Rama: Komisioni ‘Spahiu”, vazhdë e barbarizmit të jetës parlamentare

30 Janar 2012, 15:01Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me nisjen nga puna të Komisionit Hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Sipas Ramës, kjo tregon vazhdimin e barbarizimit të jetës parlamentare nga kjo qeveri dhe për këtë arsye, sipas Ramës, nevojitet ndryshimi i pushtetit.

“Komisioni ‘Spahiu’, vazhdë e barbarizimit të jetës parlamentare. Pushteti po provon përditë nevojën alarmante për ndryshim. PS e garanton ndryshimin”, shprehet Rama nga adresa e vet në Twitter, teksa ndodhet në Athinë, ku ka promovuar librin e tij.

Opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë komision, ndërsa kreu i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në punime, pasi tha se veprimtaria e komisionit nuk do jetë kundër individit Kreshnik Spahiu.

13 komente në “Rama: Komisioni ‘Spahiu”, vazhdë e barbarizmit të jetës parlamentare”

  1. Shkupi says:

    Z.Rama me viziten qe e bere ne Athine e prishe,prodhove shume dilema te shqiptaret kendej kufirit!

    1. ardi says:

      C’thua more i marre! Po e di ti sa shqiptar ka ne Athine, me teper sa jeni dhe ju ne Shkup, dhe qe i sjellin te ardhura Shqiperise, por edhe qe jane votues. Pse ja fut kot, si kodra mbas bregut! Ai nuk shkoi tek greket, shkoi tek 1 milion shqiptar qe ndodhen ne Greqi si emigrant.

  2. Fatmir says:

    ”PS e garanton ndryshimin”, shprehet Rama nga adresa e vet në ”Twitter”. Hajde,lider i Opozites! Ne vende te organizoje popullin, e te zbresi ”ne shesh” me protesta paqesore, e pergatitje te zgjedhjeve te parakohshme! E ka mendjen, tek promovimi i librit. Me mendjen jote, ne 2013, populli ka per te te dhene, pergjigjen e duhur. Populli Shqiptar ka nevoje sot, per ”Cicerrimat e tua nga Twitter” ,….!!!

  3. ismeti says:

    na ke lodh bothen me ket twiter,sala per pallavra nuk ik.

  4. ALBAN DEGA says:

    TE VRASESH DY ZOGJ ME NJE GUR

    – Guri i Berishes… Alibeaj dhe mallkimi me i madh per nje shqiptar ( e )!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ish- Keshilltari ligjor i kryeministrit Sali Berisha, hartuesi i platformes ligjore te fabrikes se vdekjes Gerdeci te djalit te Berishes, ish- ministri i Drejtesise se Sali Gerdecit…., Enkelejd Alibeaj merr edhe nje detyre ala “repart sulmi SS” per te futur ne dore edhe nje nga institucionet e pakta, qe kane mbetur jashte kthetrave te kucedres ala bolshevike “te gjitha pushtetet sovjeteve” Sali Berisha, Keshillin e Larte te Drejtesise.
    Ne deklaraten e pare si kryetar i Komisionit Hetimor te Kuvendit te Jozefines per shkarkimin e Zevendeskryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu, Alibeaj shprehet se ai “do te jepe shembullin se si funksionon nje komision hetimor jashte emocioneve partiake. Ky komision, thekson Gavroshi i Berishes, Enkelejd Aliebeaj “ do jetë transparent, jo-paragjykues dhe një shembull se si duhet të funksionojnë komisionet hetimore jashtë emocioneve politike,”
    Nenteksti eshte shume i qarte. Pra te gjitha komisionet e deritanishme hetimore dhe ndeshkimore te Berishes kunder kundershtareve te tij politike kane qene jotranspararente, paragjykuese dhe me emocione politike. Askush nuk ka pase dyshim per keto karakteristika te komisioneve berishiane.
    Por kur kete e pohon nje nga servilet dhe ushtaret Shvejk me te peshtire e me naziskin te tij per rolin e tij si vanguardist i reparteve te sulmit te ala SS te Berishes kunder cdo kundershtari te tij politik deri me sot .
    Vete perberja e Komisionit hetimor ndeshkimor te Berishes kunder KLD-se deshmon qartazi per natyren e tij. Emra si Ramiz Çoba, Gerti Bogdani, Paulina Hoti dhe Ledina Aliollitij nuk kane nevoje per koment.
    Se kunder kujt drejtohet ky komision e deklaroi hapur vete kryetari Alibeaj. Ai nuk drejtohet kunder personit te Kreshnik Spahiut, qe i perket te njejtit lloj politik.
    Krejt ofensiva , krejt fushata, krejt komisioni, e krejt repartete e sulmit te Berishes jane hedhur ne sulm pe rte akaparuar, per te futur ne dore Komisionin e Larte te Drejtesise, per te vene nen kontroll cdo gjykim te krimeve te panumerta te Berishes dhe “bandes se tij te gangstereve”, te cetes se tij te kusareve dhe vrastareve, per te siguruar impunitetin, pandeshkueshmerine ligjore e krimeve te Berishes dhe klanit te tij, perfshi edhe vete Alibeajn. .
    Po ashtu Berisha dhe ceta e tij boleshevike synojne te godasin qe ne embrion edhe “Aleancen Kuq e Zi”, e cila me uraganin e saj nga Nju Jorku ne Shkoder, nga Athina ne Toronto, nga Vlora ne Preveze… i ka kallur daten pushtetit te korruptuar, kusar e vrastar te tij. Kesaj i thone me nje gur te vrase dy zogj !
    Kjo eshte aresyeja qe Alibeaj orvatet ti veshe veladonin e nje komisioni shembullor ” transparent, jo- paragjykues… dhe jashte emocioneve politike nje komisioni qe eshte krejt e kunderta qe nga emrat e anetareve, pe rte mos folur pe rkryetarin e tij.
    Cfare shembulli mund te jape nje Gebels i Berishes si Enkelejd Alibeaj. Ai eshte nje naziskin tipik. Ai eshte turpi i demokracise shqiptare. Enkelejd Alibeaj do te ishte cifti i persosur i Mesila Dodes.
    A e dini cili do te ishte mallkimi me i madh per nje femer shqiptare!?
    E marrsh nje burre si Enkeled Alibeaj!
    Po per nje mashkull shqiptar!?
    … E marrsh nje grua si Mesila Doda!

    1. vetetima says:

      Zoti Dega jam plotesisht dakord me ato qe here pas here shkruan dhe e shikoj qe je intelektual i zoti .Per kete te pergezoj . Por nuk do ishte mire qe si ti te gjithe intelektualet e ndershem te cilet rregjimi stalinist i vucidolasit i detyroi te ikin ne mergim te pakten ashtu sic shkruan ti ,te shkruajne edhe ata ,te vene nje gur sic i thone per te sjelle demokracine e vertete ne Atdheun tone te dashur SHQIPERI. Edhe njehere te uroj nga Athina gjithe te mirat ,si dhe mikun tone te perbashket Gazeten Tema

  5. labi says:

    Komisjonet ne Berishtan,tashme kane
    Flete Hyrje te perhereshme.
    Ne dime shume gjera per punet e tyre.
    ndaj ju themi:-Ruani Nervat!…se,
    Po ktheheni ne flliqesira te Politikes.
    dukeni qarte se cdo krim,ju jep;-
    Kenaqesi te thelle
    te gjitha te sajuara dhe boshe.
    kjo edhe pse perdorni fraza pa rendesi.

  6. Shkupi says:

    O Ardi 90 % te shqiptareve ne Greqi jane shqiptaramanlis,fitoren ne zgjedhjet ne Shqiperi e bejme ne,gati cdo familje kemi lidhje farefisi,miqesie.Pastaj per cdo dite jemi ne Shqiperi,komunikojme etj.Nese z.Rama deshiron perseri ti humben zgjedhjet eshte tjeter pune,le te vazhdoje ti drejtohet Athines.

  7. test says:

    po Rama po ehe ke thene shume fjale..
    por per cfare i ke thene???
    thjesht sa humb popullaritetin tend…
    ti mendon se ne 2013 shqiptaret do te japin voten ?
    pse te ta japin kur ti nuk e mbron ate?
    kishe mundesi te beheshe dikushi por ja qe dole askushi..
    per mua je thjesht politikan ne fund karriere…

  8. Edi says:

    A ka ndonje ndonje kryetar te kld ne ndonje vend perendimor qe ben si ky spahiu z.rama meqe ti po i del ne mbrojtje.Se eshte apo nuk eshte aleanca kuq e zi eshte tjeter gje por ketu komisioni eshte ngritur per ta shkarkuar per keqperdorimin qe si po i ben postit te larte shteteror qe bredh lart e poshte duke braktisur punen.

  9. luani Londer says:

    Eshte per te ardhur keq,komision hetimi ja ku shkojne parat e popullit jo pak po 20miljon cdo parlamentari ne vit per tu mare gjoja pune se keshtu urdheron saliu qe administron parat tona por dhe jeten tone.Ne flasim shume po nuk bejme asgje se skemi kush te na drejtoje 20 vjet dhe zgjedhje e vjedhje paraja ka shkateruar cdo gje.Ne vend qe parlamentaret te meren tamam me detyren e tyre qe populli i ka besuar sillen sikur pronari e skllavi 200 vjet mbrapa haram,,,haram,,mallkuar qofshi ju kollarexhit.

  10. vendalliu says:

    Pantera e zeze,Kreshniku i Saliut,luan pjesen e skenes dhe Saliu e “denon”.Detyrimisht,perderisa ai ka braktisur detyren dhe shetit si “patriot i madh” neper bote ka shkarkuar vetennga ky funksion ku e vendosi Saliu i zemres se tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje