Opozita kërkon shfuqizimin e moratoriumit për mjetet lundruese

9 Mars 2012, 11:41Politika TEMA

Mazhoranca ka dërguar në Kuvend një projektligj për dhënien me koncesion të porteve turistike. Duket një çudi shqiptare kjo që të japësh me koncesion portet në një kohë që me ligj janë të ndaluara mjetet lundruese. Një moratorium që hyri në fuqi kur Berisha erdhi në pushtet vijon të jetë akoma në fuqi. Deputeti i PS, Artan Gaçi thotë se të japësh me koncesion portet pa shfuqizuar moratoriumin është njësoj si të ndërtoje parkingje nëntokësore para viteve ’90 në Shqipëri.

Për këtë arsye opozita ka vendosur që të depozitojë një nisëm për shfuqizimin e këtij moratoriumi, i cili u zgjat me një vendim të marrë në vitin 2010.

“Në kushtet e pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime e pasaporta biometrike, liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptare, si dhe identifikimit elektronik e digjital në pikat e kalimit kufitar, mundësia e lëvizjeve klandestine është thuajse zeruar. Ndërkohë që moratoriumi ka rezultuar i dështuar në parandalimin e trafikut të narkotikëve të cilën e vërtetojnë mjetet që transportojnë këto lëndë e që vazhdojnë të kapen nga policia bregdetare e shtetit fqinj, Itali. Në këto kushte ky ligj e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës lidhur me mjetet lundruese si portet, pontilet, barkat me vendet e tregtimit dhe riparimit të tyre, shkollat nautike etj. Ky ligj po i bën një dëm të madh ekonomisë në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Duke iu shtuar prapambetjes të trashëguar nga sistemi komunist ky moratorium e ka thelluar edhe me tej pozicionin e turpshëm të Shqipërisë në fushën e infrastrukturës turistike detare krahasuar me fqinjët  Kroaci, Mal i Zi e Greqi. Në këto kushte, jo vetëm që amendimi total i këtij ligji është i domosdoshëm, por nevojiten politika urgjente nxitëse e inkurajuese për këtë treg shumë të rëndësishëm për të ardhmen turistike dhe ekonomike të Shqipërisë,” argumenton deputeti i PS, Gaçi.

8 komente në “Opozita kërkon shfuqizimin e moratoriumit për mjetet lundruese”

  1. armand says:

    Dihet qe nje ligj i tille u aprovua thjesht per te mbajtur te bllokuar turizmin ne Shqiperi.Ishte dhe eshte vazhdim i politikes antishqiptare te ndjekur nga antishqiptari Berisha me kompani.Me nje gur vrau 2 zogj.Me ate ligj FAMILJA e zhduku konkurencen e gomoneve ne trafikimin e lendeve narkotike dhe i hyri vete biznesit me anije tregetare.

  2. Marko Bocari says:

    e pra se vjen vera dhe na ngelen ne breg te detit keta opozitaret,i roft qe kan miliona …kur si shfrytezon per te ber jet …ci do…

  3. Shoku i Aureles says:

    Mero. dje te shkruajta se do fitonte kompania turke ne garen per projektin e tiranes.. sot kompania turke eshte nje nga dy kompanite e mbetura ne gare dhe qe do votohet ne keshillin bashkiak te tiranes, sepse grupi Calik i dha gruas se bashes te gjithe parate e marketingut te kompanive te tij ne shqiperi. Shokut Luli si pelqen me hashashi hollandez do nargjilen turke

    1. AY says:

      Zoti Mero. Mendoj se lajmi qe po jep “shoku i aureles” eshte alarmues dhe meriton nje hetim me te thelle. Njerezit duhet te dine. Ky kriminel Lulja perfiton shume nga mosdija e qytetareve te thejshte.

  4. shqiptar says:

    ky ligj eshte anti shqiptar.kuptohet.po tani qe shqiptaret nuk kane nevoje per viza perse nuk e heqin.thjesht per shume menyra.te mos zhvillohet turizmi.edhe ata pak te huaj qe vine ne shqiperi mos te vine fare.po te shkojne greqi mal te zi.shqiptarve qe kane varka te vogla tu nxine jeten mos te perfitojne nga deti i tyre.po vetem deti yne eshte per italian grek serb etj.cfrae turpi te jesh gjeogrfikisht ne europe edhe mos te futesh dot ne det ne vendin tend sepse nuk do greku edhe serbi.ska me turp nuk ka qene ndonjhere shqiperia kaq poshte.ka shtete veriore qe e kane enderr adriatikun edhe ne qe e kemi tonin nuk e perdorim se sduan komsinjte per perendimoret aa pika u rente me gjithe kete shtet leshi.

  5. Emigranti says:

    Nuk mund te hiqet moratoriumi se fuqizohet Vlora, dhe kjo le pagjume Saliun.

  6. salah says:

    Problemi është se shumë shqiptarë të shkojnë pa një regjistrim skaf, nuk kanë asnjë ide, pa respekt notonin në anarki totale. Vetëm në Shqipëri ka diçka.”Port Germane” – Currila/Durres nuk ka probleme dhe të lejojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje