Stefanoviç: Ditët më të vështira të jetës sime

25 Shkurt 2012, 11:35Rajoni TEMA

“Këto ishin ditët më të vështira në jetën time, por pritja, tensioni, negativiteti dhe jokonstruktiviteti i palës tjetër u shpaguan, sepse ekipet negociatore të Beogradit dhe Prishtinës arritën marrëveshjen që vërteton asimetriken e Prishtinës, e ruan Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pozicionin tonë kushtetues dhe kombëtar”.

Kështu është shprehur shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic pas takimit maratonik ku u arritën dy marrëveshje Kosovë-Serbi.

Kur është fjala te menaxhimi i integruar i kufijve, Stefanovic thotë se fjala është për një letër teknike, që ka të bëjmë definimin e elementeve dhe detajeve që lidhen me “pikëkalimet e përbashkëta”.

Ai mendon se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të pranueshme për të gjithë qytetarët e Serbisë, “përfshirë edhe për serbët në veri të Kosovës”.

Stefanovic thotë se barrikadat duhet t’i heqin vetë qytetarët serbë, meqë nuk kanë nevojë më për to.

“Këto barrikada janë magnet për probleme dhe keqpërdorime të Prishtinës. Këto zgjidhje nuk e prejudikojnë statusin, nuk krijojnë kufi shtetëror, e në anën tjetër mundësojnë normalizimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka deklaruar Stefanovic./Zeri

6 komente në “Stefanoviç: Ditët më të vështira të jetës sime”

  1. Ramy says:

    edhe serbet edhe kosovaret thone qe kemi fituar
    kam parasysh thaqi dhe tadiq
    mund te dalish barazim po te dy nuk fitojne
    vetem njeri fiton
    kush ka fituar? une nuk e di .

    1. B-52 says:

      Ka fituar Serbia, e cila eshte nje hap me afer qe te pranohet ne BE, ka fituar edhe Kosova sepse Serbia ka bere hapin e pare drejt njohjes se saj.

      Problemi eshte i thjeshte, pa njohur Kosoven Serbia nuk pranohet ne Bashkimin Europian dhe Kosova pa njohjen e Serbise nuk mund qe te behet anetare e OKB dhe shtet 100% i pavarur. Me kete marveshje jane bere hapat e pare, qe sjellin keto vende me afer zgjidhjes se ketij problemi.

  2. sa pa te informuar jeni,si ka mundesi ketu te fitoj kosova.ketu kosova humb,sepese,nuk po bisedohet ne menyr reciproke,por po bisedohet nje shtet sovran serbia,dhe kosova qe ka shpall pavaresin me mbikqyrje nderkombetare,e pa antaresuar ne OKB,pra po bisedohet per kosoven por jo per serbin,duke bisedu per kosoven ,serbies i mundesohet te jet kandidat per EU,dhe tjetera ne vend se te bisedohet per serbin duke forcu kosoven,si viktim 100 vjeqare e nje politike shoveniste,dhe duke e bere serbin te vetedijeshme se pa denacifikimin e popullit serb nuk mundet te perfitoj prej EUse.dhe pa paguar per demin qe shkaketoi popujve ballkanas,pa i kerkuar falje popullit shqipetar.pa e njoftun kosoven si shtet etjetj,ksaj nuk duhet lejuar te perfitoj nge EU,por ketu evropa po derdh benzin prap ne trojet shqipetare,e nje eka te sigurt se vlerat qe don ti arri ne gjith kontinentin me shqipetar te ndar e te varfer,ka per te paguar shtrejt europa me keto gabnime te qellimsheme qe po i ben ne politiken e vet karshi shqipetareve.por ketu poi bejn shum hyzmet edhe poltika kosovare dhe ajo e sali berishoviqiti.rroft ALENCA KUQ E ZI,dhe VETEVENDOSJA.kto kasta qe jan te instaluar ne krye te shqipetareve qe ketu e 20 vite ju ka ardh koha qe te marrin pergjegjesin per te berat e demshme trojeve shqipetare,

  3. Shkupi says:

    Rrofte SHBA-ja,Stefanoviqi eshte shume i vogel per Hashim Thacin.

  4. bislim says:

    shum bukur. po arkton. artist i vertet.

  5. ALBAN-DARDANI says:

    –Disa opinionis, kan mendimin se rezultati i bisedimeve
    SERBI–KOSOV ka perfunduar i barazpeshuar ,me shifra mund ta shrehej psh; 1–1 Si fillim nuk do ish keq.

    Por thuhet se kosoves i jane vene kushte e kufizime te cilat cenojn lirin e pavarsin, qe tek ndryshimii emrit, nga Kosov ne Kosovo etjer.
    — Nga menyra donkishoteske, ky problem arsyetohet, se arsyeja e mos arsyes, qe i behet arsyes pranimit,eshte se me arsye eshte pranuar arsyeja e ndryshimit dhe kthimit prapa.
    — PRA REZULTATI NA QENKA;1 HER KA FITUAR SERBIA -1 HER KA HUMB KOSOVA.
    DUKET SI 1 me 1, POR NE FAKT FITON SERBIJA ,DY ME ZERO (2–0)!!??..

    Pershendetje..,kini mendjen.. nga ALBAN DARDANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje