Tre arreste, i pari për vrasje dhe dy për prishje të provave të krimit, tronditën Tiranën politike. Komandanti i gardës nën akuzë direkte për vrasje, e po kështu, edhe shoferi i tij dhe specialisti i IT-së në kryeministri që manipuloi serverin mbas tragjedisë. Akuza kërkon imunitetin e tre deputetëve socialistë që tregojnë për revistën Java çfarë bënë në ditën e zezë të 21 Janarit.
Nga Lorenc Vangjeli
Ka diçka të pagabueshme që i bën bashkë tre deputetët socialistë Baraj, Balla dhe Doshi. Jo përkatësia e tyre politike, as akuza e përbashkët që ka formuluar për të tre Prokuroria e Përgjithshme për “Organizim dhe pjesmarrje në grumbullime e manifestime te paligjshme”, as bindja e tyre për heqjen vullnetare e imunitetit të enjten e ardhshme. Tre deputetët socialistë i bashkon edhe një fakt i thjeshtë: në mbasditen e të Premtes së Zezë të 21 janarit 2011, në tre episode të ndryshëm e të njëpasnjëshëm, janë goditur me granata me gaz lotsjellës. Edhe Baraj, edhe Doshi, edhe Balla kanë dëshmuar në prokurori se kanë qenë viktima të kësaj arme që policie përdori pothuaj që në fillim të demonstratës së opozitës, njëlloj si dhe shumë nga kolegët e tyre të tjerë deputetë që ndodheshin në Bulevard atë ditë, njëlloj si dhe qindra demonstrues të cilët provuan në sy dhe në rrugët e frymëmarrjes shijen dhe efektet e tmerrshme të gazit luftarak. Po kështu, secili nga ta, në mënyrë të dokumentuar në video, dëshmon se ka bërë përpjekje krejtësisht për të kundërtën e asaj që akuzohen: janë përpjekur të shmangin dhunën e policisë mbi demonstruesit dhe të ndalojnë demonstruesit e zemëruar që qëllonin policinë.
Në një rrotullim të befasishëm të hetimit të tragjedisë, të tre deputetët e shohin veten nën akuzë dhe nën kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të tyre. Ky zhvillim i papritur erdhi në të njëjtën ditë, kur nën akuzë për vrasje u vu komandanti i Gardës së Republikës, specialisti i IT-së në kryeministri dhe një gardist tjetër, shofer i komandantit të gardës. Një lojë shahu juridik të llojit “tre kundër tre”, që ndan palët që ishin përballë në 21 Janar në bastin e tyre të ri me drejtësinë. Një bast që shkon përtej fateve vetjakë, por që duket se do të ndryshojë shumë fate të tjerë, njerëzorë dhe politikë të përfshirë në këtë lojë të përgjakshme që nuk nisi në 21 Janar, por që në 21 Janar morri vulë gjaku. Kryetari i PS-së Rama kërkon thellim të hetimeve, duke nisur me atë vetë si drejtues i demonstrimit, por dhe me hetimin e dy kundërshtarëve të tij politikë, Berisha dhe Basha për rolin e tyre në shtypjen me gjak të demonstratës.
Hetimi i vrasjeve
Mendohet se dosja që është duke mbyllur prokuroria ka tre pjesë, që kanë të bëjnë me vrasjet e demonstruesve, me organizatorët dhe demonstruesit që goditën policinë. Për vrasjet tashmë ka dy emra direkt të implikuar: komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo që ka tashmë pothuaj një vit në qeli. Situata e Prendit përpara ligjit është edhe më e komplikuar, jo vetëm për shkak të akuzës se ka kryer vrasjen e një demonstruesi, Faik Myrtajt, por edhe se ka bërë veprime për të mbuluar provat materiale që provonin një gjë të tillë. Ai ka ndryshuar tytën dhe ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës së tij të shërbimit. Edhe pse në fazën e parë, akuza ndaj tij do të mbështetet në disa pika, kryesisht në ligjin Për përdorimin e armëve të zjarrit. Ky ligj, lejon përdorimin e armëve “…vetëm për të mbrojtur jetën, vetëm me paralajmërim dhe me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i zmbrapsur në kushtet e nevojës ekstreme. Por nuk ka vetëm kaq; ligji ndalon përdorimin e armëve të zjarrit në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve, me përjashtim kundër personave të veçantë që kryejnë vepra të dukshme dhune. Demonstruesi i vrarë Myrtaj nuk përfshihet në asnjë nga këto kategori. Ai thjesht është ekzekutuar. Për më shumë, krismat e pistoletës së Prendit kanë shkelur rëndë edhe Konventën Evropiane për Të drejtat e Njeriut që sanksionon se “E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjykate pas dënimit për një krim për të cilin dënimi është parashikuar me ligj”.
Demonstruesit
Disa demonstrues u ndaluan përgjatë zhvillimit të protestës, ndërsa dhjetra të tjerë, në kundërshtim me ligjin, u ndaluan deri disa ditë më pas në banesat e tyre. Shumica kanë dalë në gjyq dhe janë dënuar nën akuzat e kundërshtimit të forcave të rendit, goditjen e tyre për shkak të detyrës dhe shkatërrimit të pronës. Vëzhgues politikë, opozita, por dhe zyra e Avokatit të Popullit dhe ekspertë të pavarur konstatuan se aktet ligjore ndaj tyre janë kryer në kundërshtim me ligjin.
Policia, çfarë dështimi
Akuza publike ka provuar se nuk ka pasur asnjë kontakt të policisë me drejtuesit e demonstratës për të parandaluar dhe për të pasur bashkëpunim në eliminimin e dhunës që në fillesën e saj. Për më shumë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe të policisë ishin të pajisura, në kundërshtim me ligjin, me armë zjarri. Por gafa e madhe e drejtuesve të saj që dhanë urdhër të përdorej gazi lotsjellës, konsiderohet dhe si një nga shkaqet që përshkallëzoi dhunën. As forcat e rendit nuk ishin të pajisura me mjete kundragaz dhe kur granatat u hodhën në bulevard, vetë policia u shpartallua dhe braktisi detyrën e saj. Hollësi të tjera që kanë të bëjnë me vendosjen e gabuar të linjës së mbrojtjes së policisë dhe distancën e tyre me trupat e Gardës, ngatërrimi i kompetencave mes tyre në veprimin konkret në terren, ishin të tjera shkaqe që ndikuan në atë çfarë ndodhi. Absurdi kaloi çdo kufi kur një pjesë e gardës u vendos në pozicion në ambientet e jashtme të kryeministrisë, përtej detyrës dhe misionit të saj dhe u bashkua edhe garda, edhe policia, edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Për të arritur në pikën tragjike, atëherë kur demonstrata po mbyllej, me të shtënat që morrën katër jetë njerëzish dhe plagosën dhjetra të tjerë.
Revista Java ka intervistuar të tre deputetët socialistë nën akuzë dhe ata kanë shpjeguar momentet e rënda të mbytjes në gjak të demonstratës, por dhe rolin e tyre vetjak dhe pozicionin përpara akuzës. Nuk flasin drejtpërdrejt për politikë, nuk e lidhin hetimin ndaj tyre me politikën, por duke besuar se i shërbejnë drejtësisë, thonë se janë të gatshëm që të provojnë përmes fjalëve, provën e madhe se atë ditë, shteti kishte kaluar në gjuhën e forcës dhe tejkalimin mizor të saj nëpërmjet armëve
Bare: Po, unë morra leje për demonstratën
Ish-kryetari i PS-së për Tiranën Besnik Bare është i qetë. “Ti puçist”? Njeriu që e pyet nuk harron të qeshë. Gjithkush që e njeh profesorin dhe shkencëtarin kimist, deputet i PS-së, e di mirë që dhuna dhe Bare nuk kanë asgjë të përbashkët. “As Doktori vetë nuk e pranon një gjë të tillë”, thotë kalimtari i rastit anës barit ku Bare shpjegon për Java dinamikën e veprimeve të tij në 21 Janar. Mbasditen e të enjtes edhe vetë Berisha në mbledhjen e qeverisë, përmend të njëjtën bindje si qytetari anonim. Bare pranon se kishte firmosur në 19 janar 2011 shkresën për policinë ku njoftonte datën e mbajtjes së demonstrimit të opozitës në Tiranë dhe rrëfen gjithë veprimet e tij atë të Premte të Zezë. “Unë jam nisur në drejtim të Bulevardit nga zona e Ministrisë së Jashtme dhe me nje grup demonstruesish jemi afruar drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Në grup ndodhej edhe kryetari i PS-së Edi Rama, deputeti Majko e të tjerë”, thotë Bare. Ai kujton që në të hyrë të Bulevardit, ne hapësirën mes ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të transporteve, kanë dëgjuar për herë të parë shpërthimet e gazit lotsjellës dhe të përplasjes së demonstruesve me policinë. Më pas, kur është afruar në segmentin përpara Këshillit të Ministrave, Bare thotë se megjithë një grup deputetësh të tjerë, ka tentuar të stopojë dhunën, por në dy episode të ndryshme, edhe ai vetë është goditur prej saj. Herën e parë një granatë me gaz lotsjellës i ka shpërthyer përpara këmbëve duke e dëmtuar rëndë dhe në përfundim të demonstratës, siç është parë dhe nga filmimet që një vit më parë bënë xhiron e botës, është goditur me shkopinj gome në afërsi të Dy Kullave.
Doshi, kam ndarë demonstruesit nga policia
Eshtë përmendur gjatë dhe ka qenë në teh të akuzave politike nga maxhoranca si një nga organizatorët kryesorë të demonstrimit. Dhe Doshi nuk e mohon një gjë të tillë. “Po, kam qenë në demonstratë si pjesë e forcës sime politike dhe kam demonstruar paqësisht. Madje për më shumë, siç mund të dokumentohet, kam bërë të pamundurën të krijoj një kordon sigurie mes policisë që kishte nisur të godiste demonstruesit dhe qytetarëve të zemëruar”. Filmimet e bëra në vendngjarje e tregojnë Doshin në pjesën qëndrore të ballinës së kryeministrisë duke lëvizur para dhe mbrapa pikërisht për të krijuar një hapësirë sigurie mes palëve. Diku duke hequr shkopin e pankartës së një demonstruesi që godiste mburojat plastike të policisë, diku duke i folur një polici më aktiv se të tjerët me shkop gome e mburojë në duar mbi kokat e demonstruesve. Një rendje që do të ndërpritej atëherë kur ndaj demonstratës dhe demonstruesve u përdor forca. Doshi pati të njëjtin fat si dhjetra demonstrues. Në tre episode të ndryshme, ai goditet nga tre granata me gazlotsjellës, në fillim përpara kryeministrisë, më pas, dy herë nën kolonadën e kryesisë së kuvendit. Aty pothuaj humb ndjenjat dhe e largojnë për një farë kohe nga teatri i përgjakur që po luhej në Bulevard. Më pas, me precipitimin e rëndë të situatës, ka shkuar në Spitalin Ushtarak prej nga vinin lajme kontradiktore për të vrarë e të plagosur. Tom Doshi ishte nga të parët emra të përmendur nga Berisha dhe të tijtë në daljet e tyre publike si një nga organizatorët e demonstratës, gjë që ai nuk e mohon, por pohon fort se në asnjë rast jo vetëm nuk ka inkurajuar dhunën, por dhe ka qenë i ekspozuar ndaj saj dhe ka tentuar ta shmangë.
Balla, në Bulevard kundër korrupsionit
Balla ka një histori pothuaj identike me dy kolegët e tij socialistë. Ai shpjegon se demontrata e 21 Janarit 2011 nuk ishte një akt i shkëputur, por një nga hallkat e protestave të opozitës që nisën me deformimin e rezultatit të zgjedhjeve të qershorit 2009. “Të gjitha protestat tona të mbajtura pothuaj në çdo qendër të madhe të vendit kanë qenë të ligjshme dhe paqësore. I vetmi rast ku ka pasur probleme, ishte demonstrimi i 21 Janarit, kur demonstruesit u provokuan fillimisht nga policia. Ende nuk ishte mbledhur e gjithë turma gjigante përpara kryeministrisë, kur mbi ta shpërtheu dhuna. Kam përshtypjen se ajo masë e paparë njerëzish ka bërë që kryeministri të humbasë toruan dhe të mendojë se në çfarë mënyre do ta ndalte atë vrull të njerëzve që nuk donin të hynin në zyrën e tij, por t’i tregonin Berishës dhe gjithkujt se shumë nga të këqiat e këtij vendi kanë ardhur pikërisht nga keqpërdorimi i asaj zyre”, thotë Balla. Ai kujton se ka tentuar të komunikojë me megafon me grupe të demonstruesve për t’i bindur që të tërhiqen, por kjo gjë nuk ishte e mundur. Një sms e vetme e gjendur në celularin e një demonstruesi të ndaluar, “Taulant, çfarë të bëjmë tani? Pse u tërhoq shumica?”, përbën thelbin e akuzës ndaj deputetit rebel të opozitës. Një sms që nuk ka marrë përgjigje nga Balla, por që në vetvete, nuk ka asnjë problem dhe nuk fsheh asnjë problem. Në të kundërt, një problem ishte krijuar atë ditë për vetë Ballën, i cili u godit në mënyrë pothuaj direkte nga një granatë me gazlotësjellës duke i shkaktuar, siç thotë dhe vetë, një dhembje të pa provuar kurrë. “Kalova në gjendje të fikti, më pas më kanë thënë edhe që policia më ka goditur me shkop gome, por nuk e kam kuptuar”, thotë ai.
Policia, pezulloni hetimet!
Drejtoria e policisë së Tiranës, për disa muaj rresht, me kërkesë të prokurorisë ka tentuar të mbledhë prova për një pistë të caktuar hetimi: nëse janë kryer veprime të dhunshme gjatë demonstrimit, cilët kanë qenë organizatorët dhe identifikimin e tyre. Në përfundim të hetimeve, policia dërgon një relacion në prokurori në të cilën njofton se janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore, por nuk kanë mundur të zbulojnë as organizatorë dhe as nxitës së dhunës në 21 Janar. Për më shumë, policia i sugjeron prokurorisë pezullimin e hetimeve të mëtejshme për veprën penale të organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Çfarë rrezikojnë deputetët?
Tre deputetët socialistë janë nën akuzë për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal. Ata rrezikojnë, nëse gjendet fajtorë nga gjykata të dënohen me gjobë deri në një vit heqje lirie. Neni 262 thotë: “Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
” SILVIA KONDI” SHQIPTARE SFIDON KREJT “KLANIN” E “LAVIREVE” TE VICIDOLIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Rralle e permalle
Ndoqa drejtepersedrejti “Opinionet” e Blendi Fevzi Toptan Vicidolit me Kryeprokuroren e Shqiperise Ina Rama.
Pergjigjet ligjore, pergjigjet precize, pergjigjet aty per aty pa asnje sforcim te Ina Rames ishin nje model i shkelqyer i pergatitjes se saj ligjore, qytetare, intelektuale, kulturore, njerezore ….
Ishin nje model i saktesise ne fushen e shkences se jurisprudences .
Ishin nje model intelektualizmi te shkalles me te larte perballe injorances, cinizmit dhe bythelepirjes politike dhe mediatike te krejt “Klanit” te Vicidolit!
Ishin nje model i shkelqyer i disnivelit midis nje cobani dhish te Vicidolit me nje regjizor te estrades dhe teatrit te nje qytetit antik, me kulture dhe nga me te qyteteruarit te Evropes , si Durresi.
Ishin nje model i shkelyer i nje Teute shqiptare nga hijeshia njerezore, por edhe me teper nga bukuria e trurit.
Ishte hera e pare e nje debati televiziv te kryeprokurores shqiptare Ina Rama, te pakonsumuar e te pashperdoruar neper ekranet e estrades politike dhe mediatike shqiptare…
Rralle e permalle , thote sovrani me dy fjale per paraqitjen dinjitoze te kryeprokurores shqiptare Ina Rama !
Edhe e vetme trime ne lufte
Perballe kryeprokurores shqiptare Ina Rama nuk ishte thjeshte telalli dhe bythelepiresi me i peshtire i “Klan”-it te Vicidolit, Blendi Fevziu.
Perballe saj ishte vete Luigji i 14-te shqiptar Sali Berisha.
Perballe kryeprokurores shqiptare ishte “Ligji jam une” dora vete!
Perballe zbatueses dhe mbrojtjes numer nje nje te ligjit dhe drejtesise shqiptare Ina Rama ndodhej e gjithe lukunia e Mafias qeveritare ” qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sipas “The New York Times, e kesaj ” bande gangsteresh”, sipas “The Guardian” te Londres!
Cinizmi, pafytyresia, ligesia, arroganca e tyre cnjerezore dhe kriminale u be pluhur e hi ne syte e dhjete milione shqiptareve nga nje bije, nga nje bashkeshorte, nga nje nene, nga nje moter e vetme Ina Rama !
Edhe e vetme trime ne luften per zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit kunder antiligjit “Ligji jam une” te antiligjit Sali Berisha !
Askush e asgje …. as vete ligji nuk qendron mbi ligjin !
“Il Capo dei Capi”, vete Padrinoja dhe krejt Mafia shqiptare me Tano Kardin i kishin zene prite “Silvia Kondit” shqiptare ne “Opinionet” e Blendi Fevzi Toptan Vicidolit.
Cdo pyetje e arnuar keq dhe ne panik prej saj ishte llogaritur si nje plumb kunder integritetit dhe personalitetit te Ina Rames!
Krejt persekutoret politike, mediatike, antijuridike, krejt “prokuroret” dhe ekzekutoret e “Oktapodit” shqiptar nen hyqmin e Tano Kardiit te Vicidolit ishin mobilizuar per ta bere shoshe, per ta dermuar ” laviren e bulevardit” !
– Berisha ka thënë që ju jeni për tu hetuar vetë. Cili është mendimi juaj?, pyet telalli i Berishes
– Unë e shoh atë si një presion për hetimin. Por gjithashtu më duhet të them se frikë kam vetëm nga ligji. I bëj gjithmonë llogaritë me ligjin kur bëj diçka. Them se përderisa nuk e kam shkelur atë, nuk kam frikë”, pergjigjet kryeprokurorja pa ia bere tert syri .
Prita tashme kishte deshtuar!
U dolen plumbat nga qyta e jo nga tyta , sic thote sovrani. “Frike kam vetem ligjin” eshte mesazhi i saj per shkelesin me te eger, me brutal te cdo ligji dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise, Sali Berisha.
Ndaj mos na bej “Karaduzen e Bajram Currit qe s’ia leshon rrugen Centaurit” sic benin hajgare shkodranet me tipa si Berisha gjate ndertimit te Fierzes!
E pac mendjen femer !
“Ligji jam une” te Luigjit te 14-te prej Vicidolit, kryeprokuroja Ina Rama i ben pretencen me te shkelqyer “askush… askush as vete ligji nuk qendron mbi Ligjin”.
Jo vetem kaq. I jep edhe nje keshille ligjore falas me shume vlere:
– Beju gati te ballafaqohesh me te sapo te rivendoset shteti ligjor ne Shqiperi!
Kushdo shkel ligjin do te ndeshkohet prej tij herdokure ai te zbatohet, qofte edhe pas 60 vjetesh sic ndodhi keto dite me nje vrases ketu ne SHBA, apo edhe mbas treidhjet vjetesh sic po ndodh me gorillat dhe “kaudiljot “ latinoamerikane, si Pinocheti, Videla, Stresner !
Drejtesia vonon por nuk harron! Edhe kur pengohet, edhe kur sabotohet, edhe kur vonohet …. Ajo vonon por nuk harron . Never ever! Pra kurre asnjehere!
Silivia Kondi shqiptare tashme ka sfiduar dhe rrenuar plotesisht krejt “klanin” e “lavireve “ politike, mediatike, krejt “Mafian e dale krejt jashte kontrollit” te Vicidolit !
Nuk urojne kot shqiptaret “ E pac mendjen femer” , pra pjellore!
Po boll me kete “Silvia Kondin Shqipetare” dhe me sfidimet e saj…, sikur si kemi syte ne balle dhe realitetin perpara. Le ti hedhi nje here syte perreth jo me larg se ne Kroaci dhe flasim.
Silvia Konti (Conti) !
Ku jane sekretet e 21 janarit ketu?
E verteta eshte nje,mashtrimet jane shume.Organizatoret u miratua ligjerisht s’jane puciste,kjo eshte e vetmja e vertete.
kjo eshte demokracia berishiane ..
POSHTE FASHIZMI berishian ..
POSHTE KY KANCER I SHQIPERISE SONE ..
POSHTE KJO MOSTER ME EMRIN sali berisha
Keshtu u la dhe Izet Haxhia ne arrest shtepie (sipas pazarit Berisha-Nano) dhe tani jeton ne vile lluksoze ne Turqi. Edhe pse vrau Azem Hajdarin me urdher te shefit te tij Taliba Sali Rom RRUMPALLA, vrasesi dhe urdheruesi rrine te lire.
Nje pyetje ja boj vehtes ? ç.’bejne femijet e Azem Hajdarit ? Pse nuk bashkohen me familjet e viktimave dhe martireve te 2 prillit 1992 dhe 21 janarit 2011 ? Te gjitha keto jane vrare nga Sali qeni ne kry t’venit tone. Gramoz Ruçi mos pellit ne parlament po shko ne drejtesi dhe denonco vrasesin e Arben Brocit ne 2 prill 1992 nga Sali Qeni, qe per te marr pushtetin me te gjitha menyrat i vrau studentet nga dora vete, e njejta dore qe vrau dhe Azem Hajdarin.
Turp te kene femijet e Azemit qe rrine duarkryq dhe perqafohen me vrasesin Sali Krimineli.
Made in albanistant i thone kesaj pune !!!!
Sekret,o Lorenc Vangjeli,perben ceshtja nese opozita ka bythe dhe deshire ta shpetoje Shqiperine apo eshte me mendjen e 1997-es.Te tjerat i dime,Vangjeli,se i kemi provuar ne trup e shpirt e nuk ta kemi ty nevojen te na tregosh se sa shume na ka dhembur.
Zoterinj
Pse beni sikur nuk i kuptoni situatat aktuale ne lidhje me 21 janarin?
Eshte e veshtire te kuptohet qe hetimet morren nje hov te ri vetem ne prag te 1 vjetorit kur ne horizont dukej pergatitja e nje shperthimi revoltues me masiv se ai i nje viti me pare? Gjate nje viti jo vetem qe shkaktaret e gjendjes politike dhe ekonomoke ne vend nuk jane ndeshkuar per gjithe aferat e tyre kriminale por , perkundrazi krimi me epiqender qeverine , partine bande, dhe zyren e kryeantishqiptarit u egersua me shume: rividhet ne mes te dites rezultati i votimeve me 8 maj, gjykata e Larte shpall te pafajshem kryehajdutin ,i fakatuar si i tille me deshmi te pakontestueshme dhe me ne fund kryeministri i zi kercenon institucinet demokratike dhe merr ne mbrojtje publikisht hajdutin Ilir Meta.
Ishte Ambasadori amerikan qe e parandjeu kete rezik dhe filloj dirigjimin e veprimeve qe do shpetonin kuislingun e tyre nga pasojat:
Ai paraqitet papritur krahas prokurores, paralajmeron thellimin e hetimeve te ngjarjes ne fjale(por asnje fjale per pafajesine e Metes) shkon mandej per takim tek Berisha(asnje e dhene per permbajtjen e bisedes) dhe pas kesaj ardhi rezultati i ekspertizes se FBI.
Perfundimi: hetimet e 21 janarit do drejtohen si kunder pales se qeverise ashtu edhe kunder opozites dhe sigurisht aq sa do jete masa e denimeve kunder njeres do jete edhe kunder tjetres( i mjeri Llupo nuk hyn fare ne kete hesap) Nga kjo “kacafytje” neper dosjet e prokurorise Sali krimineli do te dali i pa lagur. Kjo pra eshte rezultati i asaj qe eshte biseduar tete a tete midis Arivziut dhe kapobanditit Sali.
Asnje fjale per Gerdecin,asnje fjale per korupsionin flagrant te Metes, asnje fjale per vjedhjen ne mes te dites te rezultatit te votave- nderkohe qe pikerishte per te kerkuar drejtesine mbi keto afera kriminale dhane jeten Heronjte e 21 janarit.
Dhe ne duhet ti harrojme keto ngjarje dhe keta Heronj per te haruar edhe krimet antishqiptare dhe gjakatare te te çmendurit Sali Serbi.
Po te doni pranojeni kete marveshje qe Arivzu vendosi me Berishen pas shpines se popullit te revoltuar.Ndryshe…nuk jemi as i pari dhe as i fundit popull qe me sakrifice sublime vendos vete fatin e tij.
Alternativa te tjera per vendosjen e drejtesise dhe denimin e krimineleve antipopullor e antikombetar nuk duket te kete.
Ne 21 Janar,KRIMINELET dhe HAJDUTET ishte POPULLI koke palare,ai i ka fajet qe vjedh,vret,genjen,mashtron,lajthit,gjuan me Arme,takohet me ambasadoret dhe ben puce per politikanet.
Ne 21 janar duhet te denohet populli i degjeneruar Shqiptar,ai i ka fajet.
Rrofte KATOVICA
Rrofte “Trieste”
poshte populli kriminel Shqiptar…..!
shyqyr qe na e pruri ZOTI saliun tani ;se po te na e kishte sjelle ne 1944 do kishte vrare 100 here me shume se Enveri
Zoti i nderuaqr dhe i zgjuar Vangjeli, kjo e deputeteve nuk mbaron aq lehte. ti e di fort mire se nje çewshtje rihapet kur dalin prova te reja.
te vazhdojne keshtu me keto qe ka zbuluar deri tani policia , te tjerat me vone.
Kesaj çeshtje, krisma do t’i ndihet me vone.
Ou na bere kurioz! Po he mo na i thuaj ne te shkreteve se cfare do degjojme me vone??? Nuk eshte e qarte dhe e dukshme per ty qe Saliu dhe Bashka egzekutuan kater protestues te pafajshem? Cfare ka tjeter per tu degjuar e kuptuar?
Jo mor dede zotit do i kerkonim te mos e kishte sjelle kurre por tani qe e kemi i lutemi ta zhduke.