“Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit evropian”, shprehet ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper.
Znj. Müller-Holtkemper si e vlerëson faktin që edhe pse ka kaluar një vit nga protesta antiqeveritare e 21 janarit, kur u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë ende nuk është zbardhur kjo cështje?
Pjesë e një procesi ligjor është edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra. Në rastin e ngjarjeve të 21 janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lidhur me shkaqjet e vdekjes ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha –në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh.
Në një kohë që nga forcat politike ka qëndrime të ndryshme për rolin e Prokurorisë së Republikës në procesin e hetimit të kësaj ngjarjeje, çfarë mendoni Ju znj. Ambasadore për atë se ç’pritet lidhur me hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje?
Organi kompetent për hetimet është Prokuroria e Përgjithshme, dhe mbështetur në parimet e shtetit ligjor hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht.
Sa i rëndësishëm është në procesin e integrimit europian të Shqipërisë profesionalizmi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë?
Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Në këtë kuptim strategjia e integrimit për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim u përshtat në atë mënyrë, që puna të niste pikërisht me këta kapituj. Por përtej rëndësisë që ka për procesin e integrimit shteti ligjor i shërben bashkëjetesës harmonike të një shoqërie, bashkëpunimit efektiv dhe zhvillimit ekonomik./DW
nuk ka hetim te drejte ..
po nuk u morr si i pandehur kryeministri i vendit sali berisha dhe ministri i mbrendeshem i asaj perriudhe lulzim basha ..
keto duhet te japin te paret llogari .. per vrasjen e 21 janarit..
kur te pritet urdher arresit per krimineli sali berisha dhe lulzim basha ..atehere procesti per zbardhjen e kesaj tregjedie fillon rrugen e mbare ..
POSHTE QEVERIA NAZISTE E sali berishes
zonje e nderuar e Gjermanise Madhe!
Gjer sa ta marr vesh Sali Berishstani
se Demokracia eshte ashtu si tek Ju
Ne kemi ikur te gjithe neper Evrope.
Dhe tani kam vetem nje pyetje per Ju e nderuar
z.Ambasadore:-
A njeh diplomacia ndonje linje tjeter komunikimi
specifike per njerez te pakomunikueshem?
Ju lutem perdoreni.
Saliu yne eshte shume kokeforte!
ju faleminderit
Nuk e di se si mund te bashkebisedohet per “integrim europian”te Shqiperise ,kur ketu shteti ka rene.
Ndersa zonja Ambasadore flet per shtet ligjor!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mbase e kane fjalen per te ardhmen e larget!!!!!!!
LORA?!, ketu nuk ka ”rene shteti”,pasi nuk ka pas as1 here shtet.Ketu shteti ka qene gjithmon formal.Ky eshte problemi.
Ne nje vend demokratik gjykohen te gjithe ne te njejten menyre,kurse ne regjime diktatoriale-si ky joni-diktatori dhe bashkepunetoret e tij gjykohen te fundit,por nga populli,ne rruge ose poshte ndonje ure,si gadafi.
Eshte supermekat i PS-PD qe kryeministrit ne Tirane ti lejohen fuqi te tilla,gati te beje c’te doje me ligjet e shtetit apo kushtetutes pa varesisht pergjigjeve te tij plot helm per justifikim.
flea market deshe te thoshje besoj…
Hello, i read your blog occasionally and i own a similar one and i was just curious if you get a lot of spam comments? If so how do you reduce it, any plugin or anything you can recommend? I get so much lately it’s driving me insane so any support is very much appreciated.