Gjykata lë në burg biznesmenin pasi dyshohet se vrau gruan, por liron Prendin që vrau protestuesin!

24 Shkurt 2012, 13:40Politika TEMA
Gjykata lë në burg biznesmenin pasi dyshohet se vrau gruan, por liron

Ndrea Prendi me pistolete ne dore me 21 janar

Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë biznesmenin, Ilia Basho, se vrau bashkëshorten e tij duke përdorur vrasës me pagesë. Provat janë të pakta, por gjithsesi rrëfimet dhe dëshmitë kanë mjaftuar për ta prangosur biznesmenin. Sot Gjykata e Tiranës e ka lënë Bashon në burg si masë sigurie. Eleni Basho u vra në Shkozë, teksa kthehej në shtëpi pas pune në laboratorin e saj të farmacisë. Përtej këtij lajmi, po atë ditë kur u arrestua Basho, Gjykata e Apelit, pasi ndërroi trupin gjykues me urdhër politik, vendosi që të linte përsëri në arrest shtëpie kryekomandantin e Gardës, Ndrea Prendi, që akuzohet për vrasjen me dashje të protestuesit Faik Myrtaj. Edhe pse prokuroria shprehet se provat janë shkencore të siguruara nga ana e FBI-së, gjykata nuk është shumë e bindur si në rastin e Ilia Bashos për ta mbajtur në burg Prendin! Të lind pyetja, çfarë po ndodh me drejtësinë dhe politikën në Shqipëri? Ku po e çon vendin qeveria me këtë mënyrë drejtimi dhe ndërhyrjeje, ku gjykata bën edhe policinë, edhe prokurorinë, edhe policinë gjyqësore edhe gjykimin…?!

AMA NEWS

14 komente në “Gjykata lë në burg biznesmenin pasi dyshohet se vrau gruan, por liron Prendin që vrau protestuesin!”

  1. shkodrani ne mergim says:

    kisha nje parandjeje se kjo do te ndodhte,edhe ne nje bisede me nej shok qe kisha e shpreha kete gje.kjo eshte drejtesia shqiptare.te habit fakti sepse ky dyshohet,pra nuk ka nje prove bindese,gjykate e le ne arrest ne burg dhe jo psh arrest shtepie ose ta lirote me nje garanci pasurore dhe bllokim pashaporte.kurse ne rastin e ndreut,gjykata kishte nje prove ose disa munndesira me teper,si ekspertiza e fbi,marrja e pistoletes nga ana e tij apo deshmi te rreme te dhena nga ana e ndreut i cili ka genjyer disa here etj etj ,por gjykata e la me arrest shtepie.hajde merre vesh se cfare ndodh me gjykatat tona.gjithashtu me ben pershtypje se pse prokuria nuk merret edhe me ortakun e tij i cili ka pasur (simbas gazetave)per ti dhene nje shume te konsiderueshme eurosh me ndarjen si ortake,ndoshta ai ka shfrytezuar kete lidhje qe ilia ka pasur kontraditka me gruan si dhe nje lidhje me nje tjeter,ka paguar nje person tjeter te kryeje vrasjen me qellim per te mos dhene eurot pjese pjese qe ka pasur per ti dhene si dhe duke eliminuar nje konkurrent ne biznes.pra ai mund te kete shfrytezuar percarjen mes ciftit,lidhjen e ilias me nje femer tjeter dhe mund te kete menduar qe policia apo prokuria mund te shprehte dyshime jo mbi te por mbi ilian si vrases i gruas se tij.nuk e perjashtoj edhe ilian ne kete krim por prokuria nuk mund te perqendrohet ne kete piste vetem,por duhet ta hape pisten e dyshimit edhe me teper.

    1. sorge says:

      Mire,qe me nje te dyshuar e arrestojne tjetrin,po KETA GJYKATES,QE HAPUR FARE NUK PERFILLIN PROVAT SHKENCORE TE FBI-se PER PRENDIN,SE KA VRARE DY PROTESTUES!!! ,PSE NUK I MARRIN TE PANDEHUR???GJYKATESIT E KANE SABOTUAR DREJTESINE SHQIPTARE,AQ SA SHTETI NUK EKZISTON ME!!!NE SHQIPERI,ketej e tutje GJAKMARRJA DO MARRE DHENE,se ne vend te drejtesise do te vendose VET -GJYQESIA!!!KRIMI I DUHET BERISHES PERR TE MBAJTUR NEN TERROR POPULLIN!!!NGRIHU ENVER,SE NA HENGRI ISH KOMUNISTI JOT ME GJITHE LECKA!!!

  2. Vlora says:

    ne drejtesin shqiptare duhet “QILIZEM”(cdo gje te permbyset)

    1. hasan says:

      Nuk duhet ne drejtesine shqiptare qilizma,jo.Gjetke duhet qilizma.Qilizma duhet ne politike.Pastaj drejtesia e mbledh vete bishtin.Po nuk u qerua kjo klase politike kurre nuk ka per te patur drejtesi ne Shqiperi.

  3. tomori i beratit says:

    Nuk me çudit aspak fakti per keto qe po ndodhin me gjykatat Shqipetare qe me te vertet nuk jane skandaloze por jane te LLAHTARSHME.Gjykatat shqiptare i mori lumi qe kur erdhi pd ne pushtet,Me aresyetimin banal se kane punuar ne kohen e ppsh u hoqen dhe u flaken rugeve pa asnji motiv serioz profesor,specialist,akademik,shkenctar ne fushen e juridiksionit dhe u zevendesuan me gjasme “te persekutuar” keshtu nje dite te bukur maji nje agranom,veterinier,magazinier,kuzhinier,mbas nje kursi 6 mujor te plepat kurs per jurist qe ne fakt ishte kurs per tu profesionalizuar si HAJDUT keta njerez gjysem alabak u vune ne krye te gjykatave.Pastaj me kohe te pershpejtuar u bene jurist duke blere apo fallsifikuar nje palo diplome juridiku edhe shume fytyra te pista,njerez kriminel,karierist,militant,mitingash,sahanlepires,njerez pa moral e dinjitet.U mbush Tirana me jurist tropojan.Tropoja dhe veriu ka me shume jurist sesa e gjith shqiperia.Keta bandit de fakto jane ne krye te gjyqesorit duke bere skandale gjyqesore spektakolare qe nuk behen as ne angola burundi e somali.Pra Shqiperia duhet te ndryshoje se eshte bere TURPI DHE NJOLLA E ZEZE E EUROPES.POR veç nje gje duhet ta dine keta bandit(NUK MUND TU THEM GJYQTAR).PER JU NESER DO TE JETE TEPER VONE.Do te behet edhe Shqiperia Europ ku LIGJI ESHTE NJELLOJ PER TE GJITHE.Mbaheni veth ne vesh o te mjere.

  4. Fatmir says:

    Një shokun tim, nga një familje e varfër, e kapën me pak ashash, e dënuan 10 vjet. Kurse Bosat e drogës, që kanë lidhje me politikanët, nuk i prek njerri me dorë. Tani Prendi, dihet që ka mbështetjen e politikanëve, e në veçanti atë të Saliut. Kurse biznesmeni, po ka lekë, do ta kaloj me ca vite burgë, e do dali, po të ishte i varfër, do kalbej në burgë për tërë jetën, e po ka miqësi me tipat, do dali i pafajshëm, do e mbyllin historinë, me një vdekje aksidentale, si ata që dalin për gjahë, apo fluturojnë në ajër, nga Alienët!

  5. ALBAN DEGA says:

    “DESHMORET E KOMBIT” DHE EKZEKUTORET E KOMBIT !

    Shqiptaret e nenes dhe “shiftaret” e njerkes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Degjuam kryeministrin e kryeparlamentaren, hajnat qeveritare e telallet e paguar te tyre te quajne heronj ekzekutoret e popullit te revoltuar me ose pa uniforme.

    Nuk pame asnjerin prej tyre bile as ministrin e Shendetesise te krye- hajnit te kapur ne flagrance Ilir Meta te vizitonte as protestuesit e as ekzekutuesit e tyre ne spital.

    Degjuam e pame me syte tane ngazellim, tone triumfatore, “ nga fitorja ne fitorje” kunder armikut te kllases” ne zerat e kryeministrit e bandes se tij vrastare.

    Nuk pame e as nuk degjuam per asnje cast trishtim apo pendim per ekzekutimin e qyetereve te vet me urdherat e tyre vrastare. Pse!?

    Pame kryeparlamentaren Jozefina Topalli te veshur me te zeza tamam si ish “Pantera e Zeze” e ish- diktatures Nexhmije Hoxha.

    E degjuam edhe tu jepte keshilla nenave shqiptare te mbronin femijet e tyre nga Edi Rama.

    Nuk degjuam asnje fjale ngushellimi per mbi kater nena te lena veja e mbi dhjete femije shqiptare , perfshi nje bebe disamuajshe te lene jetim nga urdherat per ekzekutimin e prinderve te pafajshem te tyre nga bosi i saj e i Mafias shqiptare te korrupsionit.

    Pame kater vellezer shqiptare te nje gjkau e te nje gjuhe te keputen, te shuhen, te fiken nga plumbat e leshuar me urdherin e atij qe ka per detyre paresore mbrojtjen e lirive e te drejtave te tyre njerezore. U mori kryelirine dhe krye te drejten njerezore te tyre , ate te jetes ne emer te karrikes se tij qe e ripergjaku ne syte e mbare Botes.

    Degjuam pallavrat e rrenat e tij express se do te zbatonte vetem ligjin me cdo cmim e me cdo kusht.

    Pame ashiqare qe zbatoi ligjin e denimit me vdekje dhe te ekzekutimit flagrant pa gjyq e ne syte e gjithe Botes, te ndaluar me ligj ne Shqiperi e krejt Evropen demokratike . Kryeministri ekzekuton qytetaret e lire shqiptare ne rrugen e lirise e demokracise me thirjjet “liri demorkaci” ne goje.

    Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per here te pare ne historine e Shqiperise shkruhen me gjak emrat e kater deshmoreve te rinj te kombit. U vrane nga bunkeret e selise se qeverise me urdherin e kryetarit te Qevezise! U ekzekutuan nga faqja e zeze e Shqiperise!

    ” Deshmoreve te Kombit ” do tu shtohet nje lapidar, nje monument i deshmoreve te kombit te vrare nga ekzekutoret e kombit, nga turpi i kombit !

    SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 23 JANAR 2011, DY DITE PAS 21 JANARIT TRAGJIK

    1. *king says:

      Ajo plaka ne foton e pare djathtas, po tenton te eliminoj gardistin me thiken e saj me helm.

      Ajo eshte falange e stervitur dhe e paguar e pucit tuaj.

  6. i pashpresi says:

    ky ndoshta eshte edhe i pafajshem,por kujt i rruhet.

  7. Horri i bulevardit says:

    Te kesh mbeshtetjen e Sali Berishes, eshte njesoj sikur ke le me kemishe.
    Se tha kot ai ambasadori amerikan, qe Berisha mbasi vrau kater protestues dhe nja treqind i coi ne kahsaphane, tha se Sali Berisha eshte burr shteti, ka pas te drejt, se Berisha i tha Nreas, vriti qenat pucista, se sa te jem une ketu ne kete karrike, ska zot qe te ben gje dhe Nrea vrau e rrafi sa i desh qejfi, doli me sy te nxirr nga boja e dizenjatores ne televizion dhe sot rri rehat nen mbrojtjen e buuuurit Sali Rom Gabel Berisha.
    Po sikur Saliu te shkoje ne te semes, a e ke menduar o rrites derrash, se cdo te ndodhi me ty o Nre, po sikur ndonji nga ata te afermit qe u vrane, ti shkrepi me ta kaleru ate nonen dhe ta japi ndonji batare atje me gjith familje, a e ke menu o Nre?, vetem ne qofte se do nderrojsh venin me Lirijen dhe do flesh me Salen, aty po qe ste kap plumbi Nre.

  8. f puka says:

    ne politik dhe ne drejtesi duhet te vijne njeres te rinje fytyra te pa njollosura

  9. Krimi eshte njesoj,por ne kete rast vetem me nje ndryshim,PRENDI ESHTE TALEBAN,DHE TALEBANET NE SHQIPERI MBROHEN NGA SHTETI.

  10. Topallesha says:

    Ndryshimi eshte shume i madh.Ndrea Prendi dyshohet se ka vrare me doren e tij Faik Myrtajn ndersa Ilia Basho dyshohet se ka paguar te tjeret te bejne vrasjen.

  11. tironci says:

    kjo eshte fytyra e vertet se si i ka katandisur TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE sali berisha gjykata SHQIPTARE ..
    POSHTE QEVERIA FASHISTE E sali berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje