Rama: Banka e Shqipërisë konfirmoi se ka 1 milionë të papunë. Krimi po tmerron vendin

7 Shkurt 2012, 13:31Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, kreu i PS-së, Edi Rama, është ndalur tek ekonomia dhe kriminaliteti i rritur ndjeshëm.

Rama ka thënë se shifrat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë atë që opozita e thotë prej më shumë se një viti, që në Shqipëri ka një milion të papunë.

Duke u ndalur tek krimi, Rama tha se ai tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe po tmerron vendin, duke qenë se policia dhe vetë shteti është duke e stimuluar atë. Rama tha se kjo qeveri nuk mund ta luftojë krimin.

Në fund, duke iu referuar materialit të SHKB-së, Rama tha se u konfirmua që kishte një plan për vrasje të paramenduara më 21 janar dhe për këtë arsye, sipas tij, Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kryeministri nuk rresht duke na sharë sepse prej vitit të shkuar ne themi se në Shqipëri ka një milion të papunë. Kjo konfirmohet qartë nga Banka e Shqipërisë, e cila tregon se të papunët në Shqipëri kanë arritur në një milion. Nëse gënjen Banka e Shqipërisë, atëherë ka një gjasë: papunësia është më e madhe se kaq, sepse Banka e Shqipërisë nuk është një institucion që është i varur nga opozita, por as i pavarur, sepse është kthyer në një vegël të qeverisë.

Shqipëria ka sot nivelin më të ulët të punësimit që nga viti 2001. Ndaj, unë i them sot kryeministrit në emër të opozitës dhe të vërtetës së shifrave: turp, turp, turp.

Turp për papunësinë, turp për kryeministrin që fsheh të vërtetën e hidhur, turp për Saliun, që në vend të pranojë dështimin, i turret opozitës që e thotë dhe do ta thotë me zë të lartë të vërtetën: Shqipëria ka një milion të papunë.

Në një vend ku forcat e punës janë 2 milionë e 600 mijë dhe të punësuarit vetëm 900 mijë, nuk ka se si të mos rriten shifrat e kriminalitetit.

Programi ynë është e vetmja rrugë për të përballuar krimin. Sot jetojmë në një vend ku përballemi me vrasje, eksploziv dhe me grabitje. Vrasin kriminelët, por dhe të rinjtë që vuajnë nga papunësia. Vret kryeministri dhe i quan vrasësit heronj. Vrasësit janë sot sundimtarët e ditës, ndërsa mijëra vjedhje të vogla nuk paraqiten fare nga ana e policisë. Sot policia dhe drejtuesit e saj kryesorë bashkëpunojnë me krimin dhe e kontrollojnë atë. Rrënjët e këtij kriminaliteti po tmerrojnë vendin.

Këto rrënjë gjenden tek politika e egër, tek arsimimi partiak, tek plagët e tmerrshme sociale, duke nisur nga varfëria dhe deri tek korrupsioni, tek drejtësia e kalbur, e cila është nënshtruar ndaj pushtetit dhe parasë. Shkurt, janë tek mungesa e shtetit, që është kthyer në funksion të pushtetit.

Ne do t’u japim shqiptarëve një platformë të qartë se si do të luftojmë krimin, ndërsa do të paraqesim në parlament disa nisma për të rënduar dënimet, pasi gjendja është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

Kriminelët po fitojnë çdo ditë një superioritet ndaj shtetit që ka rënë, ndërsa vrasësit dhe grabitësit po gëlojnë çdo ditë. Kjo gjendje duhet të ndryshojë, por këtë gjendje nuk mund ta ndryshojë kjo qeveri. Kjo mbetet detyra jonë dhe ne jemi të gatshëm ta përballojmë këtë gjë.

Së fundmi, raporti i SHKB-së tregoi dje se më 21 janar vrasjet ishin të paramenduara, ndërsa u provua se vrasjet janë politike dhe përgjegjës direkt janë ish-ministri i Brendshëm dhe kryeministri Berisha”, tha Rama.

25 komente në “Rama: Banka e Shqipërisë konfirmoi se ka 1 milionë të papunë. Krimi po tmerron vendin”

  1. Skender Lluka says:

    Edvin Rama ka plotsishte te drejte kur thote qe shqiperia ka nje milion te pa pune pasi qe ne kete grupe te pa puneve bejne pjese pleqet, pensionistat, nxenesit dhe femijet e mitur. Shqiperia ka te punesuar mbi 827000 persona dhe ne proporcion me popullsine llogarite dalin qe çdo 3.39 person i vendit eshte i punesuar. kete standarde punesimi e kan vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim, psh, Kroacia 3.11, Serbia 4.27, Maqedonia 4.16, kosova 4.22. ne kete numer te pergjithshem te te punesuarve duhet veçua nivelin aktual zhvillimor tevendit qe ka me siguri disproporcion zhvillimor me vendet tjera dhe strukturen ekonomike te vendit dhe shume faktore tjere lokativ qe kushtezojne nivelin zhvillimor.Per politikat zhvillimore te shqiperise eshte e ndershme qe te diskutohet sa me realiste e te mos trajtohen proceset zhvillimore me syza te zeza pasi qe ka shume procese te cilat kan tejkalua parashikimet. Mos politizoni me ekonomine, kujtoni filmin “Amerika” dhe ktheni koken pas ku ishte shqiperia para njezet vitesh. Opozita shqiptare dhe mediat opozitare e shofin shqiperine ne paralele zhvillimore me austrine, Zvicren, gjermanine apo SHBA-në por harrojne qe ne keto procese eshte nje hendek kohoir historik qe e ka frenua shqiperine te shkoi krah per kra me nivelet e zhvilluara eko-sociale dhe kulturore. Por kjo rruge eshte e kapshme me zhvillim normal pa politizime dhe me projeksione reale zhvillimore. Opozite behet per mendim ndryshe, per ofert ndryshe dhe per mundesi progresive pozitive ne intertes te vendit e asersi duke gjykua poziten per punen te cilen me shume veshtiresi po e bene per mrekulli dhe me energji stoike.

    1. Horri i bulevardit says:

      Ti duhet te jesh ndonje i punesuar ne INSTAT-in e qeverise Berisha, megjithese je profesionist me shifra, perseri nuk mund te shohesh pertej syzeve te partise, kjo per shkak se kjo nderhyrje ketu me emer dhe mbiemer, te jep dhe hapjen e ndonje dere te pushtetit.
      Mos me thuaj qe jam burr dhe dal me emer, se ne disa raste, me burr behesh kur del me emer dhe mbiemer, kur denoncon korrupsionin dhe jo ta fshehesh ate.
      Megjithese une nuk jam specialist ne kete fushe dhe nuk te kundershtoj me shifrat qe jep ti, por shoh se je nje militant qeverie dhe kjo eshte ajo qe edhe specialistet, qe nuk jane te pakte, perdoren nga politika, per nje vend pune, per te mbuluar aferat korruptive te qeverise.

    2. fule says:

      Duke lexuar fjalet e Rames sot kupton pse eshte luks per Shqiperine mos kete per Kryeminister Edi Ramen. Ca te thuash me teper

    3. Claus says:

      Shihni se me ca`fare njerezish eshte mbushur administrata shqiptare. Edhe une jam dakort me parafolesin, qe ky eshte nje zyrtar berishian i cili shkruan nga ndonje INSTAT ose Ministri Pune.

      Edhe ato rreshta qe ka djallosur me shprehje dhe shifra rremuje edhe po t`ia marresh te mireqena del vete si rruar qethur.

      Per te qeshur eshte se ato shifra qe vendos me 3.39 i jep ne menyre te mjegullt. E kuptoj qe ka dashur te thote, 1 ne 3,39 veta eshte i punesuar, por nuk e kupton i mjeri qe kjo i jep nje shifer papunesie rreth 33,9%!!!
      Apo per Skenderin nuk eshte shifer alarmante?
      Nga ka ardhur ky njeri?
      Vazhdojme me tej. Skenderi e pranon shifren 1 milion te papune, por ketu perfshihen sipas tij pensionistet, femijet dhe nxenesit e shkollave!

      O Skender i Berishajve, si i futke dhe pensionistet dhe femijet ne statistike? Nga cili vend e ke marre kete eksperienca, o njeri?
      Pensionistet, nxenesit dhe femijet nuk mund ti futesh ne statistika papunesie se nuk kane paraqitur ndonje kerkese per tu punesuar. Pensionistet c`kishin per te bere e bene, femijet dhe nxenesit nuk mund ti futesh ne statistika se femijet kane nje moshe kufi punesimi, nxenesit nuk kane libreze pune.

      Pra papunesia te del 1 milion neto, pa pensioniste, nxenes dhe femije.
      Sipas kesaj llogarie te jap nje keshille jo-shoqerore.
      Ndoshta te duhet te korigjosh dhe ato shifra-zhgarravina,se mua llogaria me del ndryshe dhe paraqitja shefit tend tek ajo ministri tek “Rruga e Kavajes”. Ja llogaria ime:

      Censusi na dha nje popullsi rreth 2,8 milion banore, zbrit ketu femije, nxenes dhe pensioniste, ndoshta ne rastin me te mire te del nja 2 milion fuqi punetore, pra ndoshta mund te kesh nje papunesi rreth 50%, ose sipas aritmetikes tende 1 ne dy vete eshte i zene ne pune!!!

      Te kesh nje rritje ekonomike prej 18% (shifra e shefit tend), hapje firmash non-stop (po ashtu thenie e shefit tend) duhet te mos kesh fare papunesi, por duken qe firmat qe hapen jane firma-kutie postare qe nuk kane ndoshta asnje te punesuar. Hajt futi nje gjume dreke tani, se punen e bere per sot dhe “mire” bile.

    4. aldo says:

      Cfare duhet te qesh apo si??
      Si i ben keto llogari or mik me cfare lupe??
      1000000 te papune pa perfshire femijet dhe pensionistet ata nuk quhen te papune statistikisht por femije dhe pensioniste!!!
      Pra sipas teje ne shqiperi ka 827000 te punesuar! Nga e nxorre kete shifer se me page mesatare a e di sa del TAP per keta, ia kishim hedh krizes! Gjithsesi . . .
      A e di cdo te thote se nese kemi 1000000 te papune dhe 827000 te punesuar?
      Me llogari del se mbi nr total te shqiptareve prej 2900000 i bie qe 28% te jene te punesuar dhe 32% te papune. ne 1999 llogariteshin 18% te papune ne shqiperi sipas Instat.
      Me gjej nje vend ne bote pervec Bangladeshit qe e ka papunesine me te larte?!!

    5. Nentori kuq e zi says:

      O Skender, Skender, sa me tmerrove me shkrimin tend. Mendova se kishte shprese ne kete vend dhe njerezit e kishin kuptuar se Saliu vec genjen dhe mashtron ,por ti qenke akoma i rreshtuar ne garden e tij te sahanlepirseve dhe lavazhuesve te trurit… Ben mire qe tek statistikat e tjera ose shifra a numra qe do te na prezantosh , na jep ndonje nr telefoni te ndonje vajze apo mbese tenden qe ti punesojme ato te pakten “part time” dhe te ulim keshtu nr. e papunesise ne kete vend ,e me pas dergoja me mburrje keto statistika Saliut tend.. biles ,sill dhe puneso sa me shume njerez nga familja jote ..se vetem keshtu mund ti sherbesh me se miri atij qe pasi te ka punesuar pa konkurs tek INSTAT ,po te pallon si gruan ashtu edhe robt e tjere te shtepise . jazek te qofte more zuzar,por mos ke merak se ditet te numeruara i keni dhe me pas do te figuroni edhe ju tek kontigjenti i te papuneve te Shqiperise,por kesaj rradhe me te drejte dhe si te paafte. Vdekje tradhetareve te Shqiperise .

  2. Artan says:

    Saliu e ka te sakte batuten e djeshme per Ramen: ciu-ciu,ciu-ciu.

  3. Kalorsi i zi says:

    Edi, qe vrasjet ishin te paramenduara nuk ka asnje kundershtim. Qe plani ishte te ngriheshe ne demostrate prej kohesh dhe kjo nuk ka diskutim. Mos harro te gjitha fyerjet personale te Saliut ndaj teje dhe familjes tende, ishin te paramenduara dhe kishin per qellim te realizonin planin A te Saliut. Prandaj mos harro te falenderosh ate GAZETARIN qe fole ne telefon para hapjes se deres se kryeministrise. Jo per gje por te shpetoi jeten dhe ne te njejten kohe Shqiperine.

    Suksese

  4. onni VDEKJE PUSHTETAREVE SHQIPERINE SHQIPETAREVE says:

    ZOTI SKENDER LLUKA ku jeton ti o njeri..??? po mjafton te dalesh nga unaza e tiranes e shikon se cfare eshtre shqiperia…ti akoma ne 2012 nuk ke uje e drita…ke nje rroge 10 here me te ulet se rrogat e evropes dhe cmimet 2 here me te larta se te evropes…je nje vend qe nuk prodhon asgje.vetem importon ne kurriz te popullit tend..statistikat tuaja mund ti sherbejne vetem partise qe perfaqeson,jo interesave te popullit qe vuan gjithmone e me shume..RAMA nuk eshte me mire nga te tjeret se dhe ai nuk ka bere asgje per te treguar te kunderten…pra as ai nuk duhet mbeshtetur e besuar…ky vend ka nevoje per nje fryme te re…boll me te vjetren..nuk ka vend me ne shqiperi as per berishen as per ramen dhe as per kasten politike ne shqiperi….ndryshim rrenjesor e vetmja zgjidhje per kete vend kaq tre vogel e kaq te shfrytezuar..

  5. Endri says:

    Jo vetem analistin por Edi Rama mund te beje shume mire edhe nje pune tjeter: Zedhenes i Institutit te Statistikave!

  6. Leka says:

    Ka vite qe pergjegjesia kryesore,bie mbi ty Rama, qe ke bere nje sehir kriminal, kur te vodhen pushtetet qe ti dhane zgjedhesit.Ti vazhdon derdellitje pa fund: Shtjere dhe nje here pa te shohesh.Kryesorja qe ti je mire me post dhe me para.Tung.

    1. deso74 says:

      po o zoteri po,Rama vec beri sehir,ti e une e fulet e kalorsat e ku di une bejme ciu ciu ne blogun e Temes,se dhe me 21 janar ,nga gati 3 milion shqiptar as 50 mije nuk u mblodhen ne demostrate,kur u vodhen zgjedhjet shume nga ju thoshit s’vritem une per karriken e Rames,ja late protesten 5 pleqve te dilnin e digjnin 2 goma ne rruge,,,,,ZOTERINJ,TE GJITHE JU QE HIQENI TE ”VIJES SE ASHPER”,s’keni bythe po keni goje,s’ka ndaluar njeri popullin te protestoje,pse duhet nje udheheqes politik te organizoje protesten?ne Eghypt apo Tunizi s’ishin disidentet apo udheheqesit opozitar qe dolen ne proteste te paret,,,apo per te gjet fajtoret jemi te paret ne…………..JO MOR ZOTERINJ JO,FAJI ESHTE I POPULLIT ALABAK,LEGEN,KURVE,PA DINJITET,PA NDER,FRIKACAK SHQIPTAR,QE JEMI VEC PER THASHETHEM E PER TE PIRE NDONJE KAFE,FAJI ESHTE I JONI,CA NGA INJORANCIA,CA NGA INDIFERENTIZMI,,Rama ka gabimet e veta,po mos ja jepni atij faturen,i pari eshte SALA,I DYTI TOS KURVA,I TRETI ILIR META,I KATERTI POPULLI,HAJT ME SHENDET TE BEFTE MIRE FRAPEJA APO CAJI,,,(JU LUTEM MA PUBLIKONI,SE SIC THA AI ZOTERIA ME SIPER ,DISA KOMENTE S’ME JANE PUBLIKUAR AS MUA).

      1. Leka says:

        Se pari Rames i eshte mbledhur ne shesh, nje mase qe i kalonte parashikimit, por frika e tij biologjike, i shperberi dimensionet e revoltes se ketij populli.Frika, nga maloku e ka tkurrur aq shume sa ne pervjetorin e 21 janarit,jo vetem qe nuk guxoi te bente as dhe nje proteste nga ato te vakurat e tij, por nuk hodhi as edhe nje parulle kunder bajlozit,por koke ulur, kaloi,para kulles se vjedhur te kryeministrise,ku vazhdon te zgerdhihet Salija prej Vicidolit.Por dhe sikur e vertete, te ishte genjeshtra qe thoni ju, qe Rames nuk i mblidhen njerzit,megjithse votat i ja japin,ahere ai ne qofte se kishte nje fare dinjiteti, duhet te bente doreheqjen, si nje politikan me se i deshtuar:Nuk ka ditur te marre pushtetin qendror dhe ate lokal qe ja kane dhene zgjedhsit dhe ja ka vjedhur dy here para syve Saliu prej Vicidolit.

      2. Endri says:

        Lum si Rama qe te ka ty!Duke ja bere naften popullit dhe protestes pas 21 janarit,Edi Rama e tregoi vete se nuk meriton te perkrahet pervecse nga kaqola si puna jote o deso 74 -a.

        1. deso74 says:

          endru-shi,pa hyre ne polemika koti,as me Leka Zogun e as me ty,1.per kaqol me vjen anes,2.kam qene dhe jam per protesta,qe ne 2005 kam thene qe populli injorant albanistans do ta paguj me gjak ket dhe me shtrenjte se me 97 ket gabim.3.dhe tani ne keto momente,asnje ste mban lidhur ty,Gjinushin,Avokatin,Komentuesin Leka,te protestoni,ti vini zjarrin vetes para k/ministrise si ai frutashitesi ne Tunizi,te ngrini popullin ne kembe,merrni persiper nje pergjgjesi historike,behuni heronjte apo idhujt e rinj te atij popull muti pa gjak e zemer,qe eshte mesuar ti mbaje diktatoret ne shpine e si ben pershtypje,,,ajo qe them e do ta them,,,mos ja hidhni fajin nje njeriu,eshte me shume se ai fajtor ne ket mes,ai ka fajin e vet,pergjesine e tij si lider i PS qe ka humb 1 pale zgjedhje se ju vodhen 3 deputete,,,,ama 3 deputete ju vodhen,,d.m.th.67 i fitoi Saliu,robt si puna juaj qe nga inati Rames ja jepni voten Metes,88 000 injorante shqiptare qe votuan Meten jane pergjegjes per ket gjendje sot,me shume se Rama,,,nuk po bej avokatin e tij,por po them qe nga ata qe i kundervihen Rames ai qe perfiton eshte Sal vucidolsi,prandaj,te gjithe ju,mbyllni sqepat e ndrroni pampersat se ju i mbushni me para nga te gjithe prej Sales,e beni si cuba ne internet,hajt,uroj te zhduket Sala sa me shpejt,po besim te madh personalisht skam te asnje qe do vije mbrapa.

  7. revolucionari says:

    duke vazhduar vetem te flasesh,ne nje kohe qe populli nuk as qorr e as shurdh,pasi ka dhe sy te shohi dhe vesh te degjoje mediat jo qeveritare qe e bejne kete pune me mire se ty,ben mire te nderrosh strategji dhe te hidhesh ne sulm per zgjedhje te parakohshme!mjaft me llogje,u lodhem!

  8. pune says:

    aman o edi rama se mos thuash edhe ti qe do hapesh 300.ooo vende pune,se do semuresh si sala pastaj.he tu befsha kurban mor aman

  9. daku says:

    Po pse or budalla banca merre punsimin??? o Edi kam pare dje tu fluturu nje Gomar,mundesisht mund tja japesh ambasadave ne shqiperi dhe simpatizanteve te PS se e besojne kollaj kete laj te vertete e te rralle se une nuk kam kontakt me ambasadat…

  10. daku says:

    Ky eshte budalla i gjithe budallejve thote
    Forcat e punes jane 2600000 vete 900000 te punesuar
    Pensioniste 800000
    Femije nen moshen per pune nuk the se e di me saktesi them 1000000
    Jashte shtetit shqiptar 1000000
    gjithesej jemi sipas Edi Rames 54000000
    keto jane shifrat qe dalin nga Edi Rama kata te dhena i ka marre ne banke budallai i ka ngatrruar me leket e depozituara ne banke dhe jo me vete(njerz) por me euro.
    Re: Albanian Population ~4300000/ Popullsia e Shqiperise ~4300000
    sulioti on Wed Feb 11, 2009 4:09 pm

    .ZEUS10 wrote:
    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=142834

    Me perfundimin e pastrimit te dublimeve deklarojme se kemi per here te pare nje Regjister Kombetar te Gjendjes Civile te paster nga dublimet. Numri total i popullsise eshte 4,249,942 shtetas dhe numri i zgjedhesve eshte 3,133,248 zgjedhes. Regjistri, i ndare sipas qarqeve dhe Njesive te Qeverisjes Vendore i eshte derguar sot Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Eshte pergatitur Udhezimi i Ministrit “Per procedurat e hartimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise”, u shpreh Teliti.
    Kreu i Gjendjes Civile, deklaroi se vetem 88,000 zgjedhes jane ende te papercaktuar ne nje qender te vlefshme votimi, qe sipas tij do te caktohen brenda 28 shkurtit.
    Pra popullsia e Shqiperise eshte afersisht 4.250.000 duke perfshire dhe emigrantet e regjistruar ne gjendjet civile.

    1. aldo says:

      E ku i more keto shifra or ti mik?

  11. arsenali says:

    Ku punjnë 827000 persoa, në cilën punë.Duhet të jetë ndonjë nga ata të ILIR METËS,ose ka dëgjuar lajmet ne televizionon KLAN, ose të ketë lexuar gazetën 55.

  12. Bank of Albania says:

    Popullsia
    në moshë pune Të punësuar Diferenca
    2000 1,939,000 1,068,000 871,000
    2001 1,773,000 919,810 853,190
    2002 1,767,000 920,140 846,860
    2003 1,826,000 926,000 900,000
    2004 1,850,000 931,200 918,800
    2005 2,003,000 932,100 1,070,900
    2006 1,917,000 935,000 982,000
    2007 2,101,000 939,000 1,162,000
    2008 2,126,000 974,000 1,152,000
    2009 2,146,000 899,000 1,247,000
    2010 2,166,000 917,000 1,249,000
    * Sipas Bankës së Shqipërisë – 3 Shkurt 2012

  13. jevi says:

    Pse i kerkohet opozites kjo statistike dhe nuk i kerkohet qeverise? A ka qeveria te dhena sa njerez punojne e sa jane pa pune?Shteti yne nuk ka asnje shifer per emigrantet, per te punesuarit e te pa punet,per femijet e.t.j.Regjistrimi qe u be jewp nje popullsi 2.8 milion banore kursene kemi 3.2milion votues .Ciles shifer ti besojme?

  14. luani Londer says:

    Gazeta Tema ka lene nje hapsire per komente bene mire por nganjehere komentet behen pa baza nga mosdija keshtu ne dashje pa dashje rahim uje ne hava,por me gjithate nga gazetat nuk del e verteta 100%.Qeveri i dine te gjitha horlliqet ajo na ka thene se buxheti per pensionistat perbehet nga 530000person por nuk dime sabuxhet kalon tek keta.Dime qe ne administraten e qeverise Sali Berishes eshte rethe 300000,tani sa eshte numri i popullsise se shqiperise dhe i fuqise se afte per pune kete e din saliu dhe Rama te na e thone,ne dime nje gje qe shqiperine po e mbajne refugjatet dhe se politikanet e administrata po hane djersen e refugjati the pak nga shitja e elektrikut te Enverit,me hamendje po them se ne shqiperi 50% jane pa pune ne po hajme njeri tjetrin ne jemi ne epoken e kanibaizmit ku i forti batakciu politikani po krijone kapitalizmin duke vjedhur nuk kemi per aritur kure europen por ikni nga ia vend mos punoni per dallkauket duhen vite per ta pare shqiperin aty ku ishte par 20 vjeteve.

  15. getozoari says:

    ka te drejte Rama, ketu te papunet jane jo me kile po me kuintale. Mjafton te hysh ne cfaredo kafe/lloto te shikosh se sa shume te rinj nuk kane asnje perspektive pervec x-save dhe 1-shave. Nese konfirmohet edhe nga banka qendrore, shpresojme qe te mos stermohohet nga institucionet e tjera. Pranimi i problemit eshte hapi i pare drejt zgjidhjes se tij, po me sa duket qeveria jone as qe ka ndermend te pranoje gje. Ne fund te fundit ata (qeveria) jane te gjithe shume me mire ekonomikisht sesa disa vjet me pare. Problemi jemi ne te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje