INTERVISTA/ Topi: Berishën do e marr përdore për t’i treguar si është konfiguruar Tirana

13 Mars 2012, 22:19Politika TEMA

Intervistë e Presidentit Topi për emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta në Televizionin “Vizion +”. Topi i përgjigjet deklaratave të Berishës se edhe vëllai i presidentit voton për të duke thënë: “Stop! Mos u fut më tej tek familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve! Pra, kjo është sjellja më e shëmtuar që është patjetër një inerci e dukshme jo thjesht e një mentaliteti komunist, por edhe e një njeriu të lidhur shpirtërisht me komunizmin, i cili në mënyrë shumë të suksesshme”

 

 

Është kënaqësi për mua dhe për hir të së vërtetës, do të duhej menjëherë t’ju bëj një pyetje që më ka bërë përshtypje në raport me performancën tuaj. Ju keni qenë një President Republike i kujdesshëm. I vetmi që ka shprehur që heshtja mund të konsiderohet presidenciale dhe është një heshtje që flet. Sa herë ka ndodhur kështu, unë për vete, përpara televizorit kam thënë: Pse nuk flet tani? Mirëpo sikur të punonte Presidenca sipas dëshirave të çdo individi, ajo do kishte qenë shumë problematike. Sidoqoftë zoti President, ju në fund fare, folët, folët hapur, folët fort. Mund të them bile që thanë, disa njerëz patën dhe një kështu që ‘më në fund!’. Pse tani?

 

Unë besoj që nuk është rasti i vetëm, por mesa duket, publikut i bën përshtypje ndonjë deklaratë që konsiderohet e fortë, por edhe pak e ashpër. Ndoshta, nuk ka qenë në natyrën time dhe nuk është në natyrën time, që t’i trajtoj deklaratat me ashpërsi, sepse sikurse dihet, sikurse thatë dhe ju, Institucioni i Presidentit është një institucion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nëse janë të djathtë, janë të majtë, janë të qendrës, pavarësisht nëse dikush ka alergji për politikën, por unë i përfaqësoj të gjithë. Është ndërtuar në mënyrë të tillë Kushtetuta që Presidenti i përfaqëson të gjithë. Kjo është arsyeja që kur largohet nga partia, jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet.

 

Më vjen mirë që kjo gjen një mbështetje. Më duket kaq e sofistikuar kjo, që të largohesh nga partia, të japësh dorëheqjen në një vend militantesk e problematik, siç është Shqipëria. Aq e vërtetë është kjo, zoti President i Republikës, sa, pikërisht nga partia juaj janë gjashtë funksionarë publikë të shtetit shqiptar që marrin rrogën praktikisht që kanë një agjendë të hapur, fare-fare pa u fshehur, që merren sistematikisht dhe ju sulmojnë fort, çka në vetvete, le të themi e vendos atë që sapo thatë në një dritë tjetër. Disa prej tyre … po…

 

Unë mendoj që ndonjë hall të madh duhet të kenë, sepse unë, përveç të tjerave, kam një të kaluar nga bota akademike. Kështu që jam marrë edhe me teorinë e dominantit. Kur në psiqikën e njeriut krijohet një dominant i caktuar, atëherë pa e kuptuar edhe ata vetë, fillojnë të merren pikërisht me dominantin. U takon atyre ta thonë nëse  përbën ndonjë dominant apo jo. Unë jam i bindur në këtë lloj përcaktimi.

 

Është kërkuar hapur kohët e fundit, në një mënyrë jo elegante, të gjithë e dinë që ju do ta mbaroni mandatin në kohën e duhur. Por tanimë kërkohet për t’ju vendosur në një pozicion të vështirë dhe për të shkaktuar dominant tek ju, kërkojnë dorëheqjen tuaj. Ju e keni thënë në një nga intervistat e shkruara kohët e fundit hapur që do të mbaroni mandatin plotësisht, por në fakt, çfarë ndjesie ju jep kjo, të qenit nën një atak të vazhdueshëm në raport me këta elementë, ndërmjet të tjerash.

 

Absolutisht asnjë lloj efekti. Pra, kur shkon në atë pozicion, pikë së pari duhet të largohesh nga emocionet. Duhet të bësh një punë shumë profesionale që konturohet nga Kushtetuta. Pastaj, natyrisht unë jam një njeri, i cili patjetër ndikohet nga publiku. Unë do u bëja pikërisht këtë apel, që drejtojuni sondazheve publike, për të parë se sa zëra të izoluar janë këta, që kërkojnë pikërisht këtë gjë. Kjo shihet në të gjitha sondazhet, unë dëshiroj të dal pak nga modestia, pikërisht për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendojnë. Ju shikoni, unë nuk dëshiroj të flas sot për sondazhet që bëjnë të tjerët, s’i bëj unë.

 

Zoti President, festimet e Besëlidhjes dhe në fakt për hir të së vërtetës, festimet në vetvete, tregojnë edhe kulturën dhe finesën dhe elegancën e një kombi. Fjala vjen, Italia i zgjidhi në mënyrën më madhështore të mundshme festimet e 150-vjetorit. Kishte vetëpërmbajtje, elegancë, një organizim i shkëlqyer, skrupuloz. Njerëzit u gëzuan, pa anashkaluar ose pa e përdorur edhe atë, le të themi, për të thënë që ‘topi është i imi’ dhe në këtë rast kam …

 

Kam qenë pjesë e atyre festimeve dhe jam dakord absolutisht me ju, por sikurse di edhe këtë që Presidentit Napolitano, protokollin s’ia kishte bërë Kryetari i Bashkisë së Romës. Pra, 2 marsi i vitit 1444 është një datë shumë historike për shqiptarët, që lidhet me Skënderbeun, por lidhet dhe me një mision përbashkues, në një kohë kur princat shqiptarë ishin të ndarë dhe me shumë probleme. Dhe kjo datë meritonte pikërisht këtë simbolikë përbashkimi, ku aty duhet të ishin të gjithë, duhet të ishin jo thjesht për të qenë formalisht të pranishëm, por për të dhënë një mesazh publik, që jemi të gjithë së bashku, jemi së bashku për të vlerësuar që e ardhmja e Shqipërisë bëhet jo në mënyrë të izoluar, por bëhet së bashku, nga të gjitha faktorët.

 

Ngjarja që ndodhi, nga mënyra se si u zhvillua ngjarja, ju nuk u lejuat që të flisnit ose të paktën nuk u programua, u tha në fund, u thanë disa të vërteta, disa versione le të themi të të vërtetës, ju nuk ishit prezent. Pastaj Presidenca doli me një dokument që shpjegonte, le të themi, ngjarjen. Po ju vetë zoti Topi, nuk folët. Unë jam shumë kurioz, në një ballafaqim të fortë kur dikush ju quan gënjeshtar, ju vetë nuk keni shtysën të dilni personalisht dhe të thoni: ‘Ngjarja ndodhi 1,2,3,4, ky është versioni im i së vërtetës’?

 

Kurrë nuk do ta ulja pozicionin e Kreut të Shtetit për t’u marrë me zëra që, s’dëshiroj tani t’i bëj asnjë lloj etiketimi, por që publiku i vlerëson vetë. Unë bëra detyrën time, duke i cuar mesazhin shqiptarëve, e bërë nga Salla ‘Skënderbej’ e Institucionit të Presidencës, ndërkohë që ai fjalim mund të mbahej, edhe duhej të mbahej, pikërisht atje ku ishte simbolika, në Lezhë. Ndërsa pjesën e protokollit, patjetër që e trajton dikush tjetër. Unë dëshiroj t’i shfaqësoj ata që janë marrë me Protokollin e Shtetit, sepse janë djem jashtëzakonisht të mirë, janë profesionistë, por në një orkestër, sigurisht që orkestrimin e fillon dhe e përfundon dirigjenti, pavarësisht nëse ajo lojë e atyre veglave të orkestrës, përfundoi e stonuar. Gjithsesi, unë dëshiroj të them që, aty ku marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit, duke filluar me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin e me radhë, pavarësisht që organizimi bëhet nga një bashki e caktuar, patjetër këtu futet në lojë Protokolli i Shtetit. Dhe loja me protokollin pastaj ishte loja për të fshehur qëllimin real të realizimit të asaj skene. që kurrsesi nuk kishte elementë përbashkimi, por për fat të keq, ndarjeje.

 

Kam një pyetje të shkurtër, për një përgjigje hipotetike, të shkurtër, ndoshta edhe reale. Zoti Topi, nuk ju shkoi në mendje në metrat e fundit të udhëtimit me veturë ose në kthim, që ju si Kreu i Shtetit, si President i Republikës, pavarësisht nga ajo që ndodhi me Kryetarin e Bashkisë apo dhe me Protokollin e Shtetit, ju të shkonit atje dhe të flisnit fjalimin tuaj. Do të kishte ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, por nuk mund besoj që t’ju ndiqnit që andej dhe t’ju thonin: ‘Mos u futni këtu se ju nuk jeni për të tilla…’

 

Jo, jo. Ju nuk jeni informuar mirë, unë nuk kam dalë nga zyra. Natyrisht që janë kthyer pjesa mbështetëse e Institucionit të Presidentit. Unë natyrisht isha bërë gati për t’u nisur. Unë nuk mendoj që meriton më shumë të trajtohet kjo pjesë, se sa ajo që ka ndodhur. Dhe ajo që ka ndodhur sot është mëse e qartë, me përjashtim të atyre që i bëjnë shërbim një politike të caktuar, që sigurisht nuk është politika e bashkimit. Unë besoj që për pjesën tjetër, për shqiptarët gjithçka është e qartë.

 

Ne përmendëm përpara pak minutash, faktin që juve për t’u bërë President i Republikës, ju është dashur që të jepni dorëheqjen nga Partia Demokratike, sepse kjo është procedura që zhvillohet. Në fakt, ky është edhe morali zakonisht, siç ndodh, por sipas standardeve të sotme të diskutimit brenda Partisë Demokratike dhe për hir të së vërtetës, brenda çdo lloj partie, zoti Topi a e keni tradhtuar ju Partinë Demokratike siç e thotë dhe e thotë dikush vazhdimisht?

 

Unë mendoj që një personalitet i medias dhe i botës së spektaklit, sikurse jeni ju, duhet të patjetër të rikthejë në vëmendje gjithë retrospektivën, të gjithë historikun e marrëdhënieve. Në prillin e vitit 2008, kur ende nuk kisha mbushur gjashtë muaj në atë pozicion, menjëherë filluan të artikulohen zëra se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm. Pikërisht në prillin e vitit 2008 ka pasur një marrëveshje, e cila sot konsiderohet nga analistët, edhe nga vetë politika, si një marrëveshje jo e ndershme e bërë nga kryetari i mazhorancës dhe nga kryetari i opozitës për ndryshime të forta kushtetuese, pa u konsultuar, pa e bërë debat me konstitucionalistë, por për hir të interesave personale të pushtetit të secilit. Secili mendonte se do të kishte të gjitha pushtetet e mundshme. Natyrisht në një marrëveshje jo të ndershme, dikush doli me të gjitha pushtetet dhe dikush i humbi të gjitha pushtetet. Presidenti, si Kryetar i Shtetit, patjetër edhe si garant i interesave të publikut, e bëri në kohë të ditur atë fenomen që po ndodhte, dhe sot, pas kaq vitesh, patjetër që vërtetohet plotësisht ajo që unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them. Dhe nuk është aspak e vërtetë që erdhi ky moment për të folur. Unë kam folur në mënyrë konstante. Natyrisht për t’u diferencuar nga të tjerët, që kanë folur ashpër, por në substancë apeli im ka qenë i qartë.

 

Pra, ne jemi ballkanikë, jemi edhe mesdhetarë dhe herë pas here kemi një dobësi për melodramën apo jo?

 

Natyrisht, lidhet me traditën, por unë besoj se ne jetojmë sot në një moment kur Shqipëria është vend i NATO-s, kur Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e Evropës, kur standardet e vjetra ballkanike nuk kanë pse na tërheqin. Ne patjetër duhet të orinentohemi drejt Evropës së civilizuar.

 

Për pak çaste dua t’i jap vlerën që ka, jo domosdoshmërisht shumë më të madhe, një shkëmbimi jo vetëm batutash. Është një shkëmbim doktrinash, është një përballje për të treguar fuqi, natyrisht mes Ekzekutivit dhe Institucionit të Presidentit të Republikës, në rastin konkret midis Kryeministrit Berisha, i cili sot paradite, në një orë të caktuar, kam përshtypjen se ishte 11.39 kur isha përballë mikrofonit dhe e pashë, hodhi një kunj nga ato që atij i pëlqejnë shumë, madje zgjoi edhe shumë të qeshura kam përshtypjen në qeveri. Me sa duket ata kënaqen shumë nga sensi i humorit në raport me fate njerëzish dhe familjarësh. Ai na tha në raport me pronën, por përpara dua t’ju pyes dhe do ta lidh kështu. Përpara disa kohësh ai tha se “Bamiri ka një hall dhe Flamuri, vëllai i vet, doktori i famshëm, do të votonte për mua.” Nuk mund ta thotë, duke e njohur zotin Kryeministër, këtë fare kot dhe rastësisht, jo aq emocionale. A ka një gjë që është diskutuar edhe mes vëllezërve Topi që ka lidhje edhe me pronën, që zgjon një kuriozitet për ta qartësuar, por unë, po të isha në vendin tuaj, do të flisja me ton tani?

 

Jo! Unë nga kjo studio e nderuar, do t’i bëja prapë një apel, një apel që ai me siguri s’do ta dëgjojë: Që në gazetën “Rilindja Demokratike”, aty ku për pesë numra rresht janë hedhur shpifje pa kufi, jo thjesht për Presidentin, po për familjen, ku bën pjesë edhe im vëlla, shumë i nderuar, të ketë kurajon të hapë e t’i japë hapësirë në faqen e parë të gazetës “Rilindja Demokratike” pikërisht për sqarimin me autor Flamur Topin dhe familjarët e tij, ku i nderuari vëllai im, i cili është personazh publik, i ka bërë një analizë reale, shkencore të gjitha atyre shpifjeve, që vinin pikërisht nga ajo gazetë dhe të vëna në gojën e një të moshuare, besoj të luajtur mendsh, do të thoja, më falni që unë e përdor këtë term sot, e cila, në moshën nëntëdhjetë e katër vjeçare kishte falsifikuar një dokument, që po t’i referohemi atij dokumenti, ajo sot duhet të ishte njëqind e gjashtëdhjetë e pesë vjeçare. Dhe kur një gazetë e nderuar do të thoja, që është gazetë e një partie historike sikurse është Partia Demokratike, vendos e bëhet “Parti e Hankes”, sepse kështu e ka emrin e moshuara, dhe vendos në gojën e saj falsitete për të denigruar familjen Topi, atherë nuk mendoj se mund të ketë argument tjetër për t’i thënë atij njeriu që: “Stop! Mos u fut më tej tek familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve! Pra, kjo është sjellja më e shëmtuar që është patjetër një inerci e dukshme jo thjesht e një mentaliteti komunist, por edhe e një njeriu të lidhur shpirtërisht me komunizmin, i cili në mënyrë shumë të suksesshme, ka filluar ta bëjë edhe pjesë të kësaj bote të lirë e demokratike ku jetojmë sot.

Përsa i përket asaj që ju thatë, dhe natyrisht unë jam i mirëinformuar në çdo moment, do t’i thoja që nëse nuk e njeh Tiranën dhe nuk dëshiron ta njohësh Tiranën, në rast se nuk ke këshilltarë të aftë për të të orientuar në punë, atëhere do ta marr shumë miqësisht, përdore për t’i treguar se si është konfiguruar Tirana, sepse Tirana nuk është vetëm zyra e Kryeministrisë, por Tirana është shumë e madhe. Ka një popullsi, e cila sa vjen edhe rritet ku popullsia autoktone, i ka mirëpritur në vite dhe këtu është bukuria e këtij qyteti, që sot është gati një milion banorë, ku ka kultura të ndryshme përfaqësuese dhe falë këtij komunikimi qytetar, sot Tirana është një kryeqytet i jetueshëm mirë. Kjo për ta orientuar dhe për t’i thënë jo vetëm ku janë tokat e mia, të paraardhësve të mi. Dhe, unë e di që ai është bërë shumë humorist kohët e fundit, dhe padyshim që gjëja më e dhimbshme është kur të gjithë në kor fillojnë të qeshin nga shakatë, që më kujtojnë personazhin e famshëm të Revolucionit Kulturor kinez: Lej Fenin, por për t’i thënë që familjet e vjetra të Tiranës, vërtetë jetonin në qendër të Tiranës, por të gjitha me radhë kanë pasur toka bujqësore në periferi. Ka qenë një bollëk në Tiranë në atë kohë, të themi të drejtën dhe pikërisht për ta orientuar ekzaktësisht, aty ku përfundonte qyteti dhe është fjala pikërisht për Institutin e Kërkimeve Veterinare, në zonën e “Freskut”, aty fillon Komuna. Edhe sot e kësaj dite është territori administrativ i Komunës. Pra, qyteti kishte truall, ndërsa Komuna kishte tokën bujqësore. Ai e ka një shans për ta njohur terrenin, në rast se, për kaq vite me radhë, ta eliminojë udhëtimin me teleferik, që e bën çdo ditë, duke harruar që kalon në një park kombëtar, sikurse është Parku i Dajti, me shumë familje, me shumë biznese, e që ka imazhin e një rruge që sapo është bombarduar. Pra në vend që të bëjë ironi e të japë një imazh mashtrimi për shqiptarët, duhet të kuptojë që familja Topi, të gjithë paraardhësit janë në tokën e vet. Nëqoftëse dëshirion, t’ia bëjmë me dije se ku i kemi tokat, madje mund t’i dhurojmë edhe një pjesë toke. Le të vijë e të jetojë aty në paqe dhe në harmoni dhe mund t’i japim edhe leksione qytetarie, se si jetohet në harmoni pa bërë sherre.

 

Ne vimë në momentin e fundit dhe në pyetjen e fundit. Ju, natyrisht e keni deklaruar edhe më përpara, në mënyrë jo eksplicite, që ka shumë opsione pas përfundimit të Presidencës, por tashmë, nuk është një ngjarje e re në Tiranë që pritet të krijohet një parti në të cilën ju do të punoni e të tjera si këto. Kur e mendova se çfarë do t’ju pyes në këtë intervistë, isha me një kolegun tim, të cilin e respektoj shumë, ai bëri një pyetje që m’u duk jashtëzakonisht e mirë për t’ia marrë autorësinë. Ai tha: “Nëqoftëse në një parti të tillë do të vinin të gjithë ata, të cilët aktualisht janë të pakënaqur nga partitë ekzistuese, si do t’i kënaqë Topi ata”?

 

Megjithë respektin që kam për ty Adi, unë dëshiroj t’i qëndroj asaj që kam thënë publikisht deri tani: Që deri në fund të mandatit tim, që do të thotë deri në fund të këtij mandati, unë do të jem President i Republikës. Në Tiranë thuhen shumë gjëra, komentohen shumë gjëra, le t’ia lemë kohës, por e sigurtë është që deri në momentin e fundit, unë do të ushtroj të gjitha detyrimet e mia si President i Republikës. Pastaj, natyrisht unë jam njeri i lirë, kam mundësinë për të bërë zgjedhjen time, por në këtë moment unë flas si President i Republikës.

 

45 komente në “INTERVISTA/ Topi: Berishën do e marr përdore për t’i treguar si është konfiguruar Tirana”

  1. Arabachi says:

    duhet ta cosh Sali Ram Berishen te banjot popullore ne Tirane te mesoje se cfare eshte higjena personale ..ose Argiten te gjiri kurvave ..(ne juglindje te liqenit artificial te Tiranes)

      1. iliri leeds says:

        po mbas 22 vitesh e kuptoi topi se kush eshte berisha?? ose eshte i trashe ose eshte i poshter gjejeni ju qe doni ta votoni

        1. Vlora says:

          ha, ha, ha, rendesi ka qe do ta mar per dore plakun mere……….

          na ka kenaq topi kete rradhe.

    1. Tani says:

      Hahahaha sa kom qesh,……Gjiri i kurvave, akoma ashtu therritet!

    2. Edmond says:

      Eshte per te te ardhur keq qe Shqiptaret e besojne akoma Berishen dhe politiken e tij percarese . Besoj se nje pergjigje me kuptim plote dhe qytetare se sa kjo nuk mund t’i behuet zBerisha per ato qe thote per dite ne Tv.
      Dhe me kujtohen akoma vitet 1995-1997 kur Z.Berisha dilte ne ty cdo 1 ore me nga nje te re sikur lutonte ne irak apo afganistan dhe po na lajmeron per te rejat.
      Pra ka ardhur koha qe qytetaret shqiptare te mendojne qetesisht dhe te vendosin ne nje ane veten e tyre, ne ate te mosmbashkimit dhe injorances apo te asaj qytetare dhe normale ne bashkepunime me njeri-tjeterin per nje vend evropian.

  2. A T Z says:

    Nga casti qe u lejuan cobanet e dhive te drejtojne vendin keto sjellje do te shohim,kur i jep mesim Bathorrja Tiranes te tilla idiotesira do te ndodhin.Sala dhe pas 2 shekujsh ne Tirane te njejten mentalitet do te kete prandaj sa me shpejt te dergohet ne burg familjarisht aq me mire per vendin.(Te me falin cobanet se nuk na kane faj).

  3. Qerimi says:

    Po cke o Bamke qe ngaterrohesh kot me politike? Miljarda leke ke. Te gjithe tokat i ke marre me ane te gjykatesve qe ke ne dore. Je bere si mbret o vlla. Te tjeret kane qe ne 90-ten qe nuk kane mare nje pellembe toke kurse ti ke mare me qindra hektare. Aman o Bamir qoftja pse e kruan kot vrimen

    1. ilir says:

      Ok Qerim, heren tjeter do te te kruajme vrimen ty, se e paske qejf kruarjen nga mbrapa me sa duket. Shko e fli e mos u merr me nje Zoteri si Topi

    2. Bamirit I vje inot per Doktorin se ka gjak puro Vicidoli, anti-kamunist 22+22 karatesh. Eh puqisti dreqit…

      1. E.Hima says:

        A je ne rregull nga trute ti anafalfabet i Berishes.Antikomunist 22+22 karatesh.Thuaji te tregoje icik testen e partise qe ka pas edhe ate pashaporte te sekretarit te partise.Ju jeni te gjithe qorra e shurdha.I ndjeri Azem Hajdari ishte lideri i vertete i PD.Sala folte me dashamiresi per Ramizin kur Azemi e te tjeret benin protesta.Shiko historine e vertete e jo historine e Sale Enveristit.Komunisti me i rrezikshem eshte ai qe shtiret si Demokrat.Kete se kam thene une por Amerika.

    3. olti says:

      Qerimo,

      Ai shoku jot Sala pse na vuni President nje njeri si Topi kur paska uzurpu prona gjithe keto vjet? Apo si per Azemin ndjese paste, fajin e ka Fatos Nano.

  4. Kanuni i Lek Dukagjinit thote. says:

    Molokun e mban vetem kanuni. Pa kanun ata po e vertetojne sa te degjeneruar jane. I kam komshi maloket, plehra dhe injorante jane vetem per te nxjere gjoksin perjashta i ke. Ato femra qe deri dje nuk nxirnin fytyren perjashta.
    Malesori eshte kategori tjeter. Nuk te ha ne bese, nuk te shan, eshte i ndershem. Maloket kane zbritur nga malet the po degjenerojne dhe po cmendin boten dhe jo vetem shpiperine me ato marezira.
    Familja e Nderuar qytetare dhe e ndershme Topi meriton respect te vecante. Tiranasit e vjeter ose denbabaden tiranas jane popull me kulture dhe nuk mund te vihen ne kandar me sala dhe xhosi se eshte turpi me i madh ne bote.
    Po i vjen fundi malokut sale dhe shtriges plake serbe.

  5. trust_no1 says:

    Po ik o Bamke se ti do mbahesh mend si politikani qe hante fara e shihte Tironen. Te erdhi zeri kur Sala vendosi qe sdo ishe me president. Nese dashuria mes jush sdo kish perenduar as qe kishe per ta hap ndonjeher gojen.
    Pse nuk na tregon si jane bere emerimet ne gjykata ne keto 5 vitet e fundit me jenicerin tjeter qe kishe per zvendes? Pse nuk hape njehere gojen per Gerdecin, ndryshimet kushtetuese, shitjen e detit, 21 janarin e 1000 maskaralleqe te tjera qe kane ndodhur ne keto 5 vite?? Keshtu qe i dashur Bamke ta gezosh pensionin politik dhe sa me shume fat ne baste (edhe pse per pare sbesoj se ke shume nevoje).

    1. 1 says:

      Perveç atyre qe permende ti Trust, te tregoje pak Bamiri si Komandant Suprem i Forcave te Armatosura, qe eshte (mjere ky vend) si e ka shkaterruar Komanden e Doktrines “Skenderbej” me Agim Lalen nje injorant, qe ka qene roje magazinash perpara se te behej gjeneral (mjere shqiperia per gjeneralet qe ka),i cili doli pa lagur nga Gerdeci (nga 4 vite heqje lirie)ne saj te ketij Presidenti. Pyeteni Presidentin (se kryeministri eshte kampion i idiotesive te tilla) si ka mundesi qe ne krye te kesaj komande eshte emeruar me ndermjetesine e tij Ky fare injornati, duke qene i akuzuar si i dyshuar ne aferen e Gerdecit?

      Megjithate meqe jemi ne Shqiperi Bamka do e fitoje ne Tirane 1 deputet kjo eshte e sigurt.

      1. trust_no1 says:

        I dashur 1, i besoj te gjitha sa thua edhe se si djale ish ushtaraku qe ka shkuar gjithe jeten maleve te ketij vendi edhe une ndiej keqardhje per faktin se ku shkoi djersa dhe mundi i prinderve tane per 40 vjete.
        Fatkeqesisht njerzit e ketij vendi kane dhene dhe japin prova cdo dite se priren ndaj genjeshtrave te radhes. Te mos shkojme larg dhe te kujtojme mbeshtetjen per Meten.
        As qe mendojne se kush jane dhe nga dolen Topi dhe Spahiu. Fatekqesisht….
        Dhe me e bukura e te gjithave eshte se lexoj komente ketu qe ketyre mediokerve ju bashkengjisin pa problem fare epitetin intelektual.

        1. 1 says:

          Trust, ta shpjegoj une pse i quajne intelektual njerez si Bamka. Ne kete vend te coroditur sapo dy njerez gjenden perball njeri-tjetrit per te debatuar mbi nje ceshtje, menjehere nuk bien dakord, ose nuk e kane idene si mund te zgjidhet, ose nuk u intereson fare sesi zgjidhet, dhe menjehere fillojne te shahen per gjerat personale, sic edhe ti tashme e di. Ne rastin e Bamkes kjo nuk ka ndodhur edhe as nuk ndodh, pasi keta tiranasit ne pergjithesi keshtu jane, te hane ‘pa lehur’. Ca thone se kur i vinin ne gjume foshnjat u jepnin caj hashashi, prandaj pulsin e kane te ngadalte. Por kjo per nje shqiptar injorant quhet ‘intelektualizem’, po shto edhe nje kostum e nje kollare. A e di? Nje person shume i zgjuar, por pak naiv u genjye nga nje mashtrues duke i dhene nje shume parash. Kur ma tregoi, e pyeta:-Po si e besove? ai me tha se mashtruesi ishte i veshur me kostum e gravate edhe ishte shume i sjellshem. E kupton situaten ketu tek ne? njerez te veshur me kollare e kostum e te lare, plus qe nuk shtremberohen kur flasin automatikisht quhen intelektuale.

  6. gora says:

    President topi mos i dhuro toke saliut,se do lidhi kalin e lopen aty,po beji 1 cerdhe falja qe te edukohet.

  7. Ilir Berisha says:

    Zotrinj ambasadore te trojkes ! Loja mbaroi,bjerini bilbilit ne ate fushe te ndyre gjith balte te politikes Shqiptare dhe shpallni rezultatin.Nxirreni jashte me shkopinj dhe shkelma bytheve ate maskara lojtar qe kerkon te zaptoje ate fushe.Per natyren e asaj loje qe luhet ne Shqiperi eshte 100% pergjegjesia juaj per sa po ndodh ne ate vend.Mos e shperdoroni besimin dhe dashurine e atij populli te vuajtur ndaj vendeve dhe Organizmave qe ju perfaqesoni me qendrime as mish dhe as peshk i themi ne.Mos lini dyshime se ne qendrimin tuaj ka interersa , ku si shume te tjere politikane ne vendet tuaja dhe ju kini ngrene ndonje luge me corbe te prishur.Nuk ka se kush te flase me, foli Opozita,flet Shtypi ,flet Prokuroria,folen Intelektuale nga shoqeria civile ,folen dhe figura te maxhorance,flasin faktet dhe me ne fund foli dhe presidenti i zgjedhur nga ajo mazhorance.Ka ngelur te flase Zoti vete.

  8. Arbri says:

    I nderuar zoti president, lere kete alabak njeri mos i kthe asnje pergjigje , u mor vesh jo vetem nga shqiptaret por nga e gjith bota qe ky pis njeri eshte nje diktator ne vashdim te diktatures se meparshme, ishte faji i prinderve tane qe nuk e njihnin ne vitet 91 kur ne ishim femij, eshte faji jone qe i dhame nje mundesi tjeter ne 2004 , mos te behet dhe faji nga femijet tane qe ta vuajne nga ky psillik njeri, ndaj duhet ti tregojme vendin qe meriton, eshte turp per popullin shqiptar ta turturoj dhe ta pengoj ne endren europiane , ky skorje e shemtuar me emrin sali suma.

    1. gucja says:

      Drejt e ke arber,,,,,sepse sala plus tosi,jane kelyshet e ramizit,,ramizi kelyshi dulles,,dulla kelyshi titos,,tito kelyshi stalinit,,stalini,kelyshi leninit,,lenini,i emgelsit,,ky i marksit,,,,dhe hajde ta kuptojne femijet tone,,,se sduhet tja japin as rames as bashes,si ster ster nipat e ktyne,,,ZAGAREVE,qe te rreshtova.Mjere ky popull thuj,ca ADN je ka

  9. e vertrta says:

    o z.Bamir mos ja var shum sales por vetem kujtoj qe ka ardhe mr valixhe druni ne tirone dhe po ivjen mosha me vdek dhe s,ka me u bo qytetar se s,ka mundesi mud te jrsh k/m por por eshte veshtire tebehesh qytetar

  10. arben says:

    Ne shume paragarfe te duket sikur lexon artikullin e famshem te Ylli Popes “Ne kerkim te kohes se humbur”.
    Duket sikur ne Shqiperi po fillojne te fryjne errerat e demokracis,eshte veshtire per Berishen ta kuptoj,po ky eshte realiteti.
    Thak you Prof Bamiri,na e lehtesove pak shpirtin.

  11. joni says:

    Berishen vetem nga pozita te larta e sulmon se ndryshe hakmeret si i lig qe eshte, ky ishte momenti me i pershtatshem per ta degjeneruar saliun dhe e ka degjeneruar keq, jam kurioz si do kunderpergjigjet sali plera me siguri do sajoje ndonje histori familjare do ti gjeje ndonje kusheri te trete dhe do tia zere ne goje.

  12. pali prej rubiku says:

    Per gazetaret e kam:Po si nuk doli nji gazetar dhe te pyese Topin apo Spahiun:
    1.Kur e moret vesh qe Berisha asht komunist, i korruptuem dhe i pandreqeshem?

    Pergjigja e pyetjes se pare si do qe te jete prej tyre, ose i tregon ato te dy se jane te paafte per ti njofte njerzit pra reagojne me vonese dhe si te vonuar nuk jane per politike ,ose kane pase vete deshire te bashkpunojne dhe te bashkeqeverisin deri tash me Berishen , pra kane pase joshje nga pushteti edhe pse i piste. Kjo i ngarkon me pergjegjesi pse bashkepunuen me nji qe sot e cilesojne te korruptuem!.
    Pra ne te dy rastet ato nuk vlejne me qendrue ne politike.

    2.Po tash qe e moren vesh qe Berisha asht e keqja e ketij vendi,pse nuk bashkepunojne me te gjithe deputetet e se djathtes,perkrahes te Topit dhe me te gjithe aktoret politike me e rrezue sa ma pare Berishen nga qeverisja dhe me shkue ne zgjedhjet e reja me nji qeveri teknike,pasi me Berishen ne qeveri ju nuk mund ti fitoni kurre zgjedhjet?

    Pra edhe kjo tregon se ato nuk duen me e rrezue Berishen perpara kohe,por me qendrue deri ne fund te mandatit dhe neser ne zgjedhjet e radhes keto dy parti me grumbullue votat qe kane per te rjedhe nga e djathta e Berishes dhe per tia rikthye atij me slloganet tashma bajate te konsumueme prej poltikaneve shqiptare qe prej Xhuvelit,Cekes,Lesit dhe Ilir Metes qe po bashkepunojme : “per interesa te larta kombetare apo per triumfin e se djathtes”!!????
    Bamir Topi kjo asht loja e juej !
    Po nuk mblodhe te gjithe c’ka ke deputete perkrahes tuej dhe me rrezue tash Berishen pa dale Pranvera dhe me ba zgjedhjet e reja ne vjeshte ti je tue lojte vetem lojen e Berishes.
    Po keshtu edhe spahija tjeter, kreshniku i Berishes.

  13. BUJAR HASANI says:

    Nuk i bojne shpellaret biografine
    nje tironsi te vjeter,as bathorsit,lere te haje buke thekre shpellarin se po e ferkove ai ngrihet ok flm

  14. GENTI VLORE says:

    JE YLLIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII I SHQIPERISE O BAMIR TOPI KUSH FLET KUNDRA TEJE ESHTE KELYSH I SALI SERBIT “““““““PARA VLOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOORA“`

  15. vladimiri shkoder says:

    NJERZIT QE E DUAN KETE VEND TE MREKULLUESHEM JANE ME TY Z PRESIDENT

  16. LANDI PS DURRES says:

    TE NJOHIN MIRE TE KANE VLERSUAR MIRE TE GJITHE NDERKOMTARET TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM KU DO QE NDODHEN ATA KESHTU QE VAZHDO RRUGEN QE NISUR

  17. BERTI KORC says:

    EPO TE VIJE SALIU NE KORCE I TI BEJME NJA DY KERNACKA SE NA CAU KERNACKAT

  18. DEMOKRAT I 91 says:

    JE ORIGJINAL JE QYTETARE JE VETVETJA JE TIRONC 400 KARAT POPULLI E DI MIRE SE KUSH ESHTE BAMIR TOPI E KUSH ESHTE SALI BERISHA NO KOMENT

  19. JETOJ NE SHBA LUSHNJARI says:

    PO E FILLOJ KETE KOMENT DUKE JU PERSHENDETUR TE GJITHEVE NUK KAM SHUME NE SHBA POR PO JU THEM NJE GJE SE KTU DEGJOJME PAK ME SHUME Z BAMIR TOPI KA NJE PERKJAHJE MAKSIMALE NGA SHBA DHE JU GARANTOJ QE NE ZGJEDJET E PARA AI DO JETE KRYEMINISTRI I ARDHSHEM I SHQIPERISE MBAJENI KETE KOMENT SHENIM FALEMINDERIT JU PERQAFOJ NGA LARG

  20. KOLMAKAJ TROPOJ says:

    EDHE TROPOJA TE VOTON TY SE AI NA VRAU SE AI KRIMINEL E KA TROPOJEN ME KEQ SE AVGANISTANI

  21. brace says:

    Ja ku eshte ndryshimi,mese qytetarit,qe i tille eshte ZOTI BAMIR TOPI,qe ne intervisten,me te preferuarin e shqiptarve ZOTIN ADI KRASTA,ai foli i qete me kulture pa ofenduar njeri,tregoje se eshte president i te gjithe shqiptarve,dhe per te ardhmen e tije,mbasi te largohet nga presidenca.A fshatari komuniste tropojane,para laperave e bythelepirsave bllokeqen qe ka ne qeverine e tije,me votat e vjedhura,ai c/do here qe i mbledhe kta qeveritare qe sjane gje tjeter vecse denge pa marke te tije,komunisti diktator,kure mbledh kta struca,ju ben presion,flet rrena mashtrime,percarje e intriga,se i tille eshte karakteri i tije i ndyre.Pra tani te gjithe shqiptaret e kane kuptuar kushe eshte kryetari i partise,ne pushtet,qe kurre seshte parti demokratike,pore nji parti me bandite komuistash,spiunesh,qe drejtohet nga ky diktator komuniste,fale ZOTIT qe fundi i tije,e i bandes se tije erdhi.

  22. Albert says:

    Berisha eshte sot nga ndotesit me te medhenj ekologjike te planetit!
    Ka degraduar totalisht si njeri! Prandaj,do i beja nje apel zotit Topi(me teper nje keshille dashamirese) te mos replikojne me lajthitjet e ketij maskarai! Reagimi i vetem qe vlen per kete palaco,per sa kohe qendron ulur ne karrigen e kryeministrit(se realisht kryeminister nuk eshte) te depozitojne padi ne gjykate.E dime te gjithe se ky qen i zgjebosur nuk respekton ligj dhe shtet ligjor,por,me besoni,eshte pergjigja e duhur.menyra e duhur e komunikimit me kete sojsez. Une e kuptoj se fisnikeria qe buron prej edukates familjare ben qe zoti Topi te rezervohet,por ketij qeni te pabese i duhen thene te gjitha,kur te vije koha. Edhe mikpritjen qe ka gjetur kur ka zbritur nga shpella,ne shtepine e familjes Topi. Kesaj i thone ushqeje sorren tete nxjerri syte!!! Ky eshte bukeshkale,si kopuk-karaduz qe eshte. Ne verilindje eshte postulat thuajse qe tropojanet nuk qasen ne konaqk se te felliqin deren! ….Nuk kane asnje ind njerezor!….

  23. Stef Staku says:

    ANALIZE : Eshte fatkeqesi, pasi te gjitha keto qe thote z. Bamir Topi nuk e cenojne as 1 % qe ti thyhet per kke karriga e kryeministrit Sali Berishes !!! Flluska sapunit e keshtjella prej reret ne breg te detit !!! Muhabete kafenesh !!!
    Te gjitha keto cfaqje te qojne ne nje logjike te vetme !!!
    Z. Bamir Topi eshte duke bere te njejten gje qe ka bere Genc Pollo me partine e ti PDR. Kjo behet thjeshte qe pjesa e elektoratit te PD qe nuk e do me Sali Berishen te mos kaloje kundra, pra voton per Bamirin e pastaj z. Topi ben koalicion me PD per …. Sic bente Genc Pollo djali i ish drejtorit te Drejtorise se Axhitacion e Propogandes prane KQ te PPSH sh. Stefanaq Pollo.
    Nese Bamiri e ka seriozisht …. 10 deputete besnike te tij votojne kunder Qeverise se Berishes !!! Bie Qeveria brenda afatot te presidences se z. Topi. Shqiperia hyn ne zgjedhje te parakohshme e z. Bamir Topi paraqitet ne zgjedhje me partine e tij.
    Kane kerku doreheqjen e tij, ne rregull, Presidenti u rrezon qeverine, atje ku eshte vendi ne Parlament e jo par ekraneve te tv e neper bare luksoze.

    1. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Stef Staku
      Nqs me te vertete mendon se partija e Z. Topi do te jete e te njejtit dimension me te Pollaqisit do te thote se e ke humbur kontaktin me realitetin..!

  24. eshte momenti i duhur dhe Z.TOPI po ben ate qe duan shumica e shqiptareve, turperimin e nje kllouni si Berisha !(kllounet jan argetues ne pergjithesi , po ky eshte i tragjikisht rrezikshem)

  25. SELIMI says:

    o qerim katundari ik ha pshesh me dhalle dhe pastaj bashkou me Klodin E BIGE BRADHERIT

  26. Visi says:

    Ky Bamiri me origjine nga Zerqani i Dibres ben si Tironc dembabadem. Gani Topi ka qene gjyshi i tij dhe ka qene nga Dibra. E ka kot kete politike krahinore qe po ben,me keq se PS-ja. Sala e njeh Tiranen qe atehere kur Bamiri nuk ishte lindur akoma. Stop politikes anti-Veri qe i fryn PS sot e 20 vjet dhe tani edhe Bamkja dibrani.

  27. Tirona says:

    Zoti President Bamir Topi me amne te kesaj interviste i dergon nje mesazh te gjithe shqiptareve qe te jetojne ne paqe dhe ne harmoni midis tyre,sepse dikush, po fut frymen e percarjes midis vendasve otoktone dhe te ardhurve, e cila kjo percarje mund te kaloj ne te ardhmen ne koflikte te pa riparueshme.

  28. Reni says:

    …,Lexojeni :
    …….Nje tekst i shkurter ne gjuhen serbe ne dokumentat te cilave iu referova:

    Контактирао сам наш агент у Тирани. С.Берисха има веома добре односе са комунистичког руководства. 5. јануар 1987.

    Perkthyer ne shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S.Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987.

  29. ceri says:

    berisha po tregon kulturen vicidolljane duke nderhyre ne detaje me intime te kundershtareve politik bile futet dhe ne kanalet familjare te tyre qe ti fyej dhe ti gjeje gabime nga me ordineret . Dhe i perdor ato per interesat dhe intriga.Dy gjera duhet te kuptoj populli Bamir Topi lindi ne tirane u rit ne tirane dhe e njeh tiranen.Saliu tiranen e njohu nga dritarja e konviktit dhe me vone aderoi ne P.P.SH.dhe me mesimet qe i jepte P.P.SH u njoh si bir i saje.Dhe si komunist i regjur me te njejtat metoda kerkon per djllezira qe ta trazosh kete vend prap sic bere ne 1997.

  30. arvanites says:

    Ca do konfigurosh mer trangull qe perdor 2 fjale italisht ne 3 fjale shqip. Tirana nuk eshte program Windows. Deri dje i lepije sumen Berishes sa te ishte bo gjuha ngjyre kafe.
    Edi Rama eshte shpresa e vetme per nje Shqiperi te drejte dhe demokratike.

  31. tirona says:

    po nuk meson me maloku o bamir ?ja ke fut te dyja kembet ne nje kepuce kur flet ti per sali lopcarin ai harron alfabetin i bie lipotimi po fol me shpesh qe ti bije naj infarkt e te shpetojme te gjithe nga sali serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje