Zonja e Parë flet dhe zhgënjen

7 Shkurt 2012, 13:30Politika TEMA

Bashkëshortja e presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad, ka folur për herë të parë që pas nisjes së trazirave në mars. Në një email me fjalë të përzgjedhura me kujdes, Asma Assad duket se ofron mbështetje të plotë për të shoqin dhe forcat e sigurisë, që po shtypin opozitën.

“Presidenti është president i Sirisë, jo i një fraksioni të sirianëve, dhe Zonja e Parë e mbështet atë në rolin e tij,” i tha ajo ‘The Times’.

“Këto ditë ajo është angazhuar në mënyrë të barabartë për të mbyllur hendeqet dhe inkurajimin e dialogut. Ajo po dëgjon dhe po ngushëllon familjet e viktimave”.

Gazeta kishte kërkuar të dinte se ç’mendonte një grua e edukuar, e rritur në Britaninë liberale dhe me një histori të gjatë bamirësish, për vrasjet, torturat dhe burgosjet e mijërave. Por deklarata e saj se ajo po ngushëllon familjet e viktimave ka tërbuar aktivistët e opozitës dhe ekspertët e Sirisë. Ata thonë se një sjellje e tillë prej struci është zhgënjyese.

Asma, e cila ka dyshtetësi, britanike dhe siriane, është edukuar në shkollën Church of England përpara se të shkonte në një kolegj vajzash Queen’s College. Pastaj shkoi në King’s College London dhe mori diplomë në shkenca kompjuterike dhe literaturë franceze. Pas diplomimit u punësua në Deutsche Bank. Vogue e cilësonte atë si ‘Zonjën e Parë më të freskët dhe më magnetike’. Kurse Elle thotë se ajo është ‘gruaja që vishet më me shije në politikë’.

Në një tjetër zhvillim, Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka premtuar se do ndihmohen forcat e opozitës për të rrëzuar regjimin në Siri. Ndërkohë në Gjermani arrestuar dy persona, që dyshohet se janë spiunë të regjimit të Assad. Ata kishin në qendër të punës së tyre kundërshtarët e Assad në Gjermani.

4 komente në “Zonja e Parë flet dhe zhgënjen”

  1. salistalin says:

    Pa te pyesim njehere Lirien te shome njehere ca do te thote.

  2. Ramy says:

    hajt ne koke te lirise

  3. levko says:

    Po c na i nxirni ne foto keta talibanet e Sirise neve nuk na duhen keta, sepse kete lloj surrati si ky al Bashari e kemi ketu ne Shqiperi i quajtur krimineli sali.

  4. RUBIKU says:

    Nje surrat kane diktatoret.Demagogji,para ne llogari te fshehta jashte vendit ku qeverisin,grate..elegante qe merren me shoqata bamirese dhe justifikojne veprimet e bashkeshortit,njerez qe vrasin dhe ngushellojne familjet e te vrarve.A mendoni se ky model eshte aktualisht tek ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje