Një përgjigje për katër artikuj në gazetën RD
Si nje familje fisnike autoktone tiranase, nga me dinjitozet e me te respektuarat ne Tirane e vend, mund edhe te mos mirreshim e te mos denjonim qofte edhe ne distance te komunikonim me nje familje me moral te ulet, shpifese, genjeshtare gjer ne absurd e vecanerisht vjedhese e fallsifikatore si ajo e super te moshuares Hanke Topi e familjareve te saj. Por ngaqe ne disa numura rresht te “ Rilindjes Demokratike (madje ne faqe te pare dhe me tituj te medhenj) kemi qene objekt i nje arsenali sulmesh te egra, vecanerisht shpifjeve e trillimeve mjaft te uleta, te prekur shume rende ne nderin dhe dinjitetin e familjes sone te madhe, jemi te detyruar te mbajme e te ekspozojme qendrimin tone te perbashket, te te gjithe trashegimtareve te Dalip Topit…
Per te perfituar sadopak nga emri yne shume i mire, eshte nje deshire e vjeter e Hanke Topit dhe e familjareve te saj, ashtu si bima parazite i ngjishet dhunshem trungut te shendetshem te pemes, te konsiderohen pjese e trungut tone te vjeter fisnor, por per fat jemi aq shume larg e pa ndonje lidhje cfardo, sa c’eshte Sopoti i tyre nga Tirana, autoktone absolute te se ciles jemi.
Hanka Topi,(165 vjece sot, ne baze te nje fallsifikimi sa te rende aq edhe qesharak te certifikates familiare) pretendon se qenka ajo qe paska sjelle nga Sopoti (Zerqan) ne Tirane, Dalip Topin (gjyshin tone) dhe se per kete gjest fisnik e bujar te saj u dashkemi t’i jemi mirenjojtes!… E gjora grua e stermocme dhe e dale mendsh! Le te vere syzat e te lexoje certifikaten e leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise ne baze te rregjistrit themeltar te lagjes Ismail Efendi, Rruga Kellici Nr.10 te vitit 1930!Ne baze te saj, Dalip Ibrahim Topi ( nena Tiftire) ka lindur ne Tirane ne 26 Nentor te vitit 1876 e ka vdekur po ne Tirane me 2 Nentor te vitit 1935. Gjyshi i tij, pra i Dalipit, Ali Topi, ka qene nder me te pasurit dhe me emer te madh ne Tirane(mjerisht i ati, Ibrahimi, e la shpejt kur ai qe ende mjaft i vogel).Sipas dokumentacionit familiar e arshivor mjaft te pasur, Dalipi, qe shquhej ne menyre te vecante per zgjuarsine e mencurine e po ashtu per miresine, vullnetin e kembenguljen, shtoi parreshtur dhe progresivisht ne vite pasurine e trasheguar nga gjyshi dhe i ati duke blere toka, ullinj, shtepi e dyqane, por per gjithe keto do te flasim paksa me vone…
Po cilet jane te ardhurit nga Sopoti (Zerqani), pasardhesit e Ali Age Topit, qe krejt rastesisht mbajne te njejtin mbiemer me ne ( duhet vene ne dukje qe mbiemri Topi eshte mjaft i perhapur ne Shqiperi dhe ate e has qe nga jugu ne veri). Sipas burimeve te sigurta e te pakundertueshme, i pari i tyre, Ali Age Topi, per shkakun e nje vrasjeje te bere nga ai dhe frikes se natyrshme nga gjakmarrja, detyrohet me ngut te lere vendlindjen,Sopotin (Zerqanin) e te marre rruget me gjithe familjen e vet per ne qytetin e urte e te paqte te Tiranes. Eshte krejt e natyreshme t’i drejtohej nje familjeje vendase qe mban rastesisht po ate mbiemer, nje familjeje te kamur me shume emer dhe autoritare tek e cila mund te shpresonte per ndihme te menjehershme. Gjyshi i Dalipit, Ali Topi, i premton t’a ndihmoje e ruaj, por me kusht qe, nga ajo dite, i ardhuri, per shume aresye (per te mos u ngaterruar e pasur telashe se pari ai vete, pra Ali Topi i Tiranes, me administraten e fuqishme te shtetit osman) te identifikohej edhe me emrin e te atit, pra te thirrej e te dokumentohej ne cdo shkrese te pasketajshme, Ali Age Topi.Si njeri i plotpushtetshem dhe i respektuar nga administrata lokale osmane (turke), Ali Topi i Tiranes mundi t’i siguroje Ali Age Topit te Sopotit(Zerqanit) toke te mjaftueshme ne perdorim.
Pas vdekjes se Ali Age Topit per te dy femijet e tij, Ismail e Fatime , nisin dite te veshtira!.Ne Nentor te vitit 1324, qe korespondon me vitin 1908, (Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D.35. f.79-80 Nr.47 dhe Nr 48) detyrohen qe token e mesiperme, edhe pse shteterore, t’ia shesin Osmanit, djalit te Hysen Gaxherrit.Me kete prone nisin edhe mashtrimet e pasardhesve te Ali Age Topit. Ne numurin e saj te dites se shtune , date 4 shkurt 2012, Gazeta “Rilindja Demokratike”, nden titullin e madh te faqes se pare “Hanke Topi: Bamiri mosmirenjohes, ne i sollem nga Zall Sopoti i Zerqanit, tokat s’na i merr dot”,pikerisht ne faqen e peste botojne tapine me numur 47 si gjoja prone te tyre dhe fshehin qellimisht, me mashtrim e pandershmerisht kalimin ne tapine me nr.48, pra shitjen perfundimtare qe i kane bere kesaj prone Ismail e Fatime Topi zotit Osman, birit te Hysen Gaxherrit! Per kete supermashtrim e genjeshter te rende, Hanke Topi dhe familjaret e saj, me e pakta duhet t’u kerkojne falje gazetes dhe lexuesve te saj…
Shume shpejt, ne vitin 1910, gjakesit bien ne gjurme te pasardhesve te Ali Age Topi.Djali i tij, Ismail Topi,me urgjence, brenda dites, (23 Nentor 1910) detyrohet t’ia shese 10 dhe 14 dynym gjyshit tone, Dalip Topit.Per te dyja pronat zoterojme dy dokumenta kadastrore me numur 117 dhe 118. Te gjitha karakteristikat e pronave jane plotesisht te ngjashme dhe ndryshojne, sikurse eshte e natyreshme te pritet, vetem ne kufinjte.Ja te dhenat e perbashketa per te dy pronat qe u shiten ne te njejten dite dhe ore:Dokument kadastror.Defteri i muajit tetor 1326/1910. Nr. I vellimit 9.Livaja(prefektura Durres. Kazaja Tirane. Fshati Linze. Lloji: Nje e katerta pjese e ares (tokes).Kategoria :Toke shteterore. Kufinjte per 10 dynymeshin: Lindje:toka e Hysen Guces, Veriu :Hendeku.Perendimi dhe Jugu :Xhadeja.Kufinjte per 14 dynymeshin :Lindje:Sinori i Shkozes.Veriu : Toka e Met Canit. Perendimi: Toka e Haxhi Hysenit.Jugu: Pylli i Bastareve. Si te ardhur qe jane, Ismaili dhe Fatma, bijte e Ali Age Topit, nuk zoterojne asnje lloj dokumenti per tokat qe kane ne perdorim e ne keto kushte shitja nuk mund te realizohet.(Administrata turke shquhet per veprime strikte dhe korrekte burokratike).Ne mungese te cfardo dokumenti tjeter pronesie, Ismaili detyrohet te marre deshmi nga fshati, sikurse shkruhet e pohohet fjale per fjale ne dokumentin kadastror: “… ku ne baze te deshmise date 12 Tetor 1326/25 Tetor 1910, TE SJELLE NGA ANA E FSHATIT, vertetohet se ai e ka pasur ne perdorim!”
Eshte vendi dhe rasti ketu, te skjarojme e cmontojme argumentin dhe mekanizmin themelor mashtrues te pasardhesve te sotem te Ali Age Topit. Ata spekullojne me njerin nga elementet e dy tapive te Dalip Topit dhe pikerisht me ate term juridik qe shenohet teper qarte si: LLOJI : NJE E KATERTA PJESE E ARES (TOKES). KATEGORIA: TOKE SHTETERORE. Le te ndalemi tek emertimi LLOJI!Eshte nje term juridik i administrates osmane (turke) dhe nenkupton llojin e tokes qe zoteron X pronar i caktuar . Termi juridik Mylk, ne pronesi te plote private, eshte paksa me i vonshem.Por le te hamendesojme se ¼ ka nje kuptim matematikor-gjeometrik, pra te nje te katertes shkeputur nga e tera prej kater te katertash!Perfytyroni tani pronen si nje kuadrat (katror)me te gjitha kufizimet (kufinjte) e siperpermendur. Nga katrori i madh shkepusim ¼-ten e blere nga Dalip Topi.Si do te qene kufinjte e tapise te bleresit Dalip Topi nese do te aplikonim parimin matematikor-gjeometrik? Pashmangmerisht, ne dy kufinjte e brendshem nga kater prej tyre, duhej te kish kufitar Ali Age Topin! Mjerisht per ata, ne asnjeren prej te dy tapive, me 10 dhe 14 dynym,te Dalip Topit, i pari i tyre, Ali Age Topi apo i biri, Ismail Topi, nuk jane dhe as qe mund te jene kufitare, sepse termi “LLOJI: NJE E KATERTA PJESE E ARES (tokes) nuk ka kuptimin e asaj qe atyre u pelqen aq shume t’ia japin! Pikerisht me kete term, pra te ¼-tes, trashegimtaret e Ali Age Topit, kane spekulluar e manipuluar proceset gjyqesore per pronat duke pretenduar se, “ te paret kane shitur vetem ¼-ten e tani, ne pasardhesit, gezojme te drejtat per ¾-tat e mbetura!”…
Por le t’i zerojme per nje moment dy argumentat e siperpermendura! Le te hamendesojme se trashegimtareve te Ali Age Topit u takuakan ¾-tat e mbetura per pronat 10 dhe 14 dynym te blera prej Dalip Topit!Ne fund te te dy tapive, bie ne sy ky shenim fundor i Zyres se Kadastres Osmane (turke): Mbasi u be rregjistrimi ne emer te te permendurit, duke u kryer veprimet perkatese nga zyra e Kadastres per token e pershkruar me larte, me karakteristikat perkatese, U HARTUA DHE U DHA KY DOKUMENT KADASTROR PER TE PAGUAR CDO VIT VERGJINE VJETORE!… Llogjikisht, pervec Dalipit si bleres, edhe Ismail e Fatma Topi duhet te jene paisur me dokument kadastror te rregullte (tapi) qe u kish munguar totalisht deri ne ate cast te shitjes!Pra, do te paiseshin me dokument pronesie per ¾ e prones se mbetur qe sikurse bleresi edhe ata, si nenshtetas osmane, te paguanin vergjine vjetore…Ku jane, ku ndodhen keto tapi?Ne c’rregjistra te zyres se kadastres jane rregjistruar keto siperfaqe te mbetura nga 4/4-tat pas shitjes se ¼-tave?
Por as argumentat e fundit nuk vertetohen!Per te gjitha arsyet e lartepermendura, ata nuk zoterojne as edhe nje tapi te vetme dhe per kete shkak as edhe cfardo detyrimi tatimor, (vergji vjetore) te paguar e te rregjistruar ne zyrat e Kadastres turke e ca me vone, si vazhdueshmeri, edhe ne rregjistrat e takses se tokave te Prefektures se Tiranes ne kohen e sundimit te Mbretit Zog!(shih Dosja CCCLV/1 vitet 1935-1938). Por le t’i rikthehemi rrefimit tone per fatin e metejshem te djalit te vetem te Ali Age Topit, Ismailit! Sikurse thame me siper, i shet me nxitim pronat e tij Dalip Topit e syrgjynoset, veteburgoset, ne Lagjen Varosh te fshatit Ndroq te rrethit te Tiranes ( shih certifikaten familiare te Ismail Topit te vitit 1932, marre nga Zyra e Gjendjes Civile te Qarkut Tirane ku, si gjithnje, ne vazhden e fallsifikimeve krejt te pa nevojeshme, Ismail Topi, i biri Rexhepi, e shoqja Aishe e gjer Hankeja jone e fameshme, na paskan lindur ne vite te ndryshme po atje, ne Varosh!!!…( Burimi: Certifikate e leshuar me date 31 Tetor 2011 me nr. Rendor 000078496.Botuar ne gazeten RD me date 4 Shkurt 2012.)Ne Varosh, Ismail Topi martohet me nje vajze vendase, Aishen, dhe nga ky bashkim u lind i vetmi djale, Rexhepi. Ky i fundit, pra Rexhepi, do te martohej me protagonisten e fameshme te te kater-pese numurave te RD, Hanke Topin.
Deri ne triumfin e Demokracise, kjo familje,( sipas pohimeve mburracake e plot zhurme e buje te Hankes, ka ardhur ne Tirane nga Sopoti (Zerqani) i rrethit te Dibres) per mbi 90 vjet ka jetuar ne Varosh te fshatit Ndroq te Tiranes, e ca me vone zbriti ne Valias, per te pushtuar vitet e fundit toke te konsiderueshme te trashegimtareve te Dalip Topit ne fshatin Linze. Vete Ismaili e me pastaj i biri, Rexhepi, ndrruan jete po atje, ne Varosh te Ndroqit. Sa kohe qene gjalle, kurre nuk permenden dhe as shfaqen ndonje pretendim per prone ne Linze. Po ashtu, pasardhesit e tyre, nuk guxuan te ndermerrnin akte antiligjore, sepse gjyshi dhe babai i tyre, si te moshuar e fetare, dinin, njihnin e respektonin te verteten e paster mbi pronat, cenimin e dhunimin e te cilave, ata e konsideronin “Gjynah” te rende! Shume vite me vone, pas vdekjes se te pareve, ( Pas viteve 90-te,” deti u be kos” per lloj lloj horrash, njerezish te dhunshem e pushtues mizore) hyjne ne rrugen e gabuar dhe penalisht te denueshme te fallsifikimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e pushtimeve te dhuneshme! Ne nje proces gjyqesor te dates 19.06.1996, me kryetar seance Artur Gaxhi, nr. i aktit 6662, nr. i vendimit 5240, me tapine tone, e perserisim me 100 perqind tapine tone, (Dokument Kadastror.Numur rendor 117, Defteri 1326/1910,Numuri i vellimit 9 etj. etj.) pasardhesit, Hanke Topi e gjashte te tjere, perfitojne jo pak por 60(gjashtedhjete) dynym toke ne Zall Herr Priske (Parcela 107) dhene nden “bekimin “ e komunes Dajt nga pergjegjesi i seksionit te Kadastres Besnik Como dhe drejtori i sherbimit pyjor Xhemal Zala! E si te mos mjaftonte kjo!.Ashtu si ne rastin e mesiperm,duke shfrytezuar per turp, nje dokument pronesie te femijeve te Jusuf Hases, per vendin e quajtur Vreshti ( Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D40. fl. 70-71) perfaqesuesit ligjore te Hanke Topit ne tapine, gjithnje te te bijve te Jusuf Hases, shuajne shifren prej 1 (nje) dynym dhe ne vend te saj shenojne shifren e frikeshme 10(dhjete dynym!!!… E keshtu, me dokumenta krejtesisht te fallsifikuara, ne vendimin gjyqesor te dates 20 Qershor 1997,(nr. i aktit 4286. Nr. i vendimit 3011) dhene nga gjyqtari Seit Hoxha, perfitojne krejt antiligjerisht e duke vjedhur haptas ne mes te dites me diell, plot 10300 metra katrore!Ky i fameshem gjyqtar, ne letra bakalli (mund t’ia tregojme kujtdo) i nis veprimet pergatitese per ceshtjen e rregjistruar vetem 6 dite me pare (13.06.1997), i nis pra me date 19 Qershor 1997 dhe pa pale kundershtare, pa kufitare e deshmitare, te nesermen me date 20 Qershor u dhuron jo pak por 10300 metra katrore brenda prones sone, te cilen e gezonim mbi bazen e tapive te vjetra te kohes se Turqise! Dhe vini re, cfar ironie!Per te bere sa me te besueshem vendimin mbi bazen e nje dokumentacioni te fallsifikuar e ndryshuar teresisht, i fameshmi gjyqtar i Shkolles se Plepave, shifres 10000 i shton edhe nje 300 metersh, si per t’u thene te tjereve “Pa shihni sa gjyqtar i sakte jam!”… Dhe ja pasojat e nje vendimi te turpshem e te korruptuar te gjykatesit Seit Hoxha!.Ne vendimin Nr.203 date 26.06.2009 te Agjensise se Kthimit e te Kompensimit te pronave.Zyra Rajonale e Qarkut Tirane, nder te tjera thuhet me ze te larte, ripohohet:VERTETOHET ORIGJINA E PRONESISE NGA NJE DOKUMENT I ARKIVIT QENDROR TE SHTETIT VITI 1897, f.105/1 D40. F.70-72 KU PERCAKTOHET SAKTE ( SAKTE!) SIPERFAQJA PREJ 10 DYNYM TE VJETER ETJ, ETJ. E mesuat tani se si mund te pervehtesohet ne mes te dites me diell, duke perdorur dokumentat e nje familjeje krejtesisht tjeter e duke i marre nje te dyte, jo pak, por 10300 metra, ne pjesen me te bukur e me strategjike, ndoshta te tere Linzes!(Tamam ketu, ne qender te ketij 10300 metershi, jane ende themelet e shtepise sone te madhe, pra te Dalip Topit, e cila sikurse do te shpjegohemi paksa me poshte, u dogj ne kohe te luftes nga gjermanet).
Keshtu pra, me dy fallsifikime tejet te renda, te denueshme penalisht, me dy gjykime krejtesisht te pa drejta dhe ekstremisht te dobeta, pasardhesit e Ali Age Topit, nga asnje meter katror pronesi qe nga viti 1910, ne Linze, zoteruan antiligjerisht rreth 70000 metra katrore, te cilat, e perserisim, duhet te jene objekt i kontrolleve te menjehereshme te Kontrollit te Larte te Shtetit e te Prokurorise!…
Eshte rasti tani te prezantojme pronat tona, pra te trashegimtareve te te ndjerit Dalip Topi.( Skjarojme ketu se, pronat na u rikthyen si “ish pronare”, shume kohe me perpara se, njeri nga te 31 trashegimtaret e Dalip Ibrahim Topi, Presidenti i sotem i Shqiperise, Bamir Topi, te mirrte postin e larte te te parit te vendit) Eshte e tepert dhe ndoshta edhe e lodheshme per lexuesin, te permendim e te rreshtojme tapite e familjes sone si dhe, te gjithe pronaret e tjere ne kufi me ne (qe ne tapite e tyre shenohet si kufitar emri i Dalip Topit).Ato jane te rregjistruara ne rregjistrin hipotekor e jane lehtesisht te zoterueshme e te deshifrueshme. Do te ndalemi ne dokumenta te kohes, qe pala tjeter nuk i zoteron dhe s’ka se si perderisa ne Linze qe nga viti 1910 ata nuk jane me prezente. Arkivi Qendror i Shtetit zoteron rregjistrin e tatimeve mbi token prej vitit 1935 deri ne 1938, ku bie ne sy emri i Dalip Topit si pagues korrekt i tatimeve per token ne Linze.( AQSH F.278. V.1935 D.350/1. F.19.) Ne asnje nga faqet e te njejtit rregjister nuk haset qofte edhe njehere te vetme, emri i Ali Age Topit apo i te birit, Ismail. Po keshtu, ne Arkiven Qendrore te Shtetit ( F.1005 V.1946.d.120. fl.20) gjendet deklarata e Ibrahim Topit, tregetar, djalit te pare te Dalip Topit, per gjendjen e tij financiare si person, deri me date 7 Prill 1939 ( per efekte te tatimeve nga ana e Pushtetit komunist te vitit 1946).Ibrahim Topi deklaron per zoterimin e 120 ( njeqindenjezete) dynym toke ne Linze dhe te nje shtepie, per te cilen ai pohon se ka vleren prej 10000 franga ar ( ne nje kohe kur 500 metra katrore ne Plazhin e Durresit, Shteti i Zogut, ua shiste qytetareve te interesuar vetem me 150 franga ar), pra nje cmim vertete i larte per kohen! Ai vazhdon te komentoje ne deklarate se, shtepia, ne kohe te luftes, per shkak se sherbeu si baze per partizanet, u dogj nga gjermanet dhe vellane e tij te dyte, Aliun, e internuan ne Beograd.( nuk kini perse ngatrroheni perseri me emrin Ali, per faktin se Dalipi, sipas zakonit te kohes, kish nderuar kujtimin e gjyshit duke i vene djalit te dyte emrin e tij, pra Ali, kurse te parit i kish vene emrin e te atit, Ibrahim. Po keshtu ne vazhdim te kesaj tradite te bukur familiare, vete Ibrahimi, djalit te vetem nga martesa e dyte, i vuri emrin e te atit, pra Dalip).Keshtu, Ibrahim Topi, deklaroi pasurine personale trasheguar nga i ati prej 120 (njeqindenjezete) dynym, por Dalipi kish edhe dy djem te tjere, Aliun dhe Rizain e seicili prej tyre trashegonte gjithashtu pjese te barabarta nga 120 (njeqindenjezete) dynym.Si konkluzion, te tre vellezerit, djemte e Dalip Topit, Ibrahimi, Aliu dhe Rizai, zoteronin te pakten 360 dynym ne Linzen e vitit 1946! ( Eshte e llogjikeshme te mendohet se zoteronin edhe me shume akoma, por per shkak te frikes nga tatimet e jashtezakoneshme, jemi te bindur se ata kane deklaruar me pak nga c’kishin ne te vertete).
Bazuar mbi deklaratat e mesiperme te pasurise ( gjithnje te minimizuara) Reforma e fameshme Agrare nuk vonoi te veproje e te ndeshkoje… Po ne Arkivin Qendror te Shtetit (F.898. V.1946. d.43/9. fl. 15,16.) gjendet procesi verbal Nr.2 date 13 Shkurt 1946 i Komitetit Ekzekutiv i K.N.C. N/Pref. Qendres dhe i Komitetit te Fshatareve per Zbatimin e Reformes Agrare.( Djathtas dhe larte akoma shenohet ne shkresen zyrtare Vdekje Fashizmit! Liri Popullit!). Ibrahim Topi, me gjithe deklaraten e kursyer e te rezervuar, klasifikohet ne Kategorine 3,
Neni 2 te ligjit per Reformen Agrare. Qe nga ajo dite, familja Topi (trashegimtaret e te ndjerit Dalip) do te konsiderohet si e “Prekur” nga Reforma Agrare dhe te gjithe bashkekohasit e dine mjaft mire se cfar donte te thoshte kjo! ( vetem gjashte vjet me vone, djali i trete, Rizai, burgoset duke ju marre i gjithe floriri i familjes dhe vuan te tjera pasoja te medha megjithe kontributin e jashtezakoneshem ne ndihme te luftes patriotike per clirimin kombetar…) Por le t’i kthehemi trashegimtareve te Ali Age Topit.Neqoftese te ardhurit nga Sopoti (Zerqani) shiten gjithcka moren ne perdorim, ne fshatin e bukur te Linzes dhe u syrgjynosen per te pakten 90 vjet ne kalane e Lagjes Varosh te fshatit Ndroq te rrethit te Tiranes, nderkohe vendaliu i vjeter, Dalip Ibrahim Topi, zoteron prej kohesh, pervec tokave ne Linze, te tjera prona ne Hallias, Qinam, Surrel, Priske e Madhe, Ferraj, Shtish etj. Por mire thone! Cdo gje e keqe e ka doemos edhe nje gje te mire! Tek kerkonim ne Arshiven Qendrore te Shtetit, ne Hipoteke e kudo tjeter, nga mund te sigurohen dokumente te ndryshem hipotekore per t’ju kundervene argumentave absurde, monstruoze, fallse,te genjeshtert, ne te njejten kohe edhe qesharake te trashegimtareve te Ali Age Topit, per gezimin e kenaqesine tone, zbuluam prona te tjera te gjyshit tone, Dalip Topi, qe degjuar kishim nga te paret, por qe ende s’kishim mundur t’i gjenim! Po permendim nje pjese syresh! AQSH. F.278. V.1927.DVI-1505.f.53 dhe 57. Lagjet Ismail Efendi, Abdullah Bej, Sulejman Pashe dhe nje pjese e Patez Kuqanit.Tre parcela ne emer te Dalip Topit.Parcelat me numur 172,176 si dhe parcela krejtesisht e vecante me numur 37, e cila per nderin, krenarine dhe kenaqesine tone te vecante na qenkash VAKEF! AQSH.F.105/1. Dosja 35. F.77-78. Nr.17-18. Lagja Abdullah Bej. Nentor 1324/1908. Lloji i prones: Nje shtepi me nje dhome larte, dy dhoma poshte dhe pjese e pusit. Pronar shtetasi osman, Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH.F.105/1. Dosja 38. Fl. 124-125. Shtator 1331/1915. Lagja Ismail Efendi. Sokaku:ne pazarin e Zahires. Lloji i prones:Dyqan. Pronar Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH F105/1.Dosja 35.F.77-78. Nr.17-18. Nentor 1324/1908. Lagja Abdullah Bej. Lloji i prones. Bahce. Pronari: Shtetasi osman Dalip, i biri i Ibrahim Topit. AQSH. F.105/1.Dosja1. f.9-10. Nr.176. 1291/1875. Lagja Sulejman Pasha nr.176. Nr .rendor 176. Kasabaja(qyteti Tirane).Lloji i prones:Nje magaza dhe bahceja ngjitur me te. Kufinjte: Rruga publike, rruga pa krye dhe ne te dy anet shtepia e Ymer Spahi Dumit (ose Domit).Pronari: Ibrahim Topi. Shenim: Ibrahimi eshte i ati i Dalip Topit. Dalipi ne baze te certifikates se lindjes leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise se Tiranes lindi me 26 Nentor te vitit 1876. Ne Rregjistrin Kadastror te Kazase se Tiranes, daimi Prill I331 allaturka, faqe 116, numur rendor 65, ne emer te Kumes, vajzes se Ibrahim Topit, banore e lagjes Xhami Sherif, me kufinj….( perballe xhadeja e Elbasanit etj) Sasia e Bahces 2(dy) dynym atik (te vjeter).
Prone e Sefer Kullakshit. Rregjistri hipotekor Nr.125. date 5 korrik 1949. Ne Veri kufizohet ne dy balle prej 74 metrash e 45 centimetrash me pronen e Dalip Topit. ( prona e siperpermendur eshte tek “Oxhaku” i famshem, pas Spitalit te Pediatrise dhe qe nga ky moment eshte detyre e trashegimtareve ta kerkojne e gjejne). Dhe per gezimin, e po ashtu per krenarine tone, edhe nje prone tjeter qe nuk e dinim me pare!. Eshte nje toke are prej 7.5 dynymesh te vjeter, ne fshatin Vaqarr e qe kufizohet nga Lindja me Beqir Tafen, nga Perendimi dhe veriu me Xhadene ( cfar vendi!) Nga jugu me Xhaferr Efendiun!.Pronar Dalip Ibrahim Topi. 10 Shkurt 1331/ 23 Shkurt 1916.
Dhe me ne fund! C far t’ju themi tjeter juve, pasardhesve te pa moraleshem, te pandershem e genjeshtare te Ali Age Topit? A i shkulet syte per te pare rrenjet tona te thella ne kete toke te shenjte tonen, ne Tiranen e paqme, te zemres e te shpirtit tone? Por s’bete tjeter, vec ulet, ndyet dhe poshteruat vehten, ju mjerane, ju te skamurit,qe me lloj lloj fallsifikimesh, mashtrimesh e poshtersish, kerkoni te zhvatni e per me keq edhe te poshteroni familjen e vjeter autoktone tiranase te Dalip Ibrahim Topi, nder me te njohurat e te respektuarat ne Kryeqytet e Vend! Me e pakta, kerkoni falje, falje, qe s’dijme, s’jemi te sigurte, nese do t’ua japim ndonjehere ne jete…
Te gjithe trashegimtaret e Dalip Ibrahim Topit: Fatmir Ali Topi,Gezim Ali Topi,Qanie Ali Gjoleka(Topi),Shpresa Ali Pesjaka(Topi), Meliha Topi, Indrit Topi, Sonila Plasa,Suzana Bakalli(Kraja), Qerama Bakalli(Reci),Edmonda Bakalli(Kavaja), Edmond Bakalli, Altin Bakalli,Dalip Ibrahim Topi, Nuri Vorpsi, Donald Vorpsi, Voltan Vorpsi,Liri Ibrahim Carcani(Topi), Nafije Ibrahim Hoxha(Topi), Violeta Topi, Aida Enver Bejtullai(Topi),Nermin Enver Habibi(Topi),Fiqirete Topi, Ibrahim Ramazan Topi, Sokol Ramazan Topi, Ilira Meneri(Alimehmeti),Teuta Hoxha(Alimehmeti),Rezarta Vero(Alimehmeti), Flamur Myrteza Topi, Bamir Myrteza Topi, Irma Paskal Topi, Ivi Mentor Topi.
Top Topi u be kjo pune. Ne sulm o Topa per Topin.
U msu me Ndrea Prenden me shoke ky shpellari. Me Topin ra ne qytetar!
http://imageshack.us/photo/my-images/543/ndreaprendapanda.jpg/
Tamam Luftè me Top. Shkrimi biografik ishte ose mè saktè njè injoranc dhe kush ka pak tru nè kokè èshtè njè poshtèrimè. Nèse do zbatohesh kthivi i prones te i zoti, duhej tè merej si baze reforma agrarare e viti 1945. Ku pronarve tè mèdhenj u linte deri nè 40 hektar tokè. Nè vitin 1945 pati edhe nje regjistrim tè sakte pasurie. Zihen dy fise per shekullin e 19-tè. Flamuri (vellai i Presidentit e thoshte me krenari se jam dibran) Top Topi.
Familjare te nderuar te presidentit tone Bamir Topi, mos u ngatarroni me qelbaniket e shpellave, jeni tjeter rrace, jo rrace e qelbur e salisteve.
Vertet ai qen dhe ajo zonja e zeze e parlamentit qe ngjason me zonjen e zeze Nexhmije, ju barazojne me Esat Toptanin, tradhetarin qe e mori plumbin ne balle sic e meritonte, por ata harrojne se toptanasit, jane familje e madhe dhe patriote, qe smundet nje plehre si E. Toptani ti hedhe poshte.
Jeni familje e nderueme dhe keni nje pinjoll qe i duhet Shqiperise, tani me shume se kurre, tani qe eshte perpballe nje Esati te ri qe tradhetine dhe pabesine e kane ne gjak dhe ne rrace, ky eshte Sali Rame Qeni Berisha, qe me siguri do te dale nje Avni Rustem, qe do tja numeroje ne balle.
Na hongsh mutin ne tironsave greku!
Sinan,ja,vetem kete qe thua ti,t`i kishin thene Saliut dhe nuk kish pse te benin gjithe ato sqarime familja e nderuar Topi.
E mbyllet goja e felliqur e Berishes me argumente????!!!!!!!!
Se e gjora Hanka Topi nuk di as ditelindjen e saj e jo te mbaje mend gjyqe,Ligje e deshmitare,por ajo perdoret si “thengjill” ne doren e Sali Barbarit,me qellimin e vetem,nxirjen e figures se Presidentit Bamir Topi…
Pavaresisht se duke “nxire” Bamirin “nxin” edhe “votuesin e Saliut”,Flamurin,vellain e Presidentit…
Prandaj mendoj se do vlente vetem nje pergjigje koncize e sa me e shkurter per Sali Llapaqenin,ngaterrestarin me te madh te Shqiptareve,te te gjitha koheve…
Kjo po, qe eshte familje .Ju lumte.RESPEKTE
Po shqiptaret nuk kane qene hunjshkulur si ty o coban I Polenes,qe gjyshi te vdiq me Vrine te Sarandes,babai me Gramoz,dhe ti ne sheshi Omonia,ju keni qene cobenj me bageti dhe yzmeqare tel shqiptaret ndaj I urreni kaq shume.
Ky eshte presidenti i republikes !!!!
Nuk me duhet se kush ka te drejte ,me gjithe dokumentacionin dhe biografine e pasur qe paraqitet perseri mbetet me probleme qofshin keto edhe politike pa le pastaj juridike Me thoni Ju lutem ç’mbetet per ne qe jemi populli i thjeshte dhe me pa mundesite qe na krijon administrata e korruptuar, nungesa e financimeve per avokature ,mungesa e dokumentacionit arkivor, pengesat qe krijojne zaptuesit e llojit me arrogant e jo komod si te familjes kunder Topit ,te cilet ndoshta i referohen ligjit dhe dokumentave (pavaresisht se si ),qe nuk e kane aspak problem perdorimin e dhunes ,dhe te gjithe spektrit tjeter keqberes ndaj nje shtetasi Shqiptar pa mbeshtetjen qe ka presidenti i republikes dhe fisi i tij ?!
Kryeministri na ankohet se problemi i pronave eshte shume i veshtire , po e pyes k/ ministrin pse kerkove te beheshe kryeminister kur na qenka e veshtire qe te zgjidhesh kete problem , zgjidhe ,prandaj u votove (ne se me te vertete u votove)? Mos doje te perfitoje ,patjeter e ke patur nje arsye sepse kushdo kur hedh nje hap duhet ta mendoje se ç’te mira ka dhe ç’te keqia ka ,siç duket ka predominuar interesi .
Kjo eshte gjendja ne Shqiperi per pronat ,Gjykoni se ç’behet me pronen e nje shqiptari qe per fatin e tij te keq ,nuk ka arsimimin e mjaftueshem per shkak te moshes apo arsyeve te tjera ,mbeshtetjes juridike, mbeshtetjes financiare ,mbeshtetjes dokumentare, shendetesore ,ekonomike , etj etj plot te kesaj natyre qe sot jane te pa numurta per te zgjidhur problemin e prones .
Gjendja e pronave te presidentit eshte nje pike uji ne oqeanin e baterdise shqiptare me pronesine ,dhe paçka se edhe ajo ka rendesine dhe vlerat e veta per drejtesi ,mbetet vetem nje mikroproblem ne teresine e problemeve te pronesise ne Shqiperi
U sqarofte edhe ai per vlerat e pronareve te vertete ,por po per gjithe Shqiperine si do te behet ?!!!!????
O familja Topi,
Me vjen mire qe me ne fund e kuptuat se me cfare plehrash keni ngrene e keni pire… se me cfare plehrash jeni shoqeruar dhe ne mbrotje te kryeplehres se tyre keni luftuar me para dhe mjete ndaj njerezve qe nuk ju kane pase asnje faj!!!
Keq me vjen, se eshte mizori dhe nuk do veten kur ngrihen plehrat e shajne Tironcit me kulture dhe me dije.. mos harroni se kur ai kryeplehra shante Ramen nga nena dhe familja ju Tironcit heshtet ashtu sic po hesht sot edhe Tironci Shehu i LZHK .. e sot ai po sulmon edhe familjet tuaja sic mund te sulmoje neser edhe familjet e cdo shqiptari dhe Dashamir Shehut neser..!
Ne fillim Klani i Saliut vuni telenovelat Turke Shqiptareve si biberon; pastaj mbushi faqet e gazetave me sherret per pronesine ne familjen Topi. Po cna duhet ne si i kane nda pronat ata ore ngaterrestari i Ballkanit.
Rrasi edhe nje tallava o Sale, se Shqiptaret e harrun ate fakiren qe Sala me Mediun ja dogjen cunin tu nga bicikleten ne oborr te shtepise. Ulviu pret shtepi katandi e gjo te gjalle se ka akoma me shume humbje. Ene ky Edvini ka ra rehat se spo merret njeri me plaken e tij keto dite, po se shpejti do i vije rradha edhe kepuceve e kostumeve shume milioneshe qe na vesh palloshi.
REspect.
Shume INTERESANTE ! “Sipas Dokumentave te nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh) ? Cudirat nuk kane te sosur! Si nuk i dogji “Diktatori” pasi beri Reformen Agrare, nga qe Token u a dha atyre qe e punonin (?!) Se paku, per kete KERKOJINI FALJE “Diktatorit”! Ju familjet Qytetare,por edhe ato Fshatare (Perfshi VAMPIRIN e VUCIDOLIT),”Diktatori” u kujdes: Ju arsimoi, ju kulturoi brenda dhe jashte shtetit FALAS,ju paisi edhe me Grada Shkencore Prof.Dr..etj. Hiqini syzet e erreta. Shume e keni perbaltur, por Floriri mbetet FLORI! Edhe nje here Ju bej Apel: Se paku per kete Kerkojini FALJE “Diktatorit”
Pershendetje nga jugasi,mikun me te mire timin ketu ne USA e kam Tiranas dhe ka lezet ta keshe mik.Kur e kame pyetur per Bamirin me ka
thene,po lere kete patixhane te zier,qe nuk bene per as nje gje,ne nuk
e kemi per tradite te bashkohemi me malokerine e pa bese,degjoja kengen
shume shpejte ketij Tiranasi tim.Predikimet e te mireve duhen mare
gjithmone parasysh se jane te sakta.Nga kovacana e pa vlere dalin vegla
te deformuara qe kurr i ve ne pune nje here shtremberohen dhe nuk duhen
me per as nje gje.Partija demokratike u krijua ne vitet 90 ne lojen e
vazhdimit te shoqerise komuniste,per ta kuptuar kete parti njeriut te
zgjuar nuk i duhen me shume se nje vit antare i saj te mari vesh ku
qendron dhe me ke qendron,kjo kovacane eshte bene nga zyra te fshehta
te perendimit qe mos ti japi vlere demokracise shqiptare,kjo PD kovacane,ne krye te saj ka nje njeri pa vlera per tu ndjekur nga pas
kete parti.Te gjitha kane qene te pregatitura,me mjeshteri nga ustallaret e perendimit,Ne qofte se PD do te kishte mision te madh per
shqiperine pertia socialiste nuk do te egsistonte si parti me Rucer e
Doklera e Meta,se nuk do te kishin vlere ne kete demokraci.perendimi
qe te mos lodhesh shume se kishte halle per vete i dha rol kesaj kovacane qe te jete nje soj si kovacana e PS .qe te shajne njeri tjetrin si dy te nje fare.Kush del jashte ketyre kovacanave nuk ja var
kush se eshte nje gje e djegur nga koha qe ka kercyer vallen me ta.
Bamir Topit duhet qe te zgjuarit ti heqin te gjithe kohen qe ka qene
ne kete kovacane per ta patur ne kosiderate per tu qene kryetar partie
Te komprementuarit nuk revoltohen kollaj nga padrejtesise qe i behen
popullit te vet kush do qe te jete.Kjo parti i ke bene shume padrejtesi
njerzve me te mire shqiptare,njerzve te persekutuar.
Topi a tope
mos ngatrojme indetitetin
si disa qe ngatrojne
Tiranen me Fullqetin pershendetje nga jugasi.
Kopil i madh Berisha. E terhoqi me lehtesine me te madhe ne nje debat ku vec Topi do dal i humbur. Ky fatkeq kujton se e verteta e tij familjare eshte problemi me shqetsues per kete popull. Sidoqofte, nese per cdo akuze qe do i ngrihet tani dhe tutje nga makina propogandistike e Berishes zoti Topi do ti pergjigjet me hollesite me te medhaja,sic ka bere ne kete shkrim, kemi per te degjuar hynere qe do t’na shkrijne gazit. Qysh tani Berisha ja arriti per tu treguar shqiptareve se cila eshte arsyeja pse Topi do te krijoi Partine e tij. Zoti Topi duhet ti therrasi sa nuk eshte vone mendjes dhe te shpalle nje moratorium me vehten e tij me kete motivacion: Sa te jem gjalle,per asnje rast dhe per asnje akuze, e cila ka lidhje me ate vet, nuk do ti pergjigjet Berishes. Nese nuk vepron keshtu ka per tu bere gazi i botes dhe ne fund do ta shoh, se ka per te mbetur i vetmuar.
z,Bamir topi nuk po e llogariti qe e votoi Ediram por esht dasht te ndal nga gjerat negative qe ka ber ky Tarnakop “ediramen”te ndal pak nga kto gjera negative qe ka ber tan kto vite.Si Kryetar Shqiperis te formoj Parti ky njeri nuk esht ne vete.Kjo nuk esht Kultur Demokratike Perendimore ka marr veten n`qaf ky njeri nuk ka vler me u marr me Politik.
Behuni pak serjoz dhe mos e degjeneroni se cfare fshihet mbas pronave.Per mua eshte e kote, qe familja Topi e kujdo krahu na qenka ,ti japi kaq rendesi problemit ne fjale. E mira do ishte ndryshe.Me rikthimin dhe kompesimin e pronave qe sot nuk ka nje vizjon te drejte duhej vepruar ndryshe.Jemi mesuar keq se po nuk folem te tjeret kane te drejte.Nuk me inereson kjo zhurme ku populli ka halle te tjera.
Ai qe ju akuzon eshte Saliu.Une do te zgjidhja pozicjon tjeter.Topi ka kohe qe zhurmone per nje parti te re.Dil! Cpret dhe do ta shohes sa qengje i but do behet.Tani nuk po e kuptoje ! Aka gje serjoze.Apo do presim te shohim nje Mete te dyte.Politika ka arritur ne kulmin e nxehtesise dhe ne merremi e lagu nuk e lagu si ata te Topit dhe Spahiu.Kur ua bene pyetjen drejte per se drejti na shmangen dhe na bejen fajtore Ramen se nuk paska opozite ne Shqiperi.Cdo Mustafarai.Te plasi lufta dhe ai te ferkoje duart jashte saje?Ne jeni burra hapeni gjoksin dhe hidhuni ne aksjon konktet e jo me roterika pa vlere.
Ju qe kerkoni pronat dhe ata qe duhen te kompesohen sa te jete Saliu do merrni…. fjale te embla.Gjithe potenciali politik qe qendron ky maje plehut eshte abuzimi me ish pronaret.Sa per Hoxhen mos ju fusni te nxirrni ato geshtenja te Saliut .Sic i kishin vulosur gjyshrit i gjetem prap ne fillim.Tani gjejme kamikazet e Saliut me dokumenta qe me te drejte veme ne dyshim drejtesine Shqiptare.Ky turp shekullor su be as me Turkun e as me Zogun( se me Hoxhen nuk ju pelqen).E kemi peshqesh nga i madhi “Skenderbe” i rilindur.Kur e degjoje kete paralelizem nga vellezrit Kosovare me vjene per te vjelle.
Flamur Topi ka thene se i kane marre pronat se ishte Bamiri ne politike.
Si nuk kane turp si familje keta Topat megjithe presidentin veteriner.
Bamir Topi duhet te merrte pronat i fundit nga pronaret. Ne presidence ne KLD e ketij Topit veteriner merrnin para per emerime gjyqtaresh. Tani na del te na beje te ndershmin Topi veteriner.
O Top, mos ia hidh Topin te tjereve se te dime se kush je. Ik nga presidenca se je i pari ne ate pozicion ne presidence kur filloi po flitej se merren para per emerimet ne gjykata. Si nuk te vjen turp more Top. Asnje president tjeter para teje nuk kishte standarte te tilla korruptive ne presidence. Dashke dhe parti te besh qe te vazhdosh avazin e vjeter. Bamir Topi ka nje dashnore kane shkruar ne gazeta kur u bere president ti. Imoralet nuk jane te ndershem dhe kjo dihet.
Keni plotesishte te drej te merni pronat tuaja familja topi.Jumbwshtesim ne realiimin e te drejtave tuaja te ligjeshme.Kurse Juve z,Bamir jo.Keni qne figura n.2e partise ne pushtet,me firmen tuaj me mijera shqipetar kae humbur cdo shpres per te marre pronat e tyre se Ty,saliu,xhuepina e kompania e te babeziturve slate mal,fushe e dete pa mare.Kekon drejtesi Ty qe asnjeher ske tentuar te japesh drejtei,qytetareve te tu.Udoq e u shkaterua Shqiperianene drejtimin e P.D.,vodhet e vidhni votat,kryjuat firmat hajdute ku te gjithe ju vodhet,cuat popullin shqipetar me 1997 ne vrasje masive ,shkateruat shtetin gjer mne cdo qelze te tyje,organizuat grushtin e shtetit me 1996 ku moret me arme te gjitha institucjonet e shtetit,krijuat nje shtet te te pa drejtes,tekoruptuar e kriminal dhe sote per cudi te te gjitheve Ty ne kete shtet6 pa piken e pergjegjesise na kerkon drejtesi per pronat e tua.Mire si udheheqes partie qe sndjen pergjegjesi po si President cfare ndjen?KU ISHE KUR NDIDHI Gerdeci kur u vrane ne bulevard 4 te pa fajshem,kur u shit deti,kur u perdhunuan varet e te vdekurve nga ca palo prifterinj e grekoman,kur shefat e shtabit te ushtrise ikinnga Shqiperia p-a dhene llogari?Munde te permende shume raste por per Juskane rendesi. Kerkon drejtesi per ponat e tua ne shtetin e te drejtes qe bere edhe TY dhe ske bureni9ne ti ntfuash popullit Tend,qofte edhe nje here ME FAL.Kerkon te drejten e tokes kur Ty me gjiqetaret tuaj te koruptuar su jepni drejtesi te vdekurve.Shif gerdecin.Nuk i kerkon falje popullit Tend se je frikcak,trembesh nga Saliu,skerkon falje se ke qene e je pjes e krimit shteteror,skerkon falje se duhet te vesh ne prkurori per te dencuarbashkeountoret ne keto krime 20 vjecare.Benu nje here burre dhe krkoi falje popullit Tend per ate faj qe TYke pergjegjesi
Kjo eshte TIRONA dhe keshtu jane tironsit bujare,ku padashje fale kesaj zemre tironse bujare,perfituan qener si berisha,meta,mediu,SHQIPERIA NUK BEN HAJER ME NJE NJERI SI BERISHA I CILI NUK DI RRENJET E VETA.
Familja tjeter dibrane qe donte te pervetsonte pasurine e Bamirit , e ka hak thenien DIBRAN PA DIN E PA IMAN
Jam plotesisht me mendimin e “razo” dhe duke i kerkuar falje po i citoj edhe nje here fjalit, qe i sherben shume tironseve. Tironcit dhe shqiptaret le te thone te verteten se kur Sala ka dashur ndonje here ndonje president te shqiperise. Le te thone vetem nje emer dhe une do ti jap te drejte, me perjashtim te emrit te vet qe ka qene nje here president. O Bamir, kesaj i thone hajde baba te te tregoj arat, pra Sala don te tregoj arat e Tiranes, se ky nuk tregon dot as arat e fshatit te lindjes se tij, se nuk po ja them dot emrin se i ngjan nje emri serbi.
O familja Topi, qe sot une dhe 100 veta te tjere jemi kthyer me partine tende qe do te krijosh.
“Me vjen mire qe me ne fund e kuptuat se me cfare plehrash keni ngrene e keni pire… se me cfare plehrash jeni shoqeruar dhe ne mbrotje te kryeplehres se tyre keni luftuar me para dhe mjete ndaj njerezve qe nuk ju kane pase asnje faj!!!
Keq me vjen, se eshte mizori dhe nuk do veten kur ngrihen plehrat e shajne Tironcit me kulture dhe me dije.. mos harroni se kur ai kryeplehra shante Ramen nga nena dhe familja ju Tironcit heshtet ashtu sic po hesht sot edhe Tironci Shehu i LZHK .. e sot ai po sulmon edhe familjet tuaja sic mund te sulmoje neser edhe familjet e cdo shqiptari dhe Dashamir Shehut neser..!”.
…tope-tope, papagalloos…
Z. presiden familja Brari [ petrela]e din mire se kush i ka ngatarru certifikatat e bashkis poshtersia e ka emrin Rudina Brari prej sopoti tan i punon ne ministrin e mbrojtjes desha te te kujtoj paraa rdhesit e mi Sulejman, Ali, ibraim,Fatime, idriz, beqir, Zybejte ,ooOsmon,ne dekumentat arkivor te lagjeve qe ju permendni jan kryer mbivendosje kte gje ta shpjegon dhe osman Alili dhe gruaja e tij Alma se si jan vjedh tokat qe dispononi
Z. presiden familja Brari [ petrela]e din mire se kush i ka ngatarru certifikatat e bashkis poshtersia e ka emrin Rudina Brari prej sopoti tan i punon ne ministrin e mbrojtjes desha te te kujtoj paraa rdhesit e mi Sulejman, Ali, ibraim,Fatime, idriz, beqir, Zybejte ,ooOsmon,ne dekumentat arkivor te lagjeve qe ju permendni jan kryer mbivendosje kte gje ta shpjegon dhe osman Alili dhe gruaja e tij Alma se si jan vjedh tokat qe dispononi postoje per bamirin dhe saliun
sal gerdalla nuk mundet me hudh balte mbi familjen topi se eshte ardhacak ne tirone bamiri eshte cun tirone dhe ne tirone u votu dhe do te votohet prap kurse ky gerdalle k/m e mori librezen e pensionit ne kavaje.dhe tani bon ham ham qeni plak(do te denoje Presidentin se nuk zbatoi ligjin e ramiz alise)mos ja vini re nuk ndryshojne komunistat ardhacaket,cecenet,jane morracake dhe uroj qe ne fis do te shkojne.
Ky kafshe e ka bere vendin qe mos ta marri vehten per 50 vjet.
Kaq fare e keqe paska qene. Dashje pa dashje hyri ne historine e Shqiprise.
D E M O K R A C I A E F A M S H M E :
ME LEVIZJEN E LIRE PARA KOHE, PA PLAN E PA PA KRITER…
ME LIGJIN 7501…
– FUNDOSEN TE GJITHE NJEREZIT E NDERSHEM,
– UA MOREN TOKEN DHE…
ME TE NDERUAR DOLEN ATA QE ERDHEN NE ANA E ANES, JUA LEGALIZUAN DOKUMENTAT E SHTEPIVE PA LEJE QE BENE NE TOKAT E VENDALINJVE DHE PER IRONI TE FATIT – UA JAPIN DHE ME QERA ATYRE. NJE SHTEPI NE VERI DHE NJE NE KERTHIZE TE SHQIPERISE. BRAVO.
*** SHKO NE TROPOJE DHE BEJE KETE PO TA MBAJTI, TE HEQIN QAFE PA NJE PA DY. KJO ESHTE ALBANIA QE NE ATDHETARET NDENJEM DHE NUK MOREM ARRATINE NGA SYTE KEMBET. MENDUAM SE KETU DO JEMI ME MIRE SE NE VEND TE HUAJ, POLITIKE E MALLKUAR QE BRAKTIS BIJTE E SAJ. NJE FJALE E URTE THOTE : GURE I RENDE NE VEND TE VET, JO, TANI KJO FJALE SKA VEND, MJERE POPULLI QE KA JO PAK POR 22 VJET QE PRET. MALLKUAR QOFSHI TE GJITHE.