(E PERDITESUAR)- Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal për tre persona, të cilët premtonin ndërhyrje në Gjykatën e Lartë. Mësohet se tre personat kishin premtuar ndërhyrje për çështjen e Vilson Mellarajt, i dënuar me 20 vite burg për vrasje. Personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria janë Agron Lumeshi, Enard Lushaka dhe Renato Mellaraj.
Personi që premtonte ndërhyrje ishte Agron Lumeshi, i afërm i drejtuesit të trupës gjykuese.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria e rrethit Gjyqësor Fier, ne mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, ka paraqitur për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, procedimin penal Nr. 165 të vitit 2011 në ngarkim të të pandehurve:
1. Agron Lumeshi, lindur ne B. Curri dhe banues në Kamëz, Tiranë.
2. Enard Lushakaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë,
3. Renato Mellaraj, lindur në Fier dhe banues në Fier
për kryerjen e veprës penale: “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që ushtrojnë Funksione Publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragr. II-të i Kodit Penal.
Në bazë të veprimeve hetimore me mjete speciale të hetimit, duke realizuar përgjime telefonike, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasje. Çështja ndaj shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, kish vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe kish plagosur shtetasin Sravri Lalo, ish gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin Nr.57 datë 02.02.2009, dhe nga Gykata e Apelit Durrës me vendimin nr 125, datë 21.04.2010, të cilat e deklarojnë fajtor. Kundër këtij vendimi, i dënuari ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku është regjistruar çështja me Nr. 52104- 00694-00-2010 datë 26.05.2010. Gjykata e Lartë në janar 2011 ka vendosur kalimin për gjykim të rekursit të të dënuarit Vilson Mellaraj.
Nga veprimet hetimore me mjete speciale të hetimit, rezulton se shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, interesohen te të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat duhet t’i paguanin për të zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë.
Gani Dizdari duhet te jape doreqjen, ose parlamenti ta shkarkoj
Prokuroria duhej te kerkonte edhe per Meten penalizim per nderhyrjen te ajo kryedhelpra e Gjykates se Larte sepse degjohej qarte ne video,shume me mire se sa degjoheshin shifrat e korrupsionit.
Ore po ke te penalizosh perpara ketu. Eshte berre corbe derash ky shtet
Prokuroria e Fierit me duket se ishte ajo qe nxorri skandalin elektoral ne Ruzhdie. Me sa duket qenka nga te paktat qe perpiqet te beje detyren sakte.
po po sa ngyna po me ardhka vertet keq? po pse vetem keta do ndiqen penalisht po proletoriati i shkolles se nates ata qe do mernin parat do jen jasht ketij hetimi se do jen ne detyr do marin para te tjera punojn shum ata e lodhen te shkretet po ata na kan nderuar shtetin sa her qe qykohet nje shtetar e nxjerin te pafaj e ku din keta te denojn keta vetem duhan para po shum se punojn per shtetin apo jo rrofshi per punen e madhe qe po beni te pa fytyr qe fytyra juaj esht paraja nuk jeni njeres po natyrisht po te mbaroni shkollen naten nat do e kemi drejtesin shqiptare.
nuk e di ca ka ndodhur dhe nuk komentoj por,
jam dakort me komentin qe prokuroria e fierit ka prokurore shume te mire dhe qe hetojne ne menyre te ndershme, pastaj gjykata eshte tjeter gje cfae ben, te pakten prokuroria te kryeje detyren se esht nje fillim i mire
po rrini more njerez paska prokurore te ndershem fieri haha ai i shkreti eshte i minoritetit evgjit dhe nuk ka miq dhe para dhe e bejne shembull qe te tregojne sikur jane te pakoruptushem , pa para ska shpetim haha fieri i paska te mire ndersa te tjeret jane te keqinj hahaha
Qe Gjykata e Larte po e prish imazhin e saj nga tropojanet pjese e kolegjeve penale dhe civile duke perfshire edhe kryetaren veriore te tyre,kjo eshte e ditur.Prokuroria te vazhdoje pa hezitim mbikqyrjen e tyre per korrupsion se te gjithe qe kane gjyqe ne ate gjykate flasin per shuma marramandese qe ata kerkojne per te dhene vendime sipas qejfit te tyre.TURP PER ATE GJYKATE
Gani Dizdari eshte nje njeri negativ dhe pa moral. Ka bere shume krime duke shperdoruar postin dhe duke e perdorur ate per t’i sherbyer bashkepatriotit Sali Berisha. Ne vend qe te ishte ne burg, ndodhet ne organin me te larte gjyqesor. Merret me mend se ku jemi e ku shkojme.
Niko