nëse do të kishte eleminuar Barcelonën, me siguri që kjo ditëlindje do të ishte më e ëmbël për murinjon. Gjithsesi, edhe vetëm paraqitja pozitive e Realit bëri që të ulen gjakrat nëMadriddhe Murinjo, i vënë në qendër të kritikave, të festojë një ditëlindje të qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje